E premte, 19.04.2024, 12:49 AM (GMT+1)

Mendime

Don Fran Sopi: Ardhja e Motrave të Nënë Terezës

E hene, 09.09.2013, 08:13 PM


25 VJET TË ARDHJES SË MOTRAVE TË TË LUMES NËNA TEREZE NË FAMULLINË E PEJËS

Shkruan Don Fran Sopi

Me 16 korrik të këtij viti në Pejë u kremtua e u shënua 25-vjetori i ardhjes së Motrave të Lumës Nëna Tereze në këtë famulli. Meshën Shejtë e celebroi Mons. Dodë Gjergji me shumë meshtarë, për këtë festë me një treditëshe. Gjurmët e veprimtarisë e të punës së Nënës Tereze janë të shumta e të pasura. Ajo kudo qe ka kaluar, ka lënë frytet e kësaj pune. E tillë është edhe veprimtaria 25 vjeçare e këtyre motrave që mbajnë emrin e nderuar të së Lumës Nënës Tereze.

Kështu, në famullinë e Pejës përgatitëm një treditëshe të bukur e me përjetime të rralla, e ku pjesëmarrja e besimtarëve ishte e madhe.

Përkushtimi i dëvotshëm i besimtarëve u drejtua thellësisht në meditime e në domethënien e forcës së përshpirtjes së kësaj Nëne që ka njerëzimin dhe kombi shqiptar. Ajo ishte një dritë që tërhoqi pas vetes mbarë botën: që kjo botë të largohet nga errësira e mëkateve dhe të kthehet në rrugën e drejtësisë, mirësisë ndaj Zotit e Njeriut.

Don Gjergj Gjergji ishte i pari që i solli motrat e Nënës Tereze në Pejë.

Por dihet se qysh me 22 tetor 1982 Nëna Tereze ishte në Zllakuqan të Klinës e në Pejë. Isha unë me të ndjerin mons Mark Sopi të cilit ishimë pranë saj në Zllakuqan. Në oborrin e Kishës Shën Gjon Pagëzuesi të Zllakuqanit, ajo foli prej ballkonit, ku ju drejtua masës së madhe të besimtarëve në gjuhën shqipe e me lutjet shqip".

"Këtë rini kaq të bukur bota nuk e ka. Une e kam në zemër popullin tem shqiptar. Të shkojmë në rrugën e Zotit, ta dojmë Atdheun e njani-tjetrin. Këto ishin fjalët e saj. Uratat e lutjet i bëri në gjuhën shqipe ("Ati ynë" dhe "Puna e Pendimit"). Mandej me mons Mark Sopin (atëherë ishte famullitar) e dërguamë për në Pejë. Kudo populli e priti dhe e përcolli si një shenjtëreshë të gjallë. Besimtarët ishin të bindur se ajo po e sakrifikonte jetën e saj për ideale të larta atdhetare e morale të Zotit.

Ishte Zoti që e ndihmoi të Lumën Nëna Tereze të bënte hapat e parë këndej, me veprat e saja të lavdishme e të pavdekshme në gjithë botën.

Në këtë kohë, në Shqipëri po ndodhnin persekutimet e klerikëve, por edhe ndaj krejt popullit; ishte koha kur Enver Hoxha po pushkatonte patër Gjon Shllakun, patër Anton Harapin, Atë Gjon Faustion, xhakonin Pjetër Gjoka, jezuitin Mark Quma etj, ishte po ky Enver Hoxha që po jepte urdhëra për t’i mbyllur shkollat e klerit katolik në Shqipëri, ishte po ky diktator që po shkruante:

"Meqë katolicizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të hezitojë asnjë përpjekje për ta shpartalluar atë…” (Sipas Oëen person, Albania in the...)

Po mbylleshin Kolegji Saverian, liceu Illyricum, Kuvendi i Motrave  Stigmatine, Kuvendi i Motrave Jezuite.

Në kohën kur në Shqipërinë diktatoriale nuk iu lejua të shkonte tek nëna e saj, Nëna Tereze para besimtarëve në Pejë e Zllakuqan bënte apel për më shumë dritë, besim, dashuri, humanizëm. Ajo kishte vetëm një ëndërr, ajo në ato vite kërkonte një të ardhme më të mirë për popullin tonë. E Lumja Nëna Tereze është bija dhe personaliteti më i ndershëm e më i rëndësishëm jo vetëm për Kishën Katolike Universale në botë, por është edhe personaliteti më i lavdishëm i botës sonë akademike e intelektuale. Këto janë vetëm disa inserte të shkëputura nga Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin, Herman Neubacher. Dhe pikërisht kur në Shqipërinë tonë të dashur po ndodhte diktatura më e kobshme, Zoti na e dhuroi dhe ngriti Nënën Tereze, e cila rrezatonte me dashuri ndaj Zotit, Njeriut dhe Atdheut.

Don Fran Sopi – Famullitar

Kisha Katolike Pejë

Shën Katarina e Aleksandrisë

Rr.”Nëna Tereze” Nr. 79; 30000 Pejë

Mob: 044/ 223 – 215

Tel: 039/ 431 - 964

Fax: 039/ 431 – 199

E-mail: donfransopi@hotmail.com



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora