Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Genc Llakaj: Mesazh ngushellimi

| E premte, 23.05.2008, 05:31 PM |


Dritan Hoxha
MESAZH  NGUSHËLLIMI

Në emër të Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm Organizativ të po kësaj shoqate (dhe në emrin tim personal), përcjellim ngushëllimet më njerëzore ndaj humbjes së njeriut tuaj më të shtrenjtë Dritan Hoxhës.

E ndjejmë jo vetëm si detyrë njerëzore, morale, qytetare dhe kombëtare këtë humbje të rëndë të qytetarit besnik, djalit të punës cilësore, themeluesit të medias së lirë e demokratike, bisnesmenit të suksesshëm, babait dyzetvjeçar; por dhe si një obligim zakonor shqiptar, t’i përçojmë përzemërisht Nënës dhe gjithë familjes së “Tanit” ngushëllimet dhe keqardhjen më të sinqertë, për humbjen e ambasadorit më cilësor të shqiptarëve dhe Shqipërisë në rajon e në botë.

I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !

Sekretari i Përgjithshëm i SH.A.I.B.K
Genc LLAKAJ
Tiranë më, 23/MAJ/2008

''Zemra Shqiptare'' gjithashtu ngushellon familjen e Dritan Hoxhes per humbjen e njeriut te tyre te dashur.