E shtune, 06.06.2020, 11:09 AM (GMT+1)

Aktualitet

Vladimir Shyti: Mashinistët përballen me vdekjen

E diele, 01.09.2013, 04:55 PM


Mashinistët po përballen me vdekjen

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti, Durrës

Fatkeqësitë i lëshojnë vend njera,tjetrës në hekurudhën shqiptare. Rikthehet ndjesia e ankthit të tmerrshëm,tashmë në një tjetër mënyrë,një ankth lëndimi me pasoja vdekjen.Eshtë paaftësia dhe mos kontrolli kosunguent i disa personave të ngarkuar që të vrojtojnë dhe të mos lejojnë lëndë të huaj pranë linjave hekurudhore,kur e kanë të qartë limitin e largësisë nga koka e shinës,që është vetëm pesëmbëdhjet metra nga qëndra kollosekut.

Hekurudha vërtetë është e kredhur në hiç,por ata që punojnë janë njerëz,madje,edhe të nderuar,ndaj duhet t’u krijohen kushte si njerëz.Nuk është e vështirë të realizosh gjëra që i ke vet në dorë,apo marrin dorasi ndonjë kacidhe dhe bëhen preh e lëndimit të mashinistave e stafit së lëvizjes të transportit udhëtarë e të mallarave hekurudhore.Në çdo projekt që projektohet e para përcaktohen kushtet e sigurimit,që në letër ekzistojnë edhe në hekurudhë,por çuditërisht ndodh e kundërta dhe me pasoja vdekjeprurëse.

Le ti hedhim një vëzhgim linjës hekurudhore Tiranë-Librazhd:Sapo del nga stacioni përballesh me pemë e shkurre që janë ngjitur me linjën e hekurt,duke ditur që mashinisti dhe asistenti tij ka për detyrë të vrojtojë lëvizjen e trenit,duke nxjerrë kryet jashtë nga kabina në çdo kthesë dhe në çdo zhurmë shqetësuese që përbën rrezik për trenin.Më pas rradhiten mbikalesa të palejueshme,madje edhe me këmbënguljen e kryepleqeve të zonave për t’i lejuar,por,duke menduar se po i bëjnë mirë njerzëve,ata po i dërgojnë drejt vdekjes.Jemi të gjithë dëshmimtarë të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në linjën Tiranë-Kasharë dhe përgjatë linjave në vijëmësi.Rrjeta teli elektriku si fijet e merimangës zgjaten pafund mbi trenin,që kanë sjellë dhe plagosje të mashinistave,kur u ka ndodhur ndonjë avari e mundshme në lokomotivë,madje ka pasur edhe trenist,që i kanë shpëtuar vdekjes,duke ngelur dhe ulog si Nasi Hanxhari e të tjerë.

Më tutje,gjatë perigonit të Vorës pemë e shkurre të shoqërojnë në çdo çast,duke penguar pamjen dhe goditje e ndonjë dege peme në qoftëse humb vëmndjen e nxjerr kryet jashtë.Plus këtyre,xhamat e dyerve dhe të dritareve të lokomotivave janë zëvendësuar me xhame të zakonshme,që janë goditur me mjete të forta nga njerëz të papërgjegjshëm dhe thyerja e tyre ka lënduar me dhjetra mashinistë,madje,kanë arritur edhe në shpërfytyrimin e fytyrës dhe i janë larguar vdekjes si Fatmir Vrioni e tjerë.Në fytyrën shpirtërore të secilit prej tyre ka diçka të çuditshme,të papritur,jopërpjestimore e jo normale,ata mbështillen nën petkun madhështor dramatik,që ende vazhdojnë të luajnë në skenën dramatike hekurudhore,duke iu nënështruar fatit.

Në dalje të stacionit në Durrës mbizotrojnë dhjetra tabela që kompani të ndryshme rreklamojnë mallrat e tyre,të cilat janë vendosur pak centimetra nga koka e shinës,duke sjellë rrezikshmëri në lëvizje,sidomos në manovrimin e vagonave në stacion.Ka pasur bubullima fjalësh dhe nerva të tejsforcuar nga drejtuesit e trenave,por që kanë humbur në terrin e premtimëve dhe të llafefogjive.Më pas në stacionin e mallarave përballesh me shtylla hekuri të mbetura nga sinjalistikat e mëparshme,ku disa trenist dhe mekanik treni janë përplasur me këto mbeturina gjatë lëvizjeve dhe kanë pësuar fraktura në trup deri edhe në thyerje kockash e brinjë,të cilët janë të shumtë,ndaj s’po përmend emra.Ata janë të vetëdijshëm për ç’ka po përjetojnë ose përfytyrimi tyre miop e sipërfaqësor, varfëria e tejskajshme nga ato paga qesharake,që marrin nga puna e tyre i ka bërë të punojnë pa fjalë në sektoret e ndryshme të hekurudhës shqiptare.

Vijojmë drejt Golemit;edhe ky perigon është i ngarkuar me tabela reklamuese shumë pranë linjës dhe mbikalesa të shumta të pambrojtura,që janë bërë vrastare për shumë njerëz,që se kanë iden e trenit,por dhe nga personeli lëvizës ka të lënduar.

Shkojmë në Elbasan,një linjë disi më e qetë,por që ndodh një tragjedi e papritur gjatë linjës për në Librazhd.Ajo natyrë e bukur,plot magji që rrethon atë linjë kishte fshehur brenda shkëlqimit të vet elementin demoniak.Një tub hekuri cilindrik kishte zënë vend si ato këpurdhat mbas shiut,afro një pëllëmbë njeriu nga lokomotiva,që shërbente si përcjellës valësh të mediave televizive.

Mashinisti Beqir Kryeziu në dalje të dy tuneleve të fundit të Librazhdit dëgjon papritur një zhurmë shqetësuese që s’po e kuptonte nga vinte.Nxjerr kryet në dritare që të kostatonte defektin,por sakaq ndjeu një goditje të fuqishme tepër therse në krye,humb ndjenjat,trupi mbetet i varur në dritare.Asistenti tij mbetet i shokuar,megjithatë mbledh forcat e bën menjëherë ndalimin e trenit dhe,pastaj,i jep ndihmën e parë kolegut të tij,që ishte mbuluar i tëri në gjak.Mendoj se kishte vdekur,por mblodhi veten e shuar në ato çaste,kur i dëgjoj frymarrjen.U krijua një atmosferë e acartë e mbytëse njëherazi,e cila qëndronte varur si mot me shtërngatë mbi qenien e botës shpirtërore të asistentit mashinist.Të ndihmuar nga personeli dhe njerëz të rastësishëm,që Beqiri dhe Zeqiri kolegu tij folën fjalët më të mira,ku dhe i shpëtuan paq jetën,ai u dërgua në spitalin e Librazhdit.Aty i dëmtuari,falë punës së mirë të personelit mjeksor mori mjekimin e parë dhe u nis me urgjencë në spitalin ushtarak,ku edhe shpëtoj nga kthetrat e vdekjes.

C’mund të mendohet për peisazhin shpirtëror të drejtuesave të trenit,ata janë plot vegime të fuqishme,të ndjeshëm krashi ngjarjeve,por dhe pasionant në detyrën e tyre.Megjithse me nerva të acaruara me tepëri,me kontraste e shpeshta nxehtë-ftohtë;sepse u ngacmojnë vazhdimisht ndjenjat dhe u prishin qetësinë,ata janë tepër të fortë,duke iu nënështruar punës në këtë atmosferë të ngarkuar me shumë faje dhe gabime.Duke qenë gjithmonë të papajtueshëm me fatalitet,ata ecin në rrjedhjen e fatit,duke krijuar realitete pa i dashuruar ato dhe,shpresojnë tek një mrekulli në planet e së ardhmes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora