Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Letër për Kryeministrin e ardhshëm

| E merkure, 04.09.2013, 09:04 PM |


Një letër për Kryeministrin e ardhshëm

Nga Reshat Kripa

I nderuar zoti kryeministër i ardhshm i Shqipërissë,

Unë që po ju shkruaj jam një ish i përndjekur nga regjini komunist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar emrin tim por po ju them se jam një ish i burgosur politikë nga ky regjim, sot Kryetar i Shoqtaës Antikomuniste të të Përndjekrve Politikë Demokratë të Tiranës, një shoqatë që në gjirin e saj përmbledh 37 degë nga të gjitha rrethet e vendit dhe që është, e vetmja shoqatë e të përndjekurve politikë të Shqipërisë, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, me qendeër në Berlin, qysh në vitin 1995.

Për arsyet e renditura më sipër ju drejtohem juve, si kryeministër i  ardhshëm e vendit, për problemet që shqetësojnë ish-të përndjekurit politikë. Kemi ndjekur me vëmendje deklaratat tuaja gjatë fushatës eklektorale për zgjedhjet e fundit, ku ju dolët fitimtar në mënyrë të padiskutueshme. Jemi njohur edhe me grupin, e organizuar prej jush, për zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë shtresë. Një gjë e tillë nuk ka se si të mos na gëzojë se, më në fund, çështjet që i përkasin kësaj shtrese, do të gjejnë zgjidhjen e duhur.. Që një forcë politike, siç është kjo e juaja, që garanton zgjidhjen e problemeve të të përndjekurve politkë, nuk ka se si të mos na entusiazmojë. Ndaj  ju drejtohem me këtë letër për të paraqitur mendimet tona, që deri tani nuk janë zgjidhur, dhe për të pritur që ato të zgjidhjen në vitet e qeverisjes tuaj.

Në plan të parë të këtyre çështjeve do të vija kërkimin e ndjesës ndaj kësaj shtrese për krimet e kryera nga regjimi komunist. Deri më sot askush nuk e ka bërë një gjë të tillë. Unë mendoj se më shumë se kujtdo një gjë e tillë ju takon juve si kryetar i asaj partie që, brenda njëzetekatër orëve, u shndërrua nga Partia e Punës në Parti Socialiste. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë personalitete të larta të botës mbarë. E ka bërë Papa i Romës për të kërkuar falje për krimet e kryera nga kisha në vitet e mesjetës. E ka bërë edhe kancelarja Merkel për të kërkuar falje për krimet e kryera nga regjimi nazist. A nuk do të ishte morale, madje do të ishte në nderin tuaj, sikur të kërkonit falje publike për krimet e kryera nga regjimi komunist?

Përveç klësaj ju duhet t’u kërkonit faslje të përndjekurve politikë edhe për faktin se ishit pikërisht ju, ose vartësit tuaj, që i urdhëruat deputetët  të dilnin nga salla e Kuvendit të Shqipërisë kur diskutoheshin ligje të tillë, ndoshta edhe jo të plota, për të përndjekurit politikë. Këtu do të rreshtoja Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin e krimeve të komunizmit, Ligjin për dëmshpërblimin financiar të tyre dhe amendamentin e këtij ligji për të pushkatuarit politikë pa gjyq. Madje, lidhur me kjëtë, një nga deputetët tuaj, Pandeli Majko, i quajti ata “Plehra”. Do të doja t’u pyesja: Cilët ishin plehra, i nderuar zoti kryeministër i ardhshëm? Mos vallë të dërguarit e batalionit 4000 të NATOS që përgatireshin për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri?

Por ju keni edhe një ndjesë tjetër, familjare, për të drejtuar. Ati juaj ka nënshkruar dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1998, në kohën kur regjimi komunist kishte marrë tatëpjetën.. Unë jam i bindur se një gjë të tillë ai e ka bërë se nuk kishte rrugë tjetër, në të kundërt, do të ishte një katastrofë për atë dhe familjen e tij. Në këtë veprim monstruoz,, ati juaj nuk ishte i vetëm. Me të ishin edhe të tjerë që e nënshkruan atë vendim të turpshëm. Me këtë rast unë nuk dua t’ iu drejtohem vetëm juve, por të gjithë trashëgimtarëve të atyre që nënshkruan atë akt, kërkoni falje familjarëve të poetit për veprimin e prindërve tuaj! Kërkoni falje se do ta ndjeni veten më të çliruar nga brenga e një krimi të kryer nga prindërit tuaj. Kjo është thirrja ime.

Kjo është thirrja ime për kërkimin e ndjesës. Por le të kthehemi në lërkesat e të përndjekurve politkë dhe premtimet e bëra nga ju për këto çështje.Dua të cilësoj se mua nuk më intereson se cili grupim politik,i fitoi zgjedhjet. Si përfaqësues i një shoqate të përndjekurish politikë mua më intereson se cila forcë politke do t’i realizojë më shpejt të drejtat që i takojnë kësaj shtrese..Në rast se do të jeni ju, i nderuar kryeministër i ardhshëm, kjo do të ishte një përmbysje e mentalitetit që ka ekzistuar deri  më sot se vetëm e djathta mund të jetë e aftë të zgjidhë çështjet e të përndjekurve politkë. Ne jemi në pritje. Do të presim dhe do të shohim.

Tani le të kthehemi në çështjet konkrete. Ju keni premtuar se porsa të vini në pushtet do të miratoni një projekt-ligj sipas të cilit të përndjekurit potik meshkuj mbi 75 vjeç dhe femra mbi 70 vjeç do të dëmshpërblehen në mënyrë të menjëherëshme. Keni premtuar se masa e dëmshpërblimit financiar do të rritet deri në 25 euro për një ditë burgu. Keni premtuar se dëmshpërblimi financiar do të përfundojë brenda një afati prej dy vjetësh. Nuk e di, dhe pres një përgjigje prej jush, a do të jeni në gjendje ta mbani një premtim të tillë? Këtë dyshim e shpreh pasi shoh se, në këto ditë pas zgjedhjeve, asnjë zë nuk ndihet për këto probleme, Madje as zëri i atyre të përndjekurve që ju i mblodhët pas vetes tuaj dhe që morën përsipër hartimin e një programi të partisë tuaj për këtë shtresë. Cili është shkaku? Nuk dua të paragjykoj, por nuk ka se si të mos mendoj se ata janë bërë vegla qore të një mashtrimi. Sidoqoftë koha do të tregojë se kam të drejtë apo jo, e thashë, unë nuk dua të paragjykoj. Të njëqind ditët kalojnë shpejt, madje edhe të treqind ditët e para. Do të presim dhe do të shohim.

Por tani le të ndalemi edhe në disa çështje të tjera që i interesojnë kësaj shtrese. Ne jemi për përmbysjen njëherë e përgjithmonë të mentalitetit komunist nga jeta e shoqërisë shqiptare. Por si mund të arrihet kjo? Në asnjë mënyrë me ricklimin e figurave të regjimit komunist në sistemin kapitalist të sotëm. Unë konstatoj, me keqardhje, se ju nuk keni mundur të shkëputeni nga këto figura të perënduara, këto figura që stonojnë me Shqipërinë që pretendon të ndërtojë një shtet demokratik, Më lejoni t’ju sjell një shembull në këtë drejtim.

Në shtypin e përditshëm lexoj se keni emnëruar si këshilltar tuajin zotin Shkëlzem Maliqi. Cili është ai? Unë nuk e njoh por lexoj. Sot rrugët e internetit janë të pakufishme. Lexoj një letër që ju ka drejtuar zoti Fazli Maloku, një personalitet i shquar i Kosovës: mbi figurën e atit të Shkëlzen Maliqit:

Mehmet Maliqi-Cikuli, ishte njëri ndër kuadrat ma të besueshme të regjimit titist, duke vepruar në organet më të besueshme represive shtetërore jugosllave siç ishin OZN-a dhe SUP-i bile në vitet e tetëdhjeta ishte Sekretar Krehinor i Punëve të Brendshme, i njohur për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve, sikur është rasti i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar, Ibrahim Lutfiut, pastaj vënja e pritave dhe likuidimi i Atdhetarëve të shquar: Hasan Remniku, Emrush Miftari, Rifat Berisha e shumë të tjerë, militantë për çlirim dhe bashkim kombëtar!

Ndërsa më poshtë zoti Maloku vazhdon:

Askush sot nuk e akuzon Shkelzen Maliqin për  bëmat e babait të tij kriminel, por si nuk i shkoi mendja njëherë që publikisht t’iu kërkoi falje apo edhe të distancohet nga veprimet antishqiptare, për ato krime të ndyra ndaj qindra familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilave i ka likuiduar me gjyq e pa gjyq, dënuar, rrahur e maltrajtuar-gjymtuar për tërë jetën mijëra djem e vajza shqiptare, pjesën më vitale të kombit ku me urdhërin e këtij krimineli, udbashët serbë e shqiptarë vërsuleshin si hijena mbi trupin e njomë të rinisë shqiptare.

Nuk e di nëse ju jeni në dijeni të këtyre të dhënave. Por unë, për fat të keq, vë re se në kabinetin tuaj të ardhshëm janë edhe disa individë të tjerë, pinjollë të ish regjhimit të kaluar. Përmend këtu kandidatin për Ministër të Jashtëm. Vallë nuk mundët të gjeni në rradhët e socialistëve shqiptarë element të tjerë që nuk ishin përzierë me regjimin e përmbysur? Unë mendoj se ka plot të tillë dhe pikërisht këta duhet të kishit zgjedhur ju.

Një kërkesë tjetër e jona, që ndoshta duhej ta kisha vënë në krye të çështjeve, është gjetja dhe rivarrosja e eshtrave të të rënëve në luftën kundër sundimit komunist. Ata nuk janë pak. Janë mbi 4500 persona të humbur, pa një varr ku të afërmit të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë lule. Është detyra juaj ta zgjidhni këtë çështje. Regjimi totalitar i Enver Hoxhës i mblodhi eshtrat e të rënëve dhe u dha një varr ashtu siç e meritonin. Po shteti demokratik a mos vallë nuk duhet të mendojë për martirët e lirisë dhe t’u krijojë strehën e përjetëshme? Kjo pyetje kërkon përgjigje.

Kemi edhe shumë çështje të tjera. A do të rishikohet historia e Shqipërisë apo do të vazhdohet me frymën e vjetër komuniste? A do të rishikohen tekstet e shkollave apo ende do të vazhdojnë të helmohen nxënësit tanë me propagandën koimuniste? A do të dënohet diktatatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore? A do të ngrihet memoriali në kujtim të viktimave të komunizmit për të cilin ka vite që është marrë një vendim i Kuvendit të Shqipërisë? A do të ngrihen muzetë e persekutimit nëpër burgjet dhe kampet më të tmerrshme të shtypjes? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje.

Këto janë kërkesat tona, i nderua kryeministër i ardhshëm. Do të realizohen apo jo? Për shumicën e tyre ju keni premtuar. Ne jemi në pritje të realizimit të tyre. Koha do ta vërtetojë një gjë të tillë. Njëqind apo treqind ditët kalojnë shpejt. Ne jemi në pritje.