Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dergesat e emigranteve, kostot e transferimit 47 per qind

| E shtune, 07.04.2007, 07:29 PM |


Shqiperia ashtu si edhe vendet e tjera te rajonit, duhet te ule kostot e transferimit te te ardhurave te emigranteve ne ekonomine vendase. Kerkesen e ka bere ekonomisti i Bankes Boterore per remitancat, Pradeep Mitra, i cili ndodhet per nje vizite disaditore ne vendin tone. Sipas studimit te tij, kostoja rajonale e transferimit te parave te emigranteve eshte 47 per qind, ndaj dhe u ka rekomanduar qeverive te rajonit, duke perfshire edhe Shqiperine, qe te luftoje monopolet qe realizojne transferimin e parave te emigranteve.

Nderkohe, vete sektori privat eshte duke u mundur te zgjidhe ceshtjen e kostove te larta te dergimit te remitancave. Bankat shqiptare dhe ato italiane kane nisur bashkepunimin per te gjetur menyrat e duhura per kanalizimin e dergesave te emigranteve nepermjet kanaleve bankare. Dergesat e emigranteve duke perfshire te gjithe vendet ku ato jetojne, gjate vitit qe shkoi kaluan 900 milione euro. Por llogaritjen e ketij treguesi e ben Banka e Shqiperise, e cila merr ne konsiderate vetem ato remitanca qe futen ne ekonomine vendase nepermjet kanaleve bankare. Mirepo institucionet financiare nderkombetare, te tilla si Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar, mendojne se kjo shifer eshte shume e larte. Ne nje raport te fundit mbi vleresimin e gjendjes se statistikave ne vendin tone, FMN-ja i ka rekomanduar Bankes se Shqiperise dhe Institutit te Statistikes qe te bashkepunojne per permiresimin e metodologjise per dergesat e emigranteve. Disa nga bankat vendase te nivelit te dyte ne bashkepunim me bankat tregtare ne Greqi dhe Itali, kane filluar kryesisht kete vit ofrimin e sherbimeve per thithjen e dergesave te emigranteve pa kosto. Mirepo deri me tani, bashkepunimi ne kete drejtim eshte sporadik dhe mbetet vetem iniciative e bankave te vecanta. Nderkohe qe me rekomandimin edhe te Bankes Boterore jane duke u bere perpjekje, sidomos nga Shoqata e Bankave te Shqiperise, per te organizuar sherbimet ndaj emigranteve, sidomos per dergesat. Remitancat aktualisht per shume familje shqiptare jane e vetmja e ardhur per te siguruar jetesen. Mirepo deri me tani dergimi i tyre nepermjet agjencive te transfertave dhe bankave ka rezultuar me kosto, duke bere qe emigrantet ne te shumten e rasteve ta realizojne kete sherbim dorazi ne “cash”. Transferimi i ketyre shumave nepermjet bankave ben pjese edhe ne programin e qeverise per emigrantet.