Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Kryengritja e Ilindenit

| E marte, 20.08.2013, 07:43 PM |


KËTA JANË ARGUMENTET ARHIVALE SE SHQIPTARËT E ORGANIZUAN KRYENGRITJEN E ILINDENIT DHE E UDHËHOQËN REPUBLIKËN E KRUSHEVËS

PERGJIGJE SHKENCORE PER  HISTORIANËT SLLAVOMAQEDONAS PO EDHE PËR  SHQIPTAROMAQEDONËT OSE MAQEDONËT QË FLASIN SHQIP

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Argumenti 1.Znameto na vostanicite na Krusev. Republika. (Arkiv  na R. Makedonija i Bulgaria)(Flamuri i kryengritësve dhe Republikës së Krushevës)

Komenti dhe argumenti im: Ky është flamuri i kryengritësve dhe i Republikës së Krushevës i gjetur në Arhivin e Maqedonisë dhe të Sofjes, ku shihet se simbol ka një shqiptar me kapuç të bardhë dhe tirçi e xhamadan, që është veshje vetëm e shqiptarëve. Dhe unë kam të drejtë t’i pyes disa nga ,,historianët,, shqiptarë se përse ky kryengritës në flamurin e Krushevës nuk ka kësulë sllave të zezë, shajkaqë serbe apo kaçketë ruse të Leninit,por ka kësulë të bardhë dhe tirçi të bardhë shqiptarë.

Argumenti 2.

????  ???? ??????! ?????, ??????? ? ????????i, nie va{ite veËni kom{ii          ( zemeno od Danço Zografski,Krushevska Republika, Skopje, 1948)

...(Të dashur fqinjët tonë,turq, shqiptarë dhe muslimanë ne fqinjët tuaj të përjetshëm.......)

???, ?????? ????? ??????, ????????? ? ?????????? ?? ???????? ??????? ? ???????? ????? ????, ??? ??????? ?? ????, ?????????, ??? ? ??????????, ?? ??????? ???? ?? ?????? ??????????…… ? ???????? ???????, ??? ??????? ? ??? ? ??? ?? ???????? ?? ??????? ????, ? ?????? ???? ? ?????? ????? ?? ?????????? ?? ????? ???????; ??????? ???????? ????? ? ??????? ?? ????? ?? ?? ??????? ?? ??? ??????? ? ?? ??????? ???????.

Komenti im: Kjo thirrje u drejtohet edhe shqiptarëve kundër dushmanëve të përbashkët për liri. Dhe dihet se shqiptarët i përgjigjen thirrjes dhe u bashkohen kryengritësve që të çlironin tokat e tyre shqiptare ashtu siç ju përgjigjën thirrjes dhe iu bashkuan partisë së komunistëve serbë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviç e Tempo, me të njëjtin qëllim dhe të njëjtën dëshirë që të çlirojnë tokat shqiptare.

Argumenti 3.

Zemeno od Danco Zografski, Krushevskata Republika, Skopje, 1948, str. 7

(Marrë nga Danço Zografski, Republika e Krushevës, faqe 7, e botuar 1948, Shkup.

Përkthimi në shqip: Popullata e Krushevës, në kohën e kryengritjes  përbëhej nga maqedonasit, vllehët dhe shqiptarët.

Komenti im: Nëse shqiptarët e vllehtë, që kanë jetuar brenda qytetit të Krushevës, nuk do të merrnin pjesë në kryengritje, menjëherë do të ishin të likuiduar, sepse ata kanë qenë aty brenda kryengritjes, në mesin e Krushevës dhe ky është shkaku që Danço Zografski me qëllim e përmend përbërjen e popullatës gjatë ditëve të kryengritjes ku jep të kuptohet se të gjithë ata kanë jetuar bashkë dhe së bashku  janë ngritur në kryengritje.

Argumenti 4,.

D.Zografski, citirano delo, str.7

…D. Zografski, vepër e cituar, faqe 7.

Përkthimi shqip; Shqiptaret që jetonin në Krushevë e rrethinën, shumica ishin kristianë.

Komenti im: Kjo don të thotë se ka pasur edhe shqiptarë myslimanë në Krushevë, por shumica e shqiptarëve kanë qenë të krishterë dhe ky është problemi që disa nga historianët tanë i llogarisin si bullgarë duke mos kuptuar se shqiptar është edhe ai që e ka emrin Nikollë, Gjergj (Gjorgji), Pjetër, apo Aleksandër)

Argumenti 4.

Përkthimi i dokumentit: Të dashur komshi….nga letrat tuaja (letra të kryengritësve sllavomaqedonas) drejtuar deri tek ne,(popullata shqiptare e Krushevës me rrethinë) kuptuam se ju nuk jeni njerëz të këqij dhe se nuk jeni ngritur  kundër nesh por kundër pushtetit turk.

Tjerat letra i dërguam edhe te fshatrat tjerë, dhe ata pajtohen me përkrahjen që u japim juve……Vula dhe nënshkrimi i bashkiakut-Sinan.

(Kjo eshtë përgjigjeja e shqiptarëve të Krushevës me rrethinë në thirrjen e kryengritësve me anë të letrave, që ti bashkangjiteshin kryengritjestëcilën përgjigje eka vulosur dhe nenshkruar bashkiaku i Krushevës me rrethinë me emrin Sinan).

Komenti im: Kmeti Sinan ka qenë shqiptar, sepse po të ishte turk nuk do të ngritej kundër pushtetit turk.

Argumenti 5.

Zemeno od D.Zografski, citirano delo,, 27 ( Marrë nga Danço Zografski, vepër e cituar, 27)

Përkthimi; Komandanti (shqiptar) i ikur nga garnizoni, sipas Nikolla Majski u është drejtuar kryengritësve me këto fjalë……..E kimi pasur gabim që ju kimi llogaritur vetëm si  ,, shkije,,……Ne ju përshëndesim me aklamacion……  Të shkojmë përpara në atë rrugë të shenjtë……….prej ku të gjithë popujt kanë fituar lirinë….. Duke e lutur Allahun e Madh të na ndihmoi...Ju lutemi që ti  hudhni letrat që ua kimi derguar.......

Komenti im: Ky komandant po të mos kishte qenë shqiptar, me siguri se nuk do të ikte nga garnizoni ushtarak osman dhe të kalonte në anën e kryengritësve. Në fund komandanti Ali, i ikur nga garnizoni osman lutet që letra përshëndetëse e dërguar kryengritësve të zhduket që të mos bie në duart e spiunëve ose askerit osman. Letra e dërguar nga komandanti Ali, vërteton se ai ka qene shqiptar i vendit dhe se e ka ditur shkrimin dhe gjuhën që e kanë përdorur pjesa e kryengritësve joshqiptarë në Krushevë dhe letrën ua ka shkruar në gjuhën dhe alfabetin e tyre. Pra, komandantin Ali që e përmend Nikolla Majski në shënimet e tij nuk ka mundur të ketë qenë turk, të ketë ikur nga garnizoni turk, dhe ta ketë shkruar letrën në gjuhën turke.

Argumenti 6.

Zemeno od Zografski, cit. delo, str, 28

(marrë nga Zografski, vepër e cituar, 28

Përkthimi:… Popullata myslimane nga fshatrat përrreth, me simpati e përshëndeti proklamatën e lëshuar nga shtabi i kryengritësve të Krushevës, kurse turku përparimtar (shqiptari mysliman) Sulejmani plotësisht u solidarizua me luftën e kryengritësve  dhe u shkruante: Qëllimi juaj është shumë i madh dhe lufta juaj është shumë mirë e menduar. Të shkojmë përpara drejt asaj rruge të shenjtë….

Komenti im: Ata që janë nga Krusheva me rrethinë e dinë se përreth Krushevës ka vetëm fshatra shqiptare dhe se Sulejmani ka qenë shqiptarn sepse po të ishte turk ai nuk do të përkrahte luftën kundër Turqisë. Sllavomaqedonët në shkrimet e tyre vazhdim isht kanë përdorur termin turk për shqiptarët myslimanë.

Argumenti 7.

Citatot e zemen od  Angel Dinev,  ,,Ilindenskata Epopeja,, Prilep, 1954. str, 2;

..Citati është marrë nga Angel Dinev, Ilindenskata Epopeja, Prilep, 1954, faqe, 2.

Përkthimi: Me armatime ndihmonin Ebrejtë, Armenët, Shqiptarët dhe myslimanët..

Komenti drejtuar tre kolegëve të mij që pohojnë se atje shqiptarët kanë qenë vetëm si shitës armësh e profitues lufte, dhe nuk kanë pasur asnjëfar roli tjetër (Vebi Xh.Koha dhe Zemra Shqiptare, Halim P.).

Pra, autori që është bullgar thotë se “Pomagaa”-ndihmuan dhe nuk thotë se kryengritësit i blenë armët nga  shqiptarët, ebrejtë dhe turqit, ose shfercerët shqiptarë ua shitën armët kryengritësve. Kur përdoret termi turk mendohet për ne shqiptarët myslimanë po edhe myslimanët joshqiptarë, torbeshët.

Argumenti 8

Marrë nga: Pateshtvija niz dokumenti, Matica Makedonska, Skopje, 2008,

Përkthimi: Armët vinin nga Greqia, Shqipëria (Korça, Elbasani, Janina) dhe Bullgaria, por edhe nga prodhimi vendas të modelit ,,Martinka,, që prodhoheshin në Tetovë, por që ishin të një kualiteti shumë të dobët.

Komenti im: Nuk ka nevojë për koment. Shihet se nga ku kanë ardhur armët dhe ata armë ndoshta i ka paguar Rusia, Austrohungaria, apo ndonjë fuqi tjetër botërore, por nuk kanë qenë shqiptarët ata që kanë shfercuar armë, sepse dokumenti do ta potenconte atë dhe do të cekej se armët janë blerë nga shqiptarët e Maqedonisë..

 

Argumenti 9, citatot e zemen od ucesnikot na vostanieto, Angel Dinev, cit. delo, str. 3.

……Citati është marrë nga pjesëmarrësi i kryengritjes, Angel Dinev, vepër e cituar, faqe 3.

Përkthimi: Martinka kanë sjellë (nuk thotë se na i kanë shitur) punëtorët organizativ, turqit (ka për qëllim shqiptarët myslimanë) Meto, Male dhe Omer aga, nga fshati Nerovë i Krushevës (Nerova është pastër shqiptare) dhe punëtorët organizativ, turqit nga fshati Zajaz i Kërçovës. (Zajazi është poashtu pastër shqiptare dhe asnjëherë nuk ka pasur turq, por dokumenti potencon se kanë qenë shqiptarë myslimanë). Special për armatimin e kryengritësve të Krushevës ndihmonte (shqiptari mysliman) Ismail Efendi, i cili së bashku me punëtorët tjerë sillnin plumba, fishekë dhe barut.

Komenti im: Nga ky dokument informohemi dhe kuptojmë se në fshatrat pastër shqiptarë, Nerovë të Krushevës dhe Zajaz të Kërçovës ka pasur (Organizacioni rabotnici) punëtorë të caktuar organizativ (Ky autor është bullgar dhe nuk thotë tregtarë, shfercerë e profiterë, si që thonë historianët e dashur, shqiptarë), që kanë pasur për detyrë të mblidhnin municion e armë dhe ta dërgonin në Krushevë. Dokumenti është i shkruar nga Angel Dinev (bullgar) dhe ai nuk e shkruan atë që ka shkruar nga shkaku se ka pasur ndonjë simpati ndaj shqiptarëve të Zajazit e Nerovës, por e thotë të vërtetën dhe realitetin.

Argumenti 10, Dokument në gjuhën bullgare i gjetur në Arkivin e Sofjes.

Dokumenti  fillon me “Hasan Beg Prishtina...”  Në kopertinën e fontit shkruante “Bashkëpunimi i VMRO (Bullgare) me Organizatat Revolucionare Shqiptare” ku thuhet se Hasan Prishtina u takua me përfaqësuesit e VMRO-së......

Komenti im: Dhe nëse i shpallim tradhtarë shqiptarët që morën pjesë në Kryengritje dhe ndihmuan me armatime, siç i kanë shpallur disa nga kolegët e mi, atëherë duhet t’i shpallim tradhtarë edhe udhëheqësit e tyre si Hasan Prishtina që u takua disa herë me bullgarët rreth krijimit të një fronti të përbashkët edhe kundër turqve po edhe kundër serbëve, pastaj Dervish Hima e Ibrahim Temo që disa herë u takuan  me përfaqësuesit e Todor Aleksandrov e Protogjerov. Ja ku është edhe dokumenti origjinal i gjetur në Arkivin e Sofjes. Dokumenti fillon me Hasan Beg Prishtina, i shkruar në gjuhën bullgare dhe është procesverbal nga një takim që ka pasur H.Prishtina me Todor Aleksandrov në Durrës e Ohër.

Argumenti 11, H e Popullit Shqiptar II, Tiranë 2002, f. 208.

Çështjes së aleatëve të shqiptarëve në luftën e tyre kombëtare iu kushtuan dy trakte të veçanta. Në njërën prej tyre të botuar në Sofje, më 1879, nga Jusuf Ali Beu me titull:“Bisedime të ditës që meritojnë vëmendje”  ku autori, Jusuf bej Albani nga Kërçova shprehte mendimin se shqiptarët e bullgarët kishin mjaft interesa të përbashkëta, të cilët krijonin mundësinë për të qenë bashkëluftëtarë në të gjitha betejat kundër osmanëve po edhe serbëve.

Në traktatin tjetër të botuar në greqisht në Athinë më 1880, nga Thimi Brandi, me titull “Ankime të shqiptarëve” mbrohej teza se shqiptarët  e grekët rrezikoheshin nga rritja e shteteve sllave dhe se asnjëra nga të dy palët nuk mund të shpresonte në ndihmën e Fuqive të Mëdha, dhe se historia u diktonte rrugën e bashkëpunimit të ngushtë politik e luftarak dhe se këtë bashkëpunim e pengonin vetëm qarqet zyrtare greke të cilat mendonin pa të drejtë se me zhvillimin e saj lëvizja kulturore shqiptare do të pakësonte shkëlqimin e helenizmit.

Komenti im: Shqiptarët e ngratë janë i vetmi popull në Ballkan i cili nuk ka dhe nuk ka pasur se ku të mbështetet gjatë gjithë historisë së tij.

Genti u mbështet te Perseu i Maqedonisë Antike kundër romakëve, Skënderbeu në italianët kundër osmanëve, Ali Pashë Tepelena u lidh me disa nga shtetet evropiane poashtu kundër osmanëve, Enveri me jugosllavët, ruset e kinezet, Balli Kombëtar me italianët e gjermanët. Sot i kemi vënë shpresat te amerikanët dhe presim të na e mbushin mendjen që të bashkohemi dhe ta duam njeri-tjetrin.

Argumenti 12, Koço Topuzoski,Nikola Karev, Skopje, 2003.shkruan

PRVATA REPUBLIKA NA BALKANOT, (REPUBLIKA E Parë e BALLKANIT)

Drzava - ,,????????? R????????,, -1903

????? - ??????? ??? ????

?????? ????- ???????

?????? upotrebeni - ??????????, albanski, vlaçki (Gjuhët e përdorura, maqedonisht, shqip dhe vllahisht)

????????? - Demokratska ?????????

??????????? na Republikata - ?????? ?AREV

??????????? ?? P????. V????, Konstandin Vangeli (???? ???????)

Sekretar na P????emenata V???? \or|i  ^aËe

Data ostanata vo ????????ta  -  2 ?????? 1903

??????? ??? ????????? ???????? 13 ?????? 1903

Broj na n????????to so se okolina -9 350 stanovnici

Upotrebena v?????- ????

Posle 1912, ostanala pod Srpska vlast

Posle 1914, pod Bugarska vlast

Posle 1918 pod vladata na SKS

Posle 1940 g. Pod vladata na Albanija

Posle 1945 g. Pod SFR Jugoslavija

????? ??? ??  R. ??????????

Argumenti 12, Zografski, citirano, str, 19  (Zografski, vepër. e cituar.f,19)---------------

Përkthimi: Masat popullore hynin në zjarrin e kryengritjes ku luftohej për jetë a luftë me pushtuesit pesë shekullor dhe për të siguruar barazi politike, ekonomike, shpirtërore e kulturore, të drejta dhe liri për të gjithë “rajën” (popullatën jo turke) në Maqedoni, duke mos bërë dallim në përkatësinë kombëtare, fetare, ose përkatësi fisnore.

Komenti im: Të njëjtat premtime na i dhanë në Mbledhjen e Mukjes, të njëjtat premtime na i dhanë Brigadat shqiptare kur kaluan nëpër Maqedoni më 1944, të njëjtat premtime na i dhanë Fadil Hoxha e Tito, të njëjtat premtime na i dhanë edhe Cervenkoski e Grueski më 2001 dhe vazhdimisht kemi ngelur të gënjyer dhe përse tash ne sipas tre historianëve tanë, shqiptarët që morën pjesë në Krushevë duhet t’’i shpallim tradhtarë, tregtarë e profitorë lufte, dhe ata që morën pjesë në të gjitha luftërat e mëvonshme, bashkë me serbet, t’i shpallim heronj.

Përse ta shpallim hero Ahmet Zogun që serbet e kthyen në Shqipëri dhe e bënë mbret dhe vrau burrat më të mirë të Shqipërisë për hatër të Serbisë, Nexhip Dragën që luftoi dhe fitoi të shkonte deputet në parlamentin e Serbisë, Qemal Agollin, Hamdin Demen, Fadil Hoxhën që luftuan për Jugosllavinë dhe i vrau Jugosllavia, ose përse ta shpallim tradhtar shokun tim të dashur Vebi Xhemailin që luftoi të bëhet deputet në parlamentin e Maqedonisë.

Sipas meje, duhet shpallur heronj të gjithë ata shqiptarë që morën pjesë në kryengritje dhe shpallën Republikën e Krushevës, sepse atë republikë e kanë llogaritur si të tyren njëlloj si sot shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë që luftojnë për të marrë votat dhe të shkojnë si deputetë në parlamentet e këtyre shteteve edhe pse këto shtete i trajtojnë si pakica kombëtare.

Argumenti 13, Zografski, citirano, str, 9.  (Danço Zografski, vepër e cituar, faqe, 9)

Përkthim dhe komenti im: Në këtë dokument përmenden  edhe tregtarët, qiraxhinjtë që kanë pasur edhe nga 1000 kuaj për transport të mallrave të ndryshme, por, thuhet se kanë bërë tregti të ndryshme dhe jo shitje të armatimeve, dhe si tregtar e qiraxhi i madh përmendet Sterjo Gjusho që sipas emrit del të jetë vllah dhe jo shqiptar. Por edhe nëse ka pasur edhe tregtarë shqiptarë dhe janë marrë me tregti të ndershme,  nuk do të thotë se ne tash duhet t’i shpallim ata tradhtarë ose shfercues të armëve e profiterë lufte, siç deklarojnë  historianët e lartpërmendur.

Argumenti 14. Zografski, citirano delo. Str. 22,  (zografski, vepër e cituar, f.22)

Përkthimi:

Fitorja e demokracisë revolucionare dhe principi i vëllazërim-bashkimit, i shpallur nga Lëvizja Çlirimtare, arritën deri te zgjedhja e organeve udhëheqëse në mënyrë demokratike dhe themelimi i Qeverisë së Përkohshme…    Në këtë mënyre, Këshilli i Përkohshëm ose Qeveria e përkohshme, e zgjedhur në mënyre të lirë dhe demokratike nga e gjithë popullata e Krushevës, mund të llogariten si organet e para  pushtetare të zgjedhura në mënyrë të lirë dhe demokratike, sepse ata i kishin zgjedhur përfaqësuesit e tri kombësive shumicë në Krushevë, të bashkuar në luftë për liri e që do t’i mbronin interesat dhe lirinë e të gjithë asaj popullate.

Komenti im:

Edhe nga ky dokument shihet qartë pjesëmarrja e barabartë e shqiptarëve në kryengritje, në luftë po edhe në organet e pushtetit të ri dhe të qeverisë së përkohshme të Krushevës. Pra, shkaku i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Ilinden dhe Krushevë ka qene i njëjtë, për të cilin edhe sot shqiptarët marrin pjesë në Parlamentin e Maqedonisë, e ruajnë dhe e duan Maqedoninë si nënën e tyre.

Nga dokumenti del se atëherë për ata dhjetë ditë të Republikës, shqiptarët kanë qenë shtetformues dhe plotësisht të barabartë me vllahet e maqedonet, dhe përse ne duhet ta mohojmë luftën që kemi bërë për çlirimin tonë nga sundimi osman, po edhe nëse ajo luftë ka qenë në bashkëpunim me bullgarët, grekët ose dikë tjetër.

Nëse  pjesëmarrjen në këtë kryengritje e mohojmë, atëherë duhet të pohojmë se nga Turqia na çliruan serbet, grekët, bullgarët e sllavomaqedonet. Na çudit teoria e  historianit Llalla, i cili vazhdimisht përmend se Greqinë e kanë çliruar shqiptarët nga turku dhe se shqiptarët e kanë bërë shtet në krye me Boçarin dhe tash mohon me këmbëngulje pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftërat dhe kryengritjet tjera kundër osmanëve, dhe gjatë të gjitha atyre luftërave shqiptarët kanë qenë të detyruar të bashkëluftonin me dikë.

Argumenti 15 D. Zografski, citirano delo, str. 23 (Zografski, vepër e cituar, f.23

Përkthimi:

U formua Këshilli i Përgjithshëm i përbërë nga 60 përfaqësues, nga të gjithë kombësitë që jetonin në qytet dhe ata zgjodhën “Këshillin e Përkohshëm” (Qeveria e përkohshme), në përbërjen e të cilit u emëruan 6 përfaqësues  e që ishin përfaqësues të tre nacionaliteteve më të mëdha; Maqedonë, Vllahë dhe Shqiptarë. Këta ishin personat që u zgjodhën  në Këshillin e Përkohshëm:

1.Dinu Vangel, kryetar i Këshillit ose i Qeverisë së përkohshme

2.Gjorgji Çaçe, Sekretar i Qeverisë….

3.Tehar Neshkov, arkëtar dhe drejtues i financave…

4.Hristo Çurçiev, i policisë dhe kryetar i qytetit…

5.Dimitar Sekullov, drejtues i prodhimit dhe ushqimit…

6.Nikolla Balu, drejtues i shëndetësisë…

Argumenti 16, Marrë nga Nikola Topuzoski, “Nikolla  Karev” Skopje, str, 113.( N.Topuzoski, Nikolla Karev, 113.) Sekretari i qeverisë së përkohshme ka qenë Gjorgji Çaçe

Gjorgji Çaçe, sekretari i Qeveris se Përkohshme, me kombësi ishte shqiptar dhe ishte i bindur se është shqiptar, dhe bukur e fliste gjuhën shqipe.........rreshti i katërt.....Me rastin e fitores së Revolucionit Xhonturk, ai mbajti miting në Krushevë dhe foli në gjuhën shqipe. Ka qenë banor i Krusheves dhe ka punuar te mulliri në Krushevë.

Argumenti 17 Dimo Haxhi Dimov, në shkrimin e tij ,,Ilindenskoto Vostanie i poukata od nego za segmentite Makedonski revolucioneri,,

Përkthimi: Thotë se, R. e Krushevës ka përfaqësuar dhe prezantuar në të njëjtën kohë një shoqëri të vëllazëruar të disa kombësive të ndryshme që së bashku kanë jetuar në atë vend dhe në atë moment historik.

Komenti im: Nëse vlejnë diçka dokumentet historike për tre historianët që shkruan dhe mohuan se Krushevës duhet t’i dalin zot edhe shqiptarët. Ky është një dokument i radhës  nga Dimo Haxhi Dimov ku thuhet se Republika e Krushevës ka përfaqësuar një shoqatë të vëllazëruar të disa nacionaliteteve që janë gjetur bashkë në atë vend dhe në atë moment historik. Është tjetër problem ai që sot shqiptarët e Krushevës nuk guxojnë të paraqiten si shqiptarë sepse do të humbin benificionet që ua ka dhënë shteti që të heqin dorë nga identiteti i tyre.

Argumenti 18; D. Zografski, ,,Makedon Taen Revolucioneren Komitet,, Skopje, 1954, str. 26

Përkthimi: Pasi që Maqedonia është e banuar nga kombësi të ndryshme, Komiteti deklaron se nuk do t’i japë përparësi asnjërës kombësie në dëm të kombësisë tjetër, nuk do të veprojë asisoj që të ashpërsojë antagonizmat kombëtare, dhe do të mundohet t’i organizojë një tërësi të përbashkët kundër osmanëve në Maqedoni. Pasi kjo do të arrihej, atëherë do t’u lejohej që vetë kombësitë ta rregullonin pyetjen: Të bashkohen me ndonjërën nga shtetet përreth ose të organizojnë një shtet të përbashkët të pavarur.

Komenti im: Këto janë premtimet që u janë bërë shqiptarëve më 1903, këto ishin premtimet që u bënë më 1944 dhe po këta ishin premtimet që na u bënë edhe pas vitit 2001. Dua të sqaroj se pjesëmarrja e shqiptarëve në Ilinden dhe Krushevë nuk ka qenë tradhti por marrëveshje në mes dy apo tre kombësive për luftë të përbashkët

Argumenti 17

Topuzoski gi naveduva fusnotite za materijalite {to gi upotrebil  i vo prvo mesto gi stava Se}avawata  na Todor Borjari, zapi{ani od Mihail Andreev, 1954.Skopje. Vo sajdot; www.slideshare,net/ D4M3/ Kru{evska Republika od Marko Ampov se naveduva deka Nikola i Todor Borjari bile albanci, a toa mo`e da se utvrdi i od nivnoto prezime-Borjari .

Nikolla Topuzoski në librin e tij “Nikolla Karev”, i ka shënuar në fusnotë materialet që i ka përdorur dhe në vend të parë ka vënë kujtimet e Todor Borjarit të shënuara nga Mihail Andreev, 1954, Shkup. Pastaj faqen e internetit  www.slideshare,net/ D4M3/, Nikolla Ampov, Krushevskata Republika, ku thotë se Nikolla dhe Todor Borjari kanë qenë shqiptarë dhe ajo mund të shihet edhe nga mbiemri i tyre, Borjari.