E premte, 19.04.2024, 06:49 PM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Kohë e keqe për dijen

E merkure, 21.05.2008, 06:49 PM


Jeton Kelmendi
Kohë e keqe për dijen

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Një ditë moti, kur vlera e kishte fjalën, dija kishte respektin dhe vendin e merituar në shoqërinë tonë. Tani që kanë kaluar do kohë, e vërteta duket ndryshe. Nuk është për të qenë e vërtet, por po ndodh dhe edhe pse ka shijen e keqe, ka vetëm një emër e vërteta e sodit. 
     Nëse i bëjmë një vështrim sado sipërfaqësor, vendit që kishin njerëzit e dijshëm në shoqëritë e shteteve të ndryshme, na del se ata zënin hapësirën e duhur në hierarkinë  e organizuar të jetës shoqërore.
 Mbase dija i krijonte privilegje atij që e posedonte, qysh në fazat e para të organizimit të shoqërisë dhe ekzistimit të shteteve, ky fenomen u përcoll deri në ditët tona. Me siguri kjo i shërbeu njerëzimit për të mirë. Derisa në Greqinë antike, një njeri i dijshëm konsiderohej elitë e shoqërisë, në oborret mbretërore të shumë vendeve, njerëzit e dijshëm mbaheshin për punë të zgjedhura dhe pozita të larta. Kështu fjala bie, nëse një njeri i dijshëm në një fushë të caktuar qoftë shkencore apo artistike, ka pasur një respekt nga rrethi i tij dhe ka qenë në pozitën e merituar, çka ka reflektuar ai për atë shoqërinë. Mbase kjo nuk do shumë komente. Të tjerët do mësojnë nga ajo mençuri e personit të caktuar, prandaj derisa e ka vendin në maje të piramidës, dihet se shoqëria e ka ardhmërinë shpresëdhënëse, gjithsesi punën mbarë. Edhe në luftërat e shumta që kanë bërë popujt e ndryshëm, të dijshmit kanë qëndruar në krye të ushtrive, në krye sepse ata me dije projektonin sukseset dhe fitonin betejat. Për veprat që lanë të dijshmit në fushat e ndryshme, art kulturë dhe shkencë, etj, njerëzia mëson brez pas brezi. Edhe ne kishim të dijshëm, prej Bogdanit, Gjergj Kastriotit, deri të Fishta dhe Kadare me shumë të tjerë, por sikur ka filluar të rrallohet respekti për të dijshmit.          
Mbase edhe  “modernizmi” mund ta ketë si  parim për të ardhmen, mirëpo vendi im duket ka filluar ta zhvilloj si shkencë.
  Gjithandej kah shihet dhe dëgjohet, dija ishte gjëja që më së shumti i duhej njeriut, por i duhej tepër shumë edhe shoqërisë në përgjithësi. Nëse kthehemi për pak, tek koha dhe ditët tona dhe pa e lodhur fort kokën me mendua se çka e solli njerëzimin kaç lartë në zhvillimin  dhe avancimin e jetës si koncept i përgjithshëm, ma thotë mendja se çdo kush duhet ta dijë, thjeshtë është dija.  Koncepti dije, ngërthen në vete një nga më të mirat që ka  njeriu, për të notuar në lumin e madhe të jetës.   Shumë kush e çmon ngase ta krijon  një përparësi për një rrugëtim më dinjitoz  gjatë jetës, por kjo nuk do të thotë se po të jesh i dijshëm, ke rrugën e hapura gjithkund. Mbase duket paradoksale, por e dijë një vend, në të cilin dija është tepricë dhe pengesë për të ecur.
 
Dija hap apo mbyll  rrugët

Po i vumë re dukuritë e raporteve dije-padije në shoqërinë tonë, na del një shpërfillje e normales.  Se a kemi njerëz të dijshëm në shoqërinë shqiptare, padyshim se po dhe po ne kuptimin e plotë të fjalës, ngase sot më shumë se kurrë, njeriu shqiptar ka arritur të depërtoj në analet ndërkombëtare dhe të ngritët  për ka dija. Këta të dijshëm është e qartë se ku e kanë vendin, mirëpo sa shembuj mund ti marrim për dijen dhe të dijshmit si koncept, ku janë ata.
 Do të nisem nga kultura.
Kush bën kulturën në vendin tim?, është pyetja që duhet bërë  veti, e pastaj ktheu dhe mendo pak dhe përgjigju. Derisa Shqipëria e viteve të tridhjeta kishte mbi pesëmbëdhjetë revista kulturore e letrare, Kosova e sodit nuk e ka asnjë. Kulturën e drejtojnë si nëpër komuna, po ashtu edhe në ministrinë e Kulturës, persona që lere se nuk janë njerëz të kulturës, por as konsumues të saj. Estrada është gjithçka, nuk ka rëndësi edhe pse ajo nuk ka asnjë kriter, se për vlerën mos të flasim më, por aty investohen shifra të mëdha parash.  Organizimet e pakta që mbahen në vend, kanë nivel bizar dhe ato mbahen nën organizimin e jo kompetentëve. Thjeshtë dija është armik i atij që e ka në ditët e tona. Po që i ditur, të tjetër do të urrejnë dhe do të luftojnë me të gjitha mënyrat.
 Për të pasur perspektivë, mjafton të jesh i dëgjueshëm dhe ti shërbesh mirë dikujt. Ky është realiteti ynë, tani që padija ja ka zënë rrugën dijes. Në fakt ky është një fenomen që shqetëson njeriun me dije, art dhe kulturë, por nëse ia lësho syrin shkencës, nuk është më mirë. E njëjta gjë ndodh edhe me politikën, sportin dhe çdo gjë që është pjesë e jetës në Kosovë. Ky realitet nuk është më i mirë sot as në Shqipëri dhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët.     
Sa kohë e keqe ka marrë për dijen dhe të dijshmit. Për derisa në vendet që e kanë punën mbarë, dija hap rrugë për të ecur përpara, tek në sot, ajo po ti mbyll dyert.              
Populli shqiptarë kishte disa thënie të bukura, që gjeneratë pas gjenerate u përcoll deri tek ne. Ruana Zot nga të padijshmit, thoshin urtakët pleq nëpër odat e burrave, ndërsa ne gjeneratave dëshmitar të kësaj që ndodh, nuk na mbetet gjë tjetër për të thëne veç se Shpëtoje Zot dijen nga padija, ktheja pushtetin të diturit e merrja të paditurit.
 Vitet po kalojnë, kurse ndryshim njëherë nuk ka. Qielli  është vrenjtur mbi dijet dhe mot i lig i ka marr terrenit ku dija sundon. Tani po hesht dhe vazhdoj të pres, eh mos era po e frynë dhe po ua ndërron polet këtyre dy fenomeneve, pastaj te vij koha e mirë për dijen.   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora