Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Armiqtë imagjinarë të Elitës së rreme

| E merkure, 28.08.2013, 08:54 PM |


Armiqtë imagjinarë të Elitës së rreme shqiptare

Nga Pirro Prifti

Elita e indoktrinuar  intelektuale e viteve 1990 me 12 gusht po të atij viti takoi Presidentin e vendit Ramiz Alinë me kërkesën e këtij të fundit por sigurisht edhe me dëshirën e tyre për të modeluar Shqipërinë e ardhshme që do të lindëte më pas pasi të kalohej  ylberi; pra duke u metamorfozuar nga komunistë të devotshëm, në demokratë dhe pluralistë të një sistemi post-komunist. Kjo ishte zanafilla e shëndrrimit  sa të domosdoshëm,  aq edhe të frikëshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët e varfëruar deri ku s`mban më. Nëse shtresa e varfër dhe në nevojë e përqafoi e para idenë e shëndrimit nga diktaturë komuniste në demokraci perëndimore nën parrullën e duam  `Shqipërinë si Europa`, intelektalët e sidomos ata partiakë me poste drejtuese llogarisnin lëvizjet që do të bënin në mënyrë që të mos uu hynte gjëmb në këmbë duke u përpjekur që ..`mishi të piqet e helli të mos digjet`.    

Sipas Alfred Uçi-t (ish ministër i kulturës së asaj kohe) (http://gazetatelegraf.com/si-u-manipulua-takimi-i-intelektualeve-me-ramiz-aline/), ai i kishte thënë Ramiz Alisë që në atë takim …``të mos ftoheshin ministra, anëtarë të KQ, dhe intelektualë që japin vazhdimisht  prova të vazhdueshme ligjërimesh oportunizmi sevilizmi, nënshtrimi me inflacion fjalësh dhe parullash të zbrazëta, si gjuha e direktivave partiake, si vendimet  gjithnjë “të drejta të Partisë”, domethënë kjo mbledhje duhej të shërbente si nxitje për debate të hapta e të lira në dobi të reformimit demokratik të shoqërisë, pa ovacione e duartrokitje hipokrite, siç ndodhte zakonisht. Sofua e pëlqeu propozimin tim dhe më tha se do ta bisedonte me R. Alinë. Të nesërmen më telefonoi në zyrë e më tha se bisedoi me Shefin dhe ai ishte përgjithësisht i gatshëm të bënte një takim të tillë. Dhe unë prisja me padurim e mëdyshje të bëhej takimi. Por shpejt nga gazetat mora vesh se u bë takimi i parë me intelektualë të zgjedhur, por jo me ata që patëm biseduar me Sofon. Për më keq, takimi ishte organizuar në tre drejtime krejt ndryshe nga ç‘e patëm

 biseduar ``.

 Këta ishin intelektualët që më pas do të drejtonin vëndin për 23 vite, së bashku me servilët dhe klientët e tyre që u erdhën dhe u pajtuan më pas.

Nuk duhet harruar fjala e Ismail Kadaresë  ndaj qindra e mijra personave që hynë në ambasadat e huaja me qëllim për tu larguar nga vëndi i shqiponjave i cili ishte katandisur në vëndin e sorrave që s`kishin c`të hanin: `..po largohen plehrat…` .

Këta ishin` plehrat`, njerëz të thjeshtë  të cilët u larguantë parët nga Shqipëria për tu pasuar nga 1.3 milionë banorë gjatë 23 viteve të mëvonshme…

Po Elita e vëndit u largua?

Sigurisht që ..jo. Ata ishin të sigurtë si në sistemin diktatorial ashtu dhe tani, se do të ishin të sigurtë në sistemin post-diktatorial, sepse për ta ishte kujdesur PPSH e cila kishte një plan të madh shpëtimi të vlerave të komunizmit përfshi dhe `njeriun e ri`(?!)  të formuar gjatë këtyre viteve të diktaturës.

Plani ishte Makbethian përsa i përket realizimit : të ndodhte ndryshimi- pushtetin ta kishte përsëri PPSH me emra të rinj- pasuriakombëtare të ndahej midis tyre- Europa dhe SHBA të kënaqeshin nga aparenca e ndryshimit.

Sipas Alfred Uçi-t në atë takim : të pranishmit ishin caktuar sipas listës protokollare zyrtare e të përhershme të Aparatit të KQ, që nuk njiheshin “të rrezikshëm” e “të guximshëm” për t’u ngritur kundër vijës së përgjithshme të Partisë. Kështu kuptohen më qartë ngjarjet e mëpastajme, ata që u ngjitën e ata që zbritën nga pushteti, apo ata që këmbejnë sot pushtetet.

Për më tepër vetë Sofokli Lazri tha një frazë të cuditshme pas takimit: “Eshtë edhe faji i masave, që nuk janë të përgatitura për më shumë, prandaj s’ke ç‘kërkon nga  dredhitë e intelektualëve!”

Këta intelektualë të indoktrinuar mblodhën rreth vehtes, të rinj të reja po aq të indoktrinuar sa vetja për të mbajtur pushtetin . Megjithatë indokktrinimi komunist kishte midis të tjerash dhe përvojën e mbajtjes së pushtetit me dhunë, me dis-informim, me intriga.

 Kjo elitë  e Shqipërisë së këtyre 23 viteve e cila sipas rotacionit të pushteteve përfshiu në drejtim qoftë intelektualët e djallëzuar komunistë nga viti 1992-1997, intelektualët komunistë + ish përfaqësues të klasës puntore+ish kontrollin punto e fshtar nga viti 1997-2005, e deri nnë përfshirjen massive në pushtet të intelektualëve të djallëzuar ish komunistë ,servilët dhe klientët e tyre+ fshatarsinë puunonjse të veriut e të jugut 2005-213 , pushtete të rotacionuar të cilët vetëm  shkatërruan Shqipërnë dhe i dhanë asaj imazhin më të keq të mundshëm si brënda vëndit e deri tek fqinjët, e jashtë vëndit.

ii

Po kush janë armiqtë imagjinarë të kësaj elite drejtuese tashmë nëpër këmbë : qoftë në drejtim qoftë në mediat e fuqishme elektronike e të shkruara? Dihet që Shqipëria pasi u shkëput nga diktatura komunistë kryesisht me ndihmën e Europës dhe të Amerikës por dhe nga dëshira e vetë popullit të vuajtur si dhe të grupeve të intelektualëve jo partiakë, atyre që  ishin dërguar nëpër rrethe të largëta dhe më vonë nga intelektualët e dënuar nga rregjimi,  si dhe nga shoqëria e atëhershme e vuajtur e cila dontë sinqerisht liri-demokraci.

Midis gënjeshtrave dhe dis-informimeve të shumta gajtë këtyre 23 viteve të përlyera me korrupsion, dy nga ato `shkëlqejnë` me ngatëresat që i shkaktuan Shqipërisë duke e vonuar deri ku s`mban më ,- integrimin e saj në BE.

E para nga Gënjeshtrat e drejtuesve të shtetit shqiptar, filluan dhe vazhduan qoftë me mos plotësimin e dy kërkesave themelore nga KE e (BE më vonë) deri në vitin 2011:

-     Në mos bërjne e inventarit të pronave 

-     mos bërjen e inventarit të popullsisë

 nëse shprehemi në mënyrë populiste. Pas kësaj date, janë edhe 12 kërkesa të tjera të  pa plotësuara  nga qeveritë shqiptare-akoma në tryezën e qeverisë së re që ende nuk e ka marë pushtetin, për tu realizuar.

Gënjeshtra tjetër që lindi dhe u rrit pas clirimit të Kosovës e sidomos pas futjes në NATO të Shqipërisë krahas rritjes së nacionalizmit, ishte edhe krijimi i një armiku të shqiptarëve të cilët si populli ashtu dhe elita e rreme ishte mësuar që nga koha e PPSH: Armiku, duhet një armik që të justifikojmë vonesat në integrim, në ekonomi –financë, në shoqërinë që po kalbëzohet nga ddita në ditë nga ndricimet e rreme të mirëqënies. Ky armik duhet të jetë i brëndëshëm por dhe i jashtëm `…. sepse kështu na ka mësuar Partia….`

 Armiku i jashtëm u gjet shpejt krahas rritjes së ndjenjës së nacionalizmit dhe të pseudo -patritotëve jo intelektualë dhe intelektualë të dalë në qarkullim me tepricë, të cilët duke mos patur më armiq përreth, sepse dihet ne hymë në NATO dhe rreziku u largua tashmë- armiku i medias elektronike dhe të shkruar, armiku i heshtur i disa historianëve me titj profesore të marrë në kohën e PPSH na doli.. Greqia. Ky ishte armiku i jashtëm.

 Po armiku i brëndëshëm? Kush duhet të ishte? Sigurisht u gjet menjëherë: Komuniteti ortodoks dhe Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë e cila drejtohet nga një Profesori i nderuar Janullatos i cili është njëkohësisht edhe Drejtues i Kishave Botërore i njohur dhe i respektuar kudo në botë, një nga pikat më të forta të qeverisë shqiptare kur komunikonte me Europën për të thënë që  ja..  Shqipëria është e hapur, në Shqipëri ka demokraci, në Shqipëri komunitetet fetare dhe shoqëria civile jetojnë në harmoni dhe tolerancë të shkëlqyer, etj,etj…..

Po c`thotë Elita e rreme shqiptare e cila drejton median,  dhe egzekutivin, dhe shoqëritë civile duke i çvatur BE dhe SHBA gjatë 23 viteve me anë të Fondacioneve, dhe shoqatave, etj,  miliona euro dhe dollarë për…tu pasuruar për…  vehte..?

Kjo elitë e rreme intelektuale, nëpërmjet emisioneve dhe debateve, deklaratave, shkrimeve të shëmtuara, kanë goditur dhe minuar vazhdimisht një  miqësi me një vënd fqinj mijra vjeçar, dhe një komunitet i cili për nga rëndësia për Shqipërinë është i veçantë, sepse është nga të rrallat komunitete fetare i cili nëpërmjet itelektualëve të tij të shquar, dha kontribute të rëndësishme dhe shpesh vendimtare në krijimin e shtetit të ri shqiptar, në sensibilizimin se kush është Heroi kombëtar dhe flamuri i tij i cili u bë flamuri i shtetit të parë shqiptar, i kontributit në krijimin e këngëve patriotike, në krijimin e hymnit të Shqipërisë, si dhe më vonë në luftën nacional-çlirimtare, dhe në rrëzimin e diktaturës. Por sot?

Sot është  në mënyrë të habitshme për të huajt, - i anash kaluar dhe i përbuzuar nga vetë shteti shqiptar i cili  nuk po i jep pronat si: pronat e Përmetit, apo prona të tjera që në vënd t`i  merrnin falas ashtu si komunitetet e tjera të respektuara të vëndit, i kanë riblerë me mund dhe djersë.

Sot, të ashtuquajtur Profesorë apo pseudo-intelektualë të yshtur nga Nami që mund të fitojnë si `patriot`, dhe nga mundësia të fitojnë ndonjë thelë pushteti,- çirren dhe ulurasin kundër Kryepeshkopit të K.O.A.SH, kundër komunitetit ortodoks, dhe derdhin lotë krokodili për heronjtë ortodoksë të rënë për pavarësinë e Shqipërisë, duke heshtur për  prosperimin e komunitetit ortodoks nën dretjimin e shkëlqyer të Kryepeshkopit Janullatos, komunitet i shkatërruar totalisht nga diktatura, të këtij komuniteti i cili derdhi dhe po derdh plot Kontribute edhe sot në ndihmë të vëllezërve kosovarë, në hapjjen e shkollave, kopshteve, universitetit, në forcimin e lidhjeve me fqinjet dhe më e rëndësishmja në kontributin që po jep në integrimin sa më të shpejtë të vëndit. Cfarë po bëjnë sot Elita intelektuale e rreme e vëndit dhe  kopeja që u vjen pas?

 Nëpërmjet këtyre `armiqve imagjinare`  të shpikur nga kjo Elitë e rreme drejtuese shqiptare në politike, dhe në media të shkruar dhe lektronike, po nxisin fshehurazi urrejtjen dhe përcarjen. Këta  nuk do të pushojne së shpifur deri sa të dalin nga loja e filluar që më shtator të 1990, kur R.Alia mblodhi 173 ( në fakt nga 60) intelektualë `të shquar` të Shqipërisë për të filluar pluralizmin e drejtuar partiak në mënyrë që të mashtronte Europën dhe SHBA për drejtësine e qëllimeve të tij.

Sot këta 173 vete së bashku me servilët e klientet e tyre, po veprojnë njelloj si ai qe rri tek pragu i derës dhe nuk le njerezit të hyne, por nuk le as qe te dalin. Kjo eshte Shqiperia e sotma e demoracise post-komuniste.

Pak fjalë për Profesor Kristo Frashërin. Kristo Frasheri eshte mbi  91 vjec dhe praktikisht e ka te pamundur qe te shkruaje nje shkrim kaq te gjate. Ai , per fat te keq po perdoret nga bijte e ish drejtuesve komuniste te cilet drejtojne mediat- shtetin -egzekutivin.

Kjo Elitë e rreme, nuk mund te rrije pa gjetur armiq, dhe e kane me te lehte tani qe Serbia nuk perben me problem- te gjejne Greqine si Armik i jashtem dhe Komunitetin ortodoks, si armik te rrezikshem te brendeshem. Prof. Kristo i shkretë, mezi kryen nevojat personale dhe nuk flet mire, - por shkrimi tek Gazeta Shqiptare nën emrin e tij, eshte kopje e shkrimeve te tipit P.Xhufi-M.Nazarko- A.Zheji.

`Bravo u qoftë` që përdhosin  pjesen me te kulturuar te shoqerise shqiptare, dhe  per cfare?  per pak para dhe Nam.

 Por, sic thote populli: me mire Syri se Nami. Elita e rreme shqiptare nuk i duan syte. Ata duan nam të lënë Nam, duan të ngelin në histori; nuk ka rëndësi për cfarë: për të mirë apo për të ligë. Por Nami për vepra të liga del më shpejt dhe më lehtë.

 Le ta përdorin, por për të vuajtur do të vuajë gjithsesi populli ynë, që ka hyrë në vorbullën e përçarjes nacionaliste.

Le të mos harrojë populli shqiptar dhe këta intelektuale të rremë se Shqipëria nuk ka armiq realë ashtu sikundër kishte në kohën e diktaturës.

Sot armiqtë realë janë ata që nxisin  konfliktetet e vjetra dhe të reja.

priftipirro@hotmail.com