E enjte, 28.03.2024, 05:02 PM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Kënga sheperjote

E hene, 26.08.2013, 07:24 PM


KENGA SHEPERJOTE

Nga Ksenofon  M.  DILO

Nuk besoj se ka   qe nuk e dine madheshtine e kengeve  polifonike  . (FAN  NOLI ka thene  edhe “Kur te vdes pèrcillmeni me nje kenge labe “)  Shquan ne to nje individualitet poetik pleksur me nje besim te patundur ne fuqine dhe vendosmerine burrerore  . Ato jane si pjesè e kulturès sé  tyre sepse kènga tè hap zèmrèn , kènga tè çliron,  kenga labe i bashkon  njerèzit . Ndriçon mendjen ,ndergjegjen  dhe zemren kenga  e  tyre !

Ajo eshte si zjarri qe ndez gjakun…Eshte ilaç qe s’ta jep dot mjeku  po  , ta jep kenga , ta jep zemra.

Ajo eshte ne gjendje te hapi gjithe bravat e botes shpirterore te nje populli…gati te kapitur nga pesha e rende e fatit historik teShqiperise ngarkuar..” me halle te renda / KOSOVE e CAMERI ja nbajti jeziti brenda”

Degjon zerin e tyre te vrullte apo te qete , ndien pulsin  frymemarrjes    se ketij populli, kupton deshirat dhe idealet e tij.  Eshte kenge qe jep  diagnozen e shendetit fizik dhe moral dhe, pasqyre e qarte e shpirtit  te popullit , pasqyre e se kaluares dhe deshirave per te ardhmen .

Dhe kenga zagorite  nuk  ka  moshe ,udheton pèr te shpirti , u  sherben kohrave  ,brezave  te rij… flet per kete dhe interpretuesja virtuoze  Mimoza Kosturi(Duda) .

Pra, kenga polifonike “nuk ka pleqeri” ose  ngadaltesi ne krahasim me jeten  njerezore ,   ashtu  si dhe plakja e  ngadalte  e  Henes per token.

Kèndojnè zagoritet dhe pèrpiqen tè bèjnè diçka tè mènçur e  tè bukur. Nuk ngopesh  se  degjuari  kete kenge…

Vinin ditet e shenuara: Pashket , 28 Nentori etj...ndjehej qe diçka largohej e diçka vinte.. Natyra vishte rrobat e saj,njeriu tè tijat .Diku njè muhabet. Diku gjym kènga..   Oshètinte  Dhembeli ,  Rapavica nga  buçima     e    kenges zagorite qe eshte bashke me njerezit ne dasma e gezime .

(Dita e FLAMURIT ne shtepine DILO me,1935-se )

Madheshtore tabloja dhe ne   Carrok ku lisat maten me lisa, zera  burrerore  qe plotesonin njeri-tjetrn , derdheshin. Nje imazh mjedisi teper  i gezuar  :  Burra t’ ardhur pèr festa, studentè  qè vinin nè pushime i shoqèronte kenga.

Pleqte mbremane ne sofat  te portave i bashkonte kenga..  Vajzat ne krua ,gra qe vareshin nga Dhembeli me mushka ngarkuar me bar , u gjemonte  kenga . Isua ne te  cilen notonte  kenga – aprovim ,mbeshtetje ,solidaritet  sheperjot… nxitje ,ide dhe gjendje te reja shpirterore ,shtonin   fondin e vlerave Burrerore Shqiptare , ushqenin dhe mba gjallè veçanerisht vleresimin e ngjarjeve dhe te njerezve , shpirti me nje barre derte . Fjalet e zgjedhura me nje mjeshteri te veçante artistike,me fuqine e madhe te tyre shpirterore, nuk bejnè hije  te njera tjetra  , ndjehen mbreterore kur ja thoshin kenges burrat  . Hija  e tyre , deshmi kujtimesh nè  ate truall poetik  vital  aq  te goditur  .

Me keto ,nuk kam ndermènd tè bèj njè vèshtrim historik, as tè sjell kujtimet e mia, po vetèm tu pyes : A e njihni kèngen   ZAGORITE  ?

E njihni kengen e atyre burrave qe, pamvaresisht ku jetonin te gjithe nje emerues te perbashket kishin -Dashurine pèr njeri-tjetrin !

Kenga e tyre nje miniere !  Nga goja  margaritare  dilnin  qe deshmojnè per nje qyteterim te lashte   me  pèrmasat e gjera tè njè shpirti  fisnik qe,  kerkon te jete zjarri i dashurise pèr Atdhe kudo qe te  ndodhesh

Kèngè e bilbilit- kenga e tyre   .   Njè pjesè e vogèl pasurie!  Qe dhe mergimtaret  vetem kengen  moren me vehte  .

Degjuesi me indiferent  i ben pasuri ne mbrojtje te trashegueshmerise se, i dyfishojne  kenaqesite.    Kèngèt e tyre   ,njè minierè Degjuesin  e terheq jo vetem toni  burreror i   kenges po dhe shkendijat  qe  shkrepin fjalet e mendimet… C’do fjale e saj shkon drejt e ne zemer…  Eshte kjo klime qe ushqen,mban gjalle  , veçanerisht ne  vleresim te ngjarjeve dhe te Njerezve.  Shpreh realitetin , zbulon te vèrtetèn artisti popull,duke i sherbyer  aktualitetit  fut  jete  atje ,ku  ajo èshtè e dèrmuare.

Ka  angazhimin e vet  ,qe shpesh shprehet si reagim  emocional ndaj problematikès qe  ka frymezuar.

Burrèrisht   , i drejtohet popullit (rrapit) duke dhènè gjykim pèr progres demokratik

Ku i ke burrat e pare ?     More Rrap!”

 se,

“ NEN   HIJEN   E     ZAGORISE

JEMI  DJEMTE  E  SHQIPERISE “

I  bindur  qe ,  kjo dashuri  jeton po te ushqehet me sakrifica dhe e vendosur ne vepra me sens njerezor se , punet e mira jane te mundeshme me burra te ndergjegjeshem dhe te pergjegjeshem qe çmohen ne bazen e virtyteve qe dallojne racen tone. : Vetmohimi , perbuzja e vdekjes ,sensi praktik dhe mbi te gjitha Ndergjegja e pergjegjesise Kombetare . Dhe , nè  kete vènd ,.. ku, kapja e dramacitetit -Cajupi  e Kokojka-  janè dominonjèsè nè tè  gjithè pejsazhin  e, merr me vehte notèn e optimizmit  dhe krenarinè  SH  Q   I   P   T   A   R  !

MBRESAT QE  NUK MUND  TI  TRETE  HARRESA…

Ndoshta do benim nje hap me teper drejt se vèrtetes  te kujtonim, me te  miren ne shoqe ,kengen  e bukur sheperjote . I gdhèndur ne kujtese  te te pareve  ish   CAJUPI , né martesen  e ILIA DILO SHEPERIT qe  nisi kengen

  DIL  , MOJ   DIL  A PO   S’TE  LENE”/
     Sos je Yll,sos je Hènè/ …”

qysh  kur u bè gati tè dilte nusja nga shtepia e saj, e  ARISTIDH  RUCIT   , dhe e vazhdoi labçen me atè zè aq tè bukur  ..deri sa mbriti  siper te  shtèpia DILO . Mbahej mènd dhe vallja né lèmè  ,  e te shoqes,  SAVES nuse, ku flet pèr te nesermen  vizioni i saj real :

“ Ti me penè unè me zanat

Pa na i bèrè qerpiku fap

Do ta ngrèmè shtèpinè lart..”

  C’mund tè kishte ènderr mè tepèr njè zagorite,nje sheperjote, veç “ngritjes sè shtèpisè lart”, kur   gjithè  njerèzit jane te barabartè para ZOTIT ?

Vegime  te ngjeshura  me bindje te thella patriotike  keto , qe i ka kristalizuar jeta. Kjo , filosofi jetesore e veprimit  kupotimeson jeten zagorite, jeten  shqiptare..ku

ngrihen  lart ato    familje solide qè dallojnè  nga virtytet,VIRTYTET SHQIPTARE-jo nga  pasuria dhe pozita-  Ndaj jepet  dhe mesazhi pèr t’u mos u kursyer asgjè pèr vèndin, pèr Shqipèrinè.

“ Kam qènè kudo né juge mè thoshte njè i moshuar nga Skrapari(Mete Kapllani.) ,xhandar aso kohe – po,kènga qè bèhej né Sheper,asgjèkundi ! Si tani mè vjen né vesh :

MOJ  HARBI  E  LARE  ERGJENDE

HASMIT   I    TREGON     KUVENDE….

MOJ HARBI E LARME E BREZIT

TUND  KOLLONAT  E  SEREZIT ”

I thosh  kèto vargje etj. si kèto e dukej sikur jetonte ate burreri  dhe, vazhdoi.. “C’te them,mor bir,kenga e bililit kenga e atyre  Burrave te fjales dhe te vepres”      Fliste  dhe ,   para syve  te mij ,  kur ja mirrte  kenges Leko Duda(nxenes qe  linte me goje hapur mesues e ,  po qe femije duhej te persekutohej) , ne krah Come Staneja(  qe miresi   buronte  shpirti e zemra burrerore e tij )  ja kthen me ate ze aq melodios.Perbri  del befas zeri i embel i hedhesit  Vangjel Dilo (nxenesi qe kudo dalloje shkelqimi i tij), e vazhdon  ai, Hile Pine(qe i shquan kudo guximi e shkathesia ) e te tjere mbushin   me ison e tyre  , gjym kengen qe here anon  nisja e saj nga ana e LEKOS dhe here nga COMJA e  mbush sua  si gjemim i reve … ! Oshetin vendi !  Malet ngrene supet perpjete – thuhet-kur ja marrin kenges  djemte .“Ashtu me ju lumte !”-degjoje kalimtare qe ndalnin hapin dhe uronin : “Lum NENA qe ju ka!”…Te tjere tere kenaqesi : ”Halla qumeshti i Nenes”  “Drite u befte jeta juaj,mor bij !” E,…kenga gurgullon per karshi fshatit , duke ardhur te arra e Kokonaqes. Ky qe  brezi qe dilte per here te pare nga shkolla 7 vjeçare e Sheperit

  Thesari degjimor e kuptimor nxitete e stimulonte  njerine  per ndergjegje te larte patriotike, moral te shendoshe  dhe gatishmeri flijimi ku nevojitet ,  i ben ze solides: ”grusht bashkuar”   dhe  kerkon ndergjegje te formuar me teper se kurre per Madheshti Burrerore !

Dhe, te kenaqur qe i kishin  dhene vehtes respektin e duhur,  lumturoheshin per te qene ATA qe ishin !  se, ishin Sheperjote ,  ngjanin me te Paret  e  do rrezatojne driten e Virtytit Sheperjot kudo qe te jene – Keshtu ne jete do kene nje udhetim te bekuar, udhetim nga ketu e drejt perjetesise.

Kjo jo vetem se,ne Sheper nuk eshte i njejte njeriu qe kendon me ate qe nuk hap goje por,se  kenga i afronte njerezit, perbuzte  luften kllasore ne ate fshat burrash te Kombit  si Cajupi, Ilia Dilo Sheperit,Aristidh Rucit,Jani Dilo-s,Jorgj Cakos , Pano e Pilo Xhamallos etj.

Shquan ndjeshmeria fine ne kengen sheperjote . Teksti  si nje jeteshkrim

Asgjè s’mund t’u japè njè kènaqèsi tè njèjtè zagoriteve me kèngèn.. me liriken e folklorit zagorit qe,zili do ta kish dhe nje poet i mire. U pelqen te jene sa me originale ne qendisjen e ndjenjave    dhe me pasion  e pervoje : ” O bobo se ç’qenkerka  jeta!

Djale e vajze eshte kuleta”

Ose   nostalgjik  :

”U plakshe kemba me mbet

Djalerine kush ma shet

Ti jap nje mije e dyzet…”

Né kèto anè  njeriu , qè kèndon nuk mund tè jetè kurrè i njèjtè me atè qè nuk hap gojè,qoftè ky dhe  njeri i muzikès. Me  kèngè  rigjèjnè  veten,nè gèzime dhe vuajtjet e tyre,me  tè vertetèn e tyre! Kenga dhe vallja  zagorite u tregojne histori dhe femijve:

Baba me se rriten djemte ?

-   Ashtu  si jam rritur vetè

Me lakra dhe me lèpjetè..”

Gjeografia e kenges per vuajtjet, ndertuar me nje materje dhimbje… Shkrirja e saj –ashtu si jam rritur vete-tregon permasat  shpirterore  qe ja ka krijuar   vete historia e  vuajtjeve .

Veç,  mèrzitè zbuten (me kèngè),gèzimi  zmadhohet , “Para se tè fitosh mbi atè qè s’tè do,duhet tè fitosh  : tè mundish  vet-vehten ! ”-thoshte Male Dilua qe kengen nuk e shkiti kurre nga buza...  Zagoriti ne se ndjehet i vetem, kurre nuk eshte i vetmuar  shok mè tè mirè ka kèngèn qè mund ta kèndoje dhe ngadalè me vete.

I dègjon kur   ja thonè kèngès dhe, para syve tè del njè pjesè e kèsaj trashgimnie kulturale :

:“ O Ili, Illi i YLLTE !

Gjithève u hape Sytè

U  dhe gjithè mirèsitè

Gjuhes  SHQIPE  Gramatike “ …

…theksoi poeti popullor  edhe pse  çvarrosur  ILIA DILO SHEPERI  prej asaj  kaste, qè asnjè nivel dhune nuk ish i tepèrt pèr tè … Jep kètè mesazh (Areti Puraveli)  pa  ja bèrè syri tèrr ! dhe, njè krenari tè dyfishtè ndjen pèr :euriditin dhe  mèsuesin  e Shqipèrisè. Streh ka ZOTIN zagoritja , jeton sikur qielli tè ish nè tokè  pèr kètè Madheri Shqiptare,qè shkriu tèrè jetèn e tij pèr Atdhe , punoi sikur nuk  i nevojiteshin para.Pèr kètè arèsye e gatèshme pèr tè hedhur tutje nikotinèn e shpirtit – z è m è r i m i n –e ti  japè fund armiqèsisè,por  kurrè  vèndit ku e varrosèn atè.

… . Né kèngè,vetèm dèshira pèr jetè dinjitoze   lind pèrfytyrimie tè tilla nè kètè ngjitje drejt qiellit.

:”Dolla njè ditè nè mal

moj syzezè!

Tè gjeçè tek korrje bar

shkronjè e zezè!”...Tablloja e punès e  pjellave tè Dhèmbelit e plotè  nèpèrmjet kèsaj shetitje imagjinare.  Ndihet kètu shkathèsia e “sy-zezès” zagorite qè karakterizohet nga refreni i mrekullushem”Shkronjè e Zezè”! sintezè e vyrtyteve tè saj.”Shkronjè Zezè “si  ne libèr,po,nè librin e madh tè jetès,ku mund tè lexohet ,mèsohet prej “sy-zezèzès  “,si kapèrcehen veshtirèsitè e pengesat pa peshuar ne to.Kènaqèsi,qè dhe vetè e shprehnin  atje nè pllajen  eDhembelit duke korrur bar e duke kènduar Ika,Zoica ,Fotinia e tèrè ai koll né Krèhèr..nxiton duart sa mè shpejt,qè né fund tè plotèsojè  tere gezim dhe barrèn me bar  tè shoqes mbetur prapa   e ,  nisen gjithè bashkè   :

Né kèto shkrepa,né keto male

Ku thèllèzat,shkojnè nga-dale

Sheprjotet hedhin valle…

Ekzistojnè pengesa dhe halle qè kènga polifonike zagorite i pjek dhe e çlodh shpirtin e njeriut . Ato ,kanè marrè pjesè gjerèsisht nè proçesin jetèsor.Futet nè to ndjenja dhe mendimi ashtu si e gjykon vetè  njeriu  i kètushèm:

Kush  èshtè si bari i Dhembelit ?

E shoqja e Male dylberit/” ..

Shpreh impulset e jeteses kènga,sjelljet njerèzore,tregon – Njeri.

Dashuria pèr Njerinè,pèr Zagorien  nè kuptimin e krenarisè-SHQIPTAR! pèrbèjnè  thelbin pèr tè cilèn mbulon kènga. Ato i kanè dhènè tonin madhor  jetès  nè Zagori se,jeta nuk èshtè njè problem pèr tu zgjidhur  por, njè dhuratè pèr ta mbajtur gjallè, dhe kur “thyhesh po,s’pèrkulesh” , pèrseri je né kèmbè .

Japin imazhin e njè repertori edhe pse  shumè tè vogèl  kèngèt zagorite “me fjalet e saj te arte se,nxjerr nga goja malte”, per tè mèsuar :  jepi vehtès respektin  e duhur  , ahere  bèhesh qènia njerèzore mè e lumtur  !  Kujtimi te  jeton shumè  e  ndoshta pèrgjithmonè.

Eshtè i gjallè,zogu i shqiponjès, zagoriti,e do jetèn ai, dhe jeta e do shumè atè. Edhe kur patriakalizmi ish né kulmin e tij né kèngèn e sheperjotit ndjehej realisht e kèrkohej tè ndikonin né proçesin e demokratizimit

”..Lèshon shènjè syri me çika

Folmè moj tè rèntè  pika”..

apo

Dolle né udhè e mè prite/

Diç mè thè ,diç mè porsite.”..

Ndikimin e tij,s’kèrkon ta harrijè me lutje: “ta marrça” “t’u bèfsha” e me tè tjera sentimente po, me tonin burreror :

Pse s’me flet qènèz e qènit/

Se ngriva né gur tè lèmit”. ..

e mé testamentin  shpirtèror:

Mike moj ,né  te  kam  mike

Kur te vdes tè bèhesh qyqe

Dil mè qa brigje mè brigje

Herè  me vaj e  herè me ligje.

,shpreh  karakterin,mendimin e tij ,forcon besnikèrinè deri né limitin   e vetmisè sé dhimbeshme..

Mè transparentja( né kèngèt e tyre): nuk sakrifikohet kurrè e vèrteta . Sinqeriteti pasqyrohet né vargje deri edhe tek fèmija  qè e pyet: NGA  JE  ?  _ Me zè tè lartè e krenari pèrgjigjet : JAM ZAGORIT ! Sa ndezin ndonjè zjarr majè bregu (se ,né pèrrej bèjnè vetem frikacakèt !..)  heqin vallen rèndè-rèndè  rreth  tij dhe duke pèrplasur  kèmbèt tere forcè mbi tokè  ,ja thonè kèngès:

Ja vumè zjarrin qipisè

Jemi djemtè e Shqipèrisè …”

..

.. ….Nè  MALE” – mè jetikèt,tè paktèn kèshtu thonè ,janè :“thèllèzat” dhe “shqiponjat

Thèllèza ,zogè qè pa tè, malet s’kanè lezet e ,si  ja thoshte dhe kenges  Stefan Rako:                                             Vajzè zagorite je                                                                  Shoqe per mbi vete s’kè .

…………………………. 

(Tregojnè:”madhèri-e pyetèn sulltanin-nga do te donit ta keshe nusen e princit?-Nga njè vènd  pas maleve tè mallkuar(Zagorie) sepse,ato janè tè egra e tè bukura  si sorkadhe.” )

Ne trapeza zagorite…

Te jeshe  ne Zagori - nje favor. Favori  behet  dy here me i madh kur flet me ata  fisnike qe veshjen me te bukur  kane – buzeqeshjen dhe, i degjonje kur ja fillojne  e ja thone  dhe ne dasma  ata burra te mençur: shtruar, shtruar  si  A. MANDILI  kenges :   ”Shelege bejka mono

Do vish me ne a po jo?

-Une do vij po Nena s’do”

Krenari  ka , kjo ngrehine mendimi   me zera dhe shpirti brenda saj  dhe, ne kohe te keqe , ka kushtrim  burrash te pjekur , kushtrim shqiptaresh te vertete.

Mbahet mènd dhe kujtohet ai zèri i bukur e i èmbèl si rrallè kush tjetèr, i asaj gruaje tè qetè e dinjitoze ,zonjes Zoica Haxhiut, qè  ja tha kèngès  té trapeza e burrave sheperjote té dasma e Filip Lekès/aty nga fundi i viteve I929:

Hani e pini o  shokè  , bèni muhabete/

keshtu ka pèr tè shkuar/lulja e kèsaj jete !

Luluja e  kèsaj jete kèshtu ka  pèr tè shkuar

Ca duke kènduar, ca duke vajtuar.    

Prej kohèsh ka patur né kèto anè njè demokraci tè habiteshme né to edhe kur patriakalizmi shtrihej né tèrè deltèn e gjèrè tè jetès ,me tèrè atè fanatizèm tè tij. Kurrè nuk futej mendimi dhe  ndjenja né kallèpin e tè tjerève,se,né Zagorie ja thonè kèngès ashtu si e mendojnè. Pra, asnjèherè  sakrifikuar e vèrteta pèr hir tè oportunitetit dhe dobèsisè,burri duke forcuar pèrgjegjèsinè e tij,forcon atè te gruas  ngjer né besnukèrinè e vetmise sé madhe.   Edhe mè indiferentin bèn pèr vehte kènga e gruas kur thirrej né tavolinè.

Njè pèrfytyrim dinjitoz,me njè ngarkesè emocionale  né mènyrè tè fuqishme shtoi  dèshirèn e tavolinès,(ku kishin zènè vènd fiset:Sulaj,Haritej,Calaj,Dilo,Dervisci,Puravelaj,Kondaj,Pina etj.,né atè ,”darkè mè1935-sè tè pregatitur nga guxhinierè me ze:Pero e Dhimo Duli.  …)qè   kèrkoi njè kèngè  nga Kleopatra  Puraveli(Dilo) …“Zoterinj !-u pèrgjej  virtuozja zagorite,sa serjoze dhe fisnike-Gèzimi i kèsaj darke te madhe e mbulon mèrzinè time, se,moj Kalopja me derte/Baba s’njohe Baba gjete/ ( tha pèr vjerrin ILIA DILO SHEPERIN ) dhe..filloi  kèngèn ,qè  i buroi nga zèmra:

  Lumja Unè pèr kètè darkè

Darkè e madhe,darkè e gjatè  ..Dhe,pranè kèsaj pamje aq tè gèzueshme(sa u fol né atè kohe dhe né letra  jashtè Shqipèrie : buçiti e gjèmoi shtepia nga kènga labe  … ngritur njè pèllumb-simbol mbaresie  çiftit - dalè nga èmbèlsira e porsa prerè nga dhenderri… ,fluturoi rreth tavanit te   asaj ode)   ja njè vendim,njè vlerèsim i situatès, me motiv :

Ndaj moj  darkè ,do prish zinè

dhe,   prekshèm bie theksi nè kèta vargje me dhimbje: ( pèr dy vèllezerit e  saj qè nuk lane shok )

Pèr ata trimat e mirè

Qè mungojnè nè tavolinè…   Kuadrin e plotèson   me njè ton madhor  burreresha zagorite : “Gèzo,moj Uço dhe tinè

Se i  ke  rritur  jetimè….”

Pjesè  tè jetes  kèto  né trapeza zagorite qè ngjajnè si me njè skenè ku vihen né lèvizje tèrè emocionet e njerèzve ,qè deshmojnè e kerkojnè virtytin .Shembull  i nje jete inteligjente.Fjale te tilla  janè sa fisnike pèr zagoriten, por njèherazi dhe edukuese se,u sherbejnè brezave.

Gjallèria e trapezave zagorite me ata burra qè u kish lezet ,kènga e  vallja ,fjala e muhabeti e jo rrallè-herè  i bymyer me humor me prirjen e shquar tè mèsuesit Odise Ngjela,apo Come Thanasit  qè kish raste shakane  e adresonte edhe te vet-vetja..Tabllo tè tilla sillnin para syve: emocione, realitete ku s’mungonin kurrè mendimet,idetè .Kènga polifonia labe, aq e domosdoshme , sejcila me gradacionin e vet niset- ngrihet- zbret e behet medium i shprehjes sé realitetit duke i shèrbyer aktualitetit..Ja me ç’finese  bèn  dhe  prezantimin e krushqisè:

“Zonja krushkè,moj kadènè

Sonte gjumi s’tè ka zène

Nga krushqia qè ke bere..”

( Veno Stavri, Nderan,1946 né fejesèn e vajzès Ollgès Dervishanje ,Hariklès)

Muze  i vèrtetè i punève intelektuale,patriotike èshtè Zagoria!Eshtè kjo atmosfere qè  ushqen kengen dhe mban gjallè  zhvillimin e ngjarjeve,vlerèsimin e tyre dhe tè njerèzve . Shpreh realitetin artisti popull, zbulon  te verteten duke i sherbyer aktualitetit atje ku historia i eshte neneshtruar propagandes politike duke i dhene te vertetes lamtumire. .

E,tamam atje  ku  ndale kjo deshmimtare - vazhdon kenga e sheperjotit qe, i jep jete ç’do gjeje te vertete . Ja   merrte kenges Male Dilua  , kthente Koço Dilua ,apo Come Thanasi, kur ngrinin e pinin shendene e  Jani Dilo-s,e jepnin komunikatè  burrerore  :

“Shumè djem muarr dyfekn Gjithe trima dhe levendè

Tè dil  shqipja     skene”…

gjithnjè né kèmbè,pèrherè roje né kèta male …Vlerat e larta tè shqiptarizmès,burim frymèzimi, hapnin nje arter komunikimi me boten e te gjitheve per ata  partizane qe,vune shqiponjen ne ballè . E degjonje kengen e tyre dhe, nuk ngopesh se degjuari  ! Ja  se si njè zè, njè kèngè,njè  kushtrim qè tè ngreh lart drejt idealeve kombètare , na thotè: shqiptar ngjitu pra lart tek ajo qè nuk vdes kurrè ! SHQIPTARIZMI  DRITE DHE  FORCE   PER   DALLGET  E   JETES .

 

Vetèm populli mund tè japi me njè konçizitet tè tillè kuadrin e udhèheqèsit:

”.. O Mihal balli i karvanit

I shtive  frikèn sulltanit” Eleganca etike zagorite:”ball karvani” shprehet  pèr deputetin, Mihal Hariton .Sjell frymèn e historisè pèr burrin udhèheqès, né rrugèn e karvanit pèr ndertimin e Shqipèrisè.Fakt qè e tregon dhe letra e ambasadorit englez aso kohe né turqi drejtuar Londrè:”Tè pèrkrahet  bashkimi i 4-tèr vilajeteve,shqiptare…”..problem ngritur né parlamentin turk e,”i shtiu frikè  sulltanit” Apo,kur u nda nga jeta:       Moj neperka pulla,pulla

se, ç’ shkretuan kèto  kulla

Moj neperka pika,pika

Hasmitè i dolli frika”..(Api Nashi) Né kènga zagorite  pra,regjistrohen ngjarjet,faktet, mision i saj  ky, né kohra..

Historia nuk ka mbarim. Ajo shkruhet pèr ditè ..  Muze  i vèrtetè i punève  laboratori  i  folklorit zagorit  karakterizohet nga siguria e kurajua civile e zagoritit .      Dègjonte njeriu me ritmin e ngadaltè ..me intonacionin valè-valè pèr   krah largèsisè sé shqiptimit tè pikèlluar , kèngès qè ja kthente aq bukur Milo Duda

Qani male,qani gurè”

Qani pèr Qiro Papulè       dhe pèrjetonte njè tèrèsi tronditèse né keto male,pèr kèta burra stralli. Pastaj vendsmerinè:

Nuk e dha te shkretèn vulè

Ikè kèteja kamejkam/ “

dhe hapet  shtepia e nje populli te BESES si  né njè imazh Homerik burreria sheperjote:

”Nuk ta jap se behet nam/ …

Ndihet  pèrfundimi .Fjalet jane te prera,plot tesion .  Ne skene del apsolutja”..behet Nam! “Janè vargje qè pèrcjellin historinè.     Dhe, historia nuk ka mbarim. Ajo shkruhet pèr ditè . Veç”ngandonjè herè”  historiani i nènèshtrohet botes subjektive te tij,hirit te zemres,duke  i dhènè se vertetès LAMTUMIREN “.

E,tamam atje ku “ndalet” kjo  deshmimtare,vazhdon kènga e popullit me mundesinè e  saj qè ti japè jetè ç’do gjèje.  Hap, arter komunikimi me botèn e tè gjitheve  kènga e popullit. Shpreh realitetin , zbulon te vèrtetèn artisti popull,duke i sherbyer aktualitetit,fut jete  atje ,ku  ajo èshtè e dèrmuare.

Burrèrisht   jep gjykim   koncioti K. Spiri

“Mora pushkèn dolla malit

te lèftoja pèr Atdhe

Ku ta dija unè i varferi

qe armiku ish me ne”

Ne jete “nuk ka njerez te keqij, ka vetem njerez te  qeverisur keq!” Mali dhe guri shperthejne njerezisht, kènga sheperjote i bèn mè njerèzore   dhe ja perfundimi :

“ ky  fshat ka zot/

I thonè  popull sheperjot”..  Vend trimash ,  kuvend burrash .Isua qè mbushte  kèngèn (e Leko Dudes ),aprovim. Dhe e gjallèruar me gjestet burrerore si te tyret, e tè thèna burrerisht me sigurinè e fuqine e shpirtit,kenga fluturon-bèn dhe  dègjuesin  tè marre pjese né tè.

Ai  kete e ka patur kurdoherè dhe  pasqyrohet nè atè qè nuk eshte drejtuar as tèrhequr para askujt:

“Zoti … ç’tè tè thom

S’bèhet shqipja me “ lipom”

As me “lipom” as me “efendèm”

Janè fjalè pa lazèm

Ne nuk jemi qe e buaj

Tè flasim né gjuhè tè huaj”      Fjalè     zagoritit   kèto,  -sa fisnike  por,njèherazi dhe edukuse pèr brezin e ri-Lartesim pèr NDERIN  e  MEMEDHEUT .

Shpresa pèr “nje shqiptar tè lire ne nje SHQIPERI tè lire “shpalosi idealin shpirtèror te sheperjotja Sava Xhamballo: qè nè prezence tè deleguarve nga Tirana e kuqe  ja tha kènges me mènçuri dhe dashuri pèr  popullin,me ato  fjalè si tè sajat:  tè sinqerta, tè qarta, dhe  asnjèherè me inat,asnjèherè me nerva, veç , gjithmonè  m j e t    i         v è r t e t è s :

Dhe… ja mori kèngès  shtruar , shtruar  :                                                                                                      Moj Rusi moj bollshevike

Gjithè botèn na i prishe..”

Mes zèrit tè saj  tè qetè dhe kumbues u degjuan  britma ..

_Mjaft moj Hallè SAVE  se,na bère gjèmèn,na more ne qafè…,kush tè ka mèsuar ,_ njè tjeter zè , djemt e DILO-s ?…Heshtje…

Mbas shikimit tè saj njerèzor dègjohet :

_ Eh!... More djema; psherètimè e thellè :  RIGONI NUK BEHET KURRE LIS !  LISAT JANE  GJETKE….Qèndrojne te tè fortè,tè heshtur e krenare,me  shtatin dhe kryet e tyre  pranè qiellit tè kaltèrt…

Historia funksionon... nuk i shpèton dot ! Pandeh se i shpèton ndodhirave te tilla  te luftes pa qene ne lufte,lufte klasore - si thone-  qe, duke u munduar ta largosh sa me tej nga mendja me ate fjalen e Nastradinit” Bej o ZOT te jem ne enderr!”  pèr ta besre ndodhine te paqene…edhe pse… dhembja pèr  mjeranet e kuq te ndjek si hija trupin …aq me teper kur ne drejtesine sot qe vret Drejtesine, shqip lexohet  “C’del nga macja gjuan mij” veç nje kushtrim na ngjit drejt idealeve  te larta shqiptare na thote pa pushim : njeri  ti nuk je i lindur i keq,ngjitu pra lart .

Vuajtja dhe dhimbja nuk jane nje poshterim por lartesim ,ato jane mesime,ato   rrethojne me merita Vepra folklorike tregon rrenjet e thella shpirterore te shqiptarizmès te sheperjotja qe,ka dhenè gjak te dy bijve te saj pèr Shqipèrinè…e aq i egèrsuar  iu largua biri i saj, Pilua, qè kuptoi sjelljen çnjerèzore tè Mugoshes i pranishem aso kohe nè Sheper .

Hap njè arter komunikimi kènga me botèn mè tè pasur –botèn e tè gjithève.

Shpreh realitetin duke sherbyer aktualitetit,vokacioni i kèngès:

”ç’janè kèto llafe

qè dalin nga fshati/

Tè verteta s’janè

vine qè pèr sè nalti…”..nga ata qè,kanè mèsuar artin  e shtypjes  stalinjan e hitlerjan. Muza zagorite nuk di tè zbrapset  para asnjè problemi apo pasoje tè ç’do pèrmase  djallèzore  e  burracakèrie  çfaqur …deri dhe me  çirrma e britma primitive. Nuk duron dot supremacinè   e judève tè Tiranès sè kuqe,mbi moralin se, duan tè na skuqèn si  ruse,tè na zverdhin si kinezè e tè na nxijnè si shqiptarè ,! Jep sinjalin.-”vinè qè pèr sé larti”- me zgjuarèsi e dipllomaci sheperjoti sugjeron :“hapni sytè”! Forcat dhe nervat e forta janè mè tè nevojshme se kurrè tani , pèr tè dalè nga kjo kènetè,pèr  tè mos  u  gjendur  tjetèr mynxyrè si né linçim 100vjetorit tè Stalinit…Fati i keq shkaterroi shumè jetè,i bèri viktimè tè mirèsisè sé tyre. Ndaj,tregoi guxim, siguri shpirtèrore(edhe pse né moshè tè thyer Male Dilua ja niste kenges “Me pare se te mundish ata qe s’te duan –thosh- duhet te mundish vet-vehten” ) e  nxjerrè nè shesh- poshtersinè e besimtareve tè kishès sè kuqe..

Nacionalizmi  ish tradhetuar por,kurrè vdekur.Me tè drejtè poeti  popullor  dèshmon qèndrimin prometik:

“Fjala juaj ninull djepi

Oshetimè oqeani

Bijt’e Dilo-s lavdi-plotè

S’u tundèn nga ideali.. “

Gjithmonè  ka lèftuar sheperjoti burrerèrisht tè jape gjykime duke luftuar pèr progresin e tij demokratik:

”Na kerkon ushtar Enveri/…

Enver tè kemi rixha

Mos  na mba  tre vjet e ca! ..

Me shprehjen e rafinuar  “Tè kemi rixha,mos na mba tre vjet e ca/ tregonte memzi i  duron zgjedhèn.

Flet diagrama  shpirtèrore  zagorite .   Kjo,s’èshtè thjesht  vlerèsim por, dhe njè qèndrim ndaj jetès!.Muza zagorite nuk zbrapset para asjnè problemi apo pasoje tè ç’do pèrmase kur e verteta nuk èshtè ajo qè shfaqet  e  flitet  .

… Nuk duron dot supremacinè e administrates sè kuqe mbi moralin,e,pèr tè dale nga kjo kènetè –pèrballet me realitetin mè tè errèt : lane vèndin edhe pa njè zog pule e rrahin gjoksin pèr harritje:

Kapardisjet e tè medhejve

Kush do qè t’i marrè vesh

Janè e drejtè e fukarejve

Flakur e hedhur néshesh.

(1956-A.Duka)

Né kètè rezonancè mjerimi edhe  Dhèmbeli – mal me dhimbje! Pesha qè  mbahet èshtè historia çnjerèzore ! Edhe mè shume   shton efektin kuptimor tè kètyre vargjeve ,vlerè  ka mbeshtetja emocionale e kenges sheperjote,shtyn  dhe dègjuesin tè jetè dakord me to. Kurajohet shpresa…Oshetin  Dhèmbeli : ..Gjat grabitjeve… nuk u kursye as edhe njè gje! Dhe, padrejtèsitè e mèdha nuk janè punè  amatore..

Mes maleve jeton zagoriti , era duket si njè fare çlirimi,e prej lartèsive  nuk i shpèton dot vèshtrimit kudo poshtè. .Derdhet pikèllim e tè dridhet mishtè  kur dègjon né Sheperin e diturise te ata burra qè u kish lezet kènga e muhabeti , kèngèn e kurbetit  kur isua pushon e zèri i Tefta e Leko Duda ,  aq i bukur,me kthesèn melodioze tè Come Stanes , mbledh gjithè mjerimin e botès se,

”Zeri i Nenes del nga  dheu/

O biro ku je?!”:

Zè NENE i kristaltè,ky.! Njè zè nèpèr natè duket sikur vjen nga poshtè dheut e merr tingellim aktual..” O BIRO KU JE ?! Ngjan sikur mèrdhi e tè thotè :afroju  prane.! Mbizotèron njè pezmatim .. shqiptaret pika zjarri neper bote .. mungon çatia e perbashket-vatra shqiptare !..

Ndegjon gjemèn e Nenes,njehson lotete e NENAVE SHQIPTARE,shikon ate hije vdekje shtrire mbi familjet qe sjell zeri dritherues i  virtuozes ne interpretimTEFTA DUDES  e   ndien njeriu qe nuk eshte dobesi,qe ti shtrohet aresyes por,eshte fuqi morale ,vitalitet qe tregon: fisnikeri ,mençuri e burreri qe te  paret na e lane trashegim dhe po nuk patem mend te kemi te pakten Zemer te ndegjoje : Jemi vellezer te nje gjaku qe na bashkon nje shpirt i vetem –  shpirti  SHQIPTAR !   Nje Flamur  --flamuri i SKENDERBEUT me Shkaben dy Krenare  !

Kjo kostante  , qe zagoriti nuk lejon politike  ne themel te culture po kulture ne themel te politikes. zgjeron dimensionet e kènges ,trajton dukuri jetèsore dèshpèruse, sa Nèna thèrret  tè birin”Ku je ? ” qè tè mos nxjerr kokèn hiçi  se,plagèt e hapura    shpèrthyer me tèrè dhimbjen e tyre..

Opozitè kèrkon  zjarri i kènges AntonVasit me mesazhin qe jepte :

More rrap te qofsha fale,more rrap!

Ku i ke burrat e pare ,more  rrap!..     Burri kèrkon burra.  Kènga mban gjallè vlerèsimin e ngjarjeve dhe tè njerzve. Mosha e thyer i ish mirènjohès kèsaj jete qè i dha rastin tè kuptonin :ç’jetonte njerèzimi !.. “..Me njè mèndje,njè karar

E mbajnè reaksionar…” tha poeti mè  1960 pèr tè persekutuarin Margarit Dilo,po shpirtèrisht i lirè.

I presin kokèn te pafajshmit ,posi ja shkurtojnè bishtin hardhuces ! Ç’do me thènè çmènduri  k o m u n i s t e !

Veç,pèrballè, sheperjoi plot optimizèm u vè  Njeriun  f i s n i k :

“ SADO NDJEKUR E  PERNDJEKUR

MIRE E DI ç’FITORE  KAM

KUR TE  NGRIHEM  DO  TE  NJIHEM

QE  JAM   UNE     AI ,    QE        J A M  “(I957Anastas Duka)

Jane me  dhimbje kèto  vargje,po vlerè ka  dhe mbeshtetja emoconale e kenges zagorite,ajo shton dhe mè shume efektin kuptimor tè vargjeve..Situata tè tilla gjejnè ngushèllimin ose rri drejt ose vdis! Veç,kènga   polifonie e tyre kurajòn shpresèn .

Njè reagim i llogjikshèm se, kush nuk ka nevoje pèr njè helmetè tè tillè?

E,kush nuk ka nevojè pèr njè helmetè ,qè tè pèrballojè trazirat e luftès sé klasave:hidherimet, krimet e kohes  tè stuhishme ? Aq mè tepèr  shqiptari, e do, jetèn ta jetojè ashtu si kishte pèr qèllim ta jetonte: saktèsisht tè njihte tè vèrtetèn,  ndaj dhe merr zèmèr ! duke ja lèshuar vèndin fakteve.  :

“kur tè ngrihem ,do tè njihem/

Qè jam Unè ai,qè jam! 

..Nje reagim i llogjikshèm qè bazohet te vyrtytet shqiptare qè pèrbèjnè tmerrin pèr kastèn e  kuqe ;pèrpara  saj dy pengesa: Malet   dhe burrat fisnikè zagoritè.    I trèmbète  shtepia e nje populli te beses  kjo trimèri, mercenaret e kuq ,zagoriti burreri  ka treguar nè kohra, gjithmonè . …Ndaj,  shpirt-ligesia dhe zemerimi i zellmedhejve te luftes klasave nuk  kursyen  krimin… né tranzicion shtrine kufirin e poshtersise me pangopesi te pafund ky komunizem i dyte .    Ne themel te parimev nje zemer bishe , dhe jo zemer njeriu    Shperthen ferri i vertete…

NE    MITREN  E  DREJTESISE

RRITET  PABESIA,  PADREJTESIA…

…tragjedi né shtepine pike referimi per Demokraci perendimore ne Zagori dhe me tej dhe akoma nuk paguajnè faturen , veç  liri veprimi u lane te eci dore pèr dore  krimi  dhe  maskaralleku po, jo  imunitetin… Driten edhe pse hija e  pengon eshte ajo qe ndjek erresiren  (edhe né  kolonine e kuqe me

popullsi te çvendosur brenda pèr

 

brenda vendit) e hap horizont    “Ngrehu moj Kalope                                          Bjeri atij varri                                                                                             Malja mal me  kengè                               Po tè pret te Mali”  

Te mali,-thotè poeti popullor-se, prej lartesise sé tij, kèrmat me gjak miu nuk i shpètojnè dot  veshtrimit ,kudo poshtè e ngado qè tè futen mijt’e sjollave,sadoqè ti ndihmojnè e ti mbulojè materjali i gropès sè zezè. … se,edhe dushmani nuk vriste NENA, ndersa partia famemadhe vrau jo vetem Mema por,dhe foshnja ne bark te Nenes…Koha e lavdishme e te kuqve ha mish njeriu e  Drejtesia vret Drejtesine ,e keqja e djeshme u vu ne majmeri ..

Jeta teper e trazuar, e ndotur me mèkate mbire nga shteti katil po,

   Tè vrareve  zèri nuk u vritet/

Kur duket i shuar,ahere nis e ngrihet ..” ( Etien Dilo,”Njè botè qè lind e nuk lind dot” ) Si mi pergjigjesh kesaj oshetime  qe del nga zemer njeriu ,ç’i thua ti tani,kushdo qofsh… shkon sot njeriu ne Sheper dhe,atje nen ate Kokojke qe dikur ish mal me lule sot eshte mal me dhimbje dhe ,buze xhdese ne ate kollone te gurte lexon mbishkrimin e NENES qè… ngjashmeri ka me spartanet !

” Nena  Juaj,motra juaj

Ketu ngrire ne mermer

Per gjithe fisin rri e  vuaj

Se s’u lodhen duke prere

pjellat e ferrit….”

C’do te thote kjo? ne se “dikushi”  guxon e pyet…Fare mire…dalim e gjurmojme jeten  ne gjithe hapat e saj : burgime,shkisherime, çvarrim, izolime , …krime  … pafundesi me tmerre … Me pak fjale jete ushqyer me dhimbje  e se fundi krim,llahtari  me i (KALIOPI DILO)    shemtuari  Shqiperi(gaz. Koha Jone)   Eh! Historia e krimit ne Dilo-t e Sheperit qe  aq hov dhene vetive kombetare , le pas shume gjurme… Gjaku i KALIOPI DILO-s shenderruar ne kujtese : "JA ç?BEJNE KOMUNISTET PER TE ZHDUKUR DESHMITE

"Kemi te bejme me nje atentat te pergjakshem …Masakra pjese e nje genocidi te planifikuar..te mos ndizet zjarr ne ate vater shtepie te rilindasve Ilia Dilo Sheperi,Jani Dilo  qe aq shume ka luftuar per Shqiperi e ka kerkuar te behet             ” Bashkimi Shqiptareve Monument Kombetar”

Eshte dhe kjo aresyeja qe “ burri per mbi burra “ Z.JORGO TELO me vargjet  qe kane permasat e brendeshme te kenges se popullit me dhimbjen  e trishtimin qe shpirterisht ia krijon vete historia e atij krimi makaber te papare e degjuar ne keto ane   SA  :         U trondit  gjith’ SHQIPERIA

si tërmet…

Ngjau kjo

kur ndryshoi “klima”

mot e jete

Dreqi hodhi zi, zi mbi Dilaj;

oh, ç’medet…!

E  toni Madhor perben kryesoren e kesaj kenge epike  :

  Drejtësiao ka humbur

ORIENTIMIN…

Njerëzia nuk gjen dot

as ngushëllimin…”

Refreni:

Ngrihet zëri i  ILISE     (I.D.Sh.)

flet prej varrit:

Si  u fik

te pragu i shtëpisë

nuse e djalit ?! ”

E i jep mesazh   DREJTESISE per PADREJTESINE ,me fuqine qe ka kjo kenge epike i ne metropolin e saj , ne trulli e mirefillte  SHQIPTAR  dhe si nje mjeshter vendos  midis realistes dhe  maskarallekut fin :

Sa mendime rrinë pezull:

“’qe kjo gjëm’?”

Drejtësia këtë shekull

’la pa thën’…?

 

-  Se,  hedhur ne ere parimet e drejtesise  e rri  e  vertete  fjala: “Varret e zemres jane, e shpyrti i shqiptarit po lèngon”

E  zagoritit nuk shpreh nje teori  me vargjet e meposhtemm  se, jemi para nje fakti

.” Hapu moj zemèr e shkretè

Nxirri jashtè derametè”.. se,”jeta  eshte provizore-e verteta e pèrjetèshme”

(thoshteQirjako Dilo)    Nostalgjia,  tè shohè: burrat  tè besès,tè drejtè ,tè fortè,te  bèjshèm, hijerèndè si  rrapi.  Ata ,qè si bien gjoksit me grushta,as qahen e  shkumèzojne prapa gardhit por,serjoze ,te mènçur,qè  e kanè pèr turp tè mburren e tè flasin pèr trimèrinè e tyre(veç gratè flasin atje pèr to) se,trimèrinè e kane né gjak sejcili dhe e tregon kur duhet .

Kushtrim burrash…

Zagoriti ,burrè  i trimerisè sè urtè.,mè shumè se jeta i  peshon nderi, e lèshon komunikatèn:

“Dil pasha se jam pèr udhè,

dil pasha!

Njè nga ne do rrojè mè shumè,

e dil pasha!...  (Lush  Mandili)

Zogu i shqiponjes ,kerkon né duel njè pasha turk…dhe  e ka viziatuar hartèn e aksionit…”Gjym”  oshetin kènga .. dridhen xhamet  e shtepise e  jehojnè malet. Ndjehet dhe sot pulsi kohès né tè cilèn eshtè krijuar kènga,po ka dhe tingèllim aktual e tè bèn tè kujtosh fjalet e RUSOIT:”Ata qè moralin e politikèn e trajtojnè veçmas s’kuptojnè dot sa  njerèn e as tjetrèn.”

Eshtè klime qè mban gjallè vlerèn e ngjarjeve dhe tè njerèzve.Shton fondin e vlerave tè modestise e burrèrise shqiptare.. Zbulon  shpirtin krenar e dèshirèn pèr te vèshtruar gjithnjè lart   Sa mè lart atje, nè   Mal, aq mè i madh bèhet horizonti! Eshtè dhe  kjo arèsyeja    kèngèt polifonike kètu ,  mbijnè e ngrihen si bari nè radhojtè shkemborè te Biseit, qè kèrkon ajèr tè pastèr:..

”Dhame  Daci njè fshatar

Merr inat  e bèhet zjarr

Merr inat e bèhet bishè

Pse?! flitet gèrqisht né kishè!…”

Ja thoshte  kèngès  trimi PILO XHAMBALLO qè shqiptarizmi-ideali i Tij,mè kuptimplotè se, vetè  jeta e njeriut ..Eshte vèndi ku lexohet zgjuaresia ,kurajua civile e trimèria e urtè.Motoja:

Mè i miri ai ,qè jep me shume kontribut pèr  SHQIPERINE.

Tè jesh ballè pèr ballè me kèta njerèz- diçka e paharrueshme

Kèshtu na i lane tè parèt tanè kètè vènd,jo si njè histori tè  vdekur,por si njè trup tè gjallè  : me shpirtin,mendimin  ,  gjèndjen e qèndresèn     si durimi i maleve tè  Dhembelit e Rapavicès  ku na flasin: kètu ndjenja e bashkèsisè  èshtè  , tè kesh nje  VEND TENDIN !

Nè se pyet njè zagorit se,cili èshtè vendi mè i bukur,mè i miri-do pèrgjigjet ZAGORIA ,

Shqiponja eshtè monark natyral i qiellit,

zagoriti zot i vendit !

Duhet ruajtur  ky vend, kjo tokè   Pa  malet,brigjet e  arat ne nuk jemi asgjè !Shumè mèsojnè nga tradicionalja e jetès: Jeto KRENAR nè kètè troje! Cajupi ,bir i kètij vatani,simbol  i shquar  i autoritetit letrar   na thotè.

 

virtuoze  te kenge sheperjote qe kurre nuk u ikin detyrave si njerez dhe si atdhe tare

me moton:”Me frike njeriun behesh  i dobet ,m e frike Perendie,behemi te forte  .” )

 

“Luften qe prish njerezine

Nuk do ta doja kurre

Po tè mè prekin pak kufinè

Do luftonja si  BURRE.”.  .

Dhe zagoriti  ashtu si gjithè shqiptaret  token-(dheun),e ka lidhur me dy emrat mè tè shtrènjte MEME(DHE)  dhe AT(DHE) si rrallè kush tjetèr popull né bote.  Po ligji komunist i tokes ja mori tokèn vendasit dhe ja dha  grabitesit!!  Atè tokè    “Nen  HIJEN e ZAGORISE ,  JEMI DJEMT E SHQIPERISE  .

Admiron njeriu tèrè mrekullitè e  kèsaj   krahinè …qè duken se tè premton parajsèn...

.Dhe né se ndonjeherè  ndjen  shkretèti…sepse nuk  shtrohet, nuk luan loderen : pèrshtatu e poshterohu ! nuk  ka zagoriti ,shok mè tè mirè se  kenga . Asgjè s’ja jep zagoritit njè kènaqèsi tè tillè. Me  kenaqesi ,Male Dilua i pushuar ja thosh kenges kur  shkonte pèr te punuar ne Shulaz .. Oshetinte Dhembeli nga  zerat e tyre  burrerore  me mikun e tij te ngushte Pilo Xhamballon , Andon Vasin etj.qe, bashke me hebejte ne kuaj binin dhe kengen kur  dilnin ne maje:

“ … Hingellin hati me rafte

Hati me rafte t’ergjendeta

Musa bene  e qan e ema

Vate Musa beu vate…

E qan e motra né shkallè

Dil’ o Musa dhe njè radhè..

Dil o MUSA dhe nje here

Ashtu si keshe adene! 

  kete gjeme zbrapsen dhe kufite e vdekjes… e tille eshte thirrja e motres per vellane… Me te drejte NOLI  i  Madh thosh :  “Percillmeni  kur  te  vdes  me  nje  kenge  labe”.. Halli  behet  mè njerèzor……edhe atje  ne maje  ku Nemerçka bashkohet me Dhembelin, né  ate rrugè ku njè mal takohet me tjetrin .  Degjohesh  labçja e ketyre burrave sypatrembur  po,dhe te atyre grave qe  ne koll zbresin me mushka ngarkuar  me barin qe i kane  marre malit e ,mundin lodhjen me kengen labe dhe , tè bèn tè duash e tè adhurosh njerinè e kètyre aneve aq  tè ekuilibruar, tè dhimbshur  sa  dhe ne rruge te keqe,kalit  i bèn zè “De  vèllaçko “  –e bèn vella tè vogèl e i jep kurajo  tè kapèrceje rrezikun  ndersa mushkes,qè èshtè me e sigurt né çapin e saj,  me  njè zè mè tè èmbèl e tè butè gruaja i thote:   “hop kèndorez”.!...

Zagoriti nuk do ti bèje keq askujt. E zgjedh  shoqèrinè e miqèsinè , ndryshe  thonè” Po u fute né llucè me derrin- fiton derri .” Kurrè nuk i pèlqente tè jetè  e tè sillet njè njeri i pa shpirt  si njè kalkulim matematik.

Puna èshtè gjaku qè ushqen jetèn e  kètyre njerèzve aq komunikues!

Futeshe né njè dyqan tè zagoritit nuk qe e mundur tè dilje prej andej dhe kuletèn  mos ta bèje  mè tè lehtè.. Natyrisht pèrsosja nuk ehziston né kètè botè;pèrpjekja pèr pèrsosje mjafton .

Gjithnjè modest i pèlqen tè jetè.Gjykim i mènçur dhe i rèndesishèm  ky,sepse vetèm ahere kur  ne  shqiptaret kalojmè “unin” tek “” behemi vèrtet tè medhej...Dashuria pèr natyren,shpesh e pranishme né trapezat e tyre,po dhe nga lisat e çarrokut pèr né Sheper,burrat apo te rijte vargje-vargje ktheheshin duke kènduar:

Kroji i fshatit tonè né zèmer tè fshatit/

Kyç né gjithè udhèt si kyç i sahatit”/

dhuratè mè e bukuer s’kish si bèhej kurrè/

si kroi dhe era tek ky vend me gurè/  ose né trapeza né dy grupe, ndertojne culture e dialogut e te degjimit :

“O bilbil me kanè thènè        (   grupi i dytè:)      Lèrè dèllènjat     ,gushè-kuqet..

Qè ti qènkèrke i pa sy                                                 S’janè ato né rang me ty

Kur nisin çelin burbuqet

Hajt t’ja marrim ne tè dy:”… etj…ndjehej qè,diçka largohej e diçka vinte.

 

Pozicioni me i çmuar per zagoritinNdershmeria.

 

Fiton  kètu entusiazmin qè tè bèn  t’a shohesh botèn mè tè madhe. .. Edhe pse vuajtjen ka  pasuri  njeriu  ne kete krahine dinamoja e jetes  se tij eshte: te  mos  vere servilizmin pèr parim , jeten  pa  shpresè …  Eshte nder ti shtrohesh aresyes –thone ne Zagorie- kjo, kurre nuk te turpèron,,ajo te jep drite dhe force ne dallget e jetes, te larteson dhe te nderon pèrpara botes

“Qeverrite e qeverritaret shkojne e vine – thote palca e gjithe burrerise  Zagorite qe timon te jetes ka aresyen - ne duhet te jemi ata qe jemi : pse ne doren tone eshte ta kemi fjalèn-fjale, e punen –pune” dhe kerkon te mbahet harmonia. Veçanerisht  deshiron   qe  kete,  ta kuptoje mosha e re.

kaluarèn e vèshtron –ashtu si thotè   JANI DILO- (Ai qè dinte te luftonte aq burrerisht po,dhe tè falte)“jo pèr tè marrè hak po pèr tè pèrmirèsuar punèn né tè ardhmen” Aq e ngrohtè zèmra zagorite sa,edhe Dielli i korrikut …E.. si tè mos ndjehesh dyfish krenar qè je Njeri dhe je SHQIPTAR!?Amanet   lè, Themistokli Dilo, Pano  Pina etj.”Varrin ta kem né Sheper, kur tè hapen rruget”..Stacioni me i fuqishem dhe me i ènderruari  pèr qendrim zagoriti  e ka  te vendi :

“Midis maleve te larta /

ku shqiponja ben fole  :::” qe ka emerin aq te nderuar ZAGORIE !

. Kjo  mè duket se èshtè pèrshtypja mè jetèsore qè nuk shlyhet kurrè!

Pak tè huaj ,kanè patur privilegjin tè kenè vizituar ndonjèherè kètè madheshti qè,mè madhorja-bukuria e shpirtit! Dhe ç’ka jeton né botèn e shpirtit kurre nuk humbet.  Eshtè forcè lèvizèse e karakterit- energia shpirtèrore nè vendin ku NJERIU BASHKOHET ME MALET. Eshtè  vèndi i burrave tè kombit: JANI DILO ,PETRO HARITO, CAJUPI,ILIA DILO SHEPERI, MIHAL HARITO,ARISTIDH RUCI,SPIRO ZHEJI ,KOSTIKA ,JORGJI  CAKO , PANO E PILO XHAMBALLO  THEMO  VASI  etj.etj.qè u dhanè me mish e me shpyrt pèr njè qèllim te Madh e nuk ju trèmbèn vdekjes.  Vèshtruan rrugèn e pèrjetèsisè.  Pushuan sé deshiruari gèzimet e jetès…

Mèsimi qè na lanè se,tè duash Atdheun kerkon sakrifica ,ashtu si tè gjitha qèllimet e mèdha,pèr tè cilat ia vlen vertet tè jetosh . Ndaj te futim ne pune  zotesine,  virtytin e fuqine tone dhe ta bejme SHQIPERINE e RE te VELLAZERUAR.

Me kèmbengulje kerkon te ruhen ne vazhdimesi visaret morale te shqiptarit. Liria,Demokracia pa norma morale pèr zagoritin e ndershem do te thote dehje pra, maskarallèk sheshit. Per zagoritin njeriu te ngadhnjoje me idealin e larte, me virtyt e bujari shqiptari , me personalitetin e palekundeshem

Né çastet mè te veshtira  zagoritin e shikon me   atè  buzèqeshje fisnike-burrerore ,me aq vet-pèrmbajtje e guxim dhe hapèsirè(emocioni  pa vlere te ai –Semundja me e keqe  pèr te– Justifikimet.) dhe, me atè shtat    drejtè nga burreria dhe dinjteti,   bèn tè kujtosh fjalèt e mèçurise  popullore  :

Pas  dites  me  shi ,     vjen  dita  me diell”.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora