E premte, 19.04.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rumania dhe njohja e shtetit të Kosovës

E merkure, 11.09.2013, 07:22 PM


(Intervista dhënë revistës rumune Cotidianul.ro)

Pyetjet i parashtron gazetari i shquar rumun, Ion Longin Popescu, ndërsa përgjigjet i jep filoshqiptarja me origjinë rumune, Mona Agrigoroaiei,  specialist e re në çështje të Ballkanit. Që nga 29 gushti, intervistën e kanë lexuar 4.238 vetë, duke qenë e komentuar nga 127 vetë.  Duke patur parasysh bujën që ka bërë kjo intervistë, dhe sidomos intervenimet e komentatorëve, neve s’na mbetet tjetër veçse ta qëndisim një artikull të ri lidhur me këtë subject. Përkthimi në gjuhën shqipe i përket autores. (B. Y.)
1. Pyetje: Kryeministri V. Ponta i ka kërkuar Serbisë të respektojë të drejtat e rumunëve nga Timoku, por ka theksuar se
Rumania nuk do të jep VETO në hyrjen e Serbisë në BE. Një sjellje me dorëza. A din, a e respekton Serbia fjalën e mirë, fjalën e dhënë, marrëveshjen midis xhentëlmenëve?
Përgjigje: Kujtohem kur, ishte fjala vitin e kaluar për mundësinë e dhënies së VETO-s Serbisë për hyrjen në BE, Beogradi menjëherë u frikësua dhe kishte nënshkruar protokollin me Rumaninë lidhur me çështjen e minoritetit rumun. Por ajo një vit të tërë nuk e ka respektuar fjalën e dhënë, më shumë, terrori shtetëror dhe presioni psikologjik ndaj rumunëve të Timokut u shtua. Gjithashtu duhet të sjellë shëmbullin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe trajtimi i tyre nga Beogradi. Kur në vitin 2000, shqiptarët ngritën krye dhe luftuan kundër Beogradit, ky shtet antishqiptar arriti të ndalojë luftën çlirimtare me anë të Marrëveshjes së Konçulit, nëpërmjet të cilit kishte dakorduar që shqiptarëve t’u jepen disa të drejta, kurse shqiptarët, gabimisht dhe pa asnjë garanci, pranuan çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Në natën pas nënshkrimit të marrëveshjes, u vra pabesisht komandant Lleshi (Ridvan Qazimi), i cili kundërshtonte këtë „marrëveshje”. UÇPMB u çmilitarizua, por të drejtat në letër të dhënë shqiptrëve mbetën premtime boshe, edhe pas 11 viteve. Këto shembuj arsyjetojnë faktin se Serbia NUK E NJEH fjalën e mirë, fjalën e dhënë. Ajo duhet kushtëzuar rreptë dhe i duhet vënë çizmën në grykë, përndryshe s’do të realizojë kurrë premtimet e dhëna.  Me anë të kësaj interviste, i bëj thirrje Kryeministrit të Rumanisë, Victor Ponta që, në momentin kur do të diskutohet prapë për hyrjen në BE të Serbisë, të mos frikësohet dhe t'i jep VETO, sepse vetëm një shuplakë të tillë do të mësojë Serbinë sjelljen korrekte në botën demokratike!

2. Pyetje: Keni studiuar kulturën dhe historinë e shqiptarëve nga Kosova, flisni gjuhën shqipe. Edhe shqiptarët, edhe rumunët janë autoktonë në Ballkan. Serbët erdhën shumë më vonë, pas formimit të tyre si popuj. Çfarë lloj të shtetit është Serbia nga perspektiva shqiptare/ rumune?

Përgjigje: Serbia është një shtet pushtues dhe kolonizator nga perspektiva e të dyja popujve josllave, rumun dhe shqiptar. Serbia ka ndjekur kurdo politikën e zgjerimit territorial pa limita, duke projektuar këtë fillimisht nëpërmjet planit „Naçertanije” të vitit 1844 të ministrit të jashtëm serb Ilija Garashnin. Serbia asnjëherë nuk flet për Serbinë Etnike, Serbinë në kufijtë e saj natyrale, por flet vetëm e vetëm për Serbinë e Madhe. Sepse, po të fliste për Serbinë Etnike, do të mbetet vetëm në kufijtë e ish pashallëkut të Beogradit. Trevat e tjera janë të pushtuara dhe të kolonizuara. Serbia është zgjeruar në drejtim të Toplicës shqiptare (ish sanxhaku i Nishit) ,e spastruar etnikisht në 1877 nga ushtria serbe, në drejtim të Kosovës dhe ka synuar të pushtojë edhe veriun e Shqipërisë deri në lumin Shkumbin dhe të del në Adriatik. Në anën tjetër, Serbia ka pushtuar një gjysëm e Banatit dhe luginën e Timokut. Dhe, duke mos marrë parasysh të gjithë këto padrejtësi ndaj popujve shqiptar dhe rumun, Serbia është një shtet i përkdhekur nga Evropa Plake, sepse është aleate me Rusinë. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe Konferenca e Parisit (1918) dëshmojnë këtë. Më shumë, Serbia është një shtet që gjatë tërë historisë së tij ka mbjellë vetëm vdekje, masakra dhe terror ndaj popujve josllave, shqiptar dhe rumun. Ajo ka ndjekur vetëm politikën e asimilimit dhe terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve dhe rumunëve, me qëllim të krijimit të një shteti serb të pastër etnikisht. Praktikat e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve dhe rumunëve vazhdojnë brenda shtetit shovinist serb edhe në ditët tona, në të dyja luginat motra nën pushtim dhe kolonizim të Beogradit, Lugina e Timokut rumune dhe Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) shqiptare.
3. Pyetje: Shqipja si edhe rumanishtja (me dialektët arumun, istrorumun, meglenorumun) janë gjuhe të farëfisnuara, shumë herë gjuhëtarët deshifrojnë disa karakteristika të vjetërsisë së gjuhës rumune duke nxjerrë fjalët e përbashkëta rumuno-shqiptare. Në çfarë masë janë edhe historitë e të dyja popujve të farëfisnuara?

Përgjigje: Historitë e të dyja popujve kanë shumë gjëra të përbashkëta. E para, edhe populli rumun me stërgjyshërit e tij trako-dakë, edhe populli shqiptar, me stërgjyshërit e tij ilirë rrjedhin prej një trung të përbashkët, trungu PELASG. Pelazgët kanë banuar Gadishullin Ballkanik shumë herët dhe të gjitha popujt të formuara më pas, ilirët, trakët (me fisin dak gjithashtu), grekët antikë (që ishin një popull - përzierje të pelazgëve me një popull pushtues semito-hamit – egjiptas e fenikas) etj. kanë qenë pasardhës të pelasgëve.  Duhet pohuar gjithashtu edhe se, në trojet rumune, komuniteti shqiptar është datuar dokumentarisht që nga fillimi i shekullit XVI, ndërkohë që në Shqipëri jeton një numër domëthenës i arumunëve. Në periudhën e viteve 1830-1912, në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, Rumania ishte strehë e patriotëve shqiptarë, duke filluar me patriotin Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, krijuesi i alfabetit të parë shqiptar, i vendosur në Braila, në 1919, ka marrë pjesë në revolucionin e vitit 1821, të udhëhequr nga Tudor Vladimirescu.  Kolonia shqiptare nga
Rumania ka pasur një aktivitet të veçantë. U krijuan një seri shoqatash patriotike si "Drita"¸ e udhëhequr nga Nikolla Naço, "Dituria", që më pas u bashkuan në një shoqatë të vetme - "Bashkimi". Njëherësh me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Rumania ka qenë shteti i parë që e ka njohur Shtetin e Pavarur Shqiptar. Nuk duhet harruar se interesi kombëtar rumun diktoi edhe formimin e shtetit shqiptar në kufijtë e tij etnik, sepse projekti i mbretërisë rumune ishte për krijimin e një konfederate rumuno-shqiptare në Ballkan, që do të duhej të udhëhiqej nga princi Wied...
4. Pyetje:  Presionet ndërkombëtare ndaj Rumanisë, për të njohur Kosovën si shtet të pavarur janë në rritje. A është i justifikuar tmerri zyrtar i Bukureshtit se, duke njohur Kosovën, do të ishte e nevojshme të njeh edhe Trevën e Sekujve? A janë ngjashmëri midis të dyja entitete? Pra, mund të thuhet se
Rumania nuk do Serbinë kur refuzon njohjen e Kosovës, por ka tmerr për një precedent oër Transilvaninë?
Përgjigje: Midis të dyja entiteteve, Kosova dhe Treva e Sekujve nuk ka ngjashmëri. Kosova ishte territor shqiptar i pushtuar dhe i kolonizuar nga Beogradi, ashtu si Transilvania që ka qenë territor i pushtuar dhe i kolonizuar nga Hungaria dhe, në një periudhë të caktuar të historisë, nga perandoria Austro-Hungareze. Në Kosovë duhet pohuar se ka një varg të popullsisë serbe të kolonizuar me politikë shtetërore nga Beogradi, ashtu siç në Transilvani janë kolonizuar sekujët. Sekujët nuk janë hungarez, ata janë një popull të mongoloid, që ka humbur identitetin kombëtar, ka humbur gjuhën dhe kulturën e vet dhe sillet më hungarez si të gjithë hungarezët. Askush nuk thotë se serbët në Kosovë apo sekujët në Transilvani nuk kanë të drejtë të qendrojnë në trojet ku kanë ardhur si pasojë të politikës shtetërore serbe apo hungareze, por ata nuk kanë të drejtë të vetëvendosjes, as të brendshme, as të jashtme, nga shtetet ku jetojnë. Ata duhet të shohin jetën e tyre brenda Kosovës apo Rumanisë dhe të mos bëhen pre politikës shoviniste të Beogradit apo të Budapestës! Pra,  teoria e „precedentit të rrezikshëm” është fantazma e propagandës së elementëve agjenurore pro-sllave që ngacmon politikën dhe shtypin rumun, për ta frikësuar dhe tmerruar për një akt të domosdoshëm, njohjen e Kosovës nga
Rumania. Ajo nuk është e justifikuar nga as nga rrethanat historiko-politike, as nga situata në terren. Jo para shumë kohë kam shkruar një letër të hapur Ministrit të Jashtëm të Rumanisë, Titus Corlatean. Edhe nëpërmjet asaj letre, edhe me anë të intervistës së tanishme i kam kërkuar dhe bëj thirrje edhe një herë që, nëse nga arsyje të ndryshme nuk mund të përkrahet hapur të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar për të krijuar shtetin e vetëm etnik shqiptar, Shqipëria e Ribashkuar, së paku të ruajë neutralitetin dhe, sa më parë të njeh Kosovën para që këtë gjë të bëjë Serbinë; sepse nëse Rumania nuk njeh Kosovën para se të njeh Serbinë, do të mbetet gjithmonë e turpëruar para kombit shqiptar dhe Shqipërisë.
5. Pyetje: Si manifestohet shovinizmi antirumun serb në Timok? Do të ishte e mundshme që Timoku të kërkojë ndonjëherë bashkangjitjen me Rumani, siç hamendin nacionalistët serbë

Përgjigje: Rumunëve iu mohohet e drejta për të folur rumanisht në hapësirat publike. Shumë herë ka ndodhur që, nëse ata flasin rumanisht, policët serbë t’i rrahin. Gjithashtu, atyre iu mohohet e drejta për të pasur mesha fetare në gjuhën rumune dhe edhe për të pasur shkollim në gjuhën rumune. Lexoja se manifestimi i fundit të shovinizmit serb në Timok ishte ultimatumi i dhënë i atit rumun Bojan për të rrënuar kishën rumune e fshatit Malainita dhe për të rrënuar edhe gardhi i kishës. Ata duan të shkatërrojnë kishën e atij fshati rumun, ashtu siç kanë hequr në Preshevë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB, duke përdorur të njëjtën politikë kërcënuese dhe agresive. Komuniteti ndërkombëtar duhet ndaj patjetër të ndërhyjë dhe t’i ndali revanin shovinist antirumun dhe antishqiptar Beogradit. Serbia duhet të kuptojë se teorikisht çdo populli që i mohohet vetëvendosja e brendshme, ka të drejtë të kërkojë edhe vetëvendosje të jashtme dhe të mos luhet me zjarrin, sepse do të digjet jo vetëm duart, por edhe fijen e fundit të flokut të kokës së vet të nxehur shoviniste! Askush tani në Timok nuk e kërkon bashkangjitjen me Rumaninë, por në rast se ndërgjëgja popullore kolektive do të evoluojë atje dhe në Rumani drejt një kërkese të tillë, atëherë edhe Bukureshti do të ketë detyrë të punojë për të mbështetur këtë sa më shumë!
6. Pyetje: Si, nëpërmjet të cilave metodave punon Beogradi për të dobësuar unitetin dhe forcën e rumunëve të Timokut?

Përgjigje: Beogradi përdor shumë metoda për të dobësuar unitetin dhe forcën e rumunëve të Timokut. Serbia, përmes forcave të saja agjenturore blen shumë krerë të rumunëve dhe nxit në formimin e shumë partive. Ajo përdor pra parullën e vjetër "përçajë e sundo!". Ajo ka formuar një ashtuquajtur "Këshill Nacionl Vlleh", që çon një politkë antirumune. Gjithashtu, rumunët i Timokut i ndan nga kombi rumun, nëpërmjet shpikjes së një gjuhë të panjohur dhe paekzistuese, gjuha vllehe, si hap ndërmjetësues për asimilimin e tyre.
7. Pyetje:  Në fakt, çfarë ngjashmëri janë midis Kosovës dhe Timokut? Çfarë dallime?

Përgjigje: Ngjashmëria më e dukshme është se të dyja territoret janë të banuar nga popullsi josllave shqiptare apo rumune që kanë qenë apo janë ende nën shenjeshtrën e asimilimit të Beogradit. Si dallime do të them se nëse Kosova ka fituar një status pavarësie formale, Timoku është ende nën pushtimin dhe kolonizmine Beogradit. Të dyja trojet brenda Jugosllavisë kanë pasur status të ndryshëm. Kosova ka pasur autonomi deri në ardhjen e Millosheviçit, kurse Timoku ka qenë nën sundimin të drejtëpërdrejtë të Serbisë dhe, për fat të keq, vazhdon ende.

8. Pyetje:  Minoriteti serb në Kosovë gëzon shumë të drejta, si edhe në Rumani... Cilat janë këto? Çfarë është pakoja Ahtisaari?

Përgjigje: Rumania është një shtet ku jo vetëm që respektohen të drejat e minoritetit serb, por të të gjitha minoriteteve, siç janë: përdorimi i lirshëm të gjuhës, ushtrimi i kulturës së vet pa diskriminim, e drejta e krijimit të shoqatave kulturore, e drejta e shkollimit në gjuhën amtare, përfaqësimi në Parlament. Në Kosovë statusi i serbëve është një i privilegjuar, duke marrë parasysh se atje kjo minoritet nuk mund të ketë më shumë se 4% dhe ky privilegj është edhe në krahasim jo vetëm me shumicën shqiptare, por edhe me minoritetet e tjera. Pakoja Ahtisaari është "propozimi gjithpërfshirës" i të Ngarkuarit Special të OKB-së, Martti Ahtisaari për zgjidhjen e startusit të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosoës bazohet në këtë dokument. Në të parashihen të drejtat e komunitetit serb. Kosova është shpallur shtet ku gjuha e dytë zyrtare është serbishtja,bashkë me shqipen. Serbët kanë të drejtën të kenë 20 deputetë të rezervuar në Parlamentin e Kosovës, të kenë përfaqësues në qeveri në nivel e zëvendëskryeministrit, për të pasur komuna autonome me shumicë serbe (u krijuan nëpërmjet inxhinerive demografike komun të reja të këtilla) "të decentralizuara", "të lidhura midis tyre horizontalisht dhe veritkalisht me Beogradin - një entitet serb brenda Kosovës, e barabartë strategjikisht me Republikn Srbska në Bosnjë. Gjithashtu, kishat ortodokse kanë të drejën e ekstraterritorialitetit, dmth të sundojnë një territor të caktuar përreth godinës së vet.

9. Pyetje:  Nëse do të aplikohej parimi evropian i reciprocitetit, çfarë të drejta do të duhej të kishin rumunët e Timokut?

Përgjigje: Nëse do të aplikohej këtë parim, në rradhë të parë do të gëzohen për të drejtat minimale: përdorimi i lirshëm i gjuhës në hapësirat publike, mësimi në gjuhën amtare, meshat fetare në rumanisht. Pastaj ky minoritet, sipas gjykimit ahtisarian, do të duhej të kishte së paku 25-30 deputetë në Parlamentin e Beogradit, një zëvendëskryeministër, më shumë zëvendësministra, autonomi territoriale, pra banimet rumune të jenë "të lidhura horizontalisht midis tyre"dhe "vertikalisht" me Rumaninë, kurse kishat rumune të kenë të drejën e ekstraterritorialitetit.

http://www.cotidianul.ro/romania-si-recunoasterea-statului-kosovo-221261/



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora