E shtune, 20.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shkodër - 182 të vramë, mbas 1985

E enjte, 29.08.2013, 10:28 PM


VETEM    SHKODER:  182    VRAMË,  MBAS  VITIT  1985…

Nga Fritz RADOVANI

?“Ramiz Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!” thonë “disa…”!

?Prandej, edhe vazhdon me kenë edhe ky si “shokët...hero...”!!

Kurrë Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten! Ma shumë “nuk dishrojnë”!

Kudo që të veni kamben mendoni se komunizmi gjakatar ka hapë një Varr!

Isha kurjoz me dijtë aty nga viti 1993 të verteten se, cila, asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit tim në vitin 1948...të pakten si asht shkrue nder dokumenta?!.. U nisa e shkova në degë të mbrendshme të Shkodres. I tregova rojes e ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, dje me daten 11 Mars 1948, “asht pushkatua, dhe mos sillni ma ushqime!”...na nuk dijshim asgja ma shumë të dokumentueme deri në vitin 1992.

Shkueme në një zyrë ku nuk kishte njeri. U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri X më solli një blok të trashë të pergatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se “këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 në kufi.”

E hapa dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në Shkoder. Oficeri iku dhe më la vetem tue shikue Ata Emna të mjerë... Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne... ose i kishe ndigjue si Fise po, nuk i kam njoh kurrë se jam kenë fëmijë, p.sh. Kazazët, Dedëjakupët etj...

Nga fundi mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra dhe me lirue të burgosunit e Spaçit...etj. dhe u vrane.

Nder të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës Bahrije Manit, me të cilen kam punue (prill 1990) kur i vrane vajzen dhe sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra, tek antena e Kuçit, ...dhe emni i djaloshit  Pllumb Pllumbaj...per të cilin u ba edhe protesta në Shkoder.

Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë vra...deri vonë.

Kjo per mue ishte e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim gjyqe!

Fillova me dyshue per ndonjë gabim shenimi mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj...që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se ishte nga Veriu. Erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetë që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!

Më shikoi dhe më besoj, se po i thojshe të verteten, nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja per ata vrasje!

“Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore”...Silleshin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim...ose janë vra duke luajtur, nga pakujdesia apo e ka vra një shoku i vet padashje...etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur  të kerkoi të verteten nga fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë... kanë humbur djalin!”...

Po në gjithë Shqipninë sa ka vra Ramiz Alia, kështu, si në Shkoder!!?

Po lista e plotë e të vramëve nder kufijë kur do të publikohet?..



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora