E premte, 29.03.2024, 07:12 AM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Reagim - Stalinistët e Top News-it

E merkure, 11.09.2013, 04:05 PM


STALINISTET E TOP NEWS-IT TE TURPNOHEN PER AKUZEN QE I BAJNE HOYRE PARTI-SE NE NORVEGJI

Nga Selim M. Nengurra

Mbrame derisa percillja lajmet neper disa Tv shqiptare me ra ne sy nji lajm i rrejshem, nji lajm trillim dhe shume denigrues ne TOP NEWS  te Shqipnise. ....NE NORVEGJI FITOJE PARTIJA E BREIVIKUT ishte teksti ne kete TV dhe ky tekst ishte pothuej si kryetitull ne kete TV. Une jam shqiptar i Dardanise, por jam shtetas norvegjez dhe edhe Keshilltar komunal atje ne komunen Srpsborg dhe jam antar e simpatizant i HOYRE PARTI ku lidere asht zonja Erna Solberg.

Redaksise se TOP NEWS dhe drejtuesve te ti ju tham se duhet te mirren me pune tjera me hallet e shqiptarve ne Shqipni, me faktin se atje pushtetin e moren klyshet e Enverit, stalinistet sllavist qe ju ndan mirnjohje kangetarve serb dhe i shpallen qytetar nderi te Tiranes, te mirren me problemet sociale qe i ka shteti shqiptar, me krimin atje sepse vetem kete vere ne Magjitstralen e Kombit ka pas me dhjetra sulme me arme zjarri per ti plaqkite turistet e qe kryesishte ishin shqiptare nga Dardania, ne Hotelin GUDIJA  ne Velipoje ne mes korrik te keti viti per ta plaqkit fizikisht sulmohet edhe djali im shtetas norvegjez z. Petrit Selim Hasanaj. Pra juve shpifsit e TOP NEWS -it merruni me keto dukuni e probleme e mos u merrni me nji shtet qe asht shteti ma i sigurti ne bote, me standard ma te mire ne bote, me jeten sociale ma te mire ne bote, me papunsine ma te vogel ne bote dhe me kushtet, lirite e te drejtat fetare, racore e njerzore per refugjat, per azilkerkues, per minoritare tjere pa dallim feje, race e ngjyre ne bote. Jua perkujtoj se Norvegjia asht shkepute nga Unioni me Suedine ne vitin 1905 pra vetem 7 vjet para se Shqipnia te shpalle mvetesine me 1912. Mirpo norvegjezet nuk ishin si neve shqiptaret ata sado qe Zoti ju caktoj fatin te kene per Atdhe nji vend me bjeshke e male, me moqale e me nji klime te ashper, ata me patate e peshk si artikuj te vetem ushqimi punuen nate e dite dhe nga nji vend i varfen ne fillim te viteve 1960-ta arriten ta qesin Norvegjine ne krye te listes se shteteve ma te mira, ma te sigurta dhe ma stabile ne bote. Pra me pune norvegjezet ndertuen shtetin, me respektim te ligjeve dhe Kushtetutes se vet fituen simpati dhe perkrahje te shteteve te medha botnore dhe pasi e gjeten naften ne pjeset prendimore te detit norvegjez sot asht shteti ma i pasun ne bote. Pra juve mjeranet dhe mjeshtrit e shpifjeve te TOP NEWS te Shqipnise nese doni ta permendni Norvegjine shkrueni per keto te mira te keti populli e keti vendi dhe lutni shqiptaret te mesojne se si ndertohet e bahet shteti, se si bahet jeta e mire e e sigurte ne shtet, se si qytetari e ndien veten mire ne shtet. Mos harroni se Norvegjia ka vetem 4.800.000 banore dhe aspak nuk ka pasuni natyrore ma shume se Shqipnia. Mos rreni e mos shpifni sikur kishit ba dje se gjoja ne Norvegji ka fitue partija e Breivikut e kriminelit qe me 21 korrik 2012 ne ujdhesen UTOYA  vrau mizorisht 78 veta. Une nuk e di faktin se a ka qen Anders Behring Breivik ndonjihere antare i HOYRE PARTI ne Norvegji, por edhe sikur ta dija kjo ska fare lidhje me HOYRE PARTI sikur se juve redaksia e TOP NEWS orvateni ta bani me lajmin e juej diten e djeshme te 10 shtatorit 2013. Mund te jet se z. Anders Behring Breivik te kete qene antar i HOYREPARTI-se dikur, por kjo nuk do thote se veprimin makaber e kriminel e bani i indoktrinuem me ideologji te HOYRE PARTI qe juve e perktheni ne shqipe si PARTIA KONSERVATORE. Ne Norvegji antari i nji partije llogaritet si antar vetem ai qe mbrenda viti kalendarik ka pague antaresine ne parti, nese se ka ba kete ai automatikisht nuk asht ma antar i partise. Pra ne momentin e krimit te Breivikut ai nuk ishte antar i HOYRE PARTI-se dhe juve asesi nuk keni guxue te shpifni si keni ba dje. Ama edhe sikur te ishte antar i saj, po ju spjegoje se Berivik motivimin dhe urrejtjen kunder kulturave, feve dhe ideologjive tjera e akumuloj pikerisht shkaku i politikave te buta te socialdemokratve europrendimor te cilet ne realitet jane socialiste-komuniste dhe te cilet lejuen qe Europa te vershohet nga popuj te shteteve te ndryshme islame, me fe e kulture islame te cilet jo vetem se shfrytezojne te mirat dhe lirite e demokracive europrendimore, por ata rrezikojne ta shkatrrojne kulturen oksidentale te krishtenizmit europrendimor. Une ka ma shume se 12 vite qe jam antar i HOYRE PARTI dhe e njof mire programin e kesaj partije, ju tham se ka dy pika te keti programi qe une nuk pajtohem dhe ato jane: POLITIKA E EMIGRACIONIT apo INVANDRAPOLITTIKEN  sikur thone norvegjishte dhe politiken e transportit dhe komunikacionit. Nuk pajtohem me invandrapolittiken shkaku se asht i njejti program sikur i ARBEIDERPARTI qe ishte deri dje ne pushtet e qe asht partia LABURISTE ne pershtatje te fjalorit tone, por qe edhe asht simoter e soc-komunistve-envero-stalinistve te Shqipnise se Edvin Kristaq Rames tone. Andaj akuzat e TV-se tuej per Zonjen e madhe Erna Solberg se gjoja ajo qenka e njoftun si antihumane e kunder ardhjes se te huejve ne Norvegji nuk qendron fare. Zonja Erna Solberg ishte ministre e punes dhe mirqenjes sociale para 10-12 viteve dhe nga kjo pozite kishte pergjegjesine edhe per departamentin e emigracionit apo UDI sikur njifet ne Norvegji dhe ajo me plot te drejte dhe me arsye pat kerkue ta ndalojne dhanjen e lejeqendrimeve per refugjatet e Irakut dhe kete e pat arsytue me faktin se ata ishin ne krye te listave per krime, per dhunime te femnave norvegjeze etnike, per krime tjera dhe per faktin se te gjithe jetonin e jetojne me ndihma te socialit e nuk punonin. Per kete nji i cmendun me tru islamiku terroriste pat kerrcnue me  jete zonjen Erna Solberg dhe nji tjeter ne nji tubim e pat hudh nji torte ne ftyren e saj. Pra pse islamistet dojne te qendrojne me zor ne Norvegji dhe asnji gja mos te bajne per tu integrue, por perkundrazi kerrcnojne e bajne pune te liga dhe shfrytzojne jeten e ligjet sociale atje, mund ta quejn zonjen Erna Solberg ashtu sikur e keni qujet juve dje ne TV tuej.

HOYRE PARTI apo Partija Konservatore qe juve e perketheni asht per pranimin e te huejve ne Norvegji, bile edhe ma shume se secila parti tjeter atje, por ardhacaket duhet te jene kuadro, te jene qytetare te ngritun e te arsimuem dhe te jene te interesuem me u integrue ne jeten, kulturen dhe sistemin e Norvegjise e jo te vijne ne Norvegji me hap xhamija.



(Vota: 27 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora