| E marte, 20.08.2013, 06:00 PM |
Përmet dhe Kishë!
Nga Elvi Sidheri
Në këto
ditë tejet të nxehta verore, kohë kur politikisht nuk kemi më çfarë të flasim e
të diskutojmë, pasi një qeveri po vazhdon sa për inerci mandatin e saj
(kushtetues) gjer në shtator dhe tjetra pritet të zerë vendet, e uritur për
pushtet pas tetë vjetëve opozitë ku nuk la gjë pa bërë (mini-kryengritje disa
orëshe po ashtu dhe dy vjet e ca bllokime, goma të djegura, tenda hezbollahu
mes Tiranës etj), tashmë na mbetet të diskutojmë televizioneve, kafeneve apo
Facebook-ëve, vetëm për një kishë-jo kishë në Përmetin e vogël dhe të fjetur.
Mirë, ç’të
keqe të ketë fundja, të flitet për kishë në rregull është!
Edhe për
xhami apo teqe edhe ndonjë tempull hindu, konfucist, budist, sikh a gjëra të
ngjashme, supozohet se tempujt fetarë t’a qetësojnë shpirtin, nervat dhe të
sjellin në vete ore njeri, jo të të zgjojnë kacabujt dhe të t’i bëjnë nervat
tel siç po ndodh prej ca ditësh me kishën e Përmetit!
Vetëm sot
kam lexuar një duzinë shkrimesh me temën në fjalë, sportin e preferuar të
këtyre ditëve pra!
Niset
biseda nga “Është kishë apo jo?” dhe vazhdon me “Prifti i Kosinës”...”Greqia iu
hakmorr emigrantëve të gjorë në kufi për këtë punë”...”Priftërinjtë boksierë
morën me grushta policinë (private)” e shkon puna deri në budalliqe të nivelit
të lartë pa asnjë lidhje me realitetin, të modelit të “Po na sulmon greku
Përmetin”!
Kaq
gomarllëqe në pak ditë, rrallë i bie mundësia njeriut që të shohi sa në eter, aq
edhe në gojët pa fre dhe në mendjet njerëzore.
Shqipëria
për ata që nuk e dinë, është diku tek 28 mijë e
Do e
kuptoja që në SHBA të ndodhte diçka në Alaskë (në Anchorage të themi, sikur
atje një ish-kishë ruse, sepse rusët ja kanë shitur amerikanëve Alaskën, një
ish-kishë pra, të jetë bërë bilardo dhe tashmë dikush, besimtarët të duan t’a
kthejnë sërish objektin fetar, në shenjtërinë dhe funksionin që i takon me ligj
të Zotit).
Por ja që
të imagjinojmë se ky lajm, rrugës për në New York, shumë larg nga Alaska, në
bregun lindor të SHBA-së, të merrte trajta të tjera, tejet jo-normale dhe
kështu shumë “nacionalistë” amerikanë (nga ata WASP-ët, White AngloSanxon
People të Mid-West-it, ”Bible Belt” republikan amerikan) të protestonin ethshëm
për faktin “e papranueshëm” se Rusia (kisha ortodokse në SHBA si ruse
nënkuptohet, ashtu siç tek ne, gjerësisht si greke shihet ajo dashakeqësisht
nga jo-ortodoksët shqiptarë)...të jetë duke “pushtuar” një territor sovran
amerikan me restaurimin e kishës në fjalë.
Por në
Amerikë këto gjëra edhe mund të ndodhin sepse edhe distancat gjeografike janë
mjaft të mëdhaja mes një rajoni dhe tjetrit e prandaj gjërat mund të deformohen
dhe një realitet të marri konotacione irreale dhe totalisht të paqena.
Por po
ashtu në SHBA, kurrësesi shteti “In God we trust” amerikan, nuk do të lejonte
kurrë që (siç është xhiruar nga kamerat dhe jo siç pretendohet tani lart e
poshtë sikur nuk ka ndodhur dhe pamjet filmike të mos ekzistonin fare)...ikonat,
këmbanarja sado modeste dhe kryqi i një kishe, të plandoseshin përdhe si mall
pa zot, më keq se në 1967-ën e Revolucionit Kinez.
Ky është
sakrilegj ore njerëz, t’a lyejnë me dogma nacionaliste, t’i fryjnë këngës së
preferuar se “Ja si i mori kompania e lavdishme private e sigurisë me shqelma
këlyshët e qelbur të grekut” e gjëra të ngjashme!
Kur
dikush shkon të përdhosi, me ndërgjegje të plotë objektet e një kulti çfarëdo
(Kishë, Xhami, Teqe, Tempull Hindu apo Budist), atëherë këtu bëhet fjalë për
një sakrilegj dhe ndonjë besimtar, qoftë edhe formal i fesë në fjalë, këtë akt
do t’a merrte edhe si fyerje eventualisht.
Kjo është
zanafilla e konfliktit për kishën e Përmetit këto ditë.
Këtu
është “A-ja” e kësaj çështje dhe prej këtu do nisur secila analizë normale, jo
nga dokrrat e zakonshme që po dëgjohen papushim.
Të duash
të rrish drejt e të flasësh shtrembër, atëherë po, mund të këndojmë këngën e
vjetër të uzurpatorit Janullatos, të priftit të Kosinës, të varrezave të
Boboshticës, të Vorio Epirit e çfarë t’i dojë zemra njeriut që ortodoksët e
kombësisë shqiptare, i sheh gjithmonë si të njerkës, apo si Kalë Troje i
Athinës në Shqipëri.
Puna në
Përmet nuk ka fare të bëjë as me fortlumturinë e tij Anastas, as me priftin e
Kosinës dhe aq më pak me Vorio Epirin.
Në vendin
ku sot ndodhet një godinë gjysëm-kishë dhe gjysëm ish pallat kulture çerek
shurrëtore e çerek bilardo, për qindra vjet ka ekzistuar si tokë e shenjtë, një
kishë që është quajtur Kisha e Shën Mërisë së Pazarit.
Këtë fakt
e dëshmojnë më së miri dëshmi pronësie qysh nga koha e turkut, fotografi dhe
njerëz që janë akoma gjallë.
Sa
përqind e territorit të godinës në fjalë ka qenë pronë e kishës, ndoshta edhe
14% siç po diskutohet, pse nuk mjafton kaq për të hedhur poshtë pallavrat e
thëna në inflacionin e deklaratave pa sens dhe masë të këtyre ditëve, se gjasme
aty kishë nuk kishte pasur fare?
Kisha në
fjalë na paska qenë e shkatërruar!Edhe?
Sa kisha
janë lënë pa zot dhe kujdes sot e kësaj dite në Shqipëri, sa xhami të vjetra e
teqe po dërrmohen nga mos-përkujdesja shtetërore dita-ditës?
Në vitet
60-të, në periudhën e marrëzisë komunisto-kineze të Shqipërisë socialiste, kishës
së sipërpërmendur i paskan vënë kazmën dhe mbi të kanë ngritur një palo pallat
kulture, nga ato tipikët që kishte çdo qytet i yni gjer në 90-ën.
Ato ku
jepnin shfaqje grupet amatore diletante folkloriko-kllasë punëtore, ku i
këndohej dhe recitohej sukseseve të pandalura të shokut Enver dhe symprehtësisë
së pashoqe të Partisë sonë heroike si dhe vendit tonë “Kështjellë të
pamposhtur” buzë Adriatikut, të socializmës dhe komunizmës.
Pas
ndryshimit të sistemit, aty është gëluar në bilardo dhe lojëra fati dhe pastaj,
me urdhër të “Asfalisë së nëmur”, janë futur tinzash në ato ambiente legjendare
të këtij pallati kulture, ”djep të shqiptarizmës”, priftërinjtë armiq të
popullit dhe partisë, të cilët të armatosur me mjekër të gjatë, rraso (veshja e
priftit ortodoks për ata që s’e kuptojnë)...dhelpërake dhe Shën Mërinë ose
Kryqin varur në qafë, kanë zënë ambientet e pallatit në fjalë, për t’a kthyer
atë në kishë siç pati qenë më parë.
Kjo pra
është historia e thjeshtë dhe e vërtetë e kësaj ngjarje.
Të paktën
deri kur me datë 16 gusht, ndërsa ende vazhdonte festa e Shën Mërisë (të cilën
e feston gjithë bota e krishterë, me katolikë, orthodhoksë, protestantë, baptistë,
ungjillorë e gjithë kishat e mundshme), falë një plani shumë të detajuar dhe
mirëmenduar, një polici private, e urdhëruar nga përmbarimi, u fut dhunshëm në
kishë dhe rrëzoi këmbanaren e saj të vogël me përçmim, hodhi kryqin në tokë
gjithë nerva dhe plasi në një mur të lagësht gjithë ndotje, ikonat e shenjtorëve të krishterë (ca edhe i vodhën
duan të thonë, asgjë e re kjo krahasuar me sulmet e pafundta ndaj kishave
shumë më të vjetra anembanë Shqipërisë, si
Valshi i Elbasanit në fillim të këtij viti, kur iu futën veprave të Onufrit me
sqepar, apo dëmtimet në kishat e Voskopojës, Bregut etj).
Indinjimi
që shkaktoi një gjest i tillë nënçmues dhe fyes e nëpërkëmbës kundrejt
popullsisë ortodokse shqiptare të shtetit Shqiptar, u tentua të frenohet me
metodën e zakonshme që përdoret rëndom në këto raste.
Pra sa
herë ka një shkelje apo prekje të interesave direkte të komunitetit ortodoks
shqiptar, atëherë si me magji dalin në skenë të tëra intrigat e Asfalisë, Janullatosit,
grekëve të qelbur, Agimit të Artë, vonesave në kufi, Vorio Epirit e ku di unë
më tepër!
Pra kësaj
i thonë shkurt dhe qartë:”Mbylleni gojën ore shqiptarë që keni qëlluar të jeni
edhe ortodoksë për nga përkatësia fetare (s’ua hoqi dot këtë fe të mallkuar
turku, s’u bëri dot helenë greku, s’ua zhbëri dot fenë as Enveri, s’u fshimë
dot as ne me atë palo census gënjeshtar nga faqja e dheut)...se ndryshe ju bëmë
grekë dhe pastaj u sulmojmë me çdo mjet, ligjor, polici private, media e çfarë
më tepër”!
E vërteta
e thatë dhe pa “lajle lule” kjo është, tërë të tjerat janë zbukurime të tepërta
për një rast shkeljeje kaq flagrante të lirive fetare, në një vend si Shqipëria
që në botën e qytetëruar akoma vëzhgohet me lupë tejet ekzakte, sa i përket
lirisë fetare, për shkak të bëmave të tmerrshme të regjimit komunist kundrejt
çdo feje gjatë diktaturës (pushkatime priftërinjsh...shumica katolikë, përndjekje
shumëvjeçare të klerikëve katolikë, ortodoksë, myslimanë e bektashinj, ndalim
të adhurimit të Zotit, burg edhe sepse dikush guxonte të bënte shenjën e kryqit
apo i falej Allahut, shkatërrim e hedhje në erë i kishave dhe xhamive apo
teqeve, deri në nxjerrje nga varri të eshtrave të hoxhëve, dedeve apo
peshkopëve dhe priftërinjve).
Në
Shqipëri kanë hedhur kockat e Gjergj Fishtës në lumë mesa di unë, neve mund t’a
kemi harruar një fakt të tillë, por bota e di mirë sidoqoftë!
Jo
rastësisht një nga shtyllat e të dështuarës me turp, AK deri para zgjedhjeve, ishte
sulmi konstant kundër ortodoksëve, duke vënë parrulla injorante gjer në
stadiume (“Cyprus is Turkey”, pse jo Kosovo is Albania të paktën?-Turq janë
këta që u djeg për Qipron që nuk është as Greece e as Turkey, por vetëm Cyprus,
më tepër se për Kosovën 98% shqiptare?), duke zgjedhur lideri i tyre “vizionar”
se kush Kishë ishte vërtetë ortodokse e cila jo dhe duke përcaktur gjithmonë
AK-ja se cilët ishin “ortodoksë të ndershëm” dhe cilët jo (“poshteni albanci”
ideja gjithmonë, siç serbët donin t’a përcaktonin vetë shqiptarin e ndershëm, pra
që mundësisht të mos fliste as shqip, ashtu edhe AK-ja filoturke dhe shumë
mendues të ngjashëm me të akoma sot, duan të zgjedhin ata kë është apo nuk
është shqiptar ortodoks i ndershëm sipas këndvështrimit të tyre!).
U bë një
census me prapanicë nga shteti shqiptar që si fillim kishte qëllim t’i linte
njerëzit (të varfër për shembull, pra që mund të shiteshin për dy lekë jo vetëm
tek greku, po edhe
U ngrit
populli dhe me të drejtë shtetin e papërgjegjshëm e detyroi që censusin sa i
përkiste etnisë, t’a amendonte dhe vetëshpallja e kombësisë të bëhej me
kontroll.
Shumë
mirë!
Por
ndërkohë tek feja u bë një katrahurë e vërtetë dhe si me magji, ortodoksëve iu
ra me sëpatë, duke i zhdukur pa lënë gjurmë mbi 17% shqiptarë të kësaj feje.
Pse ore, ka
njerëz me funksion normal të trurit, që të besojnë se të vetmit që na paskan
emigruar, janë vetëm shqiptarët ortodoksë?
E
“hëngrën” kështu vetëm ortodoksët që u pakësuan frikshëm dhe bektashinjtë që
praktikisht i eliminuan numerikisht.
Dikujt
këto dy komunitete do i kenë dalë “tepër” duket andej nga census-bërësit!
Një
census pak gjë përcakton sidoqoftë, kishat apo teqetë aty janë, njerëzit që të
një feje ndihen, nuk kanë nevojë t’i marrin leje shtetit për të krijuar lidhjen
e tyre me perëndinë.
Kjo
qeveri që po ikën, këto ngatërresa edhe fetare që krijoi, lidhjet e forta me
Erdoganin si dhe ca prirje orientaliste, i pagoi me votën e qytetarëve
shqiptarë që budallenj s’janë dhe gjithashtu me një akullosje të marrëdhënieve
me botën e civilizuar.
Kështu
kryeministri ende në detyrë, kaloi nga “Burrë shteti” pas 21 janarit kur turmat
e majta sulmuan kryeministrinë e një vendi të NATO-s, në një njeri që ka bërë
historinë e tij dhe të vendit ku ka lindur, por që përfaqëson një parti me
vetëm 30% elektorat dhe 46 deputetë.
Kjo sepse
në dy vjet pas 21 janarit dhe blindimit të pushtetit, ai zgjodhi të merret me
bashkime territoresh (pa pyetur aspak etërit amerikanë që Kosovën e çliruan, serbët
i bombarduan dhe shqiptarët i shpëtuan nga masakrat serbe duke na dhënë lirinë
të rinjihemi me njëri-tjetrin, të komunikojmë dhe të shihemi e vizitohemi pa
andralla në pak orë nga Tiranë në Prishtinë, Sarandë e Shëngjin)...të zihet me
këdo nga fqinjët (derra janë fqinjët s’e mohoj, por ka një kulturë politike
ndërkombëtare që nuk mund të shkelet me deklarata të pamatura) dhe të rrënojë
balancat fetare në një vend me bashkëjetesë dhe indiferencë religjioze të
admirueshme si Shqipëria.
“Përça e
sundo” është tezë e suksesshme, por në Shqipëri jep efekte momentale të mira
për ndokënd dhe shkatërruese për vendin në këndvështrim afatgjatë!
Tani kur
politikisht jemi mjaftueshëm të përçarë, rajonalisht kemi xhelozi e gjëra të
vogla, por për fat nuk ndahemi, përse të na mbinte edhe përçapja për ndasi të
stisura fetare?
Këto
lojëra e kanë sjellë çështjen deri në pikën që është sot.
Kur si
shqiptari i thjeshtë “orthodhoks” (shqipja korçare, me të cilën është shkruar
gjuha kishtare kur kisha jonë u nda vërtetë nga kthetrat greke)...ashtu edhe
kisha jonë autoqefale, ngritën krye ndaj atij censusi pa kuptim dhe përçmues, apo
ndaj gërryerjes aspak rastësore të kishës së Valshit (me sqepar nuk shkon
askush për të vjedhur, por vetëm për të prishur ato vepra arti qindravjeçare), menjëherë
nisën në mediat tona, historitë debile me Agim të Artë dhe Kristo Papë e Robert
Hajdhë.
Mesazhi
ishte e qartë sërish:”Kristua dhe Robertua janë shqiptarë gjakprishur, ashtu si
edhe ata janë gjithë ortodoksët shqiptarë (ata që mbetën edhe pas censusit, se
të tjerët i fshimë ligjërisht), prandaj mos ua vini re se të gjithë greqër të
qelbur janë, për çfarëdo të protestojnë me të drejtë apo jo”!
Edhe këto
ditë e njëjta “mizanskenë” po luhet.
Një
konflikt pronësie mes kishës dhe shtetit shqiptar (që cazë komunist në marrëdhëniet
me komunitetet fetare ka mbetur), po trajtohet gjerësisht si luftë gjer në
pikën e fundit të gjakut, mes shqiptarisë dhe greqërise helene.
Në Përmet
ore popull greqër nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë!
Ka
shqiptarë orthodhoksë dhe shqiptarë myslimanë.
Pra për
atë kishë po zihen besimtarët shqiptarë orthodhoksë me përmbarimin po ashtu
shqiptar dhe një kompani “security” shqiptare që synon që kishën t’a bëjë prapë
pallat kulture.
Prifti i
Kosinës në atë mes ka shumë pak zë.
Priftërinjtë
e tjerë dhe besimtarët e irrituar ortodoksë shqiptarë nuk kanë lidhje me
Kosinën e as me eshtrat e shqiptarëve që ai humbameno grekofil, u përpoq t’i
mbidhte dëng si gjasme kocka ushtarësh grekë.
As
Mitropolia e Beratit, ajo e Korçës (rajon ku Autoqefalia e Kishës sonë ka marrë
jetë dikur dhe ku gjaku shqiptar ortodoks është derdhur lumë sa kundër grekut
aq edhe kundër turkut) apo e Tiranës, nuk janë qendra të greqizmës kur reagojnë
në shqip ndaj fyerjes që po i bëhet shqiptarëve ortodoksë në Përmet.
Janullatosi
në këtë punë pak ka të bëjë.
Unë jam
shqiptar, me zgjedhjen time të lirë ortodoks dhe marrëdhënien time me fenë dhe
perëndinë nuk m’a kushtëzon aspak fortlumturia e tij Anastas dhe aq më pak
njerëz që kujtojnë se kanë në dorë të shpallin dikë ortodoks të mirë apo të keq,
sipas shijes së tyre të prishur.
Mënyra
sesi ai u fronëzua në krye të një kishe autoqefale si e jona, do studiuar, dikush
e lejoi t’a bënte këtë gjë, regjimi i kaluar e pati prerë komplet kokën e
kishës sonë autoqefale dhe do pranuar se në fillim të viteve 90-të shumë
segmente shtetërore kishën tonë ortodokse do kishin preferuar t’a eliminonin
për fare.
Por
brenda kishës sonë ortodokse shqiptare, meshohet shqip (veç zonave të
minoritetit në Dropull a Prespë) dhe aty veprojnë qindra klerikë shqiptarë, patriotë
dhe njerëz të fjalës e besës si çdo shqiptar tjetër.
Çështjen
e kishës sonë, do t’a zgjidhin me kalimin e kohës vetë besimtarët shqiptarë
ortodoksë dhe kurrësesi jo të tjerë që shqiptarët e kësaj feje i kanë e pakta
të themi, halë në sy!
Por ky
sulm i përhershëm brendashqiptar, kjo tendencë për t’i njëhësuar ortodoksët
shqiptarë me të qënit grekë edhe më shumë se çfarë thonë e pretendojnë vetë
helenët në këtë drejtim, ka pasur si rezultat edhe reagimet e këtyre ditëve nga
ministria e jashtme greke.
Sikur
çështja e kishës së Përmetit të ishte trajtuar siç është, pra si një punë
pronësie mes kishës ortodokse shqiptare dhe përmbarimit shqiptar të qytetit
100% shqiptar të Pëmetit dhe jo siç po ndodh nga shumë qarqe brenda vendit tonë,
si një konflikt greko-shqiptar, thua ti se përmetarët ortodoksë që mbrojnë
kishën e tyre (edhe dhunshëm, e pranoj që një prift i dhunshëm nuk më pëlqen
shumë as mua)...të jenë grekë e jo shqiptarë, atëherë asnjë zyrtar grek s’do i
kishte futur hundët në gjërat tona.
Por kjo
politikë dritëshkurtër dhe makiavelike brendashqiptare që synon të njollosi
vazhdimisht shqiptarët ortodoksë si grekë, po u mundëson qarqeve shoviniste
helene, atë që ata me pensione të majme dhe karta homogjeniteti apo
Vorio-Epirotësh, nuk e arritën për 20 vjet (0.25% dolën grekët në census, pra
dështim komplet i investimeve miliarda dollarëshe greke për helenizimin e
shqiptarëve)...tanimë t’a realizojnë fare lehtë, duke u nisur pikërisht nga ky
margjinalizim zyrtar dhe etiketim e anatemim i qëllimshëm shqiptaro-shqiptar, që
po godet ortodoksët dita-ditës.
Shteti
ynë i fjetur dhe mos-reagues ashtu si edhe nacionalistët e fijës së kashtës (që
digjen shpejt, s’u mban aq gjatë sa nevojitet zjarri)...trimërinë anti-greke
t’a dëshmojnë në Himarë kur në përkujtimoret e ndonjë qyqari himariot të vdekur
pas ndonjë aksidenti, hajvanë grekë dhe gomerë shqiptarë filogrekë, venë aty
dhe shajnë e nëmin pareshtur Shqipërinë.
Të
njëjtët debilë kanë lirinë të futen brenda territorit shqiptar edhe të veshur
kokë e këmbë me simbolet nazisto-homoseksuale të Agimit të Artë apo
Vorio-Epirit dhe askush (policë kufiri, njerëz të thjeshtë, nacionalistë të
tipit “të ikim në Përmet që të gremisim kishën që meqë është ortodokse, na
qenka edhe greke”)...nuk i ndal.
Të ikte
një kushdo shtetas shqiptar dhe të guxonte të kalonte kufirin në Greqi i veshur
sikur edhe me një bluzë ku të ishte stampuar flamuri shqiptar, padyshim që
grekët ose do e vrisnin në vend, ose do e arrestonin dhe rrihnin paq në qelitë
e Janinës, ose do e masakronin në grushta dhe shqelma publikisht.
Ka mjaft
raste pra, ku antigreqizmi në kuptimin jo të urrejtjes së marrë dhe të verbër, por
të kundërshtisë ndaj shovinizmit grek që ende sheh ëndërra me sy hapur në mes
të ditës për Vorio Epir, mund të tregohet pra.
Ka qindra
vizita nga deputetë të fantaksur grekë, nga individë të rrjedhur helenë, nga
përfaqësues të Agimit të Artë dhe shoqatave Pan-Epirote që nga Boboshtica e
gjer në Himarë, Këlcyrë etj, ku shqiptaria mund të tregohet me gjeste, me fjalë
dhe vepra (pa ushtruar dhunë se nuk jemi mesjetarë si grekët nga ajo anë).
Por të
njëjtët që këto ditë, të shtyrë më tepër nga dashakeqësia sesa nga padia për
thelbin e kontestit mes kishës shqiptare ortodokse të Shën Mërisë së Pazarit
dhe përmbarimit e bashkisë së qytetit shqiptar të Përmetit, ata pra që
thërrasin e gulçasin për të nxjerrë me shqelma “grekët” nga kisha atje, do
ishte mirë që provat e nacionalizmës së thekur, t’i kishin dhënë para një jave
në varrezat e Himarës për shembull kur Shqipërinë e shanë sa u shqepën, kur u
betuan grekët për çlirim të Vorio-Epirit dhe kur Priftin e kishës ortodokse
shqiptare e nxorrën jashtë helenët për shkak se ai refuzoi t’u bindej urdhërave
të tyre të çmendura shoviniste (Po ai prifti i ngratë çfarë ishte, grek gjë, pse
nuk e lavdëroi askush gjestin e tij refuzues ndaj gomerëve të ardhur nga
Greqia?).
Zakonisht
çudia më e madhe tre ditë zgjat tek ne, kaq do e ketë kohën edhe kjo, më pas
gjithçka si më parë, derisa të vijë rasti prapë për të sulmuar agjentët e
Asfalisë (ortodoksët shqiptarë).