E diele, 05.04.2020, 07:50 AM (GMT+1)

Plus » Historia

Skender Skenderi: Në Kuvendin e Dy Korrikut

E enjte, 12.09.2013, 08:09 PM


Nga libri në dorëshkrim:

“Në Kuvendin e Dy Korrikut, pjesëmarrës dhe shikues”

Nga Dr. Skender Skenderi

Takimi i delegacionit të Kuvendit të KSA të Kosovës në krye me Dr. Skender Skenderi, me delegacionin e KEF të Jugosllavisë në krye me kryetarin z. Ante Markoviq

(23. 07. 1990 në ora 18:00)

Dr. S. H. Skenderi - nga libri në dorëshkrim: “Në Kuvendin e Dy Korrikut, pjesëmarrës dhe shikues

Meqenëse nuk kishte gazetar me ne, as ata nuk kishin siguruar, delegatët anëtar të këtij delegacioni kishin të përgatitur secili fjalën e vet, i kishim të gatshme për çdo rast, ashtu që ato iu dorëzuan Rilindjes, të cilat u botuan në Rilindjen e datës 27. 06. 1990 në faqen 10). Po i japim po thuaj ashtu si i ka përgatitur secili delegat për vete.

 

Kanë fole këta delegatë:

Dr. Skender Skenderi, fjala hyrëse

Muharrem Shabani

Ramadan Kelmendi

Enver Bakalli

Xhemajli Bajra – Kadrije Gashi (sipas filmit në fjalën e R. K. )

Adem Mikullofci

Nga delegacioni i Qeverisë SFRJ foli vetëm

Kryetari Ante Markoviq.

“Çaste të vështira për popullin shqiptar” tha kryetari i delegacionit Dr. S. H. Skenderi

Pasi përshëndeta z. Ante Markoviq dhe sekretarët e tij, në emër të 12 delegatëve të pranishëm dhe të 45 delegatëve të tjerë të Kuvendit të KSAK, të cilët na kishin zgjedhur për këtë bisedim, unë në pika të përgjithshme ia shpjegova delegacionit të KEF-it, situatën dhe çastin aktual politik dhe ekonomik që mbretëronin në Kosovë, si dhe situatën në vetë Kuvendin e Kosovës ku me çdo kusht tentohet të bllokohet puna normale e tij, pa arsye nga ana e Kryetarit të Kuvendit të KSA të Kosovës duke iu bërë edhe shpjegime të hollësishme për dukuritë e pa shembullta në këtë Kuvend të cilat i nxisin, i ushqejnë dhe i realizojnë Kryesia e Kuvendit dhe shumica e delegatëve serb. Më tutje theksova bindjen time se autonomia dhe KSA e Kosovës sot është e sulmuar nga shumë nivele politike jashtë dhe brenda Kosovës. Në një gjendje mjaftë emocionuese ju drejtova z. Markoviq dhe të tjerëve, përafërsisht me këto fjalë:

Shkollimin e fillova në okupimin gjerman në vitin 1945, ku kreva dy klasë të shkollës fillore në vendlindjen time Zasellë, në vitin 1947 në Tunelin e Parë, afër Trepçës, e vazhdova nën okupacionin jugosllav, edhe dy klasë tjera. Shkollën e mesme e mbarova në Mitrovicë. Mbaj mend shumë tragjedi që i ndodhen familjes sime, fqinjëve të mijë, miqve të mi dhe popullit tim në të tri okupimet, njësoj ishin barbare e të egra. Çdo herë nga serbët, serbët (me kokardë) dhe serbët (me yll në ballë) në të tri okupimet. Ishin edhe tragjeditë që na i shkaktuan okupatorët e jashtëm që ishin shumë: çetnikët bullgar (erdhën deri në Mitrovicë duke i ndjekur gjermanët), italianët, gjermanët e kush dreqi që kalonte andej aso kohe. Por, me përgjegjësi të madhe ju garantoi, se populli i im sot përjeton tragjedi shumë më të rënda, të papara e të padëgjuara deri më sot, së paku nga unë”.

Pastaj, z. Markoviq dhe ministrave të tij prezent, atë që e thash e ilustrove në imtësi me rastet që deri atëherë kishin ndodhur e ndodhnin tragjedi të reja çdo ditë pa përjashtim. I përmenda rastet më të rënda aktuale mbytjen e ushtarëve shqiptarë në njësitë ku shërbenin (diku ishte ushtari i 10 apo i dymbëdhjetë), vrasja e nxënësve në rrugë, mjeshtrin duke punua nën automjetin e vet në oborr të shtëpisë, zbrazja e rafalit në veturën e emergjencës në Shtimlje, më 27 janar të këtij viti në fshatin Brestofc u vranë pesë persona dhe u plagosën disa qytetarë të tjerë, u bë tredhja e bariut që ruante delet, detyrimi i përpirjes së veglës për prerjen e thonjve, e cila është nxjerr nga pacienti në spitalin e Prishtinës (të cilin, më vonë, e ka prezantuar Muharrem Shabani në 13 qeveri në të cilat kemi qenë të pranuar si delegacion e Kuvendit të Dy korrikut gjatë gjysmës së dytë të vitit 1990), dëmtimi i rëndë fytyrës së udhëtarit të rastit në Deçan, të cilin për ironi e sjell vet polici në ambulantë dhe ia qep çarjen në fytyrë me duar ashtu si kishin qëlluar!? Rastin e Malishevës kur në qendrën e qytezës u vranë tre veta dhe u plagosën 12 deri 13 persona të tjerë, nga kolona e ushtrisë e cila atë ditë kalonte nga Qafa e Duhlës drejtë Malishevës. Atë ditë Kosovën e ka vizituar sekretari federativ i punëve të Brendshme Petar Graqanin (e shikova atë për një çast, duke i thënë: e di se keni shëtitur tërë Kosovën, por nuk di se a keni qenë në atë kolonë! (Markoviq të tretën herë gjatë bisedës sime e pyet Graqaninin, që e kishte në krahun e djathtë “jeli ste bili upoznati stim”, përgjigja në të tri rastet ishte “ne”). Ne sot i nderuari kryetar kemi ardhur për të marrë përkrahjen tuaj për inicimi e përpilimit të Kushtetutës së Kosovës në rrethana aktuale. Kjo nuk na lejohet nga vetë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili ndërpriti seancën e djeshme, na ndaloi hyrjen në objektin e Kuvendit, na i fiku dritat. Ne kërkojmë atë që na takon sipas ligjeve e rregullave në fuqi. Kemi të drejtë të përpilojmë Kushtetutën e KSA të Kosovës. Për këtë e të tjera ju apë fjalën kolegëve të mi.

Fjala e kryetarit të KEF-it z. Ante Markoviq

Sa e morri fjalën z. Markoviq, në mbështetje të fjalëve diskutuesit të fundit, z. Markoviq filloi të na bind se do të ketë bukë në Kosovë, do të ketë edhe shkollim etj. . .

Dr. Skender Skenderi, ndërhyn

Mu dashtë të ndërhyj, pasi ai u inspirua nga anekdota, e cila nuk e kishte atë qëllim, prandaj i thash: “Izvinite druze Predsednice”: iu drejtova edhe një herë, përafërsisht, duke i thënë:

“Na falni shoku kryetar, Ju neve nuk na keni kuptuar mirë, nuk kemi ardhur për të kërkuar bukë, atë e sigurojmë vet, nuk kemi ardhur të na siguroni shkollën, nuk e kemi pas, e kemi krijuar vetë, ne këtu sot jemi në emër të popullit që na ka zgjedhur, që të diskutojmë dhe të merremi vesh për çështjen e Kosovës, për fatin e Kosovës. Ju nuk penguat gjithë atë që bëni Serbia dhe pa dëshirën e popullit morri autonominë, shkatërroi mbrojtjen territoriale në Kosovë, shkatërroj policinë, largoi njerëzit nga puna, shkatërroi dhe po shkatërron ekonominë e Kosovës, siç shpjeguan kolegët e mi. Lejuat ndërrimin e Kushtetutës së Serbisë, Kushtetutën e Kosovës nuk na leni as ta diskutojmë dhe përpilojmë, për këtë kemi ardhur këtu, për të biseduar për Kushtetutën dhe fatin e Kosovës. E dini se është ndërprerë seanca e Kuvendit të KSA të Kosovës pa asnjë shpjegim. Na janë fikur dritat në Kuvend. Na është ndaluar hyrja në ndërtesën e Kuvendit. Unë ju them se çështja e Kosovës është aq e madhe sa nuk mund të mbetet pa u zgjidh, ta zgjedhim së bashku përmes Kushtetutës federale, Kushtetutës së Serbisë dhe Kushtetutës së Kosovës. Do të jetë zgjidhje më e mirë, se sa të vijë i treti dhe ta zgjedhë atë. E dini edhe Ju se askush i jashtëm nuk do ta zgjedh këtë çështje as në interesin tonë e as në interesin e juaj, por në ndonjë interes të tretë apo të katërt. Zgjidhja është shumë e thjeshtë: duam barazi kushtetuese në SFRJ. Këtu ju bëjmë me dije se ky Kuvendi i ynë, në seancën e thirrur nga kryetari i Kuvendit Gjorgje Bozhoviq për me dy korrik të vitit 1990, do ta merr mbi supet e veta zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ftojmë që të jetë prezent dikush nga KEF-i në atë seancë shumë të rëndësishme”.

Siç do të shihet, pas këtij intervenimi, z. Markoviq e ngritë bisedën në nivel shumë më lartë.

Fjala e Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ Ante Markoviq, para delegacionit të Kosovës (sipas shënimeve tona dhe të Rilindjes së 26. 06. 1990, f. 10), siç u pa për shmë gjëra që kishin ndodhur ishte i informuar, por për disa të tjera jo. Kjo del nga detaji se gjatë fjalës së kryetarit të delegacionit të Kosovës Skender Skenderi, kryetari Markoviq tri herë, për tri rrëfime, e pyeti publikisht ministrin e punëve të brendshme Petar Graçanin, të cilin e kishte në krahun e djathtë. Graqanini në të tri pyetjet u përgjigj shkurtë me tri “ne – jo”. Ante Markoviq, i cili e kishte lëshua mbledhjen e KEF-it për ta pritur delegacionin e Kosovës, saktë në ora 18:00, foli shkurtë. Tha se ishte i deri diku i informuar për ngjarjet në Prishtinë, dhe premtoi se KEF-i në kuadër të kompetencave të veta dhe në kuadër të institucioneve të sistemit do të ndërmarrë masat e nevojshme që të informohet për saktësinë dhe vërtetimin e këtyre informatave, si dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për përballimin dhe tejkalimin e problemeve të rënda të pranishme tash sa kohë në Kosovë. Pasi nga delegatët u informua edhe për kërkesat e shumta të popullit që ai ta vizitojë KSA të Kosovës, kryetari Markoviq u premtoi delegatëve se në kuadër të vizitave që do t’ ua bëjë republikave dhe krahinave, shpejtë do të vijë edhe në Kosovë.

Interesant, me këtë u mbyll mbledhja pa e marrë fjalën askush tjetër nga delegacioni i KEF-it, edhe pse ministri i punëve të brendshme, Petar Graçanin ishte etiketuar disa herë nga kryetari i delegacionit të KSA të Kosovës dr. Skender Skenderi gjatë fjalës së vet. Pas ofrimit të një shujte, të cilën e refuzuam pa mendua fare, së pari doli delegacioni e KEF-it që ishin në anën e daljes, pastaj delegacioni i KKA të Kosovës. Na u tha se deri në Prishtinë do të kemi përcjelljen e policisë federale, gjë që u pa se qëndronte. Kthimi u bë pa kurrfarë problemi deri në Prishtinë, pasi policia federale, me urdhërin e Kryeministrit, na përcolli nga Beogradi deri në Prishtinë, që nuk ndodhi ashtu me 5.07.1990 kur u kthyem nga bisedimet me Kryesinë e RSFJ-së kur pati tentim “fatkeqësie komunikacioni”.

______

Prishtinë, 8 shtator 2013

Dr. Skender H. Skenderi,

nënkryetar i  ''Kuvendit të Dy Korrikut 1990''

E-Mail: skenderskenderi@yahoo.com

Mobil: 044110573



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT