E marte, 19.03.2024, 05:37 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Qeveria e Kosovës – shuplakë të rëndë historisë kombëtare

E marte, 20.05.2008, 08:00 PM


Skender Korça
FESTA E FLAMURIT KOMBËTARË- 28 NËNTORI ME ASNJË SHËNIM FESTIV

Qeveria e Kosovës – shuplakë të rëndë historisë kombëtare

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Sa keq është të harrosh në origjinë, të harrosh në vlerë, të devijosh në moment, të harbosh me çdo që që quhet kombëtare, për sehir ndërkombëtar se paskemi “bërë shtet” dhe tash në këtë shtet duhet të përbuzim çdo gjë kombëtare, madje edhe shqiptarët nga shteti amë të i quajmë ALBANCI sikur që na kanë quajtur ata, që na kanë thënë SHIFTARI…Oh sa keq na ke mëshuar Qeveri këtë shuplakë Qeveri e Kosovës, jo vetëm shtetit amë Shqipërisë, por edhe atyre që ndejtën me vite të tëra në burg për Flamurin kombëtar….U dergjen në burgje, vdiqën në luftë me këtë Flamur, morrën kushtrimin me këtë Flamur dhe ne fund fare u mbështollën dëshmorë me këtë Flamur. “Qeveri hallall të qoftë”…. Në Kosovë nuk do valoj më ky Flamur heroik, ky simbol që dha fuqinë morale këtij populli në Kosovë, Flamuri i shtëpive, i dasmave me dasmorë shqiptarë, Flamuri që stolisi qytetet e të gjithë shqiptarëve si në  Kosovë ashtu edhe në Shqipëri edhe në Ditën e Pavarsisë së Kosovës, sepse po kjo qeveri nuk dinte se çfarë Flamuri do shpaloste në këtë ditë historike në Kuvendin e Kosovës. Mirpo askush nuk mendoi skjashmërisht se një ditë qeveria e Kosovës do propozojë për të mos respektuar ditën kombëtare të flamurit, 28 Nëntorit, si festë shtetrore…,me asnjë shënim simbolik të saj…Sa keq….Vërtetë shumë keq…Na falni ju dëshmorë kombi, ju që derdhët gjakun për Liri, na fal bacë Adem që në kompleksin tuaj memoral do do thonë të e hejkin edhe nga aty shqiponjën dykrerëshe…Na falni ju fëmijë që dini të recitoni vjersha për kombin, flamurin dhe 28 Nëntorin….Sa keq…Po të bënte populli këtë gabim do e gjykonte Zoti dhe do e namte shumë rëndë, por e bëri “elita” qeveritare e që do ta gjykojë njeriu i qujatur kombi, gjaku, historia … Sa keq, pa asnjë turp veprohet, pa asnjë përgaditje për të besuar se po ecim rrugës së Lirisë, me yje Evrope, e të fshirë në kujtesë shqipen dy krenare…

Sa është idiotike të arsyetosh se në jemi “shteti”, që shlyjme edhe historitë e gjakut të shkruar me gjak, njejtë si ngjyra e Flamurit kuq e zi, jemi e ardhmja e (zhveshur kombëtare) se po ecet në Evropë dhe nuk ka se çfarë na duhet më Flamuri kombëtar, gjegjësisht festa e tij e 28 Nëntori …..
Mos të bien në grackë ata ”pak” deputet të Kuvendit të Kosovës, të riparojnë këtë defekt që prpozon qeveria qorre e Kosovës, të riparojnë këtë datë që madje të festohet më fuqishëm se çdo herë, sepse për ata që kanë mësuar histori…të mos gabojnë në këtë drejtim…Edhe kryeminstri dhe kryeparlamentari i Kosovës janë historianë, por se për çfarë historie po duan të na shkruajnë në të ardhmën askush nuk po e di, por po e di se po shkrujanë një histori për të mbetur në histori….
Një herë në një festë Flamuri të festuar në Kosovë , më 28 Nëntor, organizata e veteranëve të luftës e dogji një flamur të një partie, sepse nuk ishte shqiponja si ishim mesuar të e shohin, e tash po pyesim :
Si do e festoni 28 Nëntorin , jo si datë festive shtetrore…? Apo po kthehet historia se duhet festuar në heshtje, me frikë se ke festuar se te dënon qeveria po festove hapur sin ë nëntorët e luftës dhe të historisë…

Nëse Serbia edhe pas luftës nuk ka ndryshuar targat e makinave dhe ruan në to me fanatizëm ata flamur të tyre në këto targa, Kosova me flamur shumë yje, apo kometa…po ndryshon edhe historinë….Po hjek 28 Nënorin nga festa shtetrore….

Më duhet të theksoj një veprim të madh të një betimi: Grupet e ilegalës për Republikën e Kosovës kur betoheshin, mësova se betoheshin para këtij Flamuri, ditën festive të së cilës nuk duan të e festojnë ata që u betuan në te…Sa keq ju të elitës ilegale do e përjetoni, njetë si populli që e ka shokuar ky propozim i qoroditur I kësaj qeverie dëshirash dhe të fryer tek veshi i saj se duhet formuar shtetin duke shkelë qështjen kombëtare….Shumë banale edhe të arsyetoheshe…se e kemi një shtet që nuk i thonë Shqipëri , por po I thonë Kosove dhe kemi Flamurin tonë…Mos e harroni se Serbia asgjë nuk ka këtu në Kosovë, madje as një komunitet që mund ta qujnë vetën pakicë se pakicat janë më numerikisht më të mëdha se kjo që janë, prapë së prapë ata po e ruajnë atë flamurin e tyre tri ngjyrësh… kurse ne po hjekim edhe nga festimi ditën e 28 Nëntorit….

Ka mundur të thuhej ndryshe…Do festohet me aktivitete pune dhe me aktivitete kulturore e jo ta hjekim nga faqja e dheut këtë festë shekujsh…

Nëse tash shikohet vepra, historia dhe logjika e të vepruarit – Kushtrimi dhe lufta për Lirinë, sipas qeverisë të fundit në Kosovë, paskan luftuar etnitë për Kosovë, sepse Flamuri kombëtar qenka i tyre e jo ai që luftoi ndër shekuj pupulli shqiptarë…

Na thuani Ju qeveri kah do ja mbani pas këtij cënimi kombëtar, a mos vallë duhet të përgaditemi për të i ndryshuar edhe emrat e vëjmë  emra multietnik sepse emri Nëntor dhe Flamur janë emra Shqiperie , gjë që nuk na” identifikon” asgjë më me ata të Shqipërisë …sepse kështu kombi po përjeton luftën më të rëndë në paqe si në Maqedoni që nuk po guxon të përdoret më flamurin kombëtar e madje madje as gjuhën në ca raste, e në Mal të Zi njejtë, tash edhe në Kosovë e tejkaloi më qeveria festën dhe flamurin kombëtar….Zot ndihmoje të verbërin të mbajë mend vetëm historinë sepse të shohë fitoret nuk po bëhet fjalë më….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora