E enjte, 28.03.2024, 10:43 PM (GMT)

Kulturë

Gjysmë-finalja e parë, muzika ballkanike pretendente për vendin e parë

E marte, 20.05.2008, 06:46 PM


Nga Flori SLATINA
     
Nis sot në Beograd Festivali Europian i Këngës 2008

19 këngë do të këndohen sot në natën e parë të Festivalit në Beograd. Do të jenë dy vende ballkanike, Mali i Zi, i cili do të hapë këtë natë dhe Greqia e cila do të mbyllë natën e parë të gjysmë-finaleve. Ndërsa në 22 maj, në gjysmë- finalen e dytë është radha e Shqipërisë, ku Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng”, një kompozim i Adrian Hilës, me tekst të Pandi Laços, e shpallur fituese në edicionin e 46-të të Këngës në Radio Televizion në dhjetor të vitit të kaluar nga një juri e përbërë nga njerëz të njohur të artit dhe të kulturës, do të përfaqësoj denjësisht vendin tonë.
Kënga, bazuar në një lajtmotiv dashurie, emocionuese dhe interpretuar vokalisht mirë nga këngëtarja e re, në fakt suprizoi të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku u organizua ky eveniment i këngës shqipe, që mbahet në Tiranë, çdo fund-viti.
Për këngën është realizuar edhe një videoklip i cilësuar si i arrirë artistikisht, i cili si lajtmotiv ka një zemër, nisur nga vetë titulli i këngës. Duket sikur Olta del nga kjo zemër dhe një grup të rinjsh e shoqërojnë me lëvizje të caktuara duke dhënë imazhin e riciklimit të jetës dhe të dashurisë që humb kjo vajzë në këngë .
Nga 43 vendet pjesëmarrëse, 5 prej tyre (Serbia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja) janë të kualifikuara automatikisht në finale. Ndërkohë që nga 38 vendet e tjera, 19 në të dyja netët gjysmëfinale, do të përzgjidhen 20 për të vazhduar konkurrimin.
Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua në Festivalin Europian të Këngës në vitin 2004, në Turqi me këngën “Imazhi yt”, të kompozitorit Edmond Zhulali, interpretuar në skenën e Eurosong-ut në Turqi nga këngëtarja Anjeza Shahini. Kënga e kompozitorit Edmon Zhulali është përfaqësimi më i mirë e më dinjitoz i muzikës shqiptare në Evropë. Në të dy netët Shahini është vlerësuar thuajse maksimalisht, pasi në natën e parë gjysmë- finale ka marrë 167 pikë, duke zënë vendin e katërt dhe kaluar në nartën finale. Ndërsa në finale Anjeza zuri vendin e shtatë me 106 pikë.
Një vit më pas është radha e dyshes Hila- Laço, të cilët kaluan në natën finale dhe Ledina Çelo zuri vendin e 16 me 53 pikë. Klasifikimi jo i mirë i Ledinës e detyroi Luis Ejllin, një vit më pas që të kalojë në gjysmë finale. Kënga e tij “Zjarr e ftohtë” mori 58 pikë dhe zuri vendin e 15. Por edhe fati i Ejllit ishte i keq, duke e detyruar Frederik Ndocin që të kalojë në gjysmë finale me “Baladën e tokës”. Edhe ky prezantim i mirë i dyshes Laço – Hila mori 49 pikë dhe zuri vendin e 17. Këtë vit Shqipëria ka shpresa që këngëtarja e re 16-vjeçare, të përsërisë fatin e Anjezës, duke hyrë në natën finale më 24 maj. Le të shpresojmë!

Netët gjysmëfinale

20 maj

01 Mali i Zi - Stefan Filipoviæ - “Zauvijek Volim”
02 Izrael - Boaz - “The Fire In Your Eyes”
03 Estonia - Kreisiraadio – “Leto Svet”
04 Moldavia - Geta Burlacu – “A Century Of Love”
05 San Marino - Miodio - “Complice”
06 Belgjikë - Ishtar - “O Julissi”
07 Azerbaxhan - Elnur & Samir - “Day After Day”
08 Sllovenia - Rebeka Dremelj - “Vrag Naj Vzame”
09 Norvegjia - Maria – “Hold On Be Strong”
10 Polanonia - Isis Gee – “For Life”
11 Irlanda - Dustin the Turkey – “Irelande Douze Pointe”
12 Andorra - Gisela - “Casanova”
13 Bosnjia & Hercegovina - Laka – “Pokušaj”
14 Armenia - Sirusho – “Qele, Qele”
15 The Netherlands - Hind – “Your Heart Belongs To Me”
16 Finland - Teräsbetoni – “Missä Miehet Ratsastaa”
17 Romania - Nico & Vlad – “Pe-o Margine De Lume”
18 Russia - Dima Bilan – “Believe”
19 Greece - Kalomira – “Secret Combination”

22 maj

01 Iceland - Euroband – “This Is My Life”
02 Sweden - Charlotte Perrelli - “Hero”
03 Turkey - Mor ve Ötesi – “Deli”
04 Ukraine - Ani Lorak - “Shady Lady”
05 Lithuania - Jeronimas Milius – “Nomads In The Night”
06 Shqiperia - Olta Boka - “Zemrën e lamë Peng”
07 Zvicër - Paolo Meneguzzi - Era Stupendo
08 Republika Çeke - Tereza Kerndlová – “Have Some Fun”
09 Bjellorusia - Ruslan Alehno – “Hasta La Vista”
10 Latvia - Pirates Of The Sea – “Wolves Of The Sea”
11 Croatia - Kraljevi Ulice & 75 Cents – “Romanca”
12 Bulgaria - Deep Zone & Balthazar - DJ, Take Me Away
13 Denmark - Simon Mathew - “All Night Long”
14 Georgia - Diana Gurtskaya – “Peace Will Come”
15 Hungary - Csézy – “Candlelight”
16 Malta - Morena – “Vodka”
17 Cyprus - Evdokia Kadi – “Femme Fatale”
18 Macedonia - Tamara, Vrèak & Adrijan – “Let Me Love You”
19 Portugal - Vânia Fernandes – “Senhora Do Mar”

Kujtime mbresëlënëse nga Eurosong

* Noel Kelehan ka administruar 5 fitues (1980, 1987, 1992, 1993 and 1996)
* Udhëheqësi drejtues gjerman Dolf van der Linde ka pasur nën mbikqyrje 7 vende të ndryshme (Belgjika, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Hollanda, Suedia dhe Zvicra).
* Johnny Logan ka fituar 3 herë çmime të para në Eurovision. Më 1980 dhe më 1987 përfaqësoi si interpretues Irlandën dhe fitoi 2 herë, më 1992 hartoi tekstin e këngës fituese “Pse mua” të interpretuar nga Linda Martin.
* Polonia u përfaqësua me debutimin më të mirë më 1994, ndërkohë që Edyta Gorniak ishte e dyta në klasifikim me këngën “To Nie Ja”, i ndjekur më pas nga fitorja serbe më 2007. edhe pse Serbia dhe Mali i zi u përfaqësua dy herë më përpara, ishte hera e parë që Serbia mori pjesë si shtet i pavarur.
* Norvegjia gjendet në majë të listës prej më shumë se 10 herë. Të pafatë qenë më 1963, 1969, 1974, 1976, 1978, 1981, 1990, 1997, 2001 dhe 2004. Sidoqoftë, ata përsëri fituan dy herë (më 1985 dhe 1995).
* Irlanda ka fituar gjithsej 7 herë, Luksemburgu, Franca dhe Anglia 5 herë. Suedia dhe Holanda ka fituar 4 herë çmimin e parë.
* Më 2001 Eurovision ka arritur audiencën më të madhe. Pothuaj 38 000 artdadhës u mbushën stadiumin e Kopenhagenit, për të ndjekur garën.
* Vitin që shkoi morën pjesë 42 vende nga e gjithë bota, një rekord tjetër ky.
* Kompozitori dhe hartuesi i teksteve, gjermani i quajtur Ralph Siegel ka marrë pjesë 18 herë në Eurosong, shpesh edhe i shoqëruar me Bernd Meinunger.
* Vetëm 3 gra kanë luajtur për orkestrën e Eurovizionit. Nurit Nirsch administroi përfaqësuesen e Izraelit më 1973 dhe 1978. Monica Dominique mori përsipër të drejtonte përfaqësuesen suedeze më 1973 dhe Anita Kerr u shfaq përballë orkestrës gjatë ekzekutimit të përfaqësues së Zvicrës më 1985.
* Shumica e këngëve fituese janë ekzekutuar në gjuhën angleze, kjo ka ndodhur 22 herë rresht. Franca ka patur 14 fitore. Këngët gjermane dhe hebreje kanë fituar 3 herë secila.
* 6 sisteme të ndryshme kanë funksionuar në dekadat e fundit për të zgjedhur fituesin e Eurosong.
* Grupi ABBAështë kënga më e sukseshme në Eurovision. Banda e popit suedez ka fituar çmimin e parë më 1974.
* Kënga më popullore e Eusovizionit është e kënduar nga këngëtari italian Domenico Mudugno, e titulluar “Nel Blu Di Pinto Di Blu”, e njohur edhe me titullin “Volare”. Kënga është vlerësuar së tepërmi nga yje të muzikës si: Frank Sinatra, Cliff Richard, David Bowie dhe mjaft të tjerë me emër në fushën e muzikës.
* Maroku ka marrë pjesë në Eurovizion vetëm një herë më 1980. Fatkeqësisht, përpjekja e tyre e parë nuk ishte e sukseshme.

Ku janë zhvilluar Festivalet?

Lugano 1956, Madrid 1969, Harrogate 1982, Dublin 1995, Frankfurt 1957 , Amsterdam 1970, Munich 1983, Oslo 1996, Hilversum 1958 , Dublin 1971, Luxembourg 1984, Dublin 1997, Cannes 1959 , Edinburgh 1972, Gothenburg 1985, Birmingham 1998, London 1960, Luxembourg 1973, Bergen 1986, Jerusalem 1999, Cannes 1961, Brighton 1974, Brussels 1987, Stockholm 2000, Luxembourg 1962 , Stockholm 1975, Dublin 1988, Copenhagen 2001, London 1963 , The Hague 1976, Lausanne 1989, Tallinn 2002, Copenhagen 1964 , London 1977, Zagreb 1990, Riga 2003, Napels 1965 , Paris 1978, Rome 1991, Istanbul 2004, Luxembourg 1966, Jerusalem 1979, Malmö 1992, Kyiv 2005, Vienna 1967, The Hague 1980 , Millstreet 1993 , Athens 2006, London 1968, Dublin 1981, Dublin 1994, Helsinki 2007, Beograd 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora