E premte, 19.04.2024, 06:39 AM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Ndëshkimi

E enjte, 12.09.2013, 07:23 PM


N D Ë SH K I M I

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Në mbarim të gushtit, ku mbretëronte vapë e tmerrshme.Çlirimtari doli në buzëmbrëmje pranë lumit të freskohej paksa.Dhe sa here që ulej aty te arra e moçme, disi vetvetiu e kaplonte një ndjenjë e dhimbshme dhe njëkohësisht si e frikshme, nga e cila i viente turp se si ishte katandisur aq keq, vetëm se nuk po gjente një punë që të ketë një jetë paksa më të mire, që kishte nga kjo e tanishmja.Ishte veshur në mënyrë mjeruese saqë dikush tjetër, edhe i mësuar me skamje, do të turpërohej që gjatë ditës të dilte me rroba të tilla.Por thënë tërthorazi Çlirimtari ishte jashtëzakonisht i bukur,  - me sy shumë të bukur ngjyrë qielli, i zeshkët, mjaft i gjatë, i hollë dhe shtatatatleti.Përkundër kësaj gjendje të rëndë sociale, megjithatë mua mu duk se nuk ishte,  Ai aq i ndrojtur dhe i frikësuar  siq mendoja unë në fillim të pamjës së tij, më tu takuar me të,  përkundrazi kuptova një gjendje tjeter shpirtërore nga ana e tij, Ai qfaqi një gjendje të pezmatuar dhe të nderë, nga hipokrizia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin arritur majat e pushtetit.Aq shum ishte mbyllur në vete dhe ashtu në vetmi fare i vetmuar, druente nga takimi më këdo, bile më dukej se edhe prezenca ime i dukej si e dyshimtë, se kishte kohë që Ai nuk dëshironte ta takonte as komandantin e tij, për të cilin thoshte se është bërë profiter lufte dhe nuk qante kokën për luftëtarët e lirisë, por atij i interesonte vetëm paraja pushteti dhe lavdia t, i këndohej vetëm atij, ndërkaq për këtë Çlirimtarin që i kishte qëndruar besnik qysh nga ilegalja e deri të mbarimi i luftës, anipse tani këtë Çlirimtarin po e mbyste varfëria, atij komandantit as që i bëhej vonë, bile kurrë nuk kishte pyetur për ushtarin e tij se më çka jeton.

Por në bashkëisedim të sinqert dhe pa dorza Çlirimtari ndër të tjera u shpreh:”…Më beso vëlla…Tashmë kam hequr dorë dhe e kam të shuar çdo shpresë se këta pushtetarët mafioz si këta të qendrave lokale, ponjashtu edhe ata të qeverisë qëndrore nuk më kanë mundësuar asnj here punsim edhe pse kam konkurruar popthuaja se në çdo konkurs të hapur nga ana e tyre edhe pse kam të mbaruar shkollimin e lartë qysh në vitet e tetëdhjeta…Nuk i frikësohem takimit me ish komandantin tim të pushtetshëm çfarëdo që të kurdiste ai kunder personalitetit tim…Por pyes shpshë here vetën dhe më dhimbsën të gjithë ata burra e gra që kanë rënë me herioizëm për lirin e vendit, më dhimbset edhe populli që ka dhënë viktima të shumta si në njerëz, si në të mira materiale, për tu çliruar nga thundrra e shkjaut të zi, natyrisht më dhimbsën të gjithë pjestarët e UÇK-së, kur ndalen e dëgjojnë gjthfarë-lloj dokrrash mbi marrëzit e përditshme mbi fitoret e arritura në të mir të atdheut…gjëra këto që nuk më interesojnë aspak gënjeshtrat apsurde të tij…”

Ashtu i habitur vijoi me një zë paksa jo të zakonshëm, me një shtrëngim nofullash tha:”…Nuk u frikësohem cikërrimave! – Kur çdo gjë është në duart e njeriut, për të ndryshuar jetën e tij…Pse të frikësohëm, nga ky ish komandant burracaku…kjo është aksioma…Që më duket mjaft interesante, se prej çka frikësohen njerëzit më shumë?Çdo njeri frikësohet nga vetja e tij, çoftë për të mirë,  e çoftë për të keqë, çdo njeri frikësohet nga maska që ka vërë surratit të tij, porse nga e vërteta maskagjiu frikësohet më shumë, se një ditë ajo maskë do ti çirret dhe do të dal në shesh e vërtë asht siç është në realitet…maskarenjtë dhe maskat e tyre kanë filluar të bien, po u del në sheshë, mashtrimi, lakmia, hajnia, faqja e zezë, trathtia që u bënë shokëve të tyre në kohë lufte, dezertimi në kohë lufte po ua zënë tani frymën, nuk po mund më të fshihen nën maskat e mashtrimet që kanë bërë pas lufte, duke marrë të mira materiale si invalid lufte edhe pse nuk janë plagosur fare ne luftë e si kanë mund të plagosen në luftë kur e kanë tradhtuar atë luftë, kur shum prej tyre as që kanë qenë fare në luftë, janë futrur në regjistra të UÇK-së, njerëz që kurrë as në television nuk kanë guxuar ta shohin luftën titanike të UÇK-së…Dhe heshti…”.

Në fund të këtij shkrimi unë mendova.Çka na duhën këta llomotitës që i kanë lënë në mjerim “shokët”e tyre të luftës çlirimtare…Çka na duhen këta llomotitës e grykës të pangopur për të rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popull në varfëri, por duke u pasuruar për vetën e tyre…Çka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin, por për kundrazi po e rrënojnë dhe shkatërrojnë ekonomin e vendit tone…Çka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim, por punojnë në shtetrrënim duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht llomotisin kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin…Këshu nga mos puna e këtyre politikanëve të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun, por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën etyre.A thua është aftësi kjo?A thua është serioze kjo?Përshtypja ime është se ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre.ata po argëtohen me ne, me poullin e varfër dhe na kanë bërë lodër neve shumicën piopullore në duart e tyre të pista!Po, lodër dhe asgjë tjetër.Prandaj edhe unë, ti, ai, ajo, ata, të bëhemi bashkë, të organizohemi si popull, si shqiptar, ti ndëshkojmë duke mos ua dhënë votën këtyre profiterëve të luftës, që abuzuan me pushtetin, që abuzuan në emër të krahut të luftës…Të jemi kudo me iniciativa qytetare për ti ndëshkuar këta maskarenj.Zgjohu Shqiptar na thërret zëri i Çlirimtarit!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora