E shtune, 20.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Mendime

Qazim Rrushaj: Imam Vehbi Ismaili në 35 vjetorin e parë të shërbimit...

E enjte, 22.05.2008, 07:01 PM


Imam Vehbi Ismaili
IMAM VEHBI ISMAILI NË 35 VJETORIN E PARË TË SHËRBIMIT …

Nga Qazim Rrushaj

Me keqardhje morëm lajmin e hidhur me rastin e shkëputjes së Shkëndisë Kombëtaro-fetare, Imam Vehbi Ismailit; themeluesi i parë i Qendrës Fetaro-Kombëtare në Shtetin e Michiganit [SHBA}; një herë familjes dhe mbarë komunitetit shqiptar në Detroit, ju shprehë ngushllimet e mija të sinqerta atdhetare, si ish sekretar i Qendrës.
Këtu do të vë një shkrim që e kam bërë 23 vjet të kaluara, me rastin e 35 vjetoriit të tij në shërbim të Komunitetit Shqiptar [1950-1985].

TË NDERSHËM FETARË!
TË DASHUR MYSAFIRË, VËLLEZËR E MOTRA!
I PËRNDERSHMI IMAM VEHBI ISMAJL!

Puna e palodhshme dhe e gjithanshme e Imam Vehbi Ismailit, si fetar me plotkuptimin e fjalës; veprimtaria e tij shoqënore e letrare si student në Shqipëri apo në fakultetin e teologjisë në Kairo, poashtu edhe si veprimtar shoqënor e fetar në hemisferën e Botës së Re, që të jepë lirinë materiale e shqirtënore për të plotësuar dëshirat më të mëdha personale, kobëtare e njerëzore, që sot të bashkohemi këtu dhe të përkujtojmë, falenderojmë dhe të urojmë Imam Vehbi Ismailin, që të ketë shëndetin e mundësinë që të vazhdojë punën edhe për 35 vjet të tjera.
Pavarësisht se për çfarë aktiviteti flasim, kur bëhet fjalë për Imam Vehbiun, është e pamundur të lejmë pa shënuar për veprimtarinë e jashtëzakonshme e madhështore për gjatë themelimit të shoqënisë shqiptare muslimane në Michigan, ndërkohë ndihmesë të pakursyer që ka dhënë për qendrat tjera shqiptare të Amerikës, për ndërtimin dhe mbarvajtjen e xhamisë së parë shqiptare në Amerikë si dhe hapjen e dyerëve të shkollës shqype për një edukim dhe arsimim kombëtar e fetar të të rijve dhe të rejave shqiptare, të cilët, pa këtë Qendër, do t’a kishin shumë më lehtë për t’a përvehtësue gjuhën, kulturën dhe traditat e këtij vendi, duke harruar gjuhën shqype, njëkohësisht edhe traditat kombëtare me të cilat njihen gjaku e kombësia e tyre shqiptare.
Veprimataria e tij e gjithanshme na delë në dukje, e naltësohet, kur qeveria komuniste e Tiranës përgadiste sulmin e saj të pashpirt kundër traditave tona të çmueshme; fetë pa dallim: mbyllte kisha, xhamia e Teqe në Shqipëri; me nisjativën e Imamit u ngrit Minareja e Xhamisë Shqiptare të Michiganit. Nërsa Tirana vazhdonte me presekutime ndaj teologëve, dhe duke konfiskuar e vënë zjarrë librave të Shenjta, Imam Vehbiu vazhdoi më me vullnet e më me vrull krijimin, përkthimin, njëkoësisht me botimin e librave në fjalë në mërgatën e padëshirueshme.
Kur Tirana ndaloi rreptësisht shtypjen, përhapjen dhe leximin e librave të shkrimtarëve tonë, Imam Vehbiu, jo vetëm po mundohej për t’i ribotuar, por ka bërë edhe përkthimin e disa prej tyre në gjuhën arabe.
Shkrimi krijues letrar e fetar apo s’është shpirti, shperesa dhe begatia?!
Më se njëherë e kam ndëgjuar Imamin duke thënë se shkrimi krijues letrar e fetar është shpirti, shpresa dhe begatia e jetës së tij. Me të vërtetë siç do të shihni edhe ju, kjo thënie është plotsisht e justifikuar.
Qysh në moshën e re, në bangot e shkollave në Shqipëri Imami ka botuar artikuj me karakter letrar e fetar ndër revistat e asaj kohe. Kjo veprimtari krijuese vazhdon me vrull në Kairo, kur Imami ishte student në Universitetin e Teologjisë. Më 1946, fillon përkthimin dhe botimin e herë pas hershëm të disa tregimeve shqiptare në gjuhën arabe në Revistën e njohur “Al-Kitab”.
Dy vjet më vonë, Imami përgaditi dhe botoi një përmbledhje me titullin
“Djepi i Artë dhe tregime të tjera nga letërsia shqiptare”, që përbëhej prej katër tregimeve të shkrimtarit e poetit Ernest Koliqi: Djepi i Artë, Fuqia e Zakonit, Tregtari i Flamujve, dhe Lumtunija; katër tregime të Qamil Guranjakut: Hakmarrja, Lugina e Lotëve, Kângëtarja, Besnikria, si dhe një përrallë shqiptare: Pasardhësi i Mirë. Përveç parathënjes së përkthyesit, libri ka edhe një parathënie prezantuese – kritike të profesor Hasan Uluan, i cili në mes tjerash, shkruan: “Tregimet janë të shkëlqyeshme ku paraqitet thjeshtë ambienti shqiptar, pa ndikimet perëndimore apo lindore, dhe shqipërimi [përkthimi] në gjuhën arabe është aq i mirë, sikur ata nuk janë të përkthyem nga një gjuhë e huaj, por në dukje që janë të botuara origjinalisht në gjuhën arabishte.
Në Revistën shkencore, letrare e kulturore “Fjala”, të vitit 1979, profesor Feti Mehdiu–Zajazi e titullon: “Djepi i Artë i Letërsisë”, i cili shkruan: “Një pjesë e librave që gjënden në Bibliotekën e Kairos, ndriçojnë sadopak aktivitetin e Vehbi Ismailit në fushën e letërsisë, i cili meriton një studim jashtëzakonisht të veçantë”.
Në të njëjtën Revistë, në numrin tre [1984], në një artikull të titulluar “Djepi i
Artë”, simbas botimit të Imamit, profesori dhe gazetari Muhamed Mufaku, shkruan: “Përkthyesi, Vehbi Ismaili, është pioneri, është i pari që boton krijime letrare shqiptare në gjuhën arabe, vazhdon profesor Mufaku, është njohës i mirë i gjuhës arabe dhe në të njëjtën kohë dashurues e njohës i thellë i letërsisë shqiptare. Vehbi Ismaili zgjodhi tregimin shqiptar si degë, dhe Kairon si qendër botimi; që atë botë me shumë shtëpi botuese e revista të njohura; qendër e madhe kulturore me ndikime të thella në botën arabe.
Kjo përmbledhje u botua edhe dy here të tjera, në vitet pesëdhjetë.
Kjo dëshmon bukurinë e përkthimit dhe, patjetër, joshjen e lexuesit egjyptian
ndaj letërsisë shqiptare.
Imam Vehbiu, pat përgaditë një përmbledhje të dytë, por mbasi ky u shpërngul në SHBA, shtëpia Botuese në fjalë falimentoi, përmbledhja mbeti e
pa botuar, siç mbetën edhe një numër tregimesh të tjera të gatshme për shtyp.
Puna letrare dëshmon edhe në truallin e largët
Në Amerikë, Imami, tash së voni, krijoi Shoqërinë Letrare Shqiptare. Kjo Shoqëri, nën drejtimin e Imamit, u ribotua romani i parë në gjuhën Shqype, Dardani [Kosovë] “Gjarpijt’ e Gjakut” shkruar nga z. Adem Demaçi, që këto 20 vjetët e fundit po i kalon nëpër burgjet jugosllave. Shoqënija Letrare është në përfundim të ribotimit të novelës së bukur “Hijet e Maleve” të Ernest Koliqit”.
Një Revistë letrare-Fetare-Shoqërore që nga viti 1949-1957
Që nga viti 1949–195, Qendra e jonë ka nxjerrë në dritë një Revistë zë –
madhe letare-fetare-shoqërore. Kjo revistë titullohej “Jeta Muslimane
Shqiptare”, që delte katër herë në vjet; në shqyp dhe anglisht. Dhe jo vetëm
që ishte nën drejtimin e plotë të Imamit, por ai bënte edhe punën kryesore në
të, duke shkruar një numër të madh artikujsh me karakter letrar, fetar dhe të
ndryshme nga jeta shoqërore muslimane shqiptare.
Para do kohësh Imami riboti librin doracak të Hafis Ali Krajës, “A Duhet Feja?
dhe “A Pengon Bashkimin Kombëtar”?
Së pari i botuar në Shqipëri në vitin 1934. Ky libër filozofik, jo vetëm që nuk e ka humbur vlerën tipologjike të besimit shqiptar, por në gjendjen tonë të sotme kombëtare, ka një vleftë shumë më të madhe se në kohën e botimit të parë. Ky libër do të ishte një pasuri e çmueshme për çdo familje shqiptare.
Veprimtaria letraro – fetare e Imam Vehbi Ismailit
Aktiviteti letrao – fetar i Imam Vehbiut mund të ndahet në tri kategori:
1. Krijimet letraro – fetare; 2. Përkthimet letraro – fetare; 3. Përkthimet
Mësimore Fetare.
E para është një numër tregimesh në gjuhën arabe. Këto kallzime, së
pari të botuara veçmas në Revistat e Kairos, vitin e kaluar u botuan në Kairo
në një përmbledhje me titullin “Qoshe Historie”.
Një vepër me rëndësi në letërsinë fetare, e botueme në vitin 1960, është
“Muhamedi Profeti Islam”. Këtë vepër Imami e botoi edhe në gjuhën anglishte
me titullin “Muhammad the Last Prophet – Muhamedi Profeti i fundit”.
Qëllimi i librit është paraqitja e një pasqyre besnike të Jetës së Profetit në
aspektet kryesore para të rijve musliman shqiptarë, jeta e të cilve ende
s’është bë instrument me vepra pragmatike. Personalisht e di që ky libër u
lexua me interes të madh edhe prej të rritunve. Suksesin e këtij libri e
justifikon fakti i përkthimit të tij në gjuhën boshnjake nga Pleqënia e Naltë
Islame në Sarajevë, Bosnjë.
Krijimi letraro – fetar i Imamit merr një kahje tjetër me veprën të gatshme për
shtyp “Ymeri Përqafon Fenë Islame”. Kjo është një dramë ku paraqiten luftat
morale, psiqike, fizike, mundimet dhe sukseset e para të përhapjes së fesë
muslimane.
Në degën e përkthimit të letërsisë fetare, përveç artikujve të panumërt të
botuar nëpër revista të ndryshme, del në pah pjesa teatrale “Banorët e
Shpellës”, të dramaturgut të famshëm egjyptian Teufik el – Hakim.
Duke parë se në gjuhën shqype, s’ka ose janë shumë të pakta librat me
karakter fetar, Mësimi i Lutjes, i Faljes, e të tjera, Imami iu përvesh punës në
këtë drejtim, posa erdhi në Shtetet e Bashkuara, duke përkthyer pjesë të
ndryshme nga Doktrina Kuranore, si në artikuj ashtu edhe në libërza për
fëmijtë e shkollës, të cilët janë në fazën e parë të zhvillimit të tyre. Por, kjo
nuk ju duk e mjaftueshme. Ai hartoi dhe bëri një përmbledhje me disa
njohuri themelore të fesë Islame, me lutjet kryesore dhe mënyra e
kohët e të falurit dhe i botoi me titullin: “Islamizmi dhe Lutjet” për të cilin iu
desht të bëjë edhe botimin e dytë, sepse Shqiptarët e etshëm për dijeni e
blenin si ushqimin e përditshëm.
Imami, në kohët e fundit, ka nisë një punë shumë të madhe: përkthimin e
Kur’anit të Shenjtë. Kjo është një punë shumë e vështirë, dhe sigurisht që
kërkon ditë, muaj e vjetë, për t’i dalë në krye. I urojmë sukses të mbarë, që
edhe Kur’anin t’a kemi në gjuhën tonë kombëtare, në saj të këtij punëtori,
mjeshtri, letrari, fetari, pedagogu e mësuesi të palodhshëm.
Duke cek z. Pjetër Vuçanin [Pal Vanin], i cili në revistën “Stinët e Jetës”, në nes
të jerash citon: “Imam Vehbiu, në mos gabohem, është ndër të parët, në mos
i pari, që themeloi një Qendër Fetare: kështu lindi edhe Qendrën Islamike
Shqiptare në Detrit. Me përkthimet e tija prej origjinalit jepë një shembull të
mirë për ata që njohin me themel gjuhët turke e arabe, dhe rrijnë duarkryq,
pa shkruar asnjë rrjeshtë, pa bërë së pakut një përkthim të vogël të veprave
të një qytenije pak të njohur prej botës së sotme shqiptare”.
E përfundoj duke thënë se shkolla hapë dyerët e xhenetit, dritaret e diturisë,
sepse njerëzia ngrihet në një shkallë të lartë kuptimi. Pra, kuadrot e mira e
ackive, të afërta për të mësuar e drejtuar, forcojnë zemrat e zbeta njerëzore,
hapin rrugën drejtë dritës së lirisë kombëtare e fetare. Për sa kohë që kam
folë për Imamin ishte vetëm një hymje e shkurtër për aktivitetin e punën e
një letrari e fetari të përkushtueshëm, i cili i kushton të gjithë jetën detyrës
së shenjtë që ka zgjedhë.
Kunorëzimi i 35 vjetorit të këtij njeriu të palodhshëm është i plotë me vepra
për pasardhësitë e tij.
Unë personalisht, dhe në emën të Këshillit të Qendrës, i dëshiroj jetë të gjatë,
shëndet të plotë dhe mundësinë që të vazhdojë edhe 35 vjet të tjera si
vazhdë të një vazhdimësie në fushën letrare, kombëtare e fetare.
Ju falemnderës!
Inxhinjer Ago Agaj, At Ndrevashaj, Dr. Domni, Dr. Korça, Baba Rexhepi, dhe
fyryra të kulturës shqiptare, të ashtuquajturën “kumtesë”, Z. A. Agaj e
çmoi si një fjalim të karakterit akademik.
Fytyrave të lartpërmendura, që shumica janë shkëputë nga kjo jetë, Zoti le t’i
ndjejë së bashku me Pedagogun e mirënjohur, Imamin, që një jetë të tërë ia përkushtoi njerëzisë; si një dishepull në shërbim të Kombit Shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora