E diele, 07.03.2021, 09:50 AM (GMT)

Lajme

Xhafer Leci: Ka ndërruar jetë Jakup Biçkaj

E marte, 10.09.2013, 09:03 PM


Ka ndërruar jetë Jakup Biçkaj, mërgimtari më i vjetër i kësaj ane.

Të moqmit kanë thënë vendi-dheu i huaj është i ftohtë

Nga Xhafer LECI

Në moshën 84 vjeçare në Wendlingen të Gjermanisë u shua nga jeta Jakup Biçkaj. Jakup Biçkaj u lind më 23.04.1929 në fshatin Hogosht të Kamenicës, dhe vdiq më 20.08.2013 në Wendlingen am Neckar.

Po ashtu, ai u varros në fshatin e lindjes, Hogosht, me 22.08.2013, në praninë e mbi 500 pjesmarrësve, familjarë, bashkëfshatarë, miq e shokë nga vendlindja, nga Kosova e nga Gjermania.

Jakup Biçkaj me artikëllshkruesin e këtyre rreshtave, ishin bashkëpjesmmarrës të shumë demonstratave të zhvilluara në Perëndim në vitet 1980-ta. Bashkarisht me shumë shokë të tjerë kemi marrë pjesë në veprimtaritë e fatkeqësitë-varrimin e heronjve të Kosovës, të cilët aktivitetin e tyre patriotik e zhvilluan në Gjermani, Zvicër e diasporë, si vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në vitin 1982, në Stuttgart, të heroit Enver Hadri, më 1990 në Bruksel... I biri i Jakupit, Njaziu, kusheriri Salih Biçkaj, si dhe nipi, djali i motrës, Emin Krasniqi, njëherit edhe drejtues i grupit “Albanikos” janë denuar më 1981, dhe kanë bashkëvuajtur shumë vite në bugjet e Serbisë-Jugosllavisë, shoveniste.

Nganjëherë nepër demonstrata takonim edhe njërin nga organizatorët, veteranin e çështjes kombëtare, bashkëfshatarin e Jakupit, z. Hasan Malaj, vëllai i dëshmorit Rexhep Malaj, i cili qe vrarë në Prishtinë më 1984, nga UDB-a gjakatare, bashkë me dëshmorin Nuhi Berisha. Jakupi bisedonte me Hasan Malajn dhe patriotë të tjerë në mërgim për hallet e shumta të popullit tonë të shumëvuajtur.

Nuk kanë thënë kot të moçmit, se dheu i huaj është i ftohtë.

Vdekjet në dhe të huaj janë më të dhimbëshme, sepse ato i i bëjnë të tilla pritjet e gjata për përgatitjen e kufomave të mërgimtarëve, dokumentet e udhëtimit..., për të cilat nganjëherë duhët pritur disa ditë, derisa kufomat arrijnë në vendlindje.

Për këtë arsye dhimbja për familjarët, farefisin e miqtë e të ndjerëve bëhët edhe më e rëndë. Kësisoj ndodhi dhe në rastin e vdekljes së Jakup Biçkajt, këtij mërgimtari dhe ëndërrmitari të përhershëm për lirinë e Kosovës.

Pak fjalë për jetën, vdekjen e dhimbëshme të mërgimtarëve në vend të huaj.

Një shembull, më 1970-të në qytezen Wendlingen, banonin e punonin këta shqiptarë:

Daut, Hasan, Latif, Qemajl, Shaqir, Zenë e Tefik Morina, Jakup e Adem Fetahi, Bejtullah, Taip, Murat, Xhafer e Balë Leci, Mustafë e Hajrullah Matoshi, Veli, Xhavit e Jonuz Fazlija, Jakup Biçkaj, Sabit Latifaj, Xhavit, Sahit e Aziz Agaj, Vehbi e Hasan Dance, Xhafer Gashi, Xhavit Zeqiri, Liman Kqiku, Ali Orana, Hafiz Hafizi, Sylë, Shefqet e Zijah Zylfijaj, Jakup e Ruzhdi Kryeziu dheTaip Emini. Gjithesejt 37 veta. Nga këta 32 banonin në ndërtesën moderne, pronë e Firmës të Mobileve, Erwin Behr, në rrugën Alb Str.13, 73240 Ëendlingen am Neckar, ndërsa 20 prej tyre punonin në kët firmë. Nga të 37-të sa ishin atëherë, kanë vdekur 12-të: Daut, Latif e Qemajl Morina, Jakup e Adem Fetahi, Sabit Latifaj, Aziz Agaj, Xhavit Zeqiri,Taip Leci, Vehbi Dançe, Sylë Zylfijaj e Jakup Biçkaj, prej tyre 7 në Gjermani e 5 në Kosovë.

Jakupi pas vetës ka lënë bashkëshorten, 5 djem e tri vajza, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe materiale. Ai ka jetuar e punuar në Gjermani nga viti 1970-të, derisa është pensionuar në moshën 65 vjeçare, para 19 vite. Si pensionit gjysmën e jetës-kohës e ka kaluar në Kosovë, e pjesën tjetër në Gjermani, sepse më shumë se gjysma e familjes së tij të ngushtë jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Më 07.09.2013, në Wendlingen am Neckar, u mbajtën-kryen të pamet për Jakup Biçkajn e ndjerë. Më këtë rast për të pame muarën pjesë shumë familjar, miq, shokë e mërgimtar të tjerë. Pjesë muarën edhe shumë veprimtar e mërgimtar të vjetër: Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, kryetar i Besëlidhjes, Nami Ramadani, Qaush Krasniqi, Ibush Suli, Hasan e Kreshnik Dançe, Armend Leshi, Gani Latifaj, Afrim Muslijaj, Balë e Ruzhdibeg Leci, Hajriz Fetahu, Avni Salihu, Azem Matoshi, Shaban Galica,Zeqir Sadrija, Mumin Kastrati, kryetari, nënkryetari dhe antari i kryesisë së Shoqatës “Kadri Zeka”, Taxhidin Bakiu, Selami Morina dhe Sabit Ejupi me shokë, kusheriri Jashar Biçkaj nga Zvicra me djem, kusheri  e shokë të tjerë, si dhe djali i motrës së Jakupit, Mumin Krasniqi, dhëndërri Islam Murati,me shokë e miq të tjerë. Të pamët i pritën të bijt e Jakupit të ndjer, Aziz, Besim e  Basri Biçkaj, bashkë me veprimtarin Xhafer Leci.

I biri i Jakupit, Besim Biçkaj, në emër të familjes, i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, si dhe pronarin e lokaleve z. Synaj Dubova, Ristorante-Pizzeria Sapore Mediterraneo, në Heinrich-Otto-Str.  44,-  73240 Wendlingen am Neckar.

Aq sa i takoi Gjermanisë, Jakupi i takoi edhe Kosovës. Kosova ishte brenga e tij e madhe, njësoj si për të gjithë bashkëmërgimtarët e tjerë.

Pamje e disa pjesëmarrësve në aktivitetin për të pame

Në foto së bashku me bacën Emin Fazlija -, nga e majta: Liridon, Ruzhdibeg e Xhafer Leci, Emin Fazlija, Qaush Krasniqi e Besim Biçkaj, ulur Aziz Biçkaj e Valon Leci



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora