E merkure, 24.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Probleme dhe me librin

E shtune, 17.08.2013, 04:15 PM


PROBLEME…PROBLEME DHE ME LIBRIN

NGA NEBI DRAGOTI

Industria mediatike kërkon përparësi nga shteti në çdo kohë, kërkon ndihmesën që ajo të jetë sa më në lartësi, sepse është në shërbim të kombit.Pa u gabuar, shprehem se mediat duke pasqyruar si të parat informacione artistike, kulturore dhe politike janë edhe pararoja e jetës së një vendi.Asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar roli i tyre edhe në aspektin psikollogjik e pedagogjik,  sepse janë tepër aktive në formimin e një botëkuptimi sa më të shëndosh për  njeriun.”Ku ka arritur Shqipëria!”.Sigurisht, nuk është fjala për arritje në këtë fjali habitore e shprehur nga turisti me origjinë shqiptar i Kosovës, ardhur nga Zvicra ku banon prej vitesh atje.Librashitsi në plazh, ndër të tjera, i kishte thënë se ishte dhe krijues.Një shprehje e çuditshme e përzierë  me ndjenjën e habisë dallohej qart në fytyrën e tij.Vlerësimi.respekti për krijuesin në Shqipëri është në kuotën zero gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit.Ka pasë e ka Ministri Kulture, por nuk kuptohet për çfarë ka qënë.Kjo ministri me plot nëpunës me çelësa zyrash mos ka qënë vetëm për të hapur dhe mbyllur këto zyra duke dredhur zinxhirin?Shprehje me vend kjo për të thënë se ky shtet kudo ka probleme.Edhe kur ndihet se është gjallë, ky digaster bën zhurmë sa për t’u dukur.Nuk ka objektivitet në detyrë, nuk ka përkushtim dhe nuk jep ndihmesë fondesh për përkrahje dhe inkurajim talentesh.Mbi të gjitha ky problem mbetet i harruar, i nëpërkëmbur dhe nuk kuptohet drejtë se krijuesi është ambasador i letrave shqip.Nuk kuptohet se për çfarë gjëjefunksionale është ministër, kur edhe plot “vasal” të tij vihen me pagesë si rrogëtarë shteti.Nuk kuptohet se ku vete fondi që i jipet për dispozicion nga Qeveria kësaj Ministrie.Është e qartë se armata e krijuesëve ka çoroditje.Probleme ka në botimin e veprave nëpër entet e shumëta botuese , të cilat janë lëshuar si “bagëtitë në kullotë” pa bari…Botuesi i bie shkurt: merr veprën, i bën proçesin e shtypshkrimit, i merr lekët dhe veprën autorit ia fut në thes.Me thes në krahë le ta shesi rrugëve, ku t’i zënë këmbët dhe.Në fakt, ky veprim tregon dobësi, ka moskuptim detyre, ku krijuesi trajtohet edhe si hamall.Këta botues nuk e kuptojnë që po  mos të ishin krijuesët, nuk do të kishin shtëpi botuese, pra, do të ishin si peshku në zall ose, pas kësaj,  të bëheshin vetë shkrimtarë.Në këtë shkrim edhe pse duket se është vetëm  një problem, gënjehemi keq.Gënjehemi, se brenda këtij problemi  ka edhe probleme të tjera.Autori, gjer tani, ka dalë se bën punë vullnetare, nuk e merr hakun e mundit që ka derdhur.Në të shumtat e rasteve vepra e tij jepet falas.Të pakët janë ata që Ministria i mbanë  në gji, siç mbante të përkëdhelurit sistemi i Realizmit Socialist.Sidoqoftë, po të vazhdojmë e të bëjmë analizë  me syrin kritikë, problemet mund të jenë edhe më të thella.A nuk duhet zgjidhur problem i shitjes duke e marrë si barrë vetë Shtëpia Botuese?A nuk duhet që vlera e një libri që botohet t’i jipet krijuesit nga botuesi?A kanë krijuar këta botues fonde të mjaftueshme për të përballuar problemin në fjalë?Po Ministria përkatëse a i shëndosh këto shtëpi duke u dhënë fonde sipas nevojave e kritereve etj.etj.?Ç’rregullator shtetëror vihet në zbatim për zgjidhje të kësaj problematike?Të gjitha këto pyetje kërkojnë vëmendje për mbarëvajtje të këtij shqetësimi.Pra, këtu kemi të bëjmë me një proces që kërkon stabilizim dhe jo ecuri rrumpalle.Shtete të ndryshëm, zgjidhje të ndryshme të vaforshe i kanë dhënë këtij problemi , ku efikasiteti nuk mungon.Libri është kultura e shkruar e kombit.Në dorën e popullit merr vlera të paçmuara.U shkatërrua Lidhja e Shkrimtarëve.Godina e saj u tjetërsua sipas interesave të pushtetmbajtësve.Them sipas interesave cinike të tyre, se Lidhja e Shkrimtarëve, për nga rëndësia kombëtare që ka qëndron më lart se interesat që e shkatërruan atë.Krim u bë edhe me mbylljen e gazetës Drita, ku pasqyrohej fjala e shkrimtarëve gjer në diasporë.Probleme, probleme ka edhe përzgjedhja cilësore dhe përkthimi për t’ia përcjellë botës letërsinë shqipe.E, këtë e  bën shteti me objektiva e programime të qarta pikësynimi.Probleme, probleme  ka  edhe me ribotimet  e  autorëve vendas dhe të huaj.E drejta që bëjnë ribotim nuk dihet nga u vjen.Botohen autorët e Rilindjes sipas qejfit të botuesit.Vallë botuesët shqiptarë  e kanë kopësht privat këtë autorësi, të cilës i vjelin frutat?Shteti pra, shteti ku është?Kam lexuar në një gazetë që ishte kundra shitjes së librit në trotuar e gjetkë, sepse paska shkelje ligjore.Vërtet kështu mund të jetë, por unë mendoj për më tej:kriza ekonomike e ka diktuar këtë.E, megjithatë, nuk ka asgjë të keqe veç të mirës që ka:të ketë sa më shumë lexues, sepse kjo pasqyron e rrit kulturën e dashurisë për librin.Duke gjykuar mbi gjithë këtë panorama, qëndrimi i mbajtur ndaj këtyre  shfaqeve është tepër skandaloz.Kështu gjen vend kërkesa imediate për të rregulluar sa më parë  këtë çështje me  natyrë diskriminuese ndaj forcave të letrave shqipe.Zëri i këtyre forcave ka qënë i tulatur, i stepur, ndoshta nga trysnia e pushtetmbajtësve fodullë e mediokërr në këto problemet e shtjelluara në këtë shkrim.Kjo barrë, që të vihet në rrugë të mbarë, i mbetet Qeverisë së Rilindjes për ta fokusuar në mënyrën sa më të mirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora