Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Azizi: Turistët, të dobët në gjeografi

| E diele, 01.09.2013, 08:05 AM |


Miliona turist evropian nuk i njohin vendet se ku shkojnë  për pushime!

Nga Ismet Azizi

Me që jam mësidhënës i Gjeografisë, mezi po pres fillimin e viti shkollor, sepse kam qka të bisedoj me nxënësit e mi  për kët që dua sot të shkruaj. Si zakonisht ditën e parë  gjegjësisht orën e parë mësimore nxënësit i njoftojmë me planprogramet mësimore por do të shfrytëzoj rastin të bisedoj edhe për pushimet verore. Pra ku dhe si i kan kaluar . Por gjithsesi nuk do ta lëshoj rastin të bisedoj edhe për popujt tjerë si i kalojnë pushimet dhe sa ata i njohin regjionet turistike dhe shtetet se ku shkojnë për pushime.

Me shembujt që do ti përmendi  ma vonë dua që   nxenësit të mësojnë   se asnjë "milimimetër", nuk jemi mbrapa nxënësëve  evropian. Jam shum i bindur se do t'ia arrijë që nxënësit  do të kuptojnë se ne kemi probleme me standadin jetësor, kushtet për punë, e kurrsesi me intelektin dhe angazhimin në mësim.

Sopt duke klikuar në Intenet gjeta një artikull  të një agjensioni prestigjioz , SNN , i cili ka publikuar një hulumtim të një agjensioni turistik, pashtu shum njohur në botë, British Airëays.

Në vazhdim, po ua transmetopj  tekstin e plotë  e kësaj agjensie infomative amerikane, pra SNN-it, dhe vlerësoni vet sa kam pasur të drejtë me konstatimin tim në fillim të këtij shkrimi.

Miliona turistë evropiane nuk dijnë ta gjejnë Qipron në hartën e Evropës , ka shembuj edhe më të keq të cilët kan të bëjnë me faktin se gjeografia gjithkund është lëndë mësimore e padëshireshme( merrne me mend).

Nga  2.000 të anketuarve nga British Airëaysa  53 për qind nuk dijnë të tregojnë Qipron në hartën e Evropës.

Në vend që  të tregojnë në hartë se ku teritori i Turqisë, më pak se gjysma kan treguar  Ukrainën, e cila ndodhet pothuajse 2.000 kilometra larg nga vendet  euro-aziatike .

Ndoshta më interesante është se 14 për qind e të anketuarve francezë nuk dinë  të tregojnë, besoni apo jo, në  hartë vendin e tyre, Francën.  Zakonisht bëjnë me gisht gisht  dhe tregojnë territorin e  Belgjikës.

Rreth një e pesta e turistëve e kan përzier  Gjermaninë  gjegjësisht  Greqinë , me territorin e Francës.

Në të vërtetë , Francën në hartë  kan arrit ta gjejnë  rreth një e katërta e turistëve, por ata mendonin se ishte fljala për Spanjën e jo për Francën.

E pabesueshme, por e vërtetë është fakti se një e katërta e tyre nuk kan ditë të dallojn ënë hartën e Evropës  Spanjën nga Irlandën.

Këto rezultate nuk janë të habitshme nëse e marrim mend se edhe katër nga 10 turistët nuk e kan shikuar hartën e botës para se të nisën për të udhëtuar, gjejgjësisht   për të gjetur  vendin që kishin për të shkuar.

Nga ana tjetër, 47 për qind e tyre konsideronin më të  rëndësishëm kursin valutor- se qfar është relacioni i monedhës së  tyre me at ku shkonin, mandej largësia e pishinës nga hoteli , gjegjësisht plazha për një të tretën ishte preokupimi kryesor .

Nxënësëve , mësidhënësëve, posaqërisht prindërve , iu uroj një vit të mbarë shkollor, më dëshirën më të madhe për një vit më të sukseshëm se më parë.

Në emer të mësimdhënësëve të gjeografisë iu premtoj, këtë e dini edhe ju, se gjeografia është  dhe do të jetë njëra nga lëndët më të dëshiruara, e jo siq tregon hulumtimi i lartëpërmendur. Nga kjo që pamë më lartë nuk ka të bëjë me ne, dhe duhet të jemi shum optimist dhe të kënaqur, sepse jemi në rrugë të mirë , krahëpërkrah  popujve tjerë evropian.