E enjte, 25.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Mjeshtri i këngës Fatmir Danglli

E shtune, 31.08.2013, 04:45 PM


Mjeshtri i këngës popullore,

...me zemër të operuar...

...Fatmir Danglli, nga Menkulasi...

Nga Luan Kalana

Sa hap, albumin fotografik me artistët e Devollit, përveç që u çmalla, më shumë prej tyre, njëra foto me kostum folklorik kombëtar, si kjo që po shihni, më befasoi dhe më ngjalli kujtime e mbresa të hershme, para dy dekadave kur jetoja në Shqipëri.

Mjeshtri këngës popullore iso devollite, pak i njour në mediat kulturore, se sa ne skenat e festivaleve, një talent i lindur e modest, Fatmir Danglli,

 solist e këngëtar i ansamblit folklorik të Korçës në festivalet kombëtare e ndërkombëtare, dhe i Asamblit “DEVOLLI”, i grupit popullor te fshatit Menkulas.

 * * *

…E pata njohur e dëgjuar që kur isha mësues në shkollën 8-vjeçare të Menkulasit, në vitet e para te Demokracisë, në fshat, por si gjithë të tjerët,

 por më shumë si një prind arsimdashës i fëmijve shkollare.

 Jeta e solli e na bashkoi si një hall që kishim të dy, të sëmurë e të shtruar në spitalet, nga zemra, që nga Bilishti e deri në Tiranë, pasi prisnim radhën datën e operimit.

Ai për të operuar e ndërruar valvulat e zemrës për së dyti, unë për “bay-pas”, venat e zemrës, ky timi më i vështirë, se nuk ishin bërë operome të atij lloji deri atëhere në Shqipëri, nejse, .. këto janë punët tona…

Kudo që shtroheshim e rregullonim të ishim në një dhomë, kështu qe njoha nga afër Fatmirin, me dhëmb e dhëmballë, njëri tjetrin.

 Nga gjendja ekonomike ishim të gjthë njesoj kush më shumë e kush më pak, por ai më keq, me një stan fëmijësh të vegjël.

 E shoqja dikur stalliere, tani në demokraci merrej me tokat, e cila s’kishte takat t’i punonte, me keq se Fatmiri që ishte i semurë, të këputur, ronin sa për të mos vdekur.

I përmenda keto per te bere me realisht portretin e k;tij artisti popullor.

 Ai ishte një talent i lindur, fliste me bejte e tërë humor, por jo ironik.

 I dashur sa më ska, që me takimin e parë të bënte shok e vëlla jo vetëm në biseda por dhe në veprime.

 Ai ishte në gjendje shëndetësore më të rëndë se unë, por ai ngrihej e më jepte gotën me ujë, ishte shume i respektuar dhe i edukuar, me një botë të pasur shpirtërore.

Kishte një memorje për tu pasur zili, megjithëse 8-vjeçaren kishte mbaruar, kishte një bagazh dijesh e njohurish, sa një student i shkollës së lartë.

 Ishte mik i librit, si thoshim atehere, gjithmonë më tregonte për ato që kish lexuar, ndërsa vjershat e poezitë i mbante përmendësh

 presje e për pikë, s’më linte rradhë mua.

 Ai i thurte vargjet bejtet aty për aty, sikur i kish krijuar kohë më parë, me rimë e me rrokje, si ndonjë poet mjeshtër, e kisha zili por edhe e simpatizoja.

Mbi të gjitha, për të cilën nisa të shkruaj, ishte zëri tij fenomenal si i bilbilit, jo një talent por një gjeni pa shkollë, që këndonte aq bukur, sa me zërin e tij të magjishën të këngëve popullore devollite të bënte për vete.

 Gjithmonë me përmendete Dritin, fshatarin e tyre, kështu e thrrisnin, poetin tonë të madh Drtitero Agollin, Nderi i Kombit.

-E di, sa herë që vjen Driti në fshat, do më theresë për të kënduar.

 Ku është ai djali, Fatmiri t’ia marim njëherë shtruar devolliçes, - u thoshte ai fashatarëve të pranishëm.

-Driti e niste i pari këngën, unë ia prisja, e të tjerët mbani iso, zjenin…

Atë këngën devollite që e këndonte mjeshtri i këngës popullore, i paharuari Ali Kondi, Artisti i Merituar, -vazhdonte monologun Fatmiri…

Pastaj Driti, - më thoshte, - tani nis nga ato këngët e tua, -

 -Unë nisja e këndoja ato këngët time të prefruara, që i këndoja që kur isha djalkë…

Aq kënaqej me këngët tona, -tregon Fatmiri për Dritin, -më shumë se rakia që dhe atë e pëlqente.

-Kënga të shëron shpirtin, -thoshte poeti…

Sa e sa kujtime, mbresa më tregonte për këngën, e këngëtaret devollinj, duke me terguar dhe për poetin Skënder Rusi, e dinte që unë e kisha shok

 dhe që ishim të dy nga një fshat, cili shkruante skenarin e ansambleve dhe tekstet e festivaleve….

-Dhe me këngëtaren tuaj, Ana Gocen, nga Vishocica, kam kënduar, -e quante për mburje e ma bënte qejfin mua, duke ma rritur krenarinë për fshatin tim…

Sa e sa episode i kishin lënë mbresa të pashlyera, në festivalet, ne turnetë, me shokë e me artistat.

 Ndejtëm shumë kohë bashkë spitaleve, sa i sëmurëm dhe njerëzit e shtëpisë, por më shumë i mërzitm shokët e miqtë.

 E di ç’na thoshin, kur na shikonin sërish.

-Hë mo ju, akoma këtu jeni, ç’bëni ore dilni nga spitali se zute myk, tani mja ndejtët ?!.

 Fatmiri ia kthente serbes serbes me seriozitet e me ton humori..

-E po ç të bëjmë, …po presim të na marin në kasapanë për të na therrur…

-vazhdonte ai, …

-Po ja sikur s’ja mbushim syrin mjekëve se jemi bagëti pa dhjamë, kockë e lëkurë, jemi dele pa qumesht…

Këtë frazën e dytë e thoshte me ironi e me nën kuptime, dallohej për shakatë me kripë qe bënte, duke krijuar një atmosfere gazmore në biseda.

…se edhe doktorët atëhere shikonin duart e pacientëve, paratë..

 ..po ku ne, …nxiret dhjamë nga pleshti..?!..

 Ti lemë këto se janë histori më vete.

Po ju tregoj një intimitet, .

 .E di ç’bënim, mbrëmjeve kur herej?!

…Delnim në oborr të spitalit, nën një shtyllë.

Ishte një autoparlant që s’ pushonte natë e ditë i hapur, nga një radio diku brenda, rinin ulur në një stol.S’na dëgjonte njeri kushedi sa të thërisnim,

 e mbyste zëri i gafonit.

 Aty ia merrnin këngës popllore shtruar, atë- “A do të vijë vallë behari kurrë”, që dhe unë e kisha qejf, e unë ia mbaja, se me thënë të drejtën s’di të këndoj mirë.

…Ne bënim qejfin tonë, megjithëse ishin të sëmurë, na qante zemra, por shpirti na këndonte.

 Kënga mbante gjallë shpirtin dhe shpresën, ronim me optimizëm, mes dallgëve të jetës

Tiranë, maj 1995..

Gusht 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora