E enjte, 18.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Ideologjia dhe shkatërrimtarët

E shtune, 24.08.2013, 10:00 PM


Ideologjia dhe shkatërrimtarët

Nga Gjon KEKA

Ardhja e pushtuesit barbar osman në kontinentin tonë solli me vete edhe ideologjinë e tyre të islamit politik, fanatizmin dhe urrejtjen. Madje këta barbarë shkatërruan monumentet e shkencës, artit dhe të kulturës dhe e futën vendin në kolaps dhe primitivizëm.

Ishte pikërisht ideologjia islamiko-politike qe i kishte mbyllur hapësirën shqiptarëve për të lëvruar në fushën e dijes dhe arsimimit, por edhe ne fushën e kulturës dhe identitetit kombëtar, Pra ishte kjo ideologji që i la shqiptarët në errësirën e madhe aty ku i kishte futur perandoria barbare osmane. Prandaj nisur nga kjo mund të them se islami politik ka në vetvete natyrën barbare dhe atë të brutalitetit jonjerëzor. Ambicia demoniake e perandorisë barbare osmane ishte identike me atë të ideologjisë islamike, madje ajo e kishte ideologjinë islamike mjetin kryesor të mbjelljes së saj aty ku i pushtonte popujt. Në momentin që ra kjo perandori u pa tepër qartë se si ra edhe petku i kësaj ambicie ideologjike, por mbetjet që ajo la vazhduan me ushqimin e tyre me këtë ideologji deri sa një ditë kur do të shohim se si do të bie ashtu si ra më parë ajo në pragun e fatalizmit islamik-politik.

Problemi që solli perandoria osmane me sjelljen edhe të ideologjisë së saj islamike ishte i këtillë, sepse ata e konsideron veten si të vetëmjaftueshëm, të përsosur ndërsa të gjithë që nuk i takojnë kësaj ideologjie janë mëkatarë, apo siç i quanin (Gjaurr) ofendim tepër i madh një krahasim në mes të qenit dhe derrit. Por arroganca dhe errësira e tyre ideologjike shpërndahej nga njerëz me nivel tepër të ulët të arsimit madje edhe me analfabetë, dhe e mbushur me gënjeshtra dhe budallallëqe e iluzione.

Kjo si më parë edhe tani zbulon humnerën e thellë të arrogances, neveritjes dhe fatalizmit që barte me vete kjo ideologji politike. Ky krahasim që bënin sulltanët me vezirët e tij duke gjykuar sipas ideologjisë së tyre të islamit politik shihej atëherë, por shihet edhe sot si një mendjemadhësi, një arrogancë dhe mjerim shpirtëror e moral, ja kjo edhe sot shihet si një gjuhë e ashpër e mendimit të kalbur të ideologëve të saj edhe në Kosovë dhe në disa pjesë të trojeve tona arbërore. Mund të nënvizoj një gjë se është pikërisht ky gjykim, kjo “vetëmjaftueshmëri absurde” dhe “përsosmëri e rrejshme” e tyre ka shfaqur edhe në ditët tona konfliktin Lindje-Perëndim si dy botë shpirtërore të papajtueshme, pra si një pengesë në marrëdhëniet e këtyre dy botëve të ndryshme.

Pra është kjo që na tregon tepër qartë se kjo ideologji që sollën barbarët osman është e çyndyrosur dhe derë e humbjes kombëtare e shpirtërore për kombin tonë arbëror europian.

Sepse thelbi i barbarizmit është islami politik, që gërryen nga brenda kombet dhe i futë ata në errësirën e tyre ideologjike që nga koha e mbjelljes së saj.

Vetë Sulltani kur pushtoi kombin tonë arbëror pas vdekjes së Gjergj Kastriotit duke urdhëruar rrënimin e tërë vendit dhe vrasjen e shumicës së popullatës shprehej kështu, ” çdo mysliman është i lindur për të urryer të pafetë dhe t’i konsideroj ata si armiq të tyre”

Ndërsa disa nga xhuxhët dhe maxhuxhët e sotëm të kësaj ideologjie në Kosovë duan të hyjnë në një betejë të pamundshme dhe që tani mund të them se e kanë të humbur, pra të shndërrimit apo futjen e këtij vendi me kulturë europiane nën krahët e këtij përbindëshi ideologjik sulltanist duke i dhënë imazh islamik vendit.

Pra duan këta xhuxhë dhe maxhuxhë të fusin popullin shqiptar brenda kushteve politike barbare, të traditës së tyre, sociale, përtacisë dhe primitivizmit ideologjik aziatik.Duke u munduar që vendin ta ideologjizojn dhe varfërojnë e fusin në krahët e fatalizmit të tyre ideologjik.

Këta xhuxhë dhe maxhuxhë nuk e dinë se nuk mund ta fusin popullin tonë të lashtë shqiptar europian në errësirën e mendjes së tyre dhe ta veshin me ideologjinë e saj, duke i ndaluar apo shqelmuar edukimin e përgjithshëm kombëtar e arsimor, pastaj traditën arbërore, flamurin e Kastriotit, gjuhën e lashtë arbërore, kulturën europiane, pastaj të artit, imitimit të natyrës dhe bukurisë së saj, jurispudencës moderne, demokracisë etj.

Edhe perandoria osmane kur zbriti në tokat tona për t’i pushtuar ato, dhe pasi i pushtoj e i futi nën kthetrat e saj  ideologjike, niveli i arsimit ishte zero, ndërsa pasi kishte kapur islami politik edhe karakteri kombëtar kishte filluar të dëmtohet sepse kjo ideologji nuk njeh asnjë komb tjetër pos kombit të tyre ideologjik islamik.

Duhet potencuar se gjatë kohës së pushtimit të kësaj perandorie dhe ideologjisë së saj, fshatrat dhe qytetet shqiptare ishin futur në mjerim, errësirë dhe varfëri të paparë, sepse ishte lakmia e tyre që i gërrye të gjitha, hajnia është specialiteti thelbësor i kësaj ideologjie.

Kështu që me pakë fjalë mund të nënvizoj se zbritja e barbarëve osman së bashku me ideologjinë e tyre islamik-politike në kontinentin tonë të lashtë europian, respektivisht në trojet e kombit tonë arbëror përbën, njësoj si të kishte zbritë Luciferri me tërë shkatërrimtarët e tij.

Sigurisht se ky shkrim imi për ata që kanë veshët dhe mendjen e sulltanëve dhe vezirëve e renegatëve është tepër i rëndë, por të vërtetën duhet thënë gjithmonë edhe nëse ajo dikë e shurdhon, dikë e verbon e dikë e çmend. Unë shpresoj se kombi ynë do të marrë frymë gjithnjë nga shpirti i tij, nga gjuha e tij, kultura e tij arbërore e lashtë .Sepse gjuha është shtylla bazë e edukimit shpirtëror e  kombëtarë. Edhe ne, por të sigurte që edhe brazat e ardhshëm do të flasin gjuhën e Aleksandërit, Pirros, Gjergj Kastriotit etj., sepse kjo ishte gjuha e lashtë e jona, gjuha e të parëve tanë, gjuha e përditshme e të folurit dhe të shkruarit që do të rrjedhë në breza përgjithmonë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora