E shtune, 20.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Dhamo - Kënga qytetare vlonjate...

E diele, 18.08.2013, 02:54 PM


DHAMO-KENGA QYTETARE VLONJATE ARRITI KULKMIN ME TRIO VLONJATE

Nga Gëzim Llojdia

1.

Artur Dhamo kompozitori vlonjatë i lindur në një vit ku shkronjat përbajnë numra kombinin e numrave  mistik 1969 mbanë mend se prej fëmijërisë  pasioni i tij si cdo fëmijë është kënga.Melodia në buzët fëminore e kahershme sa vetë njeriu. Prandaj shqyrtojmë mundësin tonë kur themi se: Muzika është art, është urë që na lidh përmes tingujve dhe ai e tillë, muzika është një kombinim i veçante ritmi dhe notash ndërkaq ëikipedia ka bërë një klasifikim unik të sajën: Muzika është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor. Kështu Turi një emër që vlonjatwt ta ngjisin në fëmijër,i ka filluar në moshë të vogël të endet nëpër festivalet e këngëve në moshat më të hershem të fëmijërisë së tij. Ka qenë prezent nëpër festivalet e këngëve, që në aso kohe ishin argëtimi dhe përbënin ngjarje të veçantë muzikore për moshën. Një raport, që ai tregon në lidhje me pjesëmarrjet në këto festivale janë të këtilla:5 herë në festivalet kombëtare dhe 6 herë në festivalet e Qytetit të Vlorës.

Turi me dëshirën e këngëtarit  të fëmijëve ka udhëtuar disa herë mëngjeseve në një rrugëtim që fillonte në qytetin portokajve  duke përfunduar në Shkodër. Është larguar andej me autobusin që shpinte fëmijë,kompozitorë dhe poete në festivalet e Shkodrës me një hare të veçantë.

3 herë ndërmjet këtyre largimeve me vete ka shtrënguar në dorë çmim fituesi të disa vendeve në festivalet e fëmijëve  që ishin stacionuar prej kohësh në qytetin verior buzë Taraboshit. Kush mund ta frymëzonte Turin në këtë investim afatgjatë të përhershëm dhe të pazhbëshëm, përveç  yllit dhe krijuesit të këngëve qytetare vlonjate,Reshatit.

Atij krijuesi që nëse do të  konvertohej shpirti nota muzike do të përbënte një lartësi mali të lartësuar ,ndërkaq që këngët si” brezare” do të qarkonin hapësirat e tij.Trio vlonjate u krijua nga bashkimi i tri zërave meliodioz Reshat Osmani,Konstandin Thana dhe Meliha Doda.Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi I Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dheMeliha Doda.

Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, dhe zëri  i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, Meliha 22 vjeçe.

Në një rrëfim me Turin mësoj;Filloj shkollën e muzikës me S.rrapi që në vitin e parë regjistrohem për kanto.

Aty kishte një grup profesionistësh V.Cuni,F.Nasto,K.Koka.

Si shkova unë tek burimi i këngës?Dua të deshifrojë rrugëtimin tim,më thotë Turi.Diku aty nga shkollimi 8 vjecarë.

- Erdhi Reshat Osmani. Sapo fillonte procesi për përzgjedhjen e talenteve të reja,pra bëhej llaf për festivalet  e pionierëve të cilët ishin zërat me të pëlqyeshme për kohën  tonë,Reshati dhe kompozitorë të tjerë vlonjate nisnin ecejaket e tyre nëpër shkollat e qytetit të Vlorës për të përzgjedhur talentet. Një ditë në shkollën tonë erdhi pikërisht Reshat Osmani. Reshati  i trios vlonjate dhe kompozitori i saj nuk gaboi kur  tundi kokën në shenjë  vlerësimi për aftësitë e mija në fushën muzikore. Nga ajo përzgjedhja unë,shkova dhe këndova në festivalin kombëtar të fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Sapo ka përfunduar studimet e shkollës s mesme shkon në fshatë. Një lloj stazhi quhej ky për gjimnazistët përpara fillimit të studimeve universitare.

Në zonën lumit të Vlorës, në Mavrovë ku punoi 1.5 vite. Koncertet e para mbajë mend  që i bëra në majë të fshatit Mazhar të Lapardhasë. Ndërsa në shkollën e Kotës ndërtova një grup kori. Edhe në këtë zona muzika që deri atëherë bëhej thjeshtë në shkollë pa krijuar grupet apo koncertet me muzikë. Ka qenë viti 1983. Rrëfimi i tij të shpie larg.

Shpatat e malit të Gjerë dhe kalaja e Argjiros prisnin festivalistët ,grupe,këngëtarë,melodi,veshje të larmishme nga folklori dhe tradita e bukur shqiptare. Morra pjesë me grupin e Vlorës në Gjirokastër.

Nga viti 1988-92 vijova studimet në degën histori-gjeografi në Tiranë. Në vitin 1992 fillova të angazhohem si drejtues artistik te ansambli”Labëria”.Me këtë asamble të mrekullueshëm arritëm të realizonim albume dhe koncerte deri në TOB. Si ndikim të tij dhe kontribut ai përmend edhe pjesëmarrjen apo në disa grupe folklorike për gjetjen apo zbulimin e këngëve të reja me grupet e Lapardhasë,Vranishtit,Pilur,Kallarat etj. Ka ndjekur nga afër trion vlonjate si dhe këngëtarët e tjerë të Vlorës që përfaqësonin rrymën e muzikës qytetare vlonjate si Kleopatra Skarco,Milika Meminaj,Mariza Mico,Venranda Billa,kompozitorin Pirro Cakrani. Një krijesë e bukur ishte kompozimi i Themistokli Mones;Miq nga Vlora vijnë  shoqëruar nga F.Haxhiraj,M.Nerenxi,Sh.Shabani. Bashkëpunim të mëtejshëm vijon me  grupin e këngëve qytetare dhe kompozitorin vlonjate që sot nuk jeton më,Haxhi Dalipi.

Arturin nga Vlora e mbajnë mend për debutimin e parë në festivale kombëtare të muzikës së lehtë shqiptare. Në vitin 1990, kënga:” Lule e vetmuar”, duet me Redina Tilin,mbeti mjaftë e adhuruar nga brezi i të rinjve të asaj kohe. Në vitin 1994 ishte edhe kënga e kënduar nga Ludimilla Baballaku ne koncertin e pranverës. Nga viti 1990-deri në vitin 1994 Arturi ka një pjesëmarrje aktive në festivalet e RTSh në dy sfera;a këngëtar,b-kantautor.Në vitin 1993, çmimi i dytë ju dha këngëtares vlonjate Anita Bitri me kompozimin e Artur Dhamos:”Dashuri ke emrin ti”.Edhe kjo këngëtare e talentuar vlonjate  nuk rone ndërsa në Vlorë ka një rrugë në qendër të qytetit që rruan emrin e artistes.

Një rrugëtim tjetër i Turit është ky 1992-1997 drejtues muzike në Qendrën kulturore. Së fundi drejtues artistik në teatrin “Petro Marko” të Vlorës.

Ka realizuar në një total nëse shprehmi kështu:60 premiera estrada dhe variete si dhe 50 premiera teatri. Është autori i Himnit të skuadrës vlonjate të Flamurtarit.

.....Flamurtar..... Flamurtar....../Dy emra kam në zemër unë/Para më je ti o Vlorë/I dyti është ekipi ynë/Flamurtari madhështor/Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/.....Flamurtar..... Flamurtar....../Kur del në fushë lufton, fiton/Zemrat tona ndizen zjarr/Ne derdhim lot, për ty gëzojmë/Brohorasim Flamurtar....../Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/.....Flamurtar..... Flamurtar......

Artur Dhamo është edhe krijuesi i këngës së 100vjetorit të kënduar nga këngëtari brilant Ylli Baka dhe grupi lab Cipini. Madje për këtë këngë një vit më parë  intervistova Ylli Bakën harrova të shënojë emrin e atij që e nxori nga shpirti dhe e bëri të pavdekshme duke e hedhur në nota muzikore. Ky ishte kompozitori Artur Dhamo.

Oh moj Vlora me kurore

Vlora me kurore

Te uroj 100 vjetor

 

Oh moj Vlora me kurore

te urojme një 100 vjetor

te puthe detin, te puthe malin

te takoj Smail Qemalin.

 

Vitet ikin, vitet shkojnë

gjithë shqiponjat fluturojnë

rrugët kombin e bashkojnë

te gjitha ne Vlorë fillojnë.

I dha besën burri burrit

ne kalkonin e flamurit

mbylli plaku pavarësisë 500 vjet e historisë.

Vitet ikin, vitet shkojnë

gjithë shqiponjat fluturojnë

rrugët kombin e bashkojnë

te gjitha ne Vlorë fillojnë.

Zemra e kombit arbëror

si sahat punon ne Vlore

u kurdis nga ajo dore

me 28 nëntor.

 

hajdeeeeeeeeeeee !!!!!

 

Oh moj Vlora me kurore

te uroj 100 vjetor

rrugët e kombit e bashkojnë

te gjitha ne Vlore fillojnë.

Vitet ikin, vitet shkojnë

gjithë shqiponjat fluturojnë

rrugët kombin e bashkojnë

te gjitha ne Vlorë fillojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora