E marte, 19.03.2024, 04:37 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Maqedonia dhe zgjedhjet

E merkure, 21.05.2008, 05:25 PM


Skender Korça
Maqedonia dhe zgjedhjet

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Është afër dita e votës së lirë në Maqedoni. Është bërë fushatë dhe është premtuar se do realizohen ambiciet e popullit shqiptarë gradualisht në Maqedoni.  Është bërë njeherë thyerje faktorit shqiptarë politik atje në vend, e vonë u provua edhe për likuidime fizike të liderëve të këtyre partive politike. Është një rrëmujë në këtë fushatë parazgjedhore, sepse është hargjuar krediti se çfarë do duhet të i thonë me shumë popullit” Ne jemi kështu apo ashtu….” , pastaj jemi “ata” që (nuk) jemi vetja e kështu….
Shikoni se sa keq ka ndikuar politika në ndërtimin e jetës shqiptarenë Maqedoni. Edhe në gëzim e në mort njerëzit shpesh ndihen të ndarë për faj të politikës.
Dilema dhe “besa” e dhënë shpesh i vë shqiptarët në siklet, duke rrezikuar shumë në ekzistencën dhe vlerat e identitetit kombëtar të tyre kundruall atij regjimi që nuk do fare shqiptarët dhe kurrë nuk I ka trajtuar dhe I trajton të barabartë.
Tragjeditë poltike dhe thyerjet që kanë ndodhur kanë vërtetuar mëkatin e politikës dhe mungesën e shtetit të mbështetur në shtyllat e tij kryesore. Çfarë mund të presim tjetër nga qeveritë e koalicioneve maqedono-shqiptare….vetëm një mëkat tjetër, por edhe pse kështu prapë se prapë duhet dilet në zgjedhje për të t’i dhënë voton atij që lidhet me fatin e kombit dhe qështjet kyqe të tij….,kurse partitë politike shqiptare atje të cilat me konfliktualitetin e tyre të skajshëm dhanë shembullin më të keq të veprimit të përçarjes dhe dyshimit, të shpenzimit të energjive kombëtare nën skemën e ndyrë të Maqedonisë dhe maqedonasëve sllavë dhe veglave të tij.

Kush nga këta njerëz që kanë përfituar në kurriz të djersës dhe gjakut të popullit dhe janë bërë figura të jetës shqiptare në Maqedoni,  athua e ndjenë veten më parë ushtarë të kombit apo politikanë të shpërfytyruar, që kanë sjellë vetëm fatkeqësi.
Kush, pra dhe kush?
A do fitojë populli shqiptarë atje….? Me cilët koalicione do niset fati i ri i shqiptarëve atje? A thua do e ruajnë në sirtarët e politikës edhe më Marrëveshjen e Ohrit për të mos e jetsuar kurrë?
Këto janë dilema jo vetëm për votuesin shqiptarë në Maqedoni por edhe për qytetartët tjerë shqiptarë të Ballkanit…Ballkani është i madh dhe ka shumë syresh pikëpamjet e tij…është syri që sheh tash për tash më shumë se çdo herë në jëtë qështjen e kombit shqiptarë..kudo…për çfardo…
Bota e qytetëruar sot shikon përpara dhe mendimi progresist i respektimit të kombit si misionari i Zotit në tokë, ka bërë që koha moderne të dijë të vlerësojë një fitore të madhe që ka të bëjë me formatimin e fitores së padiskutueshme të arsyes mbi shovinizmin, racizmin dhe ksenofobinë, të cilat kanë sjellë fatkeqësitë historike në shpinë të popujve të vegjël.
Aktualisht politika e konfliktit brenda shqiptarësh, sipas konceptit të llogores “Ne” dhe “Ata”, demagogjia, intriga, prapaskena, kulisat, lufta për pushtet, e kanë çuar elementin shqiptar në hapësirën  maqedonase e tij në një klimë mërie dhe dhune, në pasivitet, në reagime negative, në humbje të shpresës, në zbehjen e ndjenjës kombëtare, duke e lënë shqiptarin në një gjendje të varfëruar., pa përspektivë dhe me një dëshirë çdo herë synim për një mirëqenie më të mirë se sa vetë përmirësimi i jetës shqiptare atje…Andaj votuesit i duhet të kthej dinjitetin e vet qytetar, të ktheje kohën për të punuar për te dhe t’i jap grusht të rëndë atyre që nuk janë kombi e populli, fundërrina nga cili do krahë poltikë atje që nuk u dëshmuan kurrë si vlera e popullit, por vetëm tendencë e tyre në politikën me maqedonasit….
Urime në zgjedhje, urime në fitore, urime në suksese, urime në fusha konkrete jetësuese, urime në Maqedoni popullit shqiptarë…kudo, urime votës së lirë të tyre në përzgjdhje më të mirit të tyre…
Simetria dhe sindromet e çdo lëvizje në Ballkan për të mirë  kombëtare do duhet të ishin tezat kryesore të udhëheqjes kombëtare kudo,  por kur ato janë hije të së keqës mos qofshin elemente të popoullit tonë kurrë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora