E enjte, 28.03.2024, 01:49 PM (GMT)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Ylli i natës bukureshtare

E hene, 16.09.2013, 06:44 PM


Ramiz Dërmaku

 

YLLI I NATËS BUKURESHTARE 

(Kushtuar atdhetarit dhe poetit Baki Ymeri)

 

Nuk dua të të lavdëroj

E as të të kritikoj,

Por nga thellësia e zemrës

Suksese Ju dëshiroj!

          Nuk i friksohem askujt

          Pos të madhit Zot,

          Ti o Baki Ymeri,

          Porsi Kadri Mani,

          Me të vërtetë je patriot!

Si uji që ecë në lumë

Me përkushtim po punon

Mbi të gjiha ke vënë

Çëshjtjen kombëtare

Dhe asgjë s’të ndalon!

        Ti je rilindës i këtij shekulli

        E i kësaj dekade dardane,

        Ngadalë po hyn në histori,

        Veprës dhe punës Suaj

        Çdokush ia ka lakmi!

Shkruaj e shkruaj,

Ti moj Bubullimë,

Që e shëndrit Kalanë,

Të priftë e mbara

More Yll Nate,

Që e mahnit Dynjanë!

Të fshikulluan butakët tanë

Dhe serbofilët rumunë,

Por e fitove betejën

Duke i bërë majmunë!

Një maskara të hodhi në gjyq

Pse e fshikullove në shtyp,

E dha Zoti të të mbrojnë engjëjt

Që e mbrojnë mendimin e lirë,

Sepse ligji është ligj.

        E dimë se jeton në varfëri

        Ku t’parët tanë luftuan për Shqipëri,

        Dhe se s’dorëzohesh para fatit

        Ku Bijtë e bekuar të Shqipes

        I betohen Sharrit dhe Çabratit!

Askush si ti më parë,

S’e bëri Kosovën e njohur,

Në atë vatër të rilindësve tanë,

Që digjeshin për vatanë!

        Shkrimet e tua

        Kanë shumë porosi,

        Por njëra prej tyre është,

        Që në trojet etnike shqiptare

        Të valojë gjithmonë e lirë

        Shqiponja dy krenare.

 

(Gjermani, 15 Shtator 2013)



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora