E premte, 19.04.2024, 07:11 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pak ngapak-kapak?

E marte, 10.09.2013, 10:11 PM


PAK  NGAPAK-KAPAK ???

Nga Dedë Preqi

Përpjekja e shtetit të Kosovës, për të arritë pothuaj një  marrëveshje të  paqës me Serbinë, mund të quhet e dyshimtë, sepse gjeneratorët e këtij shteti më shumë janë zhurmagjinj të politikave trashëguese, se sa kanë qëllime të stabilitetit në rajon, por pak ngapak, duhet kësaj qështje një ditë ti vëhët një kapak. Marrëveshjet e gjerëtanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, më shumë janë kontradiktore,  sepse Serbia po ia ashpërlanë sytë Evropës, në realitet ajo akoma llogarit me llogaritë e saja të vjetra, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të vetën, e cila ëndërr ishte e kobshme, që kurrë nuk mund të realizohet, sepse ishte vetëm një ëndërr e imagjinar.

Reqetat të cilat i përgadit Serbia në marrëveshje me Kosovën, janë shumë të tharta, të cilat nuk kanë kalori njerëzore dhe as fqinjësore, por mund të kuptohet shumë lehtë, se një gjendje e tendosur, e cila ka nevojë të përmirësohet dhe jo të përshkallëzohet, sepse asnjëra palë nuk ka përfitime me këtë humbje të kohës, sidomos pala kosovare, e cila gjindet  në një situatë të pa lakmueshme politike dhe ekonomike, dhe kureshtja e popullit është e ftohtë në këto marrëveshje, edhe pse kryenegociatorët e konsiderojnë këtë marrëveshje  si të favorshme, atëherë çfarë paraqesin këto marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, kur shumë pak, apo pothuaj asgjë nuk është realizuar në praktikë nga pala serbe, duke filluar nga mos largimi i barikadave në pjesën veriore të Mitrovicës, mos shuarja e strukturave paralele, mos funkcionimi i gjykatave sipas Kushtetutëmërisë së Kosovës,  mos shuarja e strukturave policore dhe ato të mbojtjes lokale, si dhe shumë elemente tjera ekzistuese që veprojnë në kundërshtim të ligjeve kosovare.

Populli i Kosovës, pas robërisë së fundit  shekullore, mundohet të ngritët në këmbët e veta  dhe ta gjejë vetën në mes kombeve të lira  dhe të zhvilluara të botës, ashtu dhe për të treguar se ky popull i lashtë iliro-pëllazg, është ndër popujt më të mundimshëm në historinë e popujve të botës,  të cilët me shekuj luftuan për liri dhe pavarësi, dhe një popull i qëndrueshëm e i guximshëm, që nuk mund të shuhet  përjetë, siq predentuan armiqtë e tij, dhe të mbështetur nga miqtë e vet, në krye me SHBA-të, ky popull do të ecën përpara në rrugën e demokracisë dhe lirisë, edhe pse sot në këto kushte dhe rrethana të dobëta nga  një qeverisje jo e mirë, nuk ka forcë që mund t’ia ndalë hapat e saj për të ardhmën më të mirë të vendit dhe popullit të saj, duke shpresuar  në resurset e veta  njerëzore dhe natyrore, të cilat i posedon  ky vend,  duke besuar  edhe në forcat e shëndosha të rinisë  intelektuale që ka Kosova, për ta përmirësuar gjendjen ekonomike  dhe politike, po ashtu,  edhe zgjedhjet e ardhshme do të sjellin  ndryshime  të reja, dhe rruga e saj e integrimëve nuk do të mvaret nga instinktet e Beogradit dhe rrugëve tjera, por kjo rrugë mvaret prej vetë popullit të Kosovës, poashtu edhe nga miqtë ndërkombëtarë.

Shteti i Serbisë dhe qeveria e saj, ka bërë shumë pak në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë  së mirë me Kosovën, edhe pse përmes Brukselit janë zhvilluar shumë negociata me qëllim të një marrëveshje reciproke  në mes këtyre dy shteteve sovrane, të cilat jetuan me shekuj në konflikt, por jo me fajin e shqiptarëve, për atë, Serbia duhet të diciplinohet  një ditë dhe sa më parë dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e saj ndaj popullit shqiptarë dhe të tjerëve, përndryshe Evropa do të bëjë hapa të gabueshëm me pranimin e saj në Evropën e bashkuar dhe të integruar, sepse mund të ketë vetëm pasoja,  nga se Serbia  nuk e meriton  një çmim të tillë dhe nuk  i plotëson kushtet në këtë mënyrë dhe në këto rrethana në të cilat gjindet dhe vepron me fqinjët e vet, dhe para se Serbia të anëtarësohet në Evropë, duhet që të përgjigjet në shumë qështje që janë të pa zgjidhura për Kosovën, sidomos në qështjen e të zhdukurve, nga të cilët janë edhe 1725 njerëz të zhdukur dhe të mëshehur në teritoret e Serbisë,  që akoma nuk ka përgjigje për kthimin e tyre, që të ri-atdhesohen dhe të prehën në tokën e tyre në Kosovë.

Prandaj, Kosova dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme, jo të mirret shumë me qështjet e Serbisë, por kryesisht të mirret me qështjet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të bëjë reforma të reja dhe të nevojshme për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, të cilët akoma nuk kanë mundur të gjejnë vetën dhe të  investojnë në Kosovë, për shkak të kushteve dhe rrethanave të pa përshtatshme.

Zhvillimet e fundit në fushën diplomatike dhe ato të Energjisë dhe Telekomit, në mes Kosovës dhe Serbisë, janë negociata të rëndësishme, por  të vonuara, të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë, edhe pse qëndrimet e shtetit serb janë qëndrime „lojale“, të cilat kanë qëllime të errëta për Kosovën dhe popullin shqiptarë për ta mbajtur  peng të ardhmën e saj. Është parim demokratik, është ligj njerëzor, moral e shpirtëror, që të gjitha vendet e Ballkanit të dala nga blloku komunist , të formojnë një rezulutë, e cila e dënon dhunën dhe regjimin totalitarë, ashtu dhe populli i Kosovës, në bazë të këtij parimi të dënojë dhunën e ushtruar nga regjimi serbo-sllav, që nga viti 1945-1999, në mënyrë që gjërat me Serbinë të shkonin  pak më ndryshe, kështu që pak ngapak, kësaj qështje ti vëhët një kapak???.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora