E enjte, 25.04.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Mendime

Vangjush Saro: S’kam asgjë kundër telenovelave...

E enjte, 05.09.2013, 10:22 PM


S’kam asgjë kundër telenovelave...

Nga Vangjush Saro

Nuk kam asgjë kundër telenovelave, madje edhe kundër gjithçkaje që emërton fjala në kuptimin e dytë të saj, anipse me një mbartje disi përkeqësuese. Une kisha një shoqe shumë të mirë në punë, krahas shumë të tjerave gjithaq; ajo shikonte rregullisht telenovela. Kaloj kohën, më thoshte. Heq mendjen nga hallet e mia…Po vërtet, është më mirë të shkosh për një copë herë te hallet e “të tjerëve”. Nuk kam asgjë kundër telenovelave. Janë pjesë e së përditshmes, ngjarjet dhe prodhimi i tyre; sado me tepri. (Të dyja.) Po ashtu edhe...cilësimi (nëpër fb) i pëlqimit të autorit vetë për krijimin e tij(!) Sadoqë është kaq qesharake.

Nuk kam asgjë kundër telenovelave. Dhe as kundër shikuesve dhe lexuesve që vdesin për to. (E kam thënë edhe njëherë tjetër, nuk do të na vrasë fizikisht arti i dobët, nëse cënimi i shijeve është i vetmi “krim” që mund të shkaktojnë shkruesit.) Nuk kam asgjë kundër…Por në fund të fundit, janë telenovela. Nuk janë “Armiku te porta”; nuk janë “Doktor Zhivago”; nuk janë “Mbretëresha”; nuk janë “Fjalimi i mbretit”, as edhe “Kinema Parajsa”…Nuk janë Esenin, Çehov, Kafkë, Xhois, Saramago, Borhes...

Nganjëherë, më bezdisin ato. (Telenovelat): Poezi të dobëta, pa frymëmarrje, pa figuracion, ah edhe oh, përsëritje e të tjerëve dhe e vetvetes; prozë e rëndomtë, që shkon sikur po shket mbi tjeglla, pa ndjeshmëri, pa rrjedhshmëri, gjuhë e varfër, rrëfim sikur po tregon gjithkush që mundet përpara pjatës së supës…pak suspans, gjetje asfare. Nuk kam asgjë kundër telenovelave. Thjesht, nuk kanë klas. Jam edukuar në mënyrë të tillë që të nderoj çdo punë e çdo mund; madje edhe ta inkurajoj. Kam parë në Siatëll një skulpturë gjigande, pa ndonjë art të madh, një ngrehinë mekanike në lëvizje, një farkëtar që rreh hekurin në kudhër. Por edhe ai, sigurisht, qëllon duke u matur heraherës; në mos ka raste që e lëmon krijimin e vet. Edhe ai.

Kurrgjë nuk kam me telenovelat. Bota, thotë kritiku i njohur Blum, është e mbushur plot me vepra të përkohshme. E di. Është e vështirë të shikosh më larg, përtej ngazëllimit të ditës e të çastit…Por duhet parë. Se sa mundemi, është gjë tjetër. Dhe varet nga shumë rrethana…

Nuk kam asgjë kundër telenovelave. Assesi.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora