E enjte, 25.04.2024, 09:22 PM (GMT+1)

Faleminderit

Prof. Dr. Mikel Prenushi: “Kontribut shqiptar në Rilindjen Europiane”

E marte, 20.05.2008, 05:33 PM


- “LINDJA E LETËRSISË SË SHKRUAR NË SHQIPËRI”

- Traditat humaniste të Rilindjes evropiane:
Shqiptarët u kishin dhënë ndihmesën e tyre modeste letërsisë dhe kulturës perëndimore shumë kohë më parë se ndokujt t’i kishte vajtur mendja që ta përdorte shqipen për të shkruar. (Skicen ketu prane te humanistit Imzot Gjon Gazullit e bani piktori Pjerin Sheldija dhe asht marre nga http://www.shkoder.net/al/pikture.htm )

Nji nder studimet me vlere te Prof.Dr. Mikel Prenushit asht edhe libri “Kontribut shqiptar në Rilindjen Europiane” .

Afërsia me Italinë, djepi i qytetërimit evropian, dha mundësi që mjaft prej tyre të përfitonin drejtpërdrejt nga kultura humaniste plot jetë e Rilindjes evropiane dhe të merrnin pjesë në të. Në transmetimin e kësaj kulture ndërmjetës ishte Republika e Shën Markut, Venediku.

Me fillimin e shekullit të pesëmbëdhjetë, fuqia politike e ekonomike plot dinamikë e ‘Serenissima-s’ (Venedikut) e kishte shndërruar Adriatikun në një liqen venedikas dhe kishte përhapur kulturën e idetë e Rilindjes evropiane nëpër bregdetin dalmat e deri në Shqipëri.

Ndonëse Shqipëria vetë mbetej një vend malor i ashpër e i thyer, siç kishte qenë gjithmonë, si dhe për shkaqe historike, politike e ekonomike nuk do të zhvillonte një kulturë qytetëse të lulëzuar si ajo në Dubrovnik (Ragusa), Shibenik (Sebenico), Split (Spalato), Trogir (Traù) dhe Zadar (Zara) sipër në veri të bregdetit dalmat, një numër shqiptarësh që jetonin në Itali, do të linin gjurmët e tyre në kulturën latine të Rilindjes evropiane. Shumë nga këto figura qenë pasardhësit e asimiluar të refugjatëve nga Shqipëria veriore katolike, që kishin ikur nga vendi gjatë pushtimit turk e ishin vendosur në fillim në territoret e ‘Serenissima-s’, pjesa më e madhe në stabilimenti brenda dhe përreth Venedikut.

Në historinë e letërsisë shqiptare këto figura përgjithësisht përmenden si “humanistë shqiptarë” (1-Prenushi 1981, dhe Pipa 1991b)). Megjithatë, që në fillim, duhet të themi se për arsye historike është mjaft e vështirë të përcaktohet se kush apo çfarë është shqiptare në shekullin e pesëmbëdhjetë e, për rrjedhojë, prejardhja e saktë etnike e këtyre figurave mbetet deri diku e hamendët.

Imzot Gjon Gazulli(2) (1400-1465),
i njohur në latinisht si Johannes Gazulus (Gazoli) dhe në serbo- kroatisht si Ivan Gazuliƒ, ka qenë astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare, që studioi në Padovë dhe jetoi në Dubrovnik, ku dha mësime filozofie, matematike e astronomie dhe iu përkushtua shpikjes së instrumenteve astronomike. Astronomi dhe matematikani bashkëkohës gjerman Johanes Myler (Johannes Müller, 1436-1476), i njohur edhe si Regiomontanus, e përmend në veprën e vetë. Gazulli gjithashtu kryesoi një numër misionesh diplomatike në shërbim të Dubrovnikut e Venedikut dhe ishte aleat i heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut (1405-1468).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora