E enjte, 28.03.2024, 01:00 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Barrikadat në Veri

E diele, 18.08.2013, 02:29 PM


BARIKADAT NË VERI  NUK HEçËN  ME  MAXHI, AS  ME LEDHATIME PA  BULDOZHER  E REKOMANDIME

Nga Dedë Preqi

Sëcili mendon se në këtë botë është „dikushi“, pa e kuptuar mirë vlerën e brendshme dhe të jashtme të vetëvetës, që e meriton të trajtohet nga të tjerët si „skushi“. Duke e filluar me këtë thënje filozofike,  a ekziston  ndonjë teori adekuate që të ndikojë te njerëzimi, që ta lejojë fatin të marrë drejtimin e vet dhe mos të nëpërkëmbët as fati i tjerëve. Atëherë, vetëm  njerëzit që nuk e kuptojnë jetën normale  dhe tentojnë të luajnë me fatin e vet dhe fatin e tjerëve, duke e konsideruar jetën vetëm si lodër, apo është e pa mjaftueshme përpjekja për të zhvilluar gjithmonë sensin e luftës, si një lloj mënyre e shfrimit të xhelozisë dhe urrejtjes ndërnjerëzore.

Të nxjerrim një analog: Shqiptarët janë ngopur me luftëra nga okupatorët e  ndryshëm, duke i  përjetuar me shekuj, por asnjëherë  nuk janë bërë shkakëtarë i tyre, duke qëndruar ballë përballë armiqve dhe duke derdhë lumenj gjaku, për të  mbrojtë trojet e veta dhe për të fituar lirinë e pavarësinë e vet. Prandaj, edhe ata që përjetuan luftën e fundit në Kosovë, të cilën e shkakëtoi regjimi serb, duhet ta parafytyrojnë konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm të shpirtit shkatërrues dhe përplasjen e njerëzve, të cilët vdisnin në mënyrën më mizore.

Edhe  pse një gjendje e tillë e tendosur e popullit shqiptarë, prapë se prapë u krijue nevoja edhe përkundër kontrasteve të tmershme, që marrëdhëniet në mes shqiptarëve me popullatën serbe të vazhdojnë, por pjesa e dhembshme e organizimeve dhe krimëve, me sarkazëm dhe arrogancë nga popullata serbe nuk përfundon akoma, sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilët deri dje i derigjoj Beogradi, për të kundërshtue gjithçka që është shqiptare, e cila u ndërtue me gjakun dhe sakrificat e popullit shqiptarë, të ndihmuar nga fuqitë e mëdha të Bashkësë Ndërkombëtare, në krye me SHBA-të.

Edhe pas shumë përpjekjeve dhe angazhimëve të Bashkësisë Ndërkombëtare, veqanarisht dhe Brukselit zyrtar, që ndërmjetësojnë  marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre të vendeve, gjegjësisht normalizimin e situatës në veriun e Mitrovicës, e cila është  me shumicën e popullatës serbe, të cilët,  që pas luftës së fundit në Kosovë, kanë krijuar pushtetin e tyre paralel, duke e kundërshtuar Kushtetutën e Kosovës, edhe sot e kësaj dite qëndrojnë indiferent ndaj kësaj marrëveshje, me faktin se është lëvizur shumë pak në zhbërjen institucioneve të tyre paralele dhe ilegale, ashtu dëshmojnë edhe disa barikada të vendosura që nga viti 2011,mbi lumin Ibër dhe mbi urën lindore në afëri të Lagjës së Boshnjakëve.

Barikadat e vendosura nga organizatorët e kësaj popullate, ato jo vetëm që dëshmojnë“ kapadaillëkun“ e tyre dhe arrogancës e një pjese të kriminelëve të kësaj popullate, por e bëjnë të pamundshme lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke e vështirësuar jetën e tyre në përgjithsi, të cilat  në bazë të marrëveshjes në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, përveq tjerash edhe këto barikada duhet të largohen, mirëpo ato vet nuk lëvizin nga vendi, dhe organizatorët e autorët e vendosjes nuk e bëjnë një gjë të tillë me vullnet, pa e dhënë dikush një urdhër të prerë, sepse ato kur janë vendosë në këtë mënyrë, e kishin qëllimin e tyre politik dhe strategjik, në kundërshtim të shtetit dhe  pavarësisë së   Kosovës.

Ndonëse, ishte paraparë që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të implementohet në të ardhmën e shpejt, por përkundrazi më shpejtë u bë pezullimi i saj në një mënyrë të përkohshme , se sa implementimi i tyre,  që do të thotë  se politika serbe, akoma dhe akoma është qështje e ndërlikuar dhe politike, cila nuk ka guxim dhe besim  të shprehë të vërtetën ndaj shqiptarëve, dhe në këtë mënyrë është si e pa mundshme të definohet, apo të marrësh një përgjigje të drejtë nga ky vend dhe popull, që  ti përmbushim detyrat, të cilat jeta vazhdimisht i vë në shërbim të përgjithshëm njerëzor në rend të parë dhe në atë individual, për plotësimin e kërkesave të përgjithshme njerëzore dhe bashkëjetesës në mes komunitetëve.

Në bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë edhe largimi i këtyre barikadave, të cilat janë pengesë kryesore e lëvizjes së qytetarëve, përveq kësaj, në një vend demokratik dhe shtet sovran i pranuar nga qindra vende të botës, është mëkat dhe e paqartë për diçka që lëviz në mjegull,  për një të vërtetë dhe konkrete, sikurse detyrat që janë detyra të jetës,  diçka konkrete dhe të vërteta, e mbi të gjitha njerëzore, që arrijnë një qëllimsynim- për jetën normale, në harmoni dhe shërbim të të gjitha komunitetëve që jetojnë në Kosovë, duke mos bërë dallime nacionale, fetare dhe kulturore, si ligje parimore e Kushtetutës së këtij vendi.

UNMIK-u, dhe EULEX-si, si Institucione Ndërkombëtare në Kosovë, pas çlirimit të këtij vendi, të cilat premtuan një rregullore të ndërtimit dhe operacioneve zhvëllimore në Kosovë, megjithatë, apo ndoshta përshkak të asaj, ne na inkurajonte nevoja dhe na mbante arsyeja e natyrës, që proqeset të zhvillohen më dukshëm dhe më pozitive, në të shumtën e rasteve populli i Kosovës po krijon habi, sepse shumë qështje kanë mbetë të pa zgjidhura dhe sekrete, të cilat janë grumbulluar dhe janë shumë të prekshme, sidomos vrasja e shumë përsonalitetëve pas luftës në Kosovë, të cilat raste nuk trajtohen dhe zbulohen  përmes drejtësisë, por mbesin  enigma, që i japin këtij vendi jo imazh të mirë dhe normalitet të një  vendi të lirë dhe të sigurtë, por si vend i organizimit dhe krimit të vazhdueshëm të aktëve të tilla, edhe pse gjindet akoma nën kontrollimin dhe këshillimin e Institucionëve Ndërkombëtare.

Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, Uolker thotë, nuk do të urdhëroj largimin e dhunshëm të barikadave, dhe sipas tij këto janë simbole politike, të cilat nuk kërkojnë urdhëa të dhunshme për largimin e tyre, ndryshe nga paraardhësi i tij Erhard Drevs, i cili i quajti këto barikada mbi lumin Iber, „turp dhe simbole të ndarjes“, në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dikush tjetër, heqjen e barikadave nga Institucionet e Kosovës i quan të pa mundura, sepse nxisin probleme dhe përkeqësime të situatës në mes dy popujve, në anën tjetër Institucionet e Kosovës me qeverinë e saj presin që këto barikada të heqën nga autorët vendorë të cilat i krijuan ato barikada, apo kërkohet  ndihma e ndërkombëtarëve, gjegjësishtë  ndihma e KFOR-rit, si pjesë kryesore dhe e fuqisë së NATO-s, që vepron dhe kujdeset akoma për mbrojtjen e kufijnve në Kosovë, mirëpo shikuar realisht, barikadat duhet ti heqin policia e Kosovës dhe EULEX-it, sepse ata janë organe përgjegjëse  për situatën dhe gjendjen e sigurisë  brenda Kosovës.

Barikadat në veri të Kosovës, nuk do heqën me maxhi, apo fjalë që i ledhatojnë autorët e veprimëve të tilla, as me negociatat munotone të kryeministrit Thaqi  dhe Daçiq, por këtu kërkohet,  jo në mënyrë të dhunshme, por në mënyrë të prerë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe Brukseli zyrtar, që të urdhërohet dhe rekomandohet pa hezitime dhe anime politike, që buldozheri ti heq ato barikada sa më shpejtë deri  në atë të fundit, në mënyrë që gjurmët e këtyre skandaleve dhe politikave kundërshtare në mes këtyre dy popujve të pushojnë dhe të mos përseritën,  për të krijuar një situatë të mirëfilltë bashkëjetese dhe integriteti në mes këtyre dy popujve njëherë e përgjithmonë, në shtetin e lirë dhe të pavarur të Republikës së Kosovës, e cila synon shpejt të bëhët pjesë e proceseve integruese në Evropën e bashkuar.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora