Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Hipokrizi patriotike!

| E enjte, 19.09.2013, 07:55 PM |


Në mbeshtetje të shkrimit të zotit Aurel Dasareti

HIPOKRIZI PATRIOTIKE…!

(Në vend të një Cikli me vjersha me temën e kurbetit)

Nga Zeqir Lushaj
-Ç’ka na meson jeta e Kastriotit?

…!
Deri kur, 
ne shqiptarët,
do t'i themi kësaj mënxyre:
- BOLL!

…!
Ikim, tërë jetën,
(nga sytë këmbët),
dhe lëm amanete…
Hipokrizi patriotike…!,
(dashuria për At’Dheun!)
dhe i kthehemi…, 
në arkivol.

…!
Ç’farë fiton Atdheu,
nga amaneti,
që lëm Ti dhe unë?

Një lesë pleh,
(Plot dhimbje e lot),
…Asgjë më shumë!
            ./.
-Per ZSh-në, nga USA, 19 shtator 2013-