E enjte, 25.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Neutraliteti për zgjedhjet lokale

E marte, 20.08.2013, 05:17 PM


Neutraliteti për zgjedhjet lokale dhe mbeshtetja  e BE-së

Nga Prof Hilmi Saraçi

Tani është e njohur rëndësia që kanë sgjedhjet lokale për  Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, respektivisht pjesëmarrja e komunitetit serb në veri  të vendit të cilët përkundër marrëveshjes dhe “sygjerimeve “ të Qeverisë së Serbisë dhe përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për t’i  bindur  ata për të pranuar institucionet e Kosovës, nuk dëshirojnë të dëgjojnë. Përndryshe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka “kërcënuar”  liderët serb të komunave veriore të Kosovës me ndërrimin e tyre nëse vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e Qeverisë serbe.Daçiq ka kërcënuar liderët verior pas vendimit të këtyre të fundit, para disa ditësh, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të shpallura më 3 nëntor(2013). Ata kanë vendosur që ” mos të dalin në zgjedhjet lokale të organizuara sipas ligjeve të Qeverisë së Kosovës”. Mendoj se kjo përpjekje e tyre do të vështirësojë dhe do të krijojë mjegulli gjatë  zgjedhjeve  si domos në veri të vendit. Mirëpo bojkotimi  nuk do të pranohet. Ai (bojkotimi) do të sjellë  dëm komunitetit serb.

Angazhim i pamjaftueshëm dhe tolerant i  ekipit negociator (Hashim Thaçit)

Megjithatë janë të pranishme,si  gjithnjë  disa problem dhe paqartësi për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve  lokale  të parapara me 3 nëntor (2013) si pasojë e angazhimeve të pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës , në krye me Hashim Thaçin, ekipin e tij negociator dhe Bashkësisë  ndërkombëtare që nuk kanë qenë dhe nuk janë  sa duhet të vendosur për të krijuar kushte vendimtare në realizimin e kësaj marrëveshje.  Prishtina  e Beogradi  gjatë dialogut në Bruksel , vazhdimisht kanë pasur interpretime të ndryshme rreth marrëveshjeve, sidomos  për  neutralitetin karshi statusit të Kosovës. Beogradi duket ta ketë mbështetjen e BE-së, prandaj angazhohet për një veprim të tillë. Lehtësuesi  mbështet neutralitetin por nuk ka  shpiegim më të gjerë  se çfarë nënkupton ky neutralitet në praktikë.A do të ketë rrjedhime të dëmshme për vendin ky neutralitet?  Mendoj se po. Prandaj duhet bërë një analizë më të kompletuar dhe të harmonizuar nëse BE-ja insiston në këtë hap të pavavorshëm për shtetin e Kosovës.

Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq duhet të merren vesh për interpretimin e pesëmbdhetë pikave  që i kanë nënshkruar me 19 prill (2013) në Bruksel, sikur çdo marrëveshje e arritur deri më tash mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë në dialogun politik e qoftë  atë teknik,  edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënjeve  e cila u vlerësua si historike. Mirëpo palët  kanë  interpretime të ndryshme rreth këtyre pikave të marrëveshjes, sepse Serbia  e sheh marrëveshjen si  neutrale ndaj shtetit të Kosovës.Prandaj angazhimi dhe përpjekja për pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhjet lokale, në terë teritorin e vendit sidomos të serbëve në veri të vendi   është njera ndër sfidat kyqe për normalizimin e jetës institucionale edhe në këtë pjesë të vendit. Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore është parashtruar nga Serbia dhe lidhet me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët nga Qeveria e Serbisë kanë parashtruar këtë kërkesë si kusht për daljen e serbëve në veri të Kosovës në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tyre, logot dhe simbolet e shtetit të Kosovës nuk mund të jenë në materialet zgjedhore, pasi që marrëveshja e Brukselit është neutrale në raport me statusin e Kosovës.Duke u thirrur në Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuar nga Brukseli, Qeveria e Serbisë i konsideron organet që dalin nga kjo marrëveshje si institucione serbe dhe nën kompetencë të Asociacionit (Bashkësisë të Komunave) Serbe që do të formohen pas zgjedhjeve lokale.

Respektimi  i   Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës

Ky pozicion i tillë serb, po e vështirëson shumë zbatimin e marrëveshjes dhe po sfidon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Mendoj se BE-ja duhet të bëjë trysni në qeverinë e Beogradit për zbatimin e marrëveshjes, sidomos për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale sipas ligjeve të Kosovës. Kjo marrëveshje  çdo ditë e më tepër po paraqitet si kërcënim për kushtetutshmërinë në vend.Kështu Beogradi duke e cilësuar si neutrale Marrëveshjen e 19 prillit kërkon që edhe zbatimi të jetë i tillë. Një shembull konkret tashmë ekziston dhe ka të bëjë me kërkesën për heqjen e simboleve (logos shtetërore) nga fletëvotimet si kusht për daljen e serbëve në zgjedhje.. Ata (komuniteti serb)  nuk duan asnjë simbol të shteti të Kosovës në fletëvotim, përkundrazi do të donin simbolet e shtetit të Serbisë. Kjo është e papranueshme për shtetin e Kosovës… ” Më që  simbolet e  e shtetit të Serbisë nuk janë të mundura , neutraliteti  shtë që të mos ketë simbole”(Oliver Ivanoviq), Prandaj disa nga antarët e KQZ-së e pohojnë  e disa të tjerë e mohojnë  se ka filluar një presion mbi ta që ta pranojnë  formën e fletëvotimeve  pa simbolet e shtetit të Kosovës. Rast konkret mendoj se ëhtë rasti i largimit të Fadil Malokut nga antari i KQZ-së  i cili ka deklaruar se “nuk është pajtuar për një veprim të tillë”.Mirëpo largimin dhe zëvendësimin e tij partia e tij (AKR) e sqaron ndryshe.Për këtë çështje  dhe për shumë të tjera të kësaj natyre KQZ-ja duhet  të ketë kujdes dhe të mendojë mirë para se të merrë vendime. Si duket BE-ja për këtë çështje është duke menduar që të shkohet në zgjedhjet lokale pa simbole të shtetit të Kosovës . Mendoj së këtu nuk duhet të  pajtohemi, por të gjejmë zgjidhje që do të ndihmonin për kapërcimin e situatave të krijuara për zgjedhjet…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora