E enjte, 18.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E diele, 15.09.2013, 02:02 PM


Shahin Ibrahimi

 

Loton zemra

 

Dikush më dha një porosi

Në xhep tek mbaja ca qindarka

Kur nga larg ju pash të dy

Më ngjau se hëngra ca shuplaka.

 

Dhe si pa dashur udhë ndrrova

Smu duk vetvetja më si burrë

Ti s`kishe faj që më harrove

Se unë para s`kam pasur kurrë.

 

Ndrrova rrugë mos t`ju takoja

Por zemra zu të qaj në heshtje

Ca gjethe bien me pak drojë

Me sy të marrë hua prej vjeshte.

 

 

Ylbere të vendlindjes.

 

Kujtimet e saj janë hakë pa gardh

Dhe lotët e hedhur janë shkrirë,

Krijuan thinjat poshtë mandiles bardhë

Koha lidh brezat në akullin e ngrirë.

 

Dielli e detyroi të uli perdet

Që vapa mos t`ja tresë mendimet,

Me psherëtimë kujtojn dertet

Të ditëve që ruante vegimet.

 

Zemra e vrarë fshiu lotët

Dhe ngashërimi sa se mbyste,

Mendoi ditët kur kishte ftohët

Dhe ata që, aq pranë do kishte.

 

Një ylber drite e çonte në vendlindje

Shiu i të kaluarës e lagte me dëshpërim,

Zemrën me mall donte ta mbushnin me nge

Që gurëve të dhimjes t`ju ipte ngushëllim.

 

Nga guvë e shpirtit lindi urrejtja

Me kujtimet e dheut lulja u vyshka,

Kur shihte ato fytyra të skërmitura

Mjegull sjellin mendimet e trishta.

 

 

Një shoku

 

Nuk të krijoj natyra shtrat bamirësie

As aktor të prekësh zemra shokësh,

Pse fal ego dhe egoizëm, frut oratorie

Se po prezantohesh manjiak e i dobët.

 

Të rend shikimi për lakmi si qen gjahu

Krenohesh me fjalët që thua gjithmonë,

I thua me përçmim tjetrit, fjalën ndahu

Të mohojsh vetveten, kjo nuk të nderon.

 

Ndjenjat ti i ndan me mur tulle

I ushqen me shikime jo larg pamës,

Pse s`dhuron freski dhe tufa lule

Por vendos kunja e xhama ndarës.

 

Të mungon serioziteti, flet duke qeshur

Ushqehesh me mendimin se ligjëron bukur,

Hidh sytë të largohen shokët duke rendur

Me gjuhën e nepërkës, je duke i ndukur.

 

Shpesh herë zogjtë nuk të përshëndesin

Megjithëse gjuhën e tyre ti e kupton,

Se gjuha jote hap gjithmon brava brengash

Më vonë pjalmin e fjalëve tua do shijoish.

 

Krahasoje veten me farën e grurit

Çfarë ke më shumë që fryhesh si gjel,

Kujtimet që lë, ngrinë moralin e burrit

Se mbas ajrit, në fllucka asgjë nuk ngel.

 

Durrës 4 -6- 2013

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora