E marte, 21.09.2021, 11:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Agim Gashi

E premte, 20.09.2013, 07:44 PM


AGIM GASHI:  MIRË NA HYPI QEVERIA

 

Të lumtë ne për qeveri

Na ka hypë mirë në liri,

Na ka hypë e nuk na zbrit

I mjerë populli pa t´bardhen dritë.

 

Të ngarkuem sikur gomarët

As nuk lodhemi, as nuk ankohemi,

Këta hanë mish e ne hamë bari

Ne të varfërit sa shpejt shumohemi.

 

Tash na vinë zgjedhjet e "lira",

Varfëria e shet voten,

U mundsohet kriminelëve

Në kolltuqe t´buta t´koten.

 

03.08.2013

Düren

 

__________

 

Kjo poezi u kushtohet të gjithë atyre që në varfëri e vetmi, të sëmurë e pa kujdes presin vdekjen e tyre. Ndihmoji o Zoti ynë atyre që u duhet ndihma e jote!

AGIM GASHI: PO SHKON JETA

 

Shkon kjo botë e mbushur halle

Në shpirt m´flakron gjithmonë rrufeja,

Si na humben ato vyrtyte

E na erdhën bedate t´reja.

 

Je i smurë e shtrimë në shtrat

Nuk ta bjen kush një pik ujë,

Për të gjithë nëna e babai

Bëhen të largët, bëhen të huj.

 

Nis gjëmon nga dhimbje t´mdhaja

Dhimbja n´shpirt sa shumë smadhohet,

Të smurë t´shiqojnë me përbuzje

E të thonë shif si po shtihohet. 1

 

Fukaranë spo e do askush

Kurrfarë vlere n´shoqëri më ska,

Bëhesh barrë i të gjithëve

Nuk do më askush me t´pa.

 

Por fukara edhe i smurë?

Bëhesh i largët dhe i huaj,

Nuk të vjen askush me t´pa,

Qelbesh, se vetë smundesh me u la.

 

Të merr malli një supë me pi

Me nxe barkun e shpirtin prush,

Ke me vdek me mallë t´nji supe

Po spate para sta ep askush.

 

Nga këto vargje t´shkrueme me lot

Besa janë shumë të vërteta,

Kur të vish në këtë gjendje

Më mire është me u nda nga jeta.

 

Unë për vete kam një ilaq

Do e marr një ditë kur t´bi me fjetë,

Të më marri një gjumë i rëndë

E mos të zgjohem më kurr n´këtë jetë.

 

Ende jamë duke menduar

A ta marr e mos ta marr,

Mos mendoni se jam çmendur

Porse shpirti mu ka kall.

 

Jamë marr vesh me miku tim

Derisa të jem më mire,

Mos të iku nga kjo jetë

Pa ju thënë t´gjithëve lamtumirë.

 

II

Kam një shpresë se më ndihmon Zoti

Edhe njëherë në atdhe me shkue,

Nëse mundem ta kem një vend

Një varr pranë babait me ma gropue.

 

Me u tubue shoqëria

Lamtumirë mbi vorr t´më thoni,

Sdua prift e sdua hoxhë,

Nji kangë shqip të ma këndoni.

 

Dua t´vdes kështu i varfër

Shqip jetova, shqip tuj këndu,

Shqip e dashta atdheun tim

Shqip n´at botë po du me shku.

 

Lamtumirë o Atdhe i dashur,

Lamtumirë moj nëna ime,

Lamtumirë o gjaku im

Lamtumirë botë me hidhërime!

18.09.2013

Düren A.G.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora