E enjte, 25.04.2024, 11:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Armela Hysi: Dëshira e ditëlindjes

E merkure, 18.09.2013, 06:49 PM


Armela Hysi

Një urim poetik për motrën time Geniserdën në 20 vjetorin e lindjes dhe për të gjithë shqiptarët jashtë atdheut që kalojnë festa e ditë të veçanta larg të afërmve të tyre të dashur.


Dëshira e ditëlindjes
( Genisit )

Gëzuar ditëlindjen motërz
Ta them nga telefoni...
Kohët moderrne
Na ndërlidhin kaq lehtë
Nga kontinenti në kontinent,
Duke na ndarë përjetë nga vetja.

Të paçim, motërz!
Unë e vëllai të puthim fort nga larg.
Tek shkëlqimi i lëngët në sytë e babait
Si në teatër hijesh
Shfaqet dhimbja,
Për ëmbëlsirën qirifikur
Sërisht pangrënë
Për dëshirën që nder krahët si flutur
“Ah të jemi
Së shpejti pranë!”

18 shtator 2001

do të kisha ardhur më herët

rrugët qenë kaq të bllokuara nga bora.
sikur i ngrysur qe mëngjesi
dhe njerzit
njerzit ishin ngritur të gjithë të çuditëshëm
mu desh të ndihmoja nja dy syresh
madje një tetoje desh i ra të fikët.
semaforët as që jeshiloheshin
sytë e tyre të kuq
më trembnin më tepër
me stopin e tyre kodor absolut.
ti e di që më është tmerr
të thyej rregullat.

nuk mund të vija me duar bosh
rradhat qenë mëllefmbushëse të gjata.
gjymtyrët lidhur nyje i kisha
mendje frenuar nga shtetërrethim të vetkrijuara.

do të kisha ardhur
më herët do të kisha ardhur
po ta kuptoja sa më kishe munguar.

8 shkurt 2013
nga libri “Ujdhesës së përrallës tënde”
Armela Hysi – Milosao 2013


në heshtjen e ninullës

grilat e mia kanë 48 të ndara
në secilën nga 4 kanatat gri
dielli në to ndriçon i përthyer
si ndriçuesit skenik
kurse gjethet
ndoshta kjo do të të duket interesante
coha e perdeve ka 297 gjethe vishnje
si gjuhë jargamane të varura
dhe 162 kërcenjë të artë.

kur s'kam gjumë
vështroj buzët e tua të hapura lehtë
krahët në pritje të përqafimit

frymëmarrja jote shoqëron ankthin tim
sikur kthehem nga ndonjë botë tjetër.
kur s'kam gjumë
më duket se të dua më tepër.

maj 2009
nga libri “Ujdhesës së përrallës tënde”
Armela Hysi – Milosao 2013


(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora