E shtune, 20.04.2024, 12:08 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar

E hene, 09.09.2013, 06:40 PM


Prishtinë, 8 shtator - Islami në Kosovë është i rrezikuar nga ekstremizmi, të cilit rrugën hapur ia mban kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Kështu thotë Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik me seli në Washington të SHBA-së.

Schwartz, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka insistuar se largimi i Tërnavës është parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që tradicionalisht ka qenë i moderuar dhe tolerant, dhe shembull për gjithë botën.

Ai Tërnavën e quan diktator, derisa e akuzon edhe për plagjiaturë të magjistraturës.

Studiuesi Schwarts sheh rrezik nga ekstremizmi islamik në Kosovë, por është i bindur se shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen para kësaj sfide. Ai e identifikon kreun e BIK-ut problemin kryesor, duke e quajtur madje edhe “Stalin Tërnava”.

“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora