E marte, 19.03.2024, 11:20 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Mirë ja ke qellue o Ilir, më mungon jo dicka por shumecka

E merkure, 21.05.2008, 05:16 PM


Selim Hasanaj
MIRË JA KE QELLUE O ILIR, MË MUNDON JO DICKA POR SHUMCKA

Nga Selim Hasanaj

Po bahet komenti i Ilirit në shkrimin tim " KU U HUMB NDERGJEGJËJA E POLITIKAJVE TANË NË KOSOVË " shkak dhe inspirim i imi këtë mbramje të shkruej edhe nji artikull per zemra....Ngacmimi pa të keq ose me qellim ( e din ai vetë) i Ilirit erdhi si biber në mish sikur thojmë neve në popull sepse ashtu isha i preokupuem se si ta fillojë nji shkrim pasi dje pasdite, mbramë deri vonë në mesnatë dhe sot deri para pak qastesh lexova nji libër të gazetares Suzana Zyrakja " JETË SHQIPTARE NË NORVEGJI 36 shkronjat e emrit". Pa pas qellimin ta sulmojë shkrimtaren Zyrakja , sepse unë jamë i vetdijshem se ajo gjatë turnit të saj të asaj kohe ( duket të ket kjen dikun para vitit 2004) në Norvegji ka takue njerëz të cilet dikush ja ka imponue në mënyra dhe forma tjera dhe pa marr parasysh se a kanë meritue ata ose jo të shkruhet per ta autorja nuk ka shumë fajë, faji qendron tek nikoqiret e saj të cilet i kanë imponue asaj edhe persona që njeriu normal do thoshte per ta :JU HARROFTË EMNI. Hiq Aktivistin e palodhshem dhe të devotshem të qashtjes kombëtare , intelektualin dhe humanistin Nufri Rexhep Lekaj, pastaj shkrimtarin Imri Trena, piktorja Violeta Xhaferi , këngtarja artiste Doruntina Disha, aktivisti i qashtjes kombëtare Daut Haxhaj, Sylo Taraku ( nuk po kuptojë pse nuk e rregullon emnin nga forma sllave e shqiptimit në ate shqipe SYLÊ ) i cili vertet ka kontribut dhe merita, të tjeret edhe po mos të ishte shkrue as permend emni i tyne nuk ishte ba kjameti sepse nuk kanë ba asgja as per ti sha as per ti lavdue. Bile bile disa ndoshta meritojnë pakë kritikë pozitive. Ama kur pash se në librin e zonjes Suzana Zyrakja i kushtohen gjashtë faqe Enver Gashit dhe ato ishin të shkrueme me tone aq tumirse e lavdruese sa unë fillova të i ferkojë sytë dhe thash a mos jamë anderrë. Pra shkrimtarja shkruen në librin e vet lavdata per Enver Gashin inspiruesin dhe bashkautorin e Erling Pedersen per ta shkrue romanin antishqiptarë LELA, per të cilin unë para pak dite i botova në zemrashqiptare.net dy artikujt e mijë të botuem dikur në RILINDJE. Krejt cka qendron dhe jamë dakord me Zyraken per personalitetin e Enver Gashit asht se ai vertetë asht piktor i mirë, asht mjeshter i perfeksionuem i kompjuterit, asht puntor i madhë ndersa ana njerzore, origjina familjare, karakteri i moralit njerzor dhe kombëtar të tija janë ZERRO. Tutje autorja thue se nuk ka pas në Norvegji student të dalluem shqiptarë, sportist të merituem shqiptarë, artist, poet, gazetar , aktivist, humanist shqiptarë si p.sh.: futbolistet Ardian Gashi, Berat Jusufi, Jeton Pestisha e dhjetra tjerë futbillist shqiptarë, studentet Fatmir Lekaj, Vlora Haxhimemedi, Elisa Thaqi , Valon Mjaku etj , aktori e poeti Ismet Jonuzaj, gazetari korespondent i RTK-së Osman Disha, aktivistja Fakete Disha, cand. Dr. i shkencave Gëzim Mekuli si dhe dhjetra e dhjetra të tjerë , por asht dasht të shkruen per disa hoxhallar, lider të Bashkësisë islame kulturore shqiptare në Oslo 9 ( nand) faqe në librin e vetë fakt ky i dhimbshem që më quditi. Nuk po permend me emna asnji por kur lexova emnat e tyne të shkruem nga autorja Zyrakja dhe kur mu kjutue koha e qendrimit tim të gjatë 19 vite në Norvegji disi më erdhi nji averzion jo vetem nga emnat e Enver Gashit dhe disa tjerve që ishin protagonist të librit të zonjes Suzana Zyrakja por edhe nga vetë libri dhe ndjeva keqardhje per autoren e tij. Po, po sepse në mos tjeter ajo si intelektuale dhe profesioniste asht dasht ta dijë se "KONTRIBUTI" i shoqatave islamiste shqipfolse në Norvegji dhe kudo në diasporë nuk asht kontribut por asht thikë në zemer kombit dhe shteteve shqiptare Shqipnisë dhe Kosovës. Andaj unë i fali gabimin per publicitetin që i ka dhanë Enver Gashit sepse ate dhe veprimet e tija ka mujt mos ti ketë njoft, por peshen negative te veprimeve islamiste të shoqatave dhe individve shqipfolsa islamist asht dasht ta ketë dijtë. Para dy tri diteve botova në zemrashqiptare nji leter që i pata shkrue Ambasades së Jugosllavisë në vitin 1992, dhe nji artikull me titullin " KU U HUMB NDERGJEGJËJA E POLITIKAJVE TANË NË KOSOVË" dhe ky far Iliri më kishte "kritikue" se cka po ndodhë me mue, pse po merrem me veten time, sa i duhet kjo lexuesit të zemresshqiptare. Jamë shumë dakord me Ilirin, por ec e mos u merr me të kaluemen , ec e mos folë. Babai im Mustafa i ndjerë i cili gjithmonë ka folë pak , por kur e qitshin nga takti thoshte " mos mem folë goja më flet kjo mbrapa" Andaj zoti Ilir , ta thotë Selimi tye se shumë moti ka kjen e vertetë ajo per pitet dhe tepsiat. Mos harro se shqiptari i harron njiqind pite per nji laknor. Shkrimet e mija të dikurshme shumë nga to të botueme dikund e shumë jo i dergova tash per botim ( dhe i jamë mirnjohes zotit Gëzim Marku që i boton), nuk janë asgja tjeter pos tu këthej kujtesen disave që tash po mendojnë se pluhuni i harreses i ka mbulue pisllaqet dhe poshtersitë e tyne , morale , njerzore e kombëtare, pastaj hajnit , plaqkitjet e dhunimet. Kur pata shkue dhe personalisht e pata dorzue në sportel të Ambasades Jugosllave me 1992 kerkesen time per lirim nga shtetësia jugosllave aty pata gjet disa dhjetra shqiptarë. Tani tue e lexue librin e zonjes Suzana Zyrakja dhe e shof aty se si lavdohen shumë nga ata që mue më paten shique si të cmendun dhe anmik pse po ju baj sherrin edhe të tjerve me at leter timen në Ambasadë, mendojë se kamë ba mirë pse e botova at leter dhe nuk jamë dakord me Ilirin. Unë nuk po due të permend askand me emen , e dijn ata vet se cilet janë, por po e ceku se sa herë që Shejti Ibrahim Rugova e posaqërisht i ndjeri Profesor Fehmi Agani të detyruem nga rrethanat dhe Bashkësia Nderkombëtare kishin takime dhe bisedonin qoftë me bashksinë dhe faktoret nderkombëtarë, qoftë edhe me lideret serb per situaten në Kosovë dhe nenshkruenin ndonji marrveshje dhe TV norvegjeze ose gazetat shkruenin se ka gjasa se situata asht qetsue në Kosovë, shumica nga personazhet e librit të zonjes Zyrakja , shumica e "PATRIOTVE" që me nofka dhe emna të rrejshem shkruejnë " komente " dhe më ofendojnë në shkrimet e mija dhe shesin patriotizem tani, atëbotë shajshin dhe vajtoni dhe thojshin ; " AHI ASHT BA PUNA MUTË ASHT QETSUE SITUATA DHE KANË ME NA KËTHYE MBRAPA NË KOSOVË, PO KU JA BANA NANËS SË RUGOVËS DHE AGANIT QË PO BISEDOJNË PER QETSI DHE PAQE" Dhe si të cmendun me plot panik ikshin neper kishat norvegjeze ku ndrronin edhe fe e emen per do letra të qendrimit ndersa tash janë ba musliman të mdhej!!! Dhe saherë që forcat policore, ushtarake dhe paramilitare ndermerrnin fushata dhune neper Kosovë dhe e pësonin shqiptaret e pafajshem , shumica e këtyne patriotve shqipfolsa të sotshem në Norvegji, shumica e protagonistve të librit të zonjes Zyrakja qaravesheshin si të cmendun dhe thojshin; NASHT , ASHT BA MIRË, LET BINDET TASH NORVEGJIA SE DUHET ME NA I DHANË LETRAT. Pra ata kishin interesin e lejeqendrimit të vet e punë e madhe pse shkau vriste dhe masakronte shqiptaret e shkretë në Kosovë. Punë e madhe pse digjte shtëpiat dhe pasuninë e shqiptarve. Por mu kujtue se edhe shumica e "PATRIOTVE" llafazan të sotshem kishin marr pushime pa pagesë nga pushteti në Kosovë, kishin dhanë banesat me qira dhe kishin ardhë të provojnë FATIN. Ishin pikrisht të tillet edhe që mirreshin ma së shumti me hajni e pisllaqe sepse nuk kishin pas asnji zor per të ardh dhe kerkue azil. Andaj edhe nese i perzajnë nga shteti ata i kishin plot xhepat me parat pise të hajnisë e plaqkitjeve dhe kishin ku këthehen në Kosovë. Sot pikrisht shumica e tyne që paten mbet në Norvegji shesin mend dhe patriotizem. Ndersa per vërejtjen e Ilirit se ndjehem i perbuzun dhe tani e kamë të vështirë. Ma mirë ai që nuk ja ka rras as Dacit as Macit. Po ta thamë Ilir pa të keq se asht e vertetë se ndjehem keq sepse qenka vështirë kur dikush per të cilin jam perkushtue me tanë forcen dhe kapacitetin tim, tash kur paksa asht konsolidue ma këthen shpinen dhe këqyer dikend ma të fortë me kuletë se mue dhe miqet e mije, por unë nuk jamë pishman aspak per ato që i kamë ba. Unë kamë ba gjithcka per Ibrahim Rugoven dhe per Kosovë. Kamë mendue se nese shkojë rruges së Rugovës do i ndihmojë sado pak Kosovës dhe popullit tim. Pse edhe njerzit me tituj akademik po mujkan të jenë matrapaz kurr se kisha besue. Andaj po më vjen vështirë që po e paguej cmimin e naivitetit tim. Publikisht e them se jamë zhgenjye thellë me lidershipin e partisë time LDD-së posaqrisht gjatë kohes së zgjedhjeve të nandorit të 2007 në Kosovë, jamë zhgenjye kur lexova intervistat e Liderit të LDD-së, Idolit tim të deridjeshem posaqërisht ato pergjigjet e tij në pyetjet per akuzat per keqperdorim të buxhetit të Parlamentit, si p.sh. pagesa tek dentisti etj, pergjigje këto që as nipi im Blerimi pesë vjeqar nuk kish me i thanë. Nuk ka urdhnue zotniu ti paguhet rregullimi i dhamve. Mirë, por kur u njoftue bashkshortja e tij nga dentisti se per kryetarin ka pague Parlamenti, pse nuk reagojë dhe ta gjanë se kush ka pague at borq te dentisti dhe pse!? Pse nuk e bani publike vet rastin , por heshti !!!??? Normal heshti se ja kajti. Kjo mue mi perkujton në strehimoret e refugjatve do hajna të ligj, ata nuk kishin bythë të vjedhin dicka të madhe vidhnin cokolada të vlerave 50 cent e nji euro dhe me to ziheshin e baheshin horë. Të jem i sinqertë mue aq më banë per rastin dhe per te. Unë merzitem dhe thamë mjer Kosova që nuk ka kush i prinë, dhe per nji prijs ka nevojë imediate. Sot janë hajnat që janë në ballë të Kosovës dhe janë hajnat tjerë që presin radhen per të ardhë në ballë të Kosovës. Dhe krejt këto bahen në emen të pompozitetit patriotik të cilin populli ahmak nuk po e shef se asht RREEENNËË.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora