Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Nanë Tereza, Nana e Globit

| E diele, 05.09.2021, 02:48 PM |


Ribotim

NANË - TEREZA, NANA E GLOBIT!

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndojnë: Dida-Çela-Kovaçi

Nanë Tereza, Nana e Globit,

Dora e saj si dora e Zotit.

Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,

Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.

Mbushë besim e krenari,

Pshtoj nga vdekja mijëra fëmijë.

Ju dha jetë e dritë në faqe,

Çmimin “Nobel” mban për paqe.

Nanë Tereza s’asht n’Kalkutë,

Shpirti i Saj kudo asht futë,

Asht me t’smurtë nëpër spitale,

Me t’pa strehët në rrugë të madhe.

Gonxhja Jonë, simbol i jetës,

Shpija e zemrës, për t’vobekët,

Jeta e Saj, nuk don komente,

I thonë: – Nanë! Pesë kontinente!

Tiranë, 1988

-Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 32-33-