E enjte, 25.04.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Apeli i vehabistëve boshnjakë për xhihad

E diele, 25.08.2013, 02:12 PM


Nga Express

Në internet është shfaqur një video-xhirim i vahabistëve – thuhet të jenë nga Bosnje e Hercegovina – që po marrin pjesë në luftë kundër regjimit të Bashar Al-Assad, dhe të cilët iu bëjnë thirrje të rinjve boshnjakë t’iu bashkëngjiten atje.

"Ftoj rininë që t’i bashkohet xhihadit dhe rrugës së Allahut, sepse po t’ua rrëfenim gjithë tregimet që i kemi dëgjuar për keqtrajtimin dhe dhunimin e myslimaneve, do të na duhej të flisnim me orë të tëra”, thotë njëri prej tre meshkujve që shihen në video, njofton portali Klix.ba.

I njëjti flet edhe për keqtrajtimin e myslimanëve, me shpesë që, siç thotë, ky rrëfim i tij “të prekë zemrat e myslimanëve dhe t’i nis ata drejt xhihadit dhe rrugës së Allahut”.

Mashkulli i maskuar në video-xhirim iu bën thirrje myslimanëve që t’i kthehen fesë, duke nënvizuar se as “para Allahut nuk janë të barabartë ata që luftojnë me ata që rrinë”.

Portali përkujton se media të ndryshme njoftuan sesi në BeH ka gjithnjë e më shumë pjesëtarë të lëvizjes vahabiste që po rekrutojnë vullnetarë për luftë të shenjtë në Siri. Ata në BeH hyjnë ilegalisht, dhe kryesisht angazhojnë vahabistë nga Bosnja, Sanxhaku e Kosova.

Kohë më parë është publikuar se, shumica e “luftëtarëve” nga BeH janë pjesë e brigadës famëkeqe Fonti Al-Nusra, të cilën SHBA e ndërlidhin me organizatën terroriste al-Qaeda.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora