E merkure, 24.04.2024, 09:11 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Korrupsioni në drejtësi

E premte, 06.09.2013, 09:32 PM


QEVERI E RILINDJES,  KUJDES:

KORRUPSIONI KËMBËKRYQ NË DREJTËSI

NGA NEBI DRAGOTI

Në vazhdim të shkrimeve, me drejtim mbështetjen e Rilindjes (na e ka diktuar vota e popullit)desha të hedh ide të qëndrueshme dhe të favorshme për të arritur sa më suksesshëm idenë e koalicionit të majtë, objektivin më madhështor për të pasur,  vërtetë,  shtet demokratik. Me këtë “drejtësi” është e pamundur të besosh që, qoftë edhe një problem i thjeshtë, që ka qytetari,  të arrish t’i japësh drejtësi në emër të shtetit, kur i interesuari nuk ka kruajtur xhepat…Është tepër absurd që të japësh drejtësi në emër të shtetit, kur të mungon morali, kur je i përlyer dhe aspak i ndërgjegjshëm, si zyrtar i institucionit shtetror, kur je edhe i përfolur keq në publik.Pra, është dhe ky fakt i shëmtuar në drejtësinë tonë, fakt që dha bindshëm rrotacionin politik, fakt kuptimplot që i dha udhë për qeverisjen e vendit Qeverisë së Rilindjes.Korrupsioni është ulur këmbë kryq në drejtësi.Duke gjykuar atmosferën e tetë viteve të qeverisjes së të djathtës, është e lehtë të konkludosh, se drejtësia shqiptare nuk ka qënë drejtësi.Ka pasë vetëm zhurmë, që, gjoja , bëhet drejtësi, por ka pasë veprime “drejtësie” me përmbajtje mashtrimi, sorollatje fjalësh, apo edhe heshtje edhe përballë qeveritarëve të korruptuar me shkelje ligjshmërie në vepra penale.Politika ka ndërhyrë në mbrojtje të të korruptuarve.Kjo është folur edhe gjatë qeverisjes.Drejtësia nuk ka qënë e pavarur për të kryer punë të pastra.Atë e ka tërhek prej hundësh politika e mbrapshtë për këtë vend..Veprime maskimi nga më të stërholluarat e më të sofistikuarat janë bërë që e vërteta të mos dalë asnjëherë në shesh.Janë vrarë deputetë, tragjedia e Gërdecit, demonstrues të 21 janarit.Për të gjitha këto e të tjera, ende nuk është zbuluar dhe dënuar shkaktari.Pra, shteti, qëllimisht, në interes të vet shtetit(qeveritarëve) ka abuzuar dhe bashkëpunuar me drejtësinë, sepse vetë ka qënë zhytur në korrupsion.Dhe,  këtu është përdorur për t’u zbatuar edhe shprehja:”Hajduti bërtet kape hajdutin”.kjo është dhe deviza filozofike qeverisëse më e rrezikshme që tjetër thotë për të tjerët dhe tjetër bën vetë.Ja pse edhe korrupsioni është ulur këmbëkryq në drejtësi dhe është shumë zor ta shkulësh, sepse do metoda dhe takt urtësie dhe maturie.Ja pse edhe nuk mund ta mohosh që drejtësia ka qënë politike, sepse ka vallëzuar me të në pazare të ndryshme për të zhvatur e për t’u pasuruar padrejtësisht.Në aspektin psikollogjik kjo “drejtësi”ka pasur edhe hijen e frikës diktatoriale të përhapur në publik, ashtu siç e ka pasur dhe qeveria që u rrëzua më 23 qershor2013.(O me mua ose të hoqa nga puna).Me këtë maskë dhe nën këtë maskë janë bërë veprime që bien ndesh me ligjshmërinë e një shteti me të vërtetë demokratik.Nëpër gjykata,  veç korrupsionit, ka lulëzuar edhe burokracia si në çështjet penale dhe në ato civile.Pritje e gjatë në kohë ka pasë nga klientë të ndryshëm për të përfumduar një çështje gjyqësore sado e thjeshtë të ishte ajo.Këto zvarritje në kohë ishin metoda e punës për të vjelë lekun, se vetëm me pare përshpejtohej mbyllja dhe përfundimi i çështjes:”Kush paguan, i bie kavallit”, siç thotë shprehja popullore.E gjithë kjo e keqe ka rënduar mbi shpatullat e qytetarit hallexhi.Duke qënë në hall, për ta zgjidhur hallin, me dashje, pa dshje, në raste të tilla, bëhesh ushqyes i korrupsionit për karriket ku janë ulur ata që u është besuar drejtësia.Në këtë aspect ka humbur edhe demokracia.Kjo që përcillet në shkrim është tabllo reale, por e maskuar, për mos t’u shitur si i tillë ky xhevahir prokuror, gjyqtar a kryetar gjykate.avokat etj. që hynë e dalin nëpër zyra me plan ditor pune:”Sa do të fus në xhep sot”.Ky qëndrim mikrobi, doemos,  e ka bërë që drejtësia mos të jetë më drejtësi dhe gjykata mos të jetë më institucion shtetror, por të jetë vend frike për ata që kanë nevojë për zgjidhje të problemeve të ndryshme.Për të gjitha këto as nuk ka pasur drejtim apo zyrë për t’u ankuar ose siç i thonë fjalës, më ndryshe, do të veje tek hajduti për t’u ankuar për hajdutin.Pra, objektivi i shkimit është më se i qartë:Qeveria e Rilindjes duhet të nxjerrë konkluzionin, se me këtë drejtësi nuk ecet, nuk shkohet as në ha…(Në këtë shprehje nuk kemi të bëjmë me letrarizma).Pikë.Drejtësia është kolona kryesore që mbanë siç duhet shtetin më këmbë,  të funksionojë si shtet dhe qeveria të punojë duke përmbushur premtimet që ka dhënë përpara elektoratit.Drejtësia duhet të jetë e ndërtuar me parametrat e duhur, me performancën e plotë dhe në lartësinë e moralit që kërkohet.Ja pse kjo është rëndësi e dorës së parë për një shtet.E kam përcjell shqetësimin tim si qytetar i thjeshtë i këtij vendi në disa gazeta, ku jo të gjitha e kanë botuar për t’ia përcjellë lexuesit.E ndjej, që në pluralizëm nuk janë të detyruar që të botojnë artikujt e mij që…do të vazhdojnë.Artikujt e mi të shkrimit janë të karakterit kritik, vlerësues, dhe jo për t’u mburrur se lëvroj në publiçistikë kritikën në politikë.Nuk më mbetet hatri me ata që nuk i botojnë etj.etj.Si njeri publik,  që jam desha të jem transparent mer lexuesin tim dhe me këdo.Secili bën punën e vet. Shkrimet në këtë sens dhe drejtim do t’i vazhdoj se mendoj: kanë vlerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora