E merkure, 24.04.2024, 02:34 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Linja e Theodhosit ...

E hene, 09.09.2013, 07:48 PM


Linja e Theodhosit versus Linja e Hutingtonit  dhe Integrimi

Nga Pirro Prifti

Pavarësisht nga komentet dashakeqe të disa   pseudo-intelektuaëve të cilët kanë aksese nga më të favorizuarat  në media për të shprehur mendimet e tyre malinje për politikën shqiptaro-kosovare dhe integrimin e vendit, këshilltari i zgjedhur Shkëlzen Maliqi në intervistën  njohëse të tij në ballkanweb me 7/09/2013 ``Pse u prisha me “Klanin”, tregoi me profesonalizëm se.. mund të zgjidhen problemet e mprehta të Shqipërisë me fqnjët në raport me integrimin e ardhshëm të Shqipërsë në BE.

Në C/V-në e tij të shkurtër të shpërndarë në media vërehen këto veçori: ` Shkëlzen Maliqi ka lindur më 1947 në Rahovec,  është një filozof shqiptar, kritik arti, analist politik dhe intelektual kryesor në Kosovë. Gjatë viteve 1990 Shkelzen Maliqi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në politikë. Ai është një nga themeluesit e Partisë Social Demokratike të Kosovës dhe shërbeu si president i saj i parë 1991-1993. Ai gjithashtu ka mbajtur pozicione drejtuese në organizata të shoqërisë civile, të tilla si Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (1995-2000) dhe Komiteti i Helsinkit i Kosovës (1990-1997).``

Sigurisht neve na kujtohen sondazhet e Gani Bobi-t për rezultatet në disa raste jo të sakta, por me sa duket për shkak të ndërhyrjeve që nuk kanë rreshtur për të manipuluar edhe parashikimet në favor të dikujt që i ntereson, si p.sh., grupeve të ndryshme të politikës shqiptare.

Argumenti i parë që më pëlqeu ishte se vetë Kryeministri i ardhshëm, la pas hatërmbetjet e ndonjë sondazi që ndoshta edhe e dëmtoi në momentin kur ai `humbi` zgjedhjet lokale në Tiranë, por pas 2 vitesh ai fiton në fakt një profesionist që do ta ndihmojë me konsultat e tij për problemet e rajonit dhe më tej. Kjo hedh për diskutim edhe problemin e vështirë për tu zgjidhur nga klasa jonë politike- problemin se është e domosdoshme që drejtuesit e egzekutivit, presidenti, ministrant dhe në përgjithësi të tërë drejtuesit qofshin ata politikë qofshin ata administraativë dhe publikë duhet të kenë këshilltarë profesionistë sipas specialitetit përkatës dhe jo militant. Dihet se prania e militantëve dhe axhamijve në krah të drejtuesve të rëndësishëm të shtetit shqiptar, ka shkaktuar vonimin e integrimit,  zgjatjen e tranzicionit, dhe marrjen e vendimeve të gabuara, që i kanë shkaktuar Shqipërisë jo pak humbje finaciare dhe probleme me fqinjët.

Argumenti i dytë i  rëndësishëm është idea e integrimit europian e bazuar në punën, se sa në linjat historike si ajo e tipit të linjës së Theodosit .

Idea e integrimit europian bazuar në punën e shumtë që kemi përpara për të realizuar në rradhë të parë 12 rekomandimet (më saktë 11 rekomandimet, sepse censusin e realizoi qeveria para-ardhëse por me shumë mangësi të cilat nëse nuk rregulohen do të ketë problem të mëdha në manaxhimin e burimeve njerëzore dhe të pronës), është shumë e rëndësishme, dhe këtu do të luajë rol të rëndësishëm jo vetëm këshilltari për politikat rajonale hkëlzen Maliqi ndoshta dhe këshilltarët e tjerë të zgjedhur në mënyrë profesionale, gja që e cila do të japë një hov të ri integrimit të Shqipërisë në BE, duke realizuar jo vetëm rekomandimet por edhe duke arritur të ndryshohet mentaliteti për punën, bashëpunimin dhe uljen e konflikteve politike brënda dhe jashtë vëndit duke i dhënë prioritet politikave larg-pamëse integruese.

Për këtë arësye jam shumë dakort me argumentimin e z. Shkëlzen Maliqi në debatin me z. Aurel Plasari për sa i përket linjës së Theodosit e cila në fakt është një ndarje gjeo-politike shumë e hershme përsa i përket se kush nga vëndet do të mbetej në qytetërimin perëdimor –pra të civilizuar, dhe cilët nga vëndet do të mbetej si e pa civilizuar . Kjo Linjë e hershme pak a shumë ishte e saktë  përsa i përket përparimit industrial por dhe si mentalitet i vëndeve që u përfshinë në qytetërimin perëndimor. Por kjo nuk do të thoshte aspak se vëndet që ishin në lindje të vijës së Theodosit ishin të prapambeturaduke përjashtuar  kulturën dhe  qytetërimin e tyre të lashtë.

Në fakt këto vënde të lindjes mbetën të varfra dhe të prapambetura deri pas luftës së dytë botërore për shkak të pushtimi të gjatë turk. Po ta shohim me hollësi Linjën e Theodosit që kur u krijua dhe si mbeti nuk mund të mos vërejme problemin fetar.

Sipas  znj. Anisa Papleka `Arbëria, në "Bashkimin Evropian" të mesjetës – botuar tek  Gazeta „SHQIP“ (BesianaInfo | 11 Nov. 2006 15:13), Linja e Theodhosit ishte linja që ndau Perandorinë Romake në Perandorinë Romake të Perëndimit –Katolike- Roma, dhe Perandorinë Romake të Lindjes-Ortodokse (bizanti + sllavët), Konstandinopoja (pushtuar nga turqit në 1453 dhe u bë Perandoria Osmane me fe islame + ortodokse). Shqipëria e sotme ose Arbëria dhe Epiri i djeshëm u përfshi në Perandorinë e Lindjes –Ortodokse (por me gjithë këtë disa zota mbetën katolike edhe pas pushtimit turk).

Sipas znj. Anisa Paplekka: ``Për ta sqaruar të gjithë këtë rrëmujë më nga afër, po fillojmë me kohën kur Justiniani i, në vitin 535, pasi kishte ripushtuar Dalmacinë, e ndau atë në dy provinca:

- në një pjesë që mbajti emrin e vetë Dalmacisë me seli Salonën dhe në pjesën tjetër që u quajt Prevalitana me seli Shkodrën. Prevalitana, e cila arrinte deri nën Lezhë, kishte si qytete kryesore Dioklenë, Shkodrën dhe Lezhën. Me vendim të perandorit Leo [Isauriku] (732), Epiri i Ri, Prevalitana dhe italia e Jugut iu hoqën kishës romane, pushtetin e së cilës për këto territore e përfaqësonte vikari apostolik i Selanikut, dhe u vunë nën kontrollin e patriarkatit të Konstantinopojës. Kryeqendra e Prevalitanës, që ishte në Shkodër, transferohet në Durrës, kështu që zhduket qendra ipeshkvnore e Shkodrës, autoriteti i të cilës i kalon Dioklesë.

Si rrjedhojë, jo vetëm politikisht, por edhe fetarisht, jo vetëm Epiri i Ri, por edhe Prevalitana, ranë nën Bizant dhe nën pushtetin fetar të Konstantinopojës, megjithëse siç argumenton Shuflaj, këto territore i ruajtën deri diku me fanatizëm lidhjet e drejtpërdrejta me Romën dhe me kishën romane``.

Në këtë debat gjeo-politik ish-Kryeministri Berisha ka shprehur një opinion interesant si: “Shqiptarët në këtë horizont janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Një komb, të cilit linja e Teodosit i ra në të gjithë gjatësinë  e tij. Kisha u nda, por kombi mbeti unik. Më vonë sërish linja të tjera ranë mbi të, tani jo linja e Teodosit, por linjat e Huntingtonit, përsëri kombi mbetet unik. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit”.

Megjithatë sipas mendimit tim uniteti i popullit me fe të ndryshme por me të njëjtën gjuhë, bart në vetvehte edhe rrezikun e shpërbërjes, të konflikteve dhe të një gjëndjeve të pa-stabilizuara e cila sigurisht rëndon mbi raportin unik dhe këtu  Shqipëria mund të hyjë tek vëndet rip `cleft` (vënde me civilizim të plasaritur sipas Huntingtonit).

Debati Maliqi-Plasari është i tillë sipas vetë Këshilltarit Maliqi: `` Me Aurelin kam zhvilluar një polemikë para 18 vitesh. E pata kritikuar pikëpamjen e tij mbi “rishfaqjen e Vijës së Theodosit” (imperatori që e ndau Perandorinë romake në dy pjesë), që ai e shihte si fatalitet që edhe sot i ndanë tokat dhe kokat shqiptare. Polemika ishte akademike, por edhe rreth rrënjëve evropiane të shqiptarëve. Koncepti i Aurelit ishte përjashtues, mendonte se vetëm katolikët dhe protestantët janë evropianë me rrënjë. Unë isha për qasje përfshirëse, se ideja e Evropës nuk i përjashton ortodoksët dhe myslimanët. Aurelit si duket edhe sot i ka mbetur hatri pse ideja e tij mbi Kosovën “matanë vijës së Theodosit”, ose jashtë Evropës dhe Perëndimit, nuk doli e saktë dhe vazhdon të më konsiderojë anti-evropian``.

Pra sipas Plasarit, vetëm Katoliket dhe Protestantët meritonin të ishin bartws të civilizimit perëndimor,  kurse Ortodoksët dhe të konvertuarit në islam si dhe vetë popullata myslimane në lindje- jo. Kjo është e gabur sepse së pari nuk pasqyron lashtësinë dhe civilizimin e popullatës arbëro-epirote përpara kristianizmit, përplasjet më pushtimet dhe me kulturat e huaja inferiore. Kjo e fundit ishte shkaku i prapambetjes.

Me kujtohet biseda me Prof ilia Telon i cili më tregoi një debat me një përfaqësues të Qipros i cili tha se pushtimi i atëhershëm Anglez i Qipros e kishte lënë prapa vëndin. Prof. Ilia Telo i tha: gabim, juve u pushtuat nga një vënd i civilizuar. C`mund të thuash për Shqipërinë që u pushtua nga një vënd si Turqia Osmane e cila në atë kohë ishte totalisht e pacivilizuar aq sa dhe gjysmë hënëzën e mori si emblemë për islamin nga Ortodoksia e Stambollit?

Argumenti i Tretë është problemi i sotëm nuk është vetëm linja gjeo-politike e Theodosit e cila pas përmbysjes së Komunizmit, praktikisht i përket historisë, por Linja që përmënd ish-Kryeministri Berisha : Linja e Huntigtonit,  është një linjë gjeo-politike e cila përfshin më së miri të gjithë kombet e botës (dhe jo vetëm ato europiane si ajo e Theodosit), por dhe tregon burimin e konflikteve të civilizimeve, e kujdesin në të ardhmen për të bërë një botë më të mirë globaliste dhe të integruar.

Lektori i shkencave politike dhe shkencëtar, Samuel Huntigton, në leksionet e tij që filluan pas 1992, përmëndi se përiudha e ideologjive ka perënduar (http://en.ëikipedia.org/ëiki/The_Clash_of_Civilizations), dhe bota i është rikthyer normalitetit me çështje kryesore të karakterizuara nga konfliktet kultorore.

Huntington përmënd se burimi i konflikteve nuk do të jenë thjesht parësore si ideologjike apo thjesht ekonomike, por kulturore, pra midis vëndeve me kultura të ndryshme të cilat kanë në përbërjen e tyre tradicionale edhe elementin fetar. Në këtë  përplasje civilizimesh do të dominojnë politikat globale për të ardhmen, sepse civilizimi perëndimor ka arritur majat e tij kurse civilizimet e tjera përpiqen të arrijnë majat.

Huntingtoni e ndan botën në 8 civilizime si: Perendimor, Ortodoks, ameroko-latine, bota lindore si Kina india Japonia  (Budizmi, Hinduizmi),bota myslimane, Afrika sub-sahariane, vënde të vecuara si izraeli,Karaibet Aglofone,Ethiopia, dhe  `civilizimet e plasaritura` si psh Hong-Kongu dhe Macau Brenda Kinës, Tibeti Brenda Kinës, Sudani dhe Sudani i Jugut, Minoriteti islam Brenda indisë, etj.

Perplasjet e civilizimeve shkaktojne konflikte të mëdha si përplasja e tanishmë e civilizimit perëdimor me atë islamik.

Shqipëria, pavarësisht se nuk përmëndet nga Huntingtoni është në civilizimin Ortodoks sepse aty përfshihen dhe ish vëndet e kampit socialist, por për mendimin tim Shqipëri mbetet një  vënd `cleft` ose i plasaritur. Për këtë arësye, duhet shumë punë për tu integruar në BE, sepse këtu ndërhyjnë shumë faktorë , qoftë për të realizuar rekomandimet europiane qoftë edhe nga përplasja e kulturave dhe e traditave brënda për brënda vëndit në formën e dyzimeve apo mëdyshjeve se si do të arrijmë në BE: me Shqipëri Etnike apo të integruar.

Të dyja këto koncepte, e para përfaqësohet nga pseudo-intelektualët patriotë si Koço Danaj, Pëllumb Xhufi,  Partia AK me të gjithë militantët e saj ekstremistë, e në përgjithësi nga lobi pro-turk në Shqipëri,  nga disa opinionstë mediatikë, që nuk largohen dot nga ekrani për të treguar se sa patriotë  janë, - dhe të dytët janë në përgjithësi shumica e popullit shqiptar dhe përfaqësuesit e tyre politikë të cilat duan integrimin sa më parë të Shqipërisë në Europë si rrugë zgjidhje e shumë problemve të pa-realizuara të shoqërisë shqiptare si: punësimi (mos harroni se 1.4 milionë bashkatdhetarë janë jashtë shtetit dhe kjo u a mbyll gojën për shumë auto-lavdërime që bëjnë politikanët e mediat e politizuara), të drejtat dhe liritë e njeriut (pra të të gjithë shqiptarëve jashtë vëndit), të drejtat dhe liritë fetare, rikthimin e pronave, prosperitetin e Shqipëtarëve dhe të Shqipërisë brënda vëndit, dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit. Vetëm integrimi në BE, zgjidh problemin e një vëndi të tillë si Shqipëria, vënd i tipit `cleft`, me shumë probleme të pazgjidhura që nga e kaluara, por që do të qëndrojë krah vëndeve të tjera të BE, dhe me një fqinjësi të mirë me ish-armiqtë e dikurshëm, pa mllefe dhe urrejtje. Për këtë duhet të na ndihmojë brezi i ri i cili nuk ka paragjykimet e së kaluarës.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora