E enjte, 18.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Mendime

Abas Fejzullahi: Dy Kushtetutat e Kosovës

E merkure, 11.09.2013, 07:28 PM


RRETHANAT E DY KUSHTETUTAVE TË KOSOVËS, CILAT ISHIN ATO ?

Nga: Abas Fejzullahi

1.   KUSHTETUTA E KAçANIKUT

Më 1990-09-07 në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme, që Serbia kishte vendosur në tërë Kosovën edhe në Kaçanik, Delegatët e Kuvendit të Kosovës, bazuar në DEKLARATËN E PAVARESISË SË 2 korrtorit 1990 e cila u lexua para derës së ndërtesës së Kuvendit (pasi që Gjorgje Bozhoviqi kishte dhënë urdhër për mbylljen e dyerve të Kuvendit për delegatët e përkatësisë jo serbe)

Deklarata kushtetuese, teksti origjinal

(aprovuar nga grupi i delegatëve në shtëpinë e Dr. Skender Skenderit, më 1. 07. 1990)

Teksti i deklarate shkruar nga dora e Akademik Gazmend Zajmi, ka preambulën e vet, ka emërtimin dhe tekstin e duhur, siç shihet në vazhdim:

Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anë e mbanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë:

 

DEKLARATËN KUSHTETUESE MBI KOSOVËN SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTËNË KUADËR TË FEDERATËS (KONFEDERATËS) TË JUGOSLLAVISË SI SUBJEKT I BARABARTË ME NJËSITË E TJERA NË FEDERATË (KONFEDERATË)

 

1.   Në këtë Deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

2.   Ky Kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3.   Ky Kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko – kushtetuese dhe pozitë politiko – kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku Shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerik në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull – komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4.  Në ndërkohë, deri në aplikimin e definitiv juridik të kësaj Deklarate kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’ rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5.   Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës se re të Kosovës tash e tutje do të komunikoj publikisht me këtë emërtim duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqëroro – politike organ i së cilës është vetëm si “Kosovë”.

6.  Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e 10 Korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor pa vullnetin e popullit.

 

Prishtinë, më 1 korrik 1990 ”

Në bazë të nenit 397 dhe 398 të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës,Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë V E N D I M

MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES.

Sh p a ll e t:

Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990.

Pjesë të shkëpuura nga kujtimet dhe dëshmit e Dr.Skënder Skënderit:

„Shpallja e Deklaratës Kushtetuese

2. 07. 1990, Prishtinë, në shkallët e Kuvendit

Seanca ka filluar në ora 12:25 dhe përfundua në ora 12:45.

Në ato çaste duhej të thirrej grupi i delegatëve që do ta informonin Kryetarin e Kryesisë së RSA të Kosovës, Kryetarin e Këshillit ekzekutiv të RSA të Kosovës për seancën që do të mbahej atë ditë, rendin e ditës, kohën dhe vendin e mbajtjes me qëllim të prezantimit të tyre në seancën e Kuvendit të RSA të Kosovës. Siç u pa, kjo është krye.

Të 115 (nga këta tre ishin zgjedhur si delegat të Kuvendit të Kosovës, por më vonë ishin deleguar në Kuvendin e Serbisë ky tani kanë mandatin), prandaj ishin 111 delegatë të Kuvendit të KSA të Kosovës, para derës së ndërtesës së Kuvendit (pasi që Gjorgje Bozhoviqi kishte dhënë urdhër për mbylljen e dyerve të Kuvendit për delegatët e përkatësisë jo serbe), shpallën Deklaratën Kushtetuese të 1990-tës.

Të njëjtën ditë zonja Eva Bredli, iu bashkua delegatëve që pritshin fillimin e Seancës. Nuk vonoi, iu afruan policët serb dhe e sollën në Polici. Atje iu urdhërua që brenda 24 orësh ta lëshoi Jugosllavinë, me ndalesë për të hyrë në Jugosllavi për tre vjet.

Kuvendi me duartrokitje të gjata dhe të furishme e Shpalli Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si subjekt i pavarur dhe i barabartë në Federatën/Konfederatën Jugosllave. Në këtë mbledhje u anulua vendimi i 23 Marsit të vitit 1989 kur u morr pëlqimi nga ana e Kuvendit të Kosovës për “Kushtetutën e Tanksave”.

Nxora dokumentet dhe u nisa kah pjesa ku kishte filluar seanca. Ishin çastet e fundit, apllauzi i duartrokitjeve më zuri në ballë të grupit të delegatëve që e lëshonin vendit. Shumë gazetarëve ju ndava kopjet e Deklaratës Kushtetuese, shpejtë po thuaj se mbetesha pa to. Vendosa ti ndërpres dhëniet e tyre. Dikush nga kolegët më tha shpërndaj se kemi sa të duash dhe mi lëshoj disa në dorë. Më vonë me delegatin më të ri (nga meshkujt) Muhamet Ahmeti dhe me sa di unë me Hamëz Halabakun kemi shëtitur deri te Grandi jemi kthyer deri të Iliria (Bozhuri), jemi ndarë, dhe unë kamë shkua në Fakultetin Teknik. Aty më pritshin të gjithë koleget. Ju tregova se çka ka ndodhur. U shtanguan nga gëzimi. Përqafimet e urimet nuk kishin të ndalur...

Gjatë 3 dhe 4 korrik i tërë populli shqiptar kudo që gjendej përkrahu vendimet e Kuvendit, tash e tutje e sa të jetë jeta do të quhen “Delegatët e Dy Korrikut”. Asnjë herë deri në këtë çast kur i shkruaj këta rreshta, nuk ka ndodhë gëzim, festë e shpresë më e madhe e popullit shqiptar, dhe jam i sigurt se më kjo nuk do të përsëritet me asgjë tjetër, se dita kur u dëgjua jehona e aprovimit të Dokumentit të kësaj dite. “

Çfarë shkruante shtypi ne vitin 1990 për punën e  Delegatëve të Kuvendit të KSA të Kosovës:

Kolumna: ”Kuvendi me popull”

“Rilindja” 26. 06. 1990

 

Do të mbahet e shënuar në historikun e punës së Kuvendit të KSA të Kosovës mbledhja e së mërkurës dhe të enjtes (24 dhe 25. 06. 1990) kur 74 delegatë nënshkruan amendamentin me të cilin kërkohet nxjerrja e Kushtetutës së re të Kosovës. Ishte kjo një kërkesë legjitime, e bazuar në rregullat e punës së Kuvendit, që ka mbështetje në Kushtetutën e RSFJ dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës. Fundja, është kjo kërkesë e popullit, e bazës deleguese të këtyre delegatëve, të cilët gjithsesi janë të obligueshëm të mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Por, kjo kërkesë e këtyre delegatëve shumica e të cilëve, ishin të kombësisë shqiptare, doli si të ishte diçka që ia vë flakën Kuvendit të KSA të Kosovës, që ia vë flakën Jugosllavisë! Thuaja se Kushtetuta e Kosovës na qenka diçka krejt tjetër nga aktet e këtilla që tashmë janë në procedurë të nxjerrjes nëpër republika dhe në KSA te Vojvodinës, thuaja sikur vetëm Kosova na qenka ajo oazë ku po u dashka të bëhet diçka tjetër, e ndryshme nga viset tjera të vendit. E, zyrtarët e Kuvendit të KSA të Kosovës , ata që janë më kompetentët, që kanë obligim shoqëror dhe ligjor që të komentojnë ne mënyrën më të drejtë ligjin dhe rregullat e punës, me këtë rast, ose heshtën, ose i shpjegonin punët sipas politikës ditore, sipas kohës së vet, apo sipas skenarit të përgatitur më parë, sikur të ishin delegatët e kësaj përbërjeje makinë për vendosje, siç jemi mësuar shumë herë të kemi delegatë te kuvendit.

Sikur harrohet edhe fakti se delegatët janë të vetmit përfaqësues legjitimë të popullit, të vetmit janë ata që duhet dhe mund të përfillen kërkesat e tij legjitime. Kjo një dhe e dyta, do theksuar edhe faktin kur dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të autonomisë te Kosovës, kërkesa që assesi mos të pranohet iniciative e delegatëve për nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës, kur dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të RSFJ të vitit 1974, atëherë heshtej, apo ndaj këtyre kërkesave nuk reagohej fare e, kërkesa për nxjerrjen e Kushtetutës së re, të përbashkët, për të mirën e të gjitha nacionaliteteve në Kosovë, e cila është dhe do të mbetet në Jugosllavi, por me status të veçantë dhe të barabartë, sikur ishte diçka jo legjitime, e mbrapsht, kundër këtij, apo atij, e në të vërtet e tërë ajo që ndodhi në Kuvend, ishte skenar i politikës së gabueshme që udhëhiqet në Kosovë dhe ndaj Kosovës, jo tash, por tash e dhjetë vjet më parë.

Dhe, derisa të mos kuptohet njëherë e përgjithmonë mirë se Kosova është e përbashkët, e të gjithë nacionaliteteve që këtu jetojnë, deri sa pjesëtarët e të gjitha këtyre nacionaliteteve mos të angazhohen që të gjithë njëherë dhe së pari për të mirën e saj dhe të mirën e përbashkët, deri atëherë do të krijohen ndasi të këtilla, të rënda por për të gjithë. Do të ishte mirë që deri më dy korrik të ulet tensioni nacional që të përfillet kërkesa për fillimin e procedurës për nxjerrjen e Kushtetutës së re, e ç’ farë do të jetë ajo do të vendosi populli, bashkërisht, pa dëm të askujt.                                                                                                                          Rr. Rugova

Mbi Deklaratën Kushtetuese

“Kosova e Re”

Deklarata kushtetuese e delegatëve të Kuvendit tonë me të cilën shpallet Kosova Republikë, është, sipas mendjes sime, gurthemeli i tretë, sigurisht edhe i vërtet, me të cilët brenda 112 vjetësh shqiptarët në Kosovë, së pari më 10 qershor 1878 në Prizren, së dyti më 30 e 31 dhjetor 1943 dhe me 1 janar 1941 në Bunjaj, së treti më 2 korrik 1990 në Prishtinë u ngiten për të drejtat e tyre historike, natyrore dhe juridike për emancipimin e plotë sovran kombëtar. Natyrisht, në mes të këtyre datave radhiten luftërat, rezistencat dhe therorizmat e shqiptarëve të cilët kur me pësime e, kur me pak fitore, arritën në ditën e sotme.

Rrustem Berisha

 

Kush e përgatiti tekstin final të Deklaratës Kushtetuese të Dy Korrikut 1990

(“Bota Sot”, 2 korrik 2005, faqe 7)

 

Nuk ka shqiptar që nuk rrëqethet kur i dëgjon fjalët e Muharrem Shabanit, edhe pas, me siguri për të 100-të herë nga leximi i parë me 2 korrik të vitit 1990. Lus të gjithë dëgjuesit që sa herë ti dëgjojnë këto fjalë historike, të mendojnë se i lexon akademiku i nderuari Akademik profesor dr. Gazmend Zaimi, se i lexon profesor dr. Ejup Statovci, se i lexon profesor dr. Kurtesh Salihu, se i lexon profesor dr. Ismet Salihu, se i lexon profesor dr. Riza Smaka, se i lexon profesor dr. Fatmir Fehmiu, pasi në pyetjen: kush e përgatiti tekstin final të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës - Kaçanikut, të 7 shtatorit, koordinatori i detyrave të fundit përmbledhëse me një grup delegatësh, i cili ka qenë në qendër të të gjitha ngjarjeve, zoti Halit Muharremi deklaron:

“...Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në krye të së cilës atëherë ishte Akademik Gazmend Zajmi”, z. Halit Muharremi më tutje shkruan:

“Sa për koincidentë, pikërisht sot, më 29 qershor, kur edhe e zhvillojmë këtë bisedë për “Botën Sot”, bëhen 15 vjet kur për herë të parë në shtëpinë e delegatit Skender Skenderi, në Arbëria 1, ish Dragodani në Prishtinë, kisha ftuar nja 15 delegatë të Kuvendit të Kosovës, ku për herë të parë shpalova konceptin politik të Deklaratës Kushtetuese. Në atë takim definitivisht jemi marrë vesh dhe dakorduar edhe për të gjitha detajet e tjera të organizimit të mbledhjes së 2 Korrikut, jemi marrë vesh se kush do ta udhëheq mbledhjen, kush do ta lexojë tekstin e Deklaratës, por jemi marrë vesh edhe për variantet, nëse ndodhë kështu, apo ashtu, në rast të ndërhyrjes së policisë serbe etj.

Po në këtë takim kemi harmonizuar definitivisht edhe tekstin final të Deklaratës, që në fakt ishte i kryer në takimet e tjera të rrethit më të ngushtë të ekspertëve tanë eminentë shkencorë që ato ditë punonin pa ndërprerë në këtë çështje, e ata ishin: Profesor dr. Ejup Statovci, profesor dr. Kurtesh Salihu, profesor dr. Ismet Salihu, profesor dr. Riza Smaka, profesor dr. Fatmir Fehmiu. “

 

Nga të dhënat e sipërshënuara, në vijim natyrshëm dalin në sipërfaqe disa dukuri dhe pyetje për:

 

Delegatët e Kuvendit të Kosovës, që në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit policor e ushtarak, që Serbia kishte vendos në Kosovë, më 1990 shpallen Kosovën Republikë,  sipas të dhënave të deri tashme,  ka dëshmi të mjaftueshme se janë haruuar tërsisht, e si bie në mend askujt nga përgjegjësit institucional, për ta, as në vitin 2013, se ku gjinden, si janë dhe si jetojnë…?

 

Si trajtohen tani, me Kushtetutën  e Ahtisarit, në të gjitha drejtimet?

 

Kushtetuta e nxjerrë nga pakoja e përgatitur jashtë vendi nga të tjerët, që brumi i asaj gatese është një përzierje eksperimentale në laboratoriumet e veçanta, me ngjitjen (infektimin) e lloj lloj bakterjesh e virusësh sa do të fshehur me mjeshtri e dinakri, nga specialistët me përvojë  eksperimentesh me shëndetin e të tjerëve, por jo edhe të pa vërejtur, me bazë dyshimi, që po sa të hapej pakoja, për t`u nxjerrë e përpunuar përbërja e atij brumi, të ngjitur (infektuar) që në embrion, e për t`u jetësuar në praktikë, (…me ligje dhe rregulla të ashtuquajtura demokratike… por me diskriminime pozitive ndaj shumicës vendore, nga ana e pakicës kolonizatore serbe në Kosovë), lëshonte dhe lëshon vazhdimisht erë të pa këndëshme dhe shumë të dyshimt, për shëntetin dhe zhvillimin e Shtetësisë së Kosovës, me pasoja të dëmshme dhe afatgjate në të ardhmen, e ndoshta edhe të pa përmirsueshme në të gjitha drejtimet. Për fat të keq të Kosovës, vendorët e pranuan me vetdije, këtë gatesë, dhe tue gëlltitur pak nga pak,  siç thonin edhe ata vet, me lëshime të shumta e dhimbje, që s`do të ndalen asnjëhere për Kosovën… pasi që gëlltitjet  tani më janë bërë dukuri për parlamentarët, qeveritarët e pushtetarët e ndryshëm, të cilët kanë miratuar e miratojnë ligje dhe dispozita për interest e tyre, që me shumë sukses i kanë zbaatuar në praktikë, ndërsa për qytetarët ka vetem premtime e fjalë të bukura, ndërsa Ligjet dhe Drejtësia mbeten të dëshiruara e të pa zbatuara në praktikë deri më tani…?!

 

 

2.   KUSHTETUTA  E PAKETËS SË AHTISARIT

Pas hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë dhe vendosjes së Administratës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara:UNMIK-ut, shqiptarët në Kosovë, në vend se të bashkoheshin për një qëllim që të bëjnë shtetin, (për të cilin janë bërë përpjekje e luftëra të vazhdueshme me shumë mundime  e vështërsi në kushte dhe rrethana të ndryshme, në kohë dhe hapësirë, ku brez pas brezi, janë flijuar dëshmor e heronjë për liri e pavarësi) e të kërkojnë nga faktori ndërkombëtar, që të njihet pavarësia e shpallur e Kosovës sipas Kushtetutës së Kaçanikut, më 1990-09-07, ashtu siç kërkonte vazhdimisht Kryetari i parë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, i dashur dhe shumë i nderuar nga populli i Kosovës, që me kohë u kujdes edhe për elmentet e shtetësisë: stemën, hymnin dhe flamurin, jovetem që s`u pranuan nga opozita e ashtuquajtur krahu i luftës, por në mes të Prishtinës, ju dha flaka Flamurit Dardan me të gjitha elementet kombëtare, vetëm e vetëm pse ishte ideja  e një  të urryeri e të mallkuari prej tyre...! Befasia që ndodhi më 2008-02-17, në Parlamentin e Kosovës, ku kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës dhe parlamentarët, përsëri për herë të dytë shpallën Kosovën Republikë, por tani në rrethana krejt tjera pa ndonjë rrezik për burgosje a vrasje nga Serbia, të mbrojtur nga KFOR-i, e policia vendore dhe me përkrahjen e miqëve ndërkombëtar, në hapsirën e Parlamentit, u shpalos Flamuri me gjashtë yje me ngjyrë të verdhë e të kaltërtë pa asnjë element kombëtar, himnin pa tekst, pa kërkuar mendimin dhe dëshirën e popullit, sepse ata, si të zgjedhur nga populli,  e përfaqësojnë edhe mendimin edhe dëshirën e popullit në Parlament, pozitë dhe opozitë s`bashku, pa ju dhënë mundësia qytetarëve të bëjnë përzgjedhjen e falamurit, hymnit e stemës, ato u nxorren nga brendia e pakos të ashtu quajtur Pakoja e famshme e Ahtisarit (nga se, shqiptarët s`permenden më se u  shëndrruan në kosovarë dhe sipas tyre janë: memec e të shurdhër, dhe s`ka nevojë  që himni të ketë tekst..)!

Edhe pse UçK-ja luftimet i bëri me Flamurin Kombëtar, kënduan e nderuan himnin kombëtar,  tani me këto veprime të sipërpërmendura, u nderuan apo u lënduan, heronjë e dëshmorë të kombit dhe të gjithë të tjerët që dhanë jetën e tyre gjatë luftës?!

 

Ne vend që të bashkohën të gjithë, për të bërë shtetin me bashkërënditjen e veprimeve në të gjitha drejtimet, ndodhi e kundërta që befasoi jo vetem popullin, e shumë vuajtur shqiptarë  nga sundimi serb,  invalidët e luftës, por edhe miqtë ndërkombëtarë të cilët kishin ndihmuar pa hile në fitoren e lirisë dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova...!

 

U bë një luftë e tmerrshme për të marrë pushtetin e jo për të bërë shtetin, për të zënë poste e pozita, për të sunduar e përfituar, heqën dor nga Shpallja e pavarësisë së Kosovës, mohuan Kushtetuten e Kaçanikut, punën e Parlamentit dhe të Kryetarit të Kosovës, tue i bërë ato të pa qëna dhe se gjëja s`kanë vepruar në asnjë drejtim ( kurse faktori i jashtem vazhdimisht e vlersonte qëndresen e Republikës së Kosovës dhe institucioneve, pushtetin paralel gjatë 10 viteve me rradhë dhe qëndresën gjithëpopullore si dhe luftën e bërë në të gjitha format e mënyrat e mundshme deri edhe tek lufta e armatosur e UçK-së , të cilën e ndihmoj dhe e përkrahu NATO-ja fal SHBA  me ndërhyrje të drejtëpërdrejt)..!

 

Si frytë i kësaj lufte për lakmi e për pushtet nga ato struktura politike që si këshillëtar kishin urrejtjen  e atyre që i shifshin si kundërshtar politik, pasi i bënë të pa qena institucionet e Kosovës:-Parlamentin, Kushtetuten dhe Kryetarin, tue mendue se do vin vet shpejt e shpejt në pushtet,  e të i bëjnë sërish ato si dojnë e si duan vet, ndodhi vetëvrasja e Kosovës nga lakmija e vendorëve për të marrë pushtetin që e kanë edhe sot, por jo edhe shtetin ... ku sundon Ligji dhe Drejtësia..!

 

Dëshmi: Pasi mohuan Kushtetutën e Kaçanikut me të cilën Kosova u shpall Republikë më 1990..!

 

Administratori i parë i UNMIK-ut përfaqësues i Francës z. Bernard Kushner në Kosovë, i dha urdhër Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës që brenda një muaj ti shuan të gjitha institucionet e Kosovës, sipas kërkesës që vazhdimisht bënin ato struktura politike tue mendue se: pas shuarjes së tyre ata do të vinin në pushtet. Mirpo UNMIK-u solli Kornizën Kushtetuese, ku i çveshi shqiptarët vendor të të gjitha strukturave politike nga vendimarrja në të gjitha drejtimet,  dhe i ngarkonte vetem me përgjegjësi kur u duhej atyre per qëllimet e tyre politike, dhe kështu  UNMIK-u për të qëndruar sa më gjatë në Kosovë për interesat e tyre, u la poste, pozita e tituj, vetem sa per sy e faqe dhe për dekor e vetkënaqësi, ndërsa vendimet i merrte vet ashtu si donte. Kështu u sjellen e pshtjellën tetë vite me rradhë, të ndarë e përçarë mes veti, ku UNMIK-u, lejoj dhe përkrahu lulëzimin dhe zhvillimin e krimit të organizuar politikë dhe ekonomik, keqpërdorimet në të gjitha fushat e drejtimet, të cilatë vazhdojnë sot e kësaj dite pa u dënuar e ndëshkuar nga drejtësia..!

Kryetarja, kryeministri, ministra e zëvends ministra, deputet e Parlamentit të Kosovës të dalur kush nga zgjedhjet e ashtuquajtura të lira dhe demokratike,  kush nga pakoja e kush nga zarfi, me vota  dhe pa vota, kush me vota të vjedhura, me keqpërdorime, kërcënime, ryshfet e mashtrime, për të cilat është folur në vet Parlamentin e Kosovës, në RTV dhe shkruar në shtypin e botuar dhe elektronik si brenda vendi dhe jashtë, për ngritjen e padive kundër mija vepruesve për dukurit dhe ngjarjet e sipërshënuara gjatë zgjedhjeve... Ndërsa sërbet kolonizator, që Kosovën e shqiptarët i dogjën dhe e poqën, në vazhdimsi, tash sipas Kushtetutës së Ahtisarit, Kosova është Shtet multietnik, për hatër të pakica serbe kolonizatore në Kosovë prej 3-4% . Në Parlamentin e Kosovës kanë vendet e rezervuara dhe pozitat e siguruara, me apo pa zgjedhje, sikur të ishin 30% sipas kërkesës e këshillave të Dan Eversit,  nga BE i  ja la kopilin serb te dera Kosovës me përzierjen e tij, gjatë administrimit të UNMIK-ut me Kornizën Kushtetuese edhe tani vazhdon me Kushtetutën e Ahtisarit, që e quajnë diskriminim pozitiv ndaj shumicës kosovare(se shqiptarët s`përmenden askund edhe pse janë shumicë mbi 90% se u shkrin në Kosovar), e të cilët jo vetem që se njohin Republikën e Kosovës, por edhe veprojnë haptas kundër Kosovës, mu ashtu siç i udhëzon, paguan dhe i organizon Serbia,  janë të përgdhelur edhe të paguar nga buxheti i Kosovës, e të cilët jo vetem se kontrollojnë  18% të sipërfaqës së Kosovës në veri  me pjesën e Mitrovicës përej urës së lumit Ibër, ku me vite qëndrojnë pengesat, dhe në atë pjesë të qytetit vriten shqiptarët, nga serbët askush s`burgoset, në çdo këndë e hapsirë janë mbishkrimet me alfabetin çirilicë, flamujt e serbisë foto të Sheshekit dhe kriminelve të tjerë, Gjykatën dhe rregullimin e jetës e bëjnë strukturat paralele serbe, rrymë kanë vazhdimisht, s`paguajn tatim, dhe  qe 13 vite asnjë lider i Kosovës në asnjë fushat zgjedhore s`ka guxuar me dal në atë pjesë të Mitrovicës me  bërë fushat  po as me shkuar këmbë e me u shetit vet pa përcjellje ( e besa as me përcjellje s`jau ka mbajt) dhe krekosen vazhdimisht në TV e shtyp tue thënë Kosova shtet i pavarur –sovran dhe demokratik..!

 

Shqiptarët e Kosovës në kurbet (në të gjitha kontinentet ku janë e kah janë të shperndar ku jetojnë dhe punojnë me vite ) janë mbi 30% dhe s`përfaqësohen në Parlamentin e Kosovës me asnjë përfaqësues, edhe pse me punën, djersën edhe gjakun e tyre, e mbajtën gjallë  Kosovën me ndihma të gjithanshme dhe ende e mbajn, e ndihmuan  edhe luftën, por për qudi qeveria e Kosovës kujdeset  vetem për pakicën serbe  e cila tani më është bërë shtet në shtet mu ashtu siç ka planifikuar edhe Serbia..!

 

Të gjithë përfaqësuesit shtatror të Serbisë, deri më tani, haptas e kanë thën në Kosovë sa herë që kanë hy pa pyetur kend, në të gjitha nivelet e ndryshme ndërkombëtare si BE, PE, KS, OKB etj se kurrë nuk do ta njf Kosovën si shtet të pavarur, dhe haptas ka ngacmuar, kërcënuar e ka vepruar përmes strukturave paralele tue vu pengesa  të ndryshme e deri te vrasja e shqiptarëve, dhe  në Kushtetuten e Serbisë Kosova është pjesë e Serbisë..!

 

Sa i përket bisedimeve që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar jo vetem leje por edhe autorizim nga Parlamenti i Kosovës , për t`i bërë e zhvilluar ato pa caktuar afatin e përfundimeve të tyre  e që ju ka dhënë edhe nga opozita në përjashtim të opozitës reale Vetëvendosjes(VV) e cila e ka kundërshtuar me argumente por e mbivotuar me vota..! Ai, zhvillon takime e bisedime në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, dhe marrëveshjet e arrijtura i quan historike për Kosovën, (që s`janë të tilla e për Serbin janë historike, se po çfajsohet nga krimi dhe gjenocidi që ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe po e rikthen ndikimin dhe mbikqyrjen në Kosovë përmes pakicave kolonizatore serbe)  nga se, Serbia vazhdimisht parashtron kërkesa, e përfaqësuesi i Kosovës( spo e cekim Republika e Kosovës sepse vet kryeministri ka heq dor nga Republika me pranimin e Fusnotës(pusnotës)  sipas kërkesës së Serbisë, dhe  nga  këto bisedime të deri tashme  dhe lëshimet e bëra nga Kosova që po i bëhen Serbisë dhe serbëve kolonizator në veçanti në Mitrovicë me rrethinë me kërkesat e tyre të pa ndalura, atyre ju është hapur rruga dhe po u krijohen kushte dhe rrethana të përshtatshme që edhe tash po edhe në të ardhmen të realizojnë qëllimet e tyre në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë, pasi që Serbia gjithnjë parashtron kërkesa e paraqet kushte, ndërsa Kosova bënë lëshime i pranon ato e asnjëherë s`paraqet kushte dhe kërkesa a kushtëzime siç bënë Serbia pa ndalur sikur Kosova ti ket hak e gjak Serbisë..!. Serbia kërkon ndryshimin e ligjeve në Kushtetutën e Kosovës, sepse kërcënon se do t`i ndërprej bisedimet, Kosova i plotëson ato, Serbia cakton datën e zgjedhjeve, Kosova  e pranon ate, Serbia kërkon heqjen e shenjave të shtetit nga fletvotimet, edhe këtë e pranon dhe do t`i pranon të gjitha që kërkojn serbët e Serbia vetëm e vetëm të jet në pushtet kryeministri Hashim,  i cili  ka pasur arsye t`i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ato kushtëzime që sa herë ju kanë kërkuar në Parlament nga deputetët në opozitë të VV.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora