Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Politika e jashtme dhe demokracia

| E enjte, 29.08.2013, 08:03 PM |


Rëndësia e politikës së jashtme  dhe demokracia

Nga Gjon KEKA

Hyrje

Është e pamundur të ndërtohen marrëdhëniet diplomatike ,të flitet për peshën e demokracisë së brendshme pa patur një rrjedhje  të nërsjell të politikës së jashtme e cila nënkupton lëvizjen e përbashkët të fuqisë e shteteve në marrëdhëniet ndërkombetare dhe kulturën e tyre politike ,kombëtare si dhe themelet mbi të cilat ato kanë ndërtuar shtetet e tyre demokratike dhe të së drejtës.Jeta politike ,diplomatike ,kulturore, ekonomike etj, është e ndërvarur,kjo për faktin se të gjitha shtetet luajn rolin e tyre në fushën e politikës jashtme dhe asaj ndërkomëbtare  ,ky rol i tyre është ekskluzivisht rezultat i ndërvarësisë dhe i peshës që ata mbajn si faktorë apo aktorë në jetën e politikës së jashtme dhe asaj ndërkombëtare.Prandaj "nga një këndvështrim teorik, politika e jashtme është kuptuar si një proces i bashkëveprimit në të cilin përpiqen të zbatojnë qëllimet themelore dhe vlerat në konkurrencë shteti me shtetet tjera".(H.Hafendorn,2001,f.13)

Ky akt i bashkëveprimit dhe ndërvarësisë e ngritë politikën shtetërore të një vendi në lartësinë e politikës së jashtme të përbashkët dhe fushës së praktikës së diplomacisë në kuptimin që shtetet kryejn veprimet e tyre duke qenë të përfaqësuar politikisht në arenën ndërkombëtare ,në fushën e përfaqësimit dinjitoz në diplomaci si dhe në atë të konferencave ndërkombëtare ,proceseve vendimëmarrëse ndërkombëtare në fusha të paqes ,dinamikës së përbashkët dhe të interesave të përbashkët politike ,kulturore dhe ekonimike të tyre.Objektivi i veprimit të shteteve në politikën e jashtme është i përcaktuar nga idealet e përbashkëta të secilit vend kombëtar e ndërkombëtar dhe asaj materiale e strategjike të secilit brenda fushave të zhvilimit dhe fuqisë së brendshme të tyre.

Qasja e formës së ndërveprimit

Poashtu veprimi tjetër është ai i gjykimit të vlerave të përbashkëta kombëtare në fushën ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme pastaj kalkulimeve ,interesave rendeve dhe rregullave të brendshme që përcakton për secilin shtete fushveprimin e tyre në institucinet ndërkombëtare dhe që përcaktojn relevancën e secilit në sistemin e politikës ndërkombëtare të shteteve demokratike e moderne.Qasja e fomimit të  kësaj fushe të ndërveprimit dhe të përfaqësimit është e bazuar kryesisht në mënrën se si funksionon sistemi i përbashkët i poltikës së jashtme dhe ndërkombëtare të shteteve.Nje shtet sa i përkët politikës së jashtme është “i ndikuar nga shumë faktorë , duke u nisur nga ajo e madhësisë së popullësisë ,gjeografisë ,fuqisë ekonomike e materiale,ushtarake,edukimit ,kulturës ,arsimit etj “.

Prandaj, jo rastësisht edhe stabiliteti i politikës së përbashkët të jashtme  është i lidhur edhe me ndryshimet e përbashkët të shteteve që ndodhin si në sferën globale të politikës së jashtme të shteteve të ndryshme ashtu edhe në aspektin e brendshëm të secilës veç e veç.Kështu që “që nga fillimi i industrializimit, politika e energjisë ka një ndikim vendimtar mbi politikën e jashtme. Energjia e tyre për zhvillimin e vendeve është vendimtar. Varfëria shpesh shkaktohet nga mungesa e qasjes në politikat e përbashkëta të energjisë  së vendeve të ndryshme. Për shkak të kësaj qasje politika e energjisë ka një ndikim të madh në politikën e jashtme.”

Duke parë këtë mund të nënvizoj se politika e jashtme e vendeve të ndryshme është karakterizuar  edhe nga disa faktorë dhe intersa që nga objektivi i lëvizjes së përbashkët në fushën e politikës së jashtme ,të aleancave ,ndikimi i situatave të ndryshme botërore,proceset hisorike e politike të vendeve, qeverive,konfliketet dhe luftërat e ndryshme si rasti luftërave në Ballkan dh ajo e fundit në Kosovës 1999 që përfundoj me ndërhyrjen e NATO-s dhe vendosjes së protektoratit ndërkombëtarë ashtu edhe në konflitete tjera si ajo e Lindjes së Mesme ,Konflikteve të ngrira, blloqeve ideologjike-politike etj ,pastaj ky karakterizim i faktorëve të politikës së jashtme të vendeve ka pasur edhe revolucione përgjatë proceseve të ndryshme krahas ndryshimeve të qeverive dhe procesit të demokratizimit.

”Politika e jashtme i referohet të gjitha proceseve që lidhen direkt me marrëdhëniet e një shteti më një shtetet  tejtër apo (marrëdhëniet bilaterale) ,ose me shumë të tjera (marrëdhëniet shumëpalëshe).Mjetet për realizimin e tyre janë p.sh. traktatet, aleancat, pjesëmarrja në organet ndërkombëtare dhe mbikombëtare dhe të diplomacisë.

Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë i  referohet kryesisht të rënit dakord në Traktatin mbi Bashkimin Evropian mekanizmit të bashkëpunimit midis vendeve anëtare të BE-së me qëllim që gradualisht të arrijë në një fushë të përbashkët të  politikës së jashtme dhë te sigurisë.

Unionin Europian ndjek PPJS e vet, duke përcaktuar udhëzimet e përgjithshme, të miratuara,pastaj vendimet që përcaktojnë veprimet që do të ndërmerren nga ana e BE-së dhe pozicioneve dhe detajet e zbatimit të tyre. Për më tepër, bashkëpunimi mes shteteve anëtare në këtë fushë të politikës është zgjeruar në mënyrë sistematike.

Përveç kësaj, marrëveshjet ndërkombëtare të konkluduara me vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.Marrëveshjet për CFSP i zëvendësojë praktikat e tij që nga viti 1970, pra Bashkëpunimi Politik Europian (EPC). Në vitin 1999, PPJS ka  vënë në hapësirën e brenda saj  edhe politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë europiane.Ndërsa pas Traktatit të Lisbonës veprimet e jashtme të këtij komuniteti janë vënë në fushën e ndikimeve të shumfishta dhe institucionalisht me ndikim në përfaqësimin e saj dhe të politikës së jashtme europiane.(Sch.Klaus.M.Klein,2011)

Ndërsa  duke parë më lartë mund të potencojm se  janë edhe rregullat demokratike të lojës dhe afërsia e saj e madhe me praktikën dhe teorinë në politikën e jashtme dhe realitetin e shteteve në lëvizjet e tyre brenda sistemit ndërkombëtar dhe posaqërisht pushtetit të tyre si dhe peshës ndë politikën e përbashkët të jashtme.

Vetëzbulimi i demokracisë dhe energjia e përbashkët e politikës

Duke analizuar këto marrëdhnie në sistemin ndërkombëtar dhe fushën e politikës së përbashkët të jashtme të vendeve dhe demokracisë ne mund të nënvizojm se e tërë energjia e vendeve demokratike rrjedh  mbi interesat e secilit vend dhe anasjelltas ,por ajo që nuk duhet harruar pa u nëvizuar është edhe politika e paqes ,pra të angazhuar për të bërë por edhe korrur frytet e paqes dhe stabilitetit  aty ku demokracia thërret me zërin e saj dhe aty ku politika e përbashkët ndërkombëtare e sheh si një test të demokracisë dhe krijimit të sigurisë dhe hapësirës së lirisë e demokracisë për të gjithë.

Në sfondin e kësaj lidhje (...),duke nënkuptuar parasëgjithash se lidhja ndërmjet demokracisë dhe politikës së jashtme nuk është vetëm që ndikojnë në qytetarin ,individualitetin, në hartimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit të tij ("aspekti i brendshëm"), por ajo gjithashtu do të thotë zhvillimin e marrëdhënieve të shtetit me shtetet e tjera në përputhje me parimet demokratike ("aspekti i jashtëm").Kështu që aspektet të  brendshme dhe të jashtme janë të ndërthurura reciprokisht.

Ndërkaq një aspekt tjetër në një demokraci pluraliste, diversiteti i pikëpamjeve politike dhe gjykimeve në politikën e jashtme duhet të sjellë dhe poashtu të ruhet në rastin normal të saj .

Sepse nuk ka rregulla demokratike të lojës që kërkohet diçka tjetër nga ajo që është normale.(Völkerrechts,Zeitschrift,1983,f.5,28)

Nga ana tjetër, duhet nënvizuar se si edhe pushtetit i diplomacisë ka ofruar shumë të mira për vendet e ndryshme të cilët janë pjesë e kësaj fushe, pra dhe e sistemit ndërkombëtarë.

Diplomacia u tregua si një mjetë i rëndësishëm dhe  thelbësore sidomos në veprimet e saj dhe angazhimet e shteteve dhe faktorëve ndërkombëtar në arritjen dhe bërjen e  paqes europiane ,por më pas edhe të stabilitetit dhe paqes edhe në Europën Juglindore.

Poashtu edhe një nga mjetet e rëndësishme të mirëqenjes së popujve të ndryshme dhe sistemit të përbashkët  ndërkombëtar dhe të politikës ,transportit industrisë,zhvillimit të fushave të ndryshme shkencore,kulturore, të arteve si në mënyrë indirekte ashtu edhe direkt ,në këtë mënyrë u ngritën edhe këto fusha të veprimit të përbashkët të politikës ndërkombëtare të vendeve të botës demokratike dhe të civilizuara.

Të gjitha këto ndryshime në fushën e sistemit ndërkombëtare dhe politikës së tyre të përbashkëta të vendeve ,janë përcjell edhe me ndryshime me revolucione ,dhe kështu kjo fushë u bë një domosdoshmëri urgjente për të kthyer diplomacinë si një nga degët më të rëndësishme të veprimtarisë shtetërore ,më saktësisht në një institut të popullarizuar dhe të natyrshme të botës diplomacisë dhe politikës së jashtme dhe ndërkombëtare.ështe pikërisht zelli i madh i diplomacisë dhe diplomatëve si dhe i vendeve në politikën e jashtme që kanë sjell ndryshime të mëdha në fushën e sistemit politike ndërkombëtare si dhe të rrjedhave të politikës së vendeve duke qenë në shërbim të zgjidhjeve ,bashkëpunimit, ndërvarësië ,krijimit të marrëdhënieve  dhe sistemit të përbashkët ndërkombëtar si dhe të ndikimit të përbashkët në fusha përkatëse.

“Politika e jashtme është një funksion kompleks i shtetit, ajo përcakton kornizën e politikave për një shumëllojshmëri të marrëdhënieve të jashtme: ligjore, ekonomike, informative, komunikative, kulturore, socio-politike, ushtarake-politike dhe ndryshimet e kushteve shtetërore politik.

Në këtë kontekst, politika e jashtme është parë si një politikë, programatik e jashtme , strategjike anësore, prandaj edhe qëllimi dhe detyra është përcaktuese.

Në të kundërt, diplomacia është një instrument i politikës së jashtme. Kështu, ajo mund të mendohet si një pjesë integrale, por ajo është parashikuar specifikisht si një aktivitet kompleks politik dhe praktik që shpreh përfaqësuesimin dinjitoz të zyrtarëve të shtetit, përfshirë format e mjetet dhe metodat e veprimtarisë së tyre.

(...)Diplomacia është metoda e e politikës së jashtme dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në kuptimin e rreptë, arti i perceptimit të interesave të politikës së jashtme të një shteti, veçanërisht në negociata.

Ajo ofron metodën e jo të dhunshme të perceptimit të politikës së jashtme, interesave ekonomike dhe kulturore në fushën e  marrëdhënieve ndërkombëtare.Në çdo rast, diplomacia është elementet ekzekutiv i  politikës së jashtme.(H.Wagner, 1995,f.194) Diplomacia është mishërim i parimeve ligjore të politikës së jashtme ,pa një diplomaci të gjallë aktive dhe me rezultate të admirueshme të kombeve është e vështirë të flitet edhe për politikë të frytshme të përbashkët ndëkrombëtare dhe bashkëveprimit ndërmjet shteteve në shërbim të forcimit të vendeve të tyre ,pastaj të sistemit të përbashkët të politikës së jashtme dhe ndërkombëtare si dhe të forcimit edhe më shumë të shtyllave të demokracia liberale dhe politikës pragamtike.

Prandaj një diplomaci energjike ,frytdhënëse  e të gjitha vendeve nënkupton një kontribut në shtyllat e përbashkëta të sistemit ndërkombëtar dhe politikës së tyre të jashtme si dhe të interesave të tyre ,fuqisë së politikës së brendshme si pasqyrë për politikën e jashtmje të secilit vend dhe  niveli i realizimit të politikave të përbashkëta globale ,në shërbim të paqes ,demokracisë dhe zhvillimit të përgjithshme të vendeve ,por edhe  në shërbim të rezultatve të përbashkëta të praktikës së shteteve në drejtimin e anijes së përbashkët të sistemit të politikës ndërkombëtare dhe institucioneve vendimëmarrëse të tyre si faktorët ashtu edhe arbitërit ndërkombëtar në fushën e ndikimeve të gjithanshme të politikës dhe diplomacisë.Sepse për të parë ffushën e vperimit aktiv të kombeve të ndryshme menaxhimit të politikës së tyre unë do të nënvizoj këtu një thënie të Jose Ortega y Gasset shkëputur nga vepra “Ndërtimi dhe shkatërrimi i Spanjës, 1921” i cili shkruan se ,”kombet nuk janë bërë  të mëdha nga brenda, por nga jashtë, vetëm një politikë e aftë e jashtme, një politikë e menaxhimeve të mëdha, ofron një politikë të brendshme pjellore, e cila në fund të fundit kjo është gjithmonë vetëm një nga thellësitë më të vogël nga që duhet të ishte akoma më tepër.”

Ky bashkëveprim në politikën e jashtme dhe të sistemit të përbashkët ndërkombëtar të kombeve demokratike është manifest i zhvillimit të brendshëm të politikës së tyre ,qeverisjes së përgjegjshme dhe vizionare ,kulturës së lartë politike ,zhvillimit ekonimik dhe fushave të tjera të rëndësishme.

Prandaj këto qëllime të shtetit në bashkëveprim me vendet e tjera,ka një  domethënie të madhe për paqen,demokracinë dhe stabilitetin,poashtu kjo ka edhe domethënien tjetër atë që përdoret shpesh në diplomaci dhe në praktik në politikën e jashtme ndërkombëtare ,pra ajo  e përdorimit të drejtpërdrejtë të ndërveprimit të forcës së këtyre faktorëve relevant në fushën e përbashkët të politikë ndërkombëtare.

Gjithnjë karakteri i diplomacisë dhe praktikës së politikës së jashtme dominohet nga dy fusha të veprimit në atë të përpjekjeve paqedashëse dhe atyre luftëdashëse, të gjitha kanë interesat e fushave të tjera strategjike njëra të shuaj zjarrin tjetëra atë ndezjes dhe shuarjes më duart e diplomacisë.

Në diplomaci gjitnjë ka ekzistuar zëri i mirëqenjes ,i ndërgjegjes së popujve dhe i pashmangshmërive ,pra i mbylles së të gjitha rrugëve ,dhe deri të plasja e ndonje konflikti në duart e tyre ,por pa fajin e tyre ,por të atyre vendeve që janë luftëdashës ,pra çështja e zgjidhjeve diplomatike të problemeve është e lidhur ngushte edhe me detyrat e diplomacisë edhe nëse ato janë të mbushura me rreziqe ,frikë dhe pasiguri, e rëndësishme është të parandalohen konfliktet e përgjakshme ,të zbutë te keqet dhe kërcënimet për luftëra të reja apo të vjetëra  e deri të shpëtimi i popujve apo njerëzve nga përfshirja në luftëra të mëdha me totalitet dhe rrëshqitje rajonale e globale.

Konkluzion

Me pak fjalë është urtësia në diplomacia dhe politikën e jashtme që  këshillon dhe zhvillohet në mirëkuptim të ndërsjellë, të besueshëm dhe marrëveshjeve  që do të thotë, sa më shumë të jetë e mundur për të transformuar interesat konfliktuale të përbashkët, dhe kështu, për të përfituar të gjithë si kundërshtarët ashtu edhe idea e atyre që janë duke u përpjekur për bashkimin në qëllimin për të arrritur të paktën ndihmesën në këtë drejtim,konfliktet ,kundërshtimet dhe mosmarrëveshjet.

Duke u nisur nga kjo shihet që bashkëveprimi i shteteve tashmë është një nga qëllimet e përpjekjeve për të ngritur nivelin e  diplomacisë dhe  për të shuhar të gjitha ëndërrat e këqija dhe për të kapur rrugët e zhvillimeve pozitive, të paqes, stabilitetit ndërkombëtar të politikës dhe sistemit të saj,pastaj të shpërndarjes së secilës në shtëpinë e përbashkët  të civilizimit dhe vlerave kombëtare e njerëzore dhe duke mos harruar edhe atë   të mirëqenies materiale e që tani sidomos në shekullin XXI ka një ndikimit më të fuqishëm në këtë fushë dhe të peshës së saj lëvizëse në politiknë e jashtme të përbashkët.

Sidoqoftë politika e jashtme në sensin e përbashkët i referohet veprimeve të një shteti  dhe synimeve të tij që i adreson sidomos nëpërmjet shteteve të tjera ose organizatave ndërkombëtare.(Dieter Nohlen, 1994,f.42),

Ndërkaq nuk duhet harruar edhe atë se në këtë fushë ekzistojn edhe politikat e liderit në udhëheqjen e apo  në atë pikën e filluar në një drejtim të tillë e që mund të jetë në doktrinën e "primatin të politikës së jashtme".

Poashtu duhet potencuar edhe veprimet brenda kësaj fushe të politikës së përbashkët ndërkombëtare dhe diplomacisë si ajo e "diplomacisë së fshehtë", "politikak e kabineteve,”, pastaj “deficiti i demokracisë në politikën e jashtme", por edhe iniciativat e qytetarëve poashtu kanë të bëjnë me çështjet e politikës së jashtme ,e që janë bërë edhe një nga  rastet e sotme të kohës sonë për studimin e tyre në vijim është edhe  fokusimi  posaqërisht  në marrëdhëniet në mes të politikës së jashtme dhe publike dhe mundësitë e formësimin e politikës së jashtme nëpërmjet qytetarët .(...)

Rëndësia e politikës së jashtme kombëtare korrespondon me shumën edhe me  referimin në Parlament për çështjet e politikës së jashtme duke parë apo peshuar  zhvillimet e shumanshme , shumfushëshe  që është me rëndësinë për  politikën e brendshme dhe të jashtme.(A.Khol,H.Neuhold,1983,f.12)

Ajo që duhet potencuar këtu është se gjerë në ditët tona kombet demokratike dhe paqedashëse nuk e kanë përçmuar asnjëherë politikën makiavelike dhe taktikën e diplomacisë së Risheljës

Megjithatë karakteri i diplomacisë vetëm sa është forcuar ,por edhe ka mbushur akoma më shumë vetën me një ndërgjegje të madhe për të mos lejuar që në fushën e politikës dhe diplomacisë të përsëriten mëkatet e ngjashme.Në këtë kontekst drejtimi ose natyra e politikës së jashtme, apo mënyrat dhe mjetet e ndërveprimit me shtetet tjera  në këtë fushë është bërë në rritjen e avantazheve dhe interesave të tyre ,sepse siç thotë Charles de Gaulle "ndërmjet shteteve nuk ka miqësi,por vetëm  interes ."

Prandaj jo rastësisht thuhet se fryma e bashkëpunimit rajonal, strategjitë e qarta dhe mirëkuptimi me aleatët janë  ekzistenciale sepse mbi këtë frymë është përcaktuar në mënyrë koherente edhe politika e jashtmë shqiptare ,interesi i saj kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, politika e jashtme shqiptare kërkon edhe tani në këtë shekull një mirëkuptim me aleatët  e kombeve europiane ,të përcaktoj hapat strategjik dhe të prioriteve të saj drejt qëllimit të përbashkët dhe fushës së politikës së jashtme për të qenë faktorë në sistemin ndërkombëtar dhe bashkëveprimet e saj si dhe lëvizjet e proceseve drejtë paqes, demokracisë dhe zhvillimeve pozitive të politikës së përbashkët dhe  ndërkombëtare.