E enjte, 25.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: 20 Maji, një ditë plot emocione

E marte, 20.05.2008, 08:34 PM


Albert Zholi
Në oborrin e maternitetit u mbollen 20 Bredha, që u pagëzuan me emrin “Bredhat e 20 Majit”

20 MAJI, një ditë plot emocione

Nga Albert Zholi

Kjo datë, është inicuar 4 vjet më parë nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, si “Dita Kombëtare në ndihmë të jetimëve”, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin nr. 9233, datë 13.05.2004.

Kjo iniciativë e IKIJSH-së,  është shtrirë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Parlamentin e Kosovës.

Dje, më datën 20 Maj, 2008, nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë u organizua një veprimtari e gjërë sensibilizuese  me 150  fëmijë të jetim të policëve të rënë në detyrë, fëmijë  jetim rom dhe të gjakmarrjes, fëmijë të mbetur jetim nga fatkeqësia e tragjedisë  së Gërdecit,  nga qëndra të ndryshme rezidenciale,  shtetërore dhe  joqeveritare, fëmijë jetim  në komunitet, etj.

Fëmijët ishin veshur me uniformën tradicionale, bluza dhe kapele të bardha, me slloganin “Me Ne Shoqëria edhe më e Mirë….” të përgatitura nga Posta Shqiptare.

Në Korpusin Qnedror të Universitetit, jetimët e ardhur i priste karvani me 20 mikrobuza të bardhë  shëtitës.

 Këta fëmijë, në orën 10-00, filluan shëtitjen me autokolon me mikrobuza të bardhë të shoqëruar nga 4 motocikleta të Gardës së Republikës me destinacion Martenitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”.

 Autokolona me 20 mikrobuza të  bardhë, në Ballinat dhe pjesët  e dukshme të tyre kishin banderolat me slloganet e Ditës së 20 Majit. Ato ecën  ngadalë përgjatë bulevardit të Tiranës, nën veshtrimin e kalimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, deri sa autokolona  me 20 minibuzë mbërriti në Maternitetin e Tiranës, ku fëmijët u pritën nga Znj. Liri Berisha dhe Drejtori i Matrrnitetit  z. Halim Kosova. Ata  vizituan  nënat  që ishin shtruar në  këtë maternitet, të cilat prisnin të lindin, apo edhe ato që kishin lindur, duke u dhuruar secilës prej tyre buqeta me lule, duke percjell mesazhe njerëzore dhe shumë  emocione.

 Pas kësaj, fëmijët nën shoqërinë e Znj. Liri Berisha u përqëndruan në oborrin e maternitetit  aty filluan mbjellja e 20 Bredhave, që u pagëzuan me merin “Bredhat e 20 Majit”, si një simbolikë, që këto bredha do  t’u kujtojnë të gjitha nënave ndër vite në këtë maternitet,  se fëmijët janë krijesat më të bukura të shoqërisë njerëzore, ata nuk duhet të braktisen në ç’farëdo rrethane qofshin këto nëna.

Mesazhi është i qartë:

Kjo kategori e shoqërise shqiptare apelon:

Kështu siç kujdesemi ne për mjedisin,  për t’a patur atë të bukur, funksional dhe të gjelbëruar, ashtu edhe shoqëria duhet të kujdeset për ne, duke na patur në qendër të vëmendjes.

 Pasi realizohet mbjellja e 20 Bredhave, Znj. Liri Berisha, z. Halim Kosova dhe z. Ilir Çumani zbulojnë  pllakën e memorialit, me këtë mbishkrim:

Bredhat e 20 Majit

Jetimet  e Shqipërisë  Apelojne:

“Të Dashura Nëna!

Mos i braktisni fëmijët…

Ata ju japin motivin për t’a gëzuar jetën…”

 Pas kësaj,  fëmijët sërish hipën nëpër mikrobuzat e bardhë që prisnin para maternitetit, nisen për të mbërritur në mjediset e sallës së madhe të Hotel “Rogner”, ku ishte përgatitur një drekë e madhe festive për nder të fëmijëve jetimë. Koncertin e drekës e drejtoi gazetarja Sonila Meço. Në këtë drekë të madhe festive, kishte shumë surpriza, emocione dhe mesazhe që dolën  në mënyrë krej origjinale nga vetë fëmijët dhe artistët.  Veprimtaria  do të pasqyrohet gjerësisht në media, dhe do të finalizohet  me një emision të posaçëm special televiziv në TVSH kushtuar 20 Majit, një emisionin i drejtëpërdrejtë dhe i mirëfilltë social që mban titullin “T’kam Zemër…”,  me drejtuesen e njohur televizive znj. Rudina Magjistari. ….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora