Mendime
Martin Luther King: Unë kam një ëndërr
E hene, 26.08.2013, 07:43 PM
I HAVE A DREAM - UNË KAM NJË ËNDËRR
NGA MARTIN LUTHER KING Jr.
Unë jam i
lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të hyjë në historinë e kombit
tonë si shprehja dhe demonstrimi më të madh për lirinë.
Njëqind
vjet më parë, një Amerikan i madh, në hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne
sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret aq shumë i rëndësishëm
erdhi si një fener i madhërishëm i dritës të shpresës për miliona skllevër
Negër, të cilët ishin djegur në flakët e padrejtësisë përvëluese. Ai erdhi si
një agim i gëzueshme për t'i dhënë fund natës së gjatë të robërisë së tyre.
Por
njëqind vjet më vonë, Negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e
një Negri është ende dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe
vargojtë e diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Negri jeton në një ishull të
vetmuar të varfërisë në mes të një oqeani të prosperitetit material. Njëqind
vjet më vonë, Negri është ende duke lënguar në qoshe të shoqërisë Amerikane dhe
e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Dhe ne kemi ardhur këtu ta nxjerrim në
pah dramën e kësaj gjendje të turpshme.
Në një
kuptim, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të kthyer në para një
çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të
Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata kishin nënshkruar një dëftesë
borxhi, ndaj të cilës çdo Amerikan ishte bërë trashëgimtar i kësaj. Kjo dëftesë
borxhi ishte një premtim për të gjithë njerëzit, pikërisht ashtu, ku zezakëve
si të bardhëve, do t’ju garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës,
lirisë dhe kërkimit të lumturisë.
Sot është
mëse e qartë se Amerika nuk e ka shlyer këtë dëftesë borxhi për deri sa
qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar.
Në vend
të nderimit ndaj këtij detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Negër
një çek të keq, një çek i cili i është kthyer mbrapsht me shënimin " fonde
të pamjaftueshme për ta paguar". Por ne refuzojmë të besojmë se banka e
drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se fondet janë të
pamjaftueshme për një vend si ky yni me thesare gjigande mundësish. Prandaj ne
kemi ardhur këtu, për ta thyer këtë çek - i cili do të na japë sipas kërkesës
të drejtën e pasurive për liri dhe siguri në drejtësi. Ne kemi ardhur edhe në
këtë vend të shenjtë për t'i kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër të së
tashmes.Kjo nuk është koha për t'u angazhuar në luksin e ngrirjes, as për të
marrë drogën qetësuese të përshkallëzimit të ngadalshëm. Tani është koha për
t’i bërë reale premtimet e demokracisë. Tani është koha për t’u ngritur nga lugina
e errët dhe e shkretë e segregacionit në rrugën e ndriçuar nga dielli i
drejtësisë racore. Tani është koha për ta ngritur kombin tonë nga vorbullat
moçalore të padrejtësisë racore drejt shkëmbit të fortë vëllazërisë.Tani është
koha për ta bërë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë.
Do të
jetë fatale për kombin dalja nga urgjenca e momentit. Kjo verë mbytëse prej
pakënaqësisë legjitime të Negrit do të largohet vetëm kur të vijë vjeshta
gjallëruese e lirisë dhe barazisë. Viti njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e
tre nuk është fundi, por një fillim. Ata të cilët shpresojnë se ajo që do të
kishte nevojë Negri është vetëm që të shfryjë dhe se tani pas kësaj do të
mjaftohet e kënaqet me këtë, do të zgjohen nga ky iluzion, nëse si zakonisht
kombi kthehet në biznes. Nuk do të ketë më as prehje dhe as qetësi në Amerikë
deri sa Negrit do t’i garantohen të drejtat e tij si qytetar. Shakullimat e
revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën të
ndritshme e drejtësisë.
Por ka
diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi të cilët qëndrojnë në pragun që të
çon në pallatin e drejtësisë.Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar
ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të
kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e
urrejtjes.
Ne duhet
ta përcjellim gjithmonë luftën tonë në rrafshin e duhur të dinjitetit e
disiplinës. Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese, protesta jonë e
imponuar jo prej nesh, të degjenerojë në dhunë fizike. Përsëri dhe përsëri ne
duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore ku forcat fizike plotësohet me
forcën shpirtërore.Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka përfshirë
komunitetin Negër nuk duhet të na çojë në një mosbesim për të gjithë njerëzit e
bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç dëshmohet nga prania e
tyre sot këtu, kanë ardhur për të treguar se fati i tyre është i lidhur me
fatin tonë. Ata kanë ardhur për të demonstruar se liria e tyre është e lidhur
pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Sepse ne nuk mund të ecim vetëm.
Ndërsa ne
ecim, ne duhet të bëjmë një premtim që gjithmonë do të marshojmë përpara. Ne
nuk mund të kthehemi prapa.
Ka nga
ata që janë duke u kërkuar të përkushtuarve të të drejtave civile se, “Kur ju
do të jeni të kënaqur?”
Ne kurrë
nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që Negri është viktimë e tmerrit të
papërshkrueshme të brutalitetit policor.
Ne kurrë
nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa trupat tanë, të sfilitur nga lodhja
e udhëtimit, nuk mund të gjejnë strehë as pranë moteleve të autostradave dhe as
në hotelet e qyteteve.
Ne nuk
mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa lëvizja e një Negri kufizohet nga një
geto e vogël në një më të madhe.
Ne kurrë
nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që fëmijët tanë janë të zhveshur nga
individualiteti i tyre dhe kur dinjiteti i tyre grabitet nga kartelat ku është
shënuar "Vetëm për të bardhët".
Ne nuk
mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa një Negër në Misisipi nuk mund të votojë
dhe kur një Negër në Nju Jork beson se ai nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të
votojë.
Jo, jo,
ne nuk jemi të kënaqur, dhe ne nuk do të jemi të kënaqur deri sa drejtësia nuk
do të rrjedhë si ujrat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur.
Unë nuk
jam i shkujdesur dhe i pavemendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu për
shkak të privimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Se disa prej jush kanë ardhur këtu
të sapoliruar nga qelitë e ngushta të burgjeve. Se disa prej jush kanë ardhur
nga zona ku kërkesat tuaj për liri ju kanë lënë të goditur nga stuhitë e
persekutimit dhe të tronditur nga erërat e brutalitetit të policisë. Ju jeni
bërë veteranët e vuajtjes krijuese, e vuajtjes të imponuar. Vazhdoni të punoni
me besimin se vuajtja e pamerituar është çliruese.
Kur të
kthehemi në Misisipi, kur të kthehemi në
Unë ju
them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të
nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në
ëndrrën Amerikane.
Unë e kam
një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë
të kredos së tij se: "Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se
të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë."
Unë kam
një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish
skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së
bashku në tryezën e vëllazërisë.
Unë kam
një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit
të padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një
oaz të lirisë dhe drejtësisë.
Unë kam
një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një vend
ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit
të tyre.
Unë kam
një ëndërr sot.
Unë kam
një ëndërr se një ditë, poshtë në
Unë kam
një ëndërr sot.
Unë kam
një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të
bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e
honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të
zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.
Kjo është
shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të
jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimitë në një gur shprese. Me
këtë besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse
të kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të
jemi në gjendje të punojnë së bashku,t’i lutemi Zotit së bashku,të luftojmë së
bashku, të shkojmë në burg së bashku,të ngrihemi në emër të lirisë së bashku,
duke e ditur se ne do të jemi të lirë një ditë.
Kjo ditë
do të vijë kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të mundin ta këndojnë me një
kuptim të ri, “Atdheu im, je ti tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj. Toka ku
etërit e mi vdiqën, toka e krenarisë së pelegrinëve, nga çdo anë, liria le të
kumbojë.”
Dhe nëse
Amerika do të jetë një komb i madh kjo duhet të bëhet e vërtetë. Le të kumbojë
liria nga majat e kodrave të pafunda të
Le të
kumbojë liria nga Shkëmbinjtë me borë të përjetëshme të Kolorados!
Le të
kumbojë liria nga shpatet e pjerrta të Kalifornisë!
Por jo
vetëm aq; le të kumbojë liria nga
Le të
kumbojë liria nga Lukaut Mauntin3) në Tenesi!
Le të
kumbojë liria nga çdo kodër dhe pllajë e Misisipit! Le të jehojë nga çdo anë,
le të kumbojë liria!
Dhe kur
kjo ndodh, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë, kur ne e lejojmë atë të kumbojë
në çdo katund e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo shtet, atëher’ ne do të
mundim ta shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Perëndisë, të zinjtë e të
bardhët, Hebrejtë dhe Jo-hebrejtë, Protestantët dhe Katolikët, do të mundin t’i
bashkojnë duart për të kënduar këngën e vjetër të Negrit, “Të lirë më në fund!
Falënderim Perëndisë së Plotfuqishme, ne jemi të lirë më në fund!”
-----------
1)
2)Mali i Gurit - Stone Mountain –
ndodhet në shtetin Xhiorxhia të SHBA – këtu janë skalitur Tri figura të
Konfederatës gjatë Luftës Civile që janë Stonewall Jackson, Robert E. Lee, dhe
Jefferson Davis. Këtu i ka rrënjët edhe organizata famëkeqe e Ku Klux Klan
3) Lookout Mountain ndodhet
gjithashtu në shtetin e Xhorxhias – Më 24 Nëntor 1863 këtu është zhvilluar
Beteja që mban të njëjtin emër me malin - Te Battle of Lookout Mountain – e
cila meqënëse u zhvilua në shkrepat e malit njihet edhe me emrin poetik “Beteja
mbi re” - "Battle Above the Clouds".
E
shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ - VOAL