E premte, 29.03.2024, 05:10 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Besëlidhja e pagëzimit arbëror

E diele, 18.08.2013, 05:10 PM


Besëlidhja e pagëzimit arbëror 

Nga Gjon KEKA

Është pikërisht fryma e  plotë e popujve që udhëheq në çdo epokë ato duke i drejtuar sipas kohës së tyre në gjetjen e vlervave të saja rrënjësore, një udhëheqje e tillë epokale i ka bërë gjithnjë popujt të kuptojnë të qenit të pavarur,  faktorizues dhe bashakëaktor në ndërtimin dhe kontributin e përbashkët të tyre për një të ardhme të sigurtë dhe të mirë për të gjithë.,

Ndërsa një mungesa apo devijimi nga kjo frymë e plotë e popujve ka shkaktuar verbëri shpirtërore të cilat jo vetëm se kanë humbur të parët e rrugës epokale te tyre, por edhe kanë marrë dënimin me vete dhe për vete, duke u riskllavëruar,  nënshtruar dhe rënë në servilitet të paparë ndonjëherë në nënqiellin e kësaj botepastaj vese të brendshme të cilat kanë qenë gjithnjë pengesa në gjetjen e kohës së tyre dhe burimit të së vërtetës së tyre kombëtare e identitare.

Nisur nga kjo,  për të kuptuar në thelb epokën tonë, frymën e plotë kombëtare ne duhet së pari të shohim se a i kemi syt të hapur dhe veshët në dëgjueshmëri të plotë,  apo siç  e dim se, ”ashtu si natyra na ka dhënë sytë për t’i hapur, ashtu edhe historia veshët tanë për të dëgjuar”, dhe duke ditur këtë ne duhet të shohim pak më thellë në këtë aspekt për të kuptuar më pas rrugën tonë dhe pozicionin tonë historik e nacional.

Ashtu si individët që kanë moral,  poashtu edhe një komb në trupin e tij ka moralin dhe ndërgjegjen kombëtare, ka mendjen, sytë dhe veshët e përgjithmonshëm,  por me gjithkëtë këtë ai ka edhe pasionet,  ambiciet,  hakmarrjen, ndjenjën kombëtare, edukimin kombëtare dhe ligjin moral-kombëtar në marrëdhëniet e tij të brendshme.Të gjitha ato që janë elastike në këto pikpamje të zakonshme dhe nivelit të saj shpirtëror e kombëtar janë si rrjedhim i gjendjes së brendshme të shpirtit dhe trupit të tij kombëtare, ndërsa ato që janë jashtë apo si të pazakonta janë pjesë e përcaktimit të tij sipas kohës dhe rrethanave historike.Por ajo që është tepër e rëndësishme të theksohet këtu është se ndërgjgja kombëtare është vitale për përcaktimet dhe hapat vendimtar të kombeve, sepse ndërgjegja kombëtare është edhe një lloj i besimit kombëtar, pa të nuk mund të paramendohet një komb.

Sidoqë të jetë reth 930 vjetë para lindjes së Krishtit,  fryma e lashtë e kombit tonë iliro-arbëror kishte trekëndëshin e tij historik natyror pellazgo-ilir që  lëvizte, me gjithë vitalitetin e saj, gjallërinë arbërore  në mënyrë të natyrshme  në lumenj të përhershëm brenda tij dhe këtij kontinenti të lashtë europian.

Por me ardhjen e pushtuesit barbar otoman këtij trekëndëshi shpirtëror arbëror iu mbyllën rrjedhat për në lumin e tij të përhershëm kështu që kjo perandori barbarë, vendosi paligjshëm trekëndëshin e errët islamik apo satanik lindor,  trekëndësh ky që denatyralizoj dhe demonizoj një pjesë të këtij gadishulli të lashtë.

Menjëherë pas shembjes së Perandorisë barbare otomane dhe heqjes së këtij trekëndëshi demoniake,  atë e zëvendësoj trekëndshi i errët sllav, trekëndësh ky që së bashku me atë të  trekëndëishit të mëparshëm islamik lindorë e futën frymën e çoroditur, të demonizmit dhe të prishjes së imazhit dhe kulturës arbërore europiane në këtë pjesë të rëndësishme të zemrës së europës së lashtë.

Edhe pse këta pushtues barbar janë mundur ta shuajn dritën  e shpirtit europian brenda kombit tonë, ato nuk kanë arritur kurrë dhe në asnjë shekull, sepse kurrë nuk mund të shuhet madje asnjë rreze,  as nuk mund t’i zvogëlohet ndonjë ylli kombit tonë të lashtë arbëror europian.Gjithmonë gjatë historisë drita e kombit tonë arbëror i ka verbuar sytë e pushtuesve  të ndryshëm, sepse kombi ynë ka dritën e lashtë  si dielli që qëndron në njërën anë dhe yjet që i bëjnë dritë apo roje natën atij.Siç dihet kombi ynë kurrë nuk ka qenë i kënaqur nga reflektimet e dobëta, as nga dritshëkurtërit, por ai ka dshtë gjithnjë plotësinë, dhe ka shuar gjithnjë etjen gjatë historisë nga burimi i ujit të tij të natyrshëm. Në këtë kontekekst mund të nënvizoj se drita është simbol i kuptimit të plotë dhe njohjes së vetëvetes dhe të vërtetës, poashtu ajo është edhe simbol apo gjuha e së ardhmes,  pa të ne nuk mund të ecim drejt qëllimit, respektivisht pa atë llamb që qëndron në këmbët e kombit tonë arbëror ne nuk kemi të ardhme të sigurtë, madje nuk mund ta shohim dot atë dhe nuk dijm se ku do të arrijm, prandaj është drita që qëndron gjithmonë si një hartë si vertikale pra hartë e qiellit arbëror ashtu edhe horizontale si një komb në unitet dhe liri .

Është privilegj i racës sonë arbërore nëse ajo qëndron e palëkundur në dritën e natyrshme të saj, në rrënjët e saj, në shkëmbin historik e kombëtar dhe të paraardhësve të lashtë.Prandaj drejtësia duhet të jetë qëllimi ynë, sepse natyra e drejtësisë nuk mund të jetë vetëm fjalë të bukura,  ligje të panumërta,  por fuqia e punës, e bukrisë, e brezave që ecin në rrugën e drejtë të kombit, pra të paraardhësve, në linjë me talentet e tyre dhe shfrytëzimin e tyre brenda kombit,  pra një komb që qëndron thellësisht në të vërtetën dhe drejtësin e tij ai është komb që nuk bie kurrë poshtë,  por është komb krenar dhe dritdhënës për civilizimin e përbashkët brenda familjes europiane.

Por tani për tani populli ynë gjendet në një rrëmuj,  në një revolt brenda tij,  ai po zhytet në një vetëskllavëri të  vazhdueshme,  sepse po bëhet një manipulim i madh me të,  dhe një llokoçisje që qonë ujë në mullirin e armiqëve historik dhe etjeve të tyre tanimë të njohura. Kësaj gjendje po i ndihmojn politikat e gabuara, të cilat në vend se të dalin nga rrethi i servilitetit dhe “vëllazërisë” me turqit ata po bien me vetdëshirë në krahët e tyre dhe po e fusin kombin në një çoroditje.

Ata nuk po e dinë se “thesari” armiqësorë i cili po iu ofrohet popullit nëpërmjet kësaj “vëllazërie” të shpallur nga politikanët nëpërmjet parave të premtuara dhe investimeve të tyre një ditë ky “thesar” do të konvertohet në një “barrë të madhe” për vetë popullin dhe shoqërinë në tërësi.

Është gjë e tmerrshme ta kthesh një popull nga lumturia e tij,  liria e tij, në një shkretëtir,  prandaj nuk duhet lejuar që një popull i lashtë të bie aq ulët.

Por një ditë do të shohim se si jo vetem të rriturit por edhe fëmijët do të nxitojnë kundër shkatërrimit dhe mohimit që po iu bëhet kombit tonë arbëror europian . Sepse sado që do të ketë injorant,  mohues dhe mbetje sulltaniste të cilët kanë mision rrënimin e kombit tonë,  serish si gjithmonë të urtët e kombit arbëror do ta ruajn identitetin dhe vlerat e përjetshme të tij,  sepse kombi ynë ka fitilin e tij të jetës të lidhur me vajin e urtësisë dhe të mbrojtjes nga shkatërrimi.Ndërsa ata që keqpëerdorin mendjen e tyre dhe mbyllin mendjen me dry kundër këtyre të këqijave do ta kenë fatin e tyre,  sepse gjithnjë ka ekzistuar një kamzhik kombëtar për njerëzit që kanë keqpërdorur mendjen e tyre dhe kanë mballur atë dhe kanë mbytur zërin e ndërgjegjes së tyre.

Jo rastësisht shpesh kam ngritur zërin,  kam shkruar mbi karkaterin e shqiptarëve si komb, për personalitetet mbikohore të kombit si Konstantini i madh, Aleksandri,  Pirro, Gjergj Kastrioti etj etj,  sepse këta janë llambat e kombit, pa këto figura ne nuk mund ta njohim thellësin,  gjerësin dhe lartësin e kombit tonë arbëror europian. Poashtu edhe monumentet historike të kombit tonë arbëror europian, jo vetëm duhet ruajtur e kujdesur, por edhe duhet t’i konsiderojm si kristale që rrezatojn karakterin historik të jetës së kombit tonë.

Edhe gjuhën e lashtë tonë e cila po keqpërdoret,  madje disa mbetje më tepër pëlqejn në flasin në gjuhën ideologjisë së tyre sulltaniste apo arabe se sa në gjuhën shqipe. Duhet ditur përpjekjet për mohimin, apo siç nënvizonte filologu i njohur gjerman  August Fuchs se “shkatërrimi i një gjuhe është e barasvlershme me shkatërrimin e karakterit të një populli, ”,  por edhe përkundër tendencave një gjë e tillë nuk do të mund të realizohet kurrë sepse gjuha shqipe ka rrënjë e thella dhe është e pashkatërrueshem. Është gjuha më e lashtë e kontinentit europian.

Është Gjergj Fishta, ai që nuk e shkëputi këtzë gjuhë nga rrjedha e tij e lashtë, por e bëri një rrjedh të re që burimi i kësaj gjuhe të ecën në kapilarët e kombit, poashtu edhegjeniu i madh i letërsisë Pjeter Bogdani ai e ruajti gjuhën dhe luftoj për të dhe indetitetin,  ishte ai që kapi pulsin e kohës dhe sfidoj pushtuesin barbar otoman si dhe e udhëhoqi lëvizjen për qëllimet më të larta,  përtej se parashikuarës.Prandaj si gjithmonë shpirti i kombit arbëror europian nuk heqë dorë lehtë nga  besimi i tij,  rrënjët e tij,  themelt e tij të vjetëra prej nga ka lind dhe është përkund. Kështu që ju lutem konultohuni me ndërgjegjet tuaja,  braktisin iluzioni mos u kapni në mënyrë  konvulsive pas nje dashurie të palumtur të armiqëve historik,  sepse ju e dini, ndoshta edhe nuk e keni futë në funksion arsyen, por barrën ne po e shohim mbi kurrizin tuj,  fatmirësisht ka ende arbëror që nuk do ta lejojn këtë barrë edhe mbi kurriz të kombit arbëror.

Me pak fjalë ajo që tani duhet bërë është që kombi të ringjallet, në mënyrë që të shohim më pas  ndryshime të vërteta, dhe politika të urëta,  sepse politikat e mëdha kanë vetëm rrëshaja. Ndërsa duhet ditur se ai që e do kombin dhe shtetin e tij sinqerisht,  ai i shërben atij,  dhe nuk e sundon apo manipulon me të. Nuk duhet qëndruar në udhëkryq gjithmonë,  duhet të kuptoni se duhet vendosur se ka duhet të ecni, zgjidhni, zgjedhja juaj është në dorën tuaj poashtu edhe shkatërrimi është në dorën tuaj,  por  një gjë duhet ditur se kombi arbëror do të triumfoj ndaj të keqes, sepse drita do ta ndricoj atë dhe do ta shpie në rrugën e ardhmërisë. Por ju vetë mund të zgjidhni, të ecni më europën osej jo, por duhet ta dini se europa ecën edhe pa ju drejtë të ardhmes.

Me gjithkëtë duhet ditur në kuadër të kësaj se shumë janë të thirrur,  por pak janë të bekuar, sepse pikërisht tani shihet qartë se kush është duke e mbajtur dhe përtërirë besëlidhjen e pagëzimit arbëror dhe kush është duke tentuar të largohet dhe të mohoj këtë beslidhje pagëzimi për secilin arbëror që ka identitet kombëtar europian.

Ndërkaq unë besoj ashtu si paraardhësit e mi se një ditë do të përësëritet fjala e madhe tek kombi ynë  "U bëftë drita!", pra ta ndriçoj atë dhe të lind një diell i ri,  të gëzoj të gjallin midis këtij kombi të lashtë, të drejtat e tij të natyrshme historike të unitetit kombëtar dhe rikithimit në familjen europiane.Sepse vetëm në mbretërin e të vdekurve nuk ka gjallëri,  por mund të ketë vetëm kufoma të gjalla dhe fantazma.

Jo rastësisht luftuan paraardhësit tanë kundër pushtuesve, ashtu edhe çlirimtarët së fundi në vend,  sepse ata ishin gjithmonë atje kur vendi ishte në rrezik, nbë rradhët e atyre që sakrifikuan për lirinë dhe ruajtjuen e qenjes sonë kombëtare europiane, ata luftuan derdhën gjakun për ne sot,  që jo ta keqpërdorim lirinë dhe të heqim dorë nga idealet e tyre, por të ecim të sigurët në rrugën që trasuan dhe në vizionin e paraardhësve. Prandaj edhe tani të gjithë duhet ta mbrojn kauzën e shenjtë të tyre kombëtare, ta ruajn lirinë dhe t’i vlerësojn në lartësin e tyre sakrificat e mëdha dhe këshillat, por edhe të testamentit që ata lanë.Askush nuk mund ta çrrënjos as gjakun vjetër e as të ri të derdhur për çlirimin e kombit tonë arbëror europian nga pushtuesit barbar,  sepse ai flet dhe do të flas gjithmonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora