E marte, 19.03.2024, 08:40 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Kur bien qeveritë?

E enjte, 22.05.2008, 07:44 PM


Skender Korça
Kur bien qeveritë?

Mocioni dhe votëbesimi i qeverive në botë- Kosovë!

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Rruga deri te një votëbesim në parlament për qeverinë dhe kabinetin e saj duhet të kalojë nëpër një logjikë se si duhet të funksionojë demokracia, e jo ndonëse disi ndryshe me pa dëshirë të kuptosh se qeveria e një krymenistri duhet të hyjë në votëbesim nga disa forca të tjera të opozitës që kërkojnë paraqitjen e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë që ai drejton.

Pavarësisht nga ndryshimi midis një mocioni mosbesimi dhe kërkesës për votebesim, në konjukturën e tanishme politike kosovare, nga të gjitha drejtimet duhej të kishte qenë vet prijësi i saj që të mësojë se si duhet të hyjnë në votëbesim sepse kjo është demokratike sepse edhe kur të bie vetë apo me kalim mandati në kohë, të mësojë se si duhet të vepruar në demokraci.
Në çdo vend të botës, ku funksionon pluralizmi, largimi nga qeveria e një pjese shumë me rëndësi edhe atyre  qoftë të sekretarëve permanent pastaj i një ministri të rëndësishëm apo një polemizimi për të paranuar ose mos pranuar një kandidat për minister, pa përmendur rrëzimin e një kandidature të paraqitur prej kryeministrit(ose diktaktit të koalicionit se do i pranojë të gjithë për ministra, vetëm ata nga e kaluara jo), do të kishte mjaftuar që kreu i qeverisë të kërkonte votëbesim në parlament për të mos shkuar më tej me gafe dhe të mos ecej me këto frika se  po kërkohet votëbesimi dhe po mbaronte politika dhe jeta politike e një grupi apo një krahu politik…..por kjo është edhe për të parë problemet se si reagohet për një ligj kur ligjëvënësit në një propozim qeverie nuk e kalojnë asesi…sikur ligji per festën e 28 Nëntorit, të debatohej më gjatë do biente qeveria me çdo  kusht dhe shumë shpejtë madje.Kjo jep me kuptuar se gafet e propozuara si ligje të kalojnë me ngulm, janë probleme që reflektojnë në aspektin moral, largimin nga qeveria menjëherë të kreut të saj edhe të eksponentëve të rëndësishëm e pasuar nga  influenca e kandidatures së paraqitur në fillim të zgjedhjeve për postin e kryeminsitrit, e komprometon rëndë të drejtën e tij morale për të vazhduar qeverisjen normalisht. Sepse kabineti dhe qeveria dhe mandatari i saj zgjidhen pas numrimit të votës, e jo në kohën e kandidaturave fillestare…garuese.
Sikur të mos ketë ndodhur asgjë prej gjëje….sillet vetëm emri qeveri këtu do duhet të bënte tash një test për të vënë në votëbesim vetën e vet, për të thënë se kemi demokraci.
Ja një shembull kur nje shef grupi parlamentar të koalicionit e quan veten vërtete shef, thotë se kemi pasë më të mirë emra për minsitra, kjo dmth se emrimi i një minsitri tij është bërë me kuotën e pranimit të detyrushëm nga koalicioni sepse një emër tjetër nuk do kalonte…..edhe ky jep një shancë për të u votëbesuar…..
Demokracia kështu dhe proceset në te, tashmë nga dita në ditë janë venitur, aq sa dhe ato akte e qëndrime pozitive të dikurshme si “vepra patriotike” në këtë drejtim po shihen me shumë si manovra të karakterit demagogjik si pasojë e etjes për pushtet pa votëbesim se sa si diçka ndryshe.
Në fund, qe eshte dhe më kryesorja, qeverisja e ka humbur dukshëm efektivitetin e saj. Që nga ato momentet e ashtuquajtura "qeverisje" mund të karakterizohet vetëm me një fjale; "rrumpallë" e ingranazhit të kohës.
Qeveria tashmë shembëllen si një sakat(edhe pse me staf të pa larguar-kusht i mocionit të votëbesimit), i cili me shtysen e parë rrëzohet për toke për të mos u ngritur më, sepse po prodhon kriza….. Në mungesë të një autoriteti të munguar që do të vinte vetëm pas kapërcimit të një sprove votëbesimi, askush nga qeveritarët nuk mund të marrë “iniciativa për të zhvilluar përgjëgjesitë që i takojnë”, sepse zhurmat për këtë qeveri po janë të mëdha…
Keshtu, p.sh. mjafton të përmendet vetëm rritja  e nervozizmit se a do jetë njejtë si tash,  si pas 15 qershorit , mjafton të të motivohehesh se duhet futur qeverinë në votëbesim, sepse kjo është pa aftësia për të ditur gjërat që të presin..
Elementi i fundit është e drejta e votës së qytetarit të rishikohet, se si është formuar kabineti qeveritar, me individë që kanë humbur skajshëm në zonat e veta zgjedhore të bënë edhe më fuqishëm që të kërkosh nga ligjëvënsit që të hyjnë në garën e votëbesimit të qeversië. Kjo qeveri kështu, pa votëbesim është më shumë si qeveri e mbajtjës së pushtetit me zor se sa ajo e votëbesuara . pse është kjo kur thamë me lartë nëse përbrenda një partie politike te koalicionit thuhet se kandidati i tyre nuk është i devotshëm për të qenë ministër, kur reagon shefi i grupit të saj në parlament, kur pikërisht ai  kandidat bëhet ministër, kjo flet edhe më bindëshëm se qeveria në këtë krizë emrimesh ka qenë dashur të propozojë vetë mocionin për të hyrë në votëbesim, ose me kandidaturat e humbura të zonave të votëbesohet menjeherë…..
Krejt ndryshe do të ishin punët nëse  qeveria dhe kabinet'i ishte nënshtruar një votëbesimi në parlament, për të cilin gjasat më të mëdha  do ishin për të kaluar me zor këtë votëbesim dhe do të lirohej edhe qytetari prej kompleksit të saj për vazhdim mandatin se sa të ndodhë se si po ndodhë tash. Vetëm pas kësaj do të kishte të drejtën morale që të dilnin me “shpatë në dorë" për të shmangur vakumin dhe mosafinitetin e qeverisë që e ka çuar vendin në krizë.
Një votëbesim do ishte zgjidhje dhe relaksim i qeverisë në punën e saj për t’i dëshiruar shumë sukses në mandatin e saj…Është lirimi moral i deputetit nga mëkati, është zëri i arsyes dhe i verifikimit të veprës dhe emrimit në rrugën e demokracisë së nisur. Demokracia ka frikën e të qenurit në pozitë por kjo hiqet kur votëbesohesh….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora