E enjte, 25.04.2024, 01:53 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Azizi: A janë 30 000 serb në Shqipëri?

E shtune, 17.08.2013, 03:02 PM


Si po ia arrinë Beogradi të krijoj minoritetin serb në Shqipri?

Nga Ismet Azizi

A janë 30 000 serb në Shqipëri?. Si po ia arrinë Beogradi të krijoj minoritetin serb në Shqipri? A ka serb ne Shqipëri, nga kan ardhur, dhe a kan prejardhje serbe nëse janë serb ?

Këtyre pytjeve kreu i qeverisë shqiptare  urgjentisht duhet të jep përgjigje.

Shtypi elektronik dhe ai i shkruar në Serbi kohëve të fundit ka filluar t'i kushtojë hapsirë të madhe pozitës së serbëve  në vendet tjera fiqinje të saj në Ballkan, veçanarisht pozitës së serbëve në Shqipëri.

Në pesë vitet e fundit, pozita e 1,85 milionë serbëve në rajon, duke mos llogaritur Rumaninë dhe përmirësimin e vogël në Hungari, po bëhet gjithnjë e më e keqe. Për këtë qështje kanë tërhequr vërejtjen edhe përfaqësues të Napredni klub-it duke prezantuar raportin e tyre pesëvjeçar për të drejtat e serbëve.(, njoftojnë mediat  nga  Beogradi).

Nga konstatimi I kryetarit z. Cedomir Antiq se (Kryetari këtij klubi Çedomir Antiq ka konstatuar se) përkeqësimi i pozitës së serbëve në rajon është pasojë e përpjekjeve që të eleminohet Republika Sërpska, fakti se Mali i Zi është buzë falimentimit, se në krizë të kushtueshme ndodhet Maqedonia dhe fakti tjetër I hyrjes së Kroacisë në BE.

Ai ka shtuar se serbët po nxiten që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, ata nga viti i ardhshëm nga “Napredin Klub do të trajtohen edhe në “Kosovo-UNMIK”(., transmeton BalkanËeb.)

Në raportin e këtij klubi theksohet se në Nga I njejti raport konstatohet se në Shqipëri ekziston vazhdimësia në mosrespektimin e të drejtave, siç thotë klubi, të 30 mijë serbëve në Shqipëri që nuk e kanë statusin e minoritetit nacional, madje ata janë edhe pa të drejtën që t’i dealbanizojnë emrat.

Në shtatorin e vitit 2010 në  Libofsh të Fierit në Shqipëri është bërë përurimi i një shkolle me mësim në gjuhën serbe, e cila do të organizojë kurse në gjuhën serbe.

Në ceremoninë e lëshimit të shkollës pati marrë pjesë ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, i cili premtoi se shkolla të tilla do të hapen në të gjitha ato zona ku jeton komuniteti serb në Shqipëri. Shkolla të tilla deri tani janë hapur në Shkodër dhe Lezhë, por planifikohet edhe në zona tjera.

"Kush dhe çfarë është prapavija e këtyre shkollave duhet urgjentisht reagimi i institucioneve shtetërore shqiptar", theksohej  në reagim e para tre viteve, ku apelohej masivizimi i shoqatave dhe institucioneve tjera për të kundërshtuar një skenarë të tillë serb.

Në këtë komunë rurale Libofsh jeton një pakicë e vetëquajtur serbe  me   2500 banorë dhe mbi 500 familje, të cilët me plot të drejtë , Elvi Sidheri i quan të humbur (citoj: të jenë ndjerë aq harmonikë sa të mbeten serbë edhe duke qenë myslimanë e jo-pravosllavë si serbët e tjerë në mëmëdheun e tyre).

Në anën tjetër nëse i referohemi publicistit Fahri Xharra, ai thotë: “nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta”.

Fshatrat ku është përqendruar ky komuniteti  janë Libofsha, Hamili, Petova dhe Libofsha,e cila daton si popullsi e ardhur në vitin 1924 nga zona e Sanxhakut të Novi Pazarit. Kjo popullsi me emra mysliman pavarësisht se ata deklarohen se janë boshnjak, kurse nga shoqatat serbe dhe  politika serbe trajtohen serb, ska si të jetë ndryshe përveq popullësi me prejardhje shqiptare nga Sanxhaku

Deri sot nuk ke të dhëna se ka pasur emigrim të popullësisë serbe, përveq asaj shqiptare dhe muslimane në këtë kohë nga Sanxhaku në drejtim të Shqipërisë.

Eqerem Duleviç kryetari i shoqatës  “Jedinstvo”,  quhet banori i cili para tre viteve   ka hapur shtëpinë e tij për nxënësit e pare të mësimit të gjuhës serbe. Ai atëherë shprehet për gazetën “Shqip” se po vë në vend dëshirën e paraardhësve të tij, që donin ruajtjen e gjuhës dhe të traditave të tyre. “Deri në moshën 7-vjeçare unë nuk dija shqip. Gjyshja në shtëpi me fliste vetëm serbisht. M’u desh të shkoja në shkollë për të mësuar shqip. Kam mbaruar arsimin e mesëm, por pse jo mos ta trashëgoj si gjuhë edhe te fëmijët e mi. Jo vetëm shtëpinë, por edhe prona të tjera jam gati t’i jap për origjinën time”, shprehet Eqerem Duleviç, banori që ka lënë shtëpinë në dispozicion të shkollës serbe.

Për qudi të kundërtën e thonë  sot banorët e Sanxhakut. "Deri sa nuk kam hyrë në klasë të parë asnji fjalë  të vetmë në serbisht nuk e kam ditur, mandej kam filluar ta mësoj" e kam dëgjuar me mija herë nga studentët e Sanxhakut të cilët në vitet e 80-ta studionin në Prishtinë, këtë e thonë edhe sot (autori i këtij shkrimi I. A.).

Disa nga mbiemrat të kësaj popullate  të Sanxhakut: Duleviç, Maniç, Makliç, Kërliç, Javllaniçar etj. janë mbiemra të cilët i hasim vetëm tek popullata boshnjake -muslimane  në Sanxhak të cilët jan më prejardhje shqiptare.

Më gjërësisht shih: Ejup Moshoviq”Etniqki procersi i etnicka struktura stanovnistva Novog Pazara, SANU Beograd 1979.

Nisma për hapjen e shkollave serbe është bërë me aktivitetet e shoqatës famoze serbo-shqiptare “Maracna – Rozafa” me seli në Shkodër. Kjo shoqatë është e njohur edhe për organizimin e njohjeve dhe martesave të vajzave të reja shqiptare në Serbi.

Të gjitha paisjet në këto  shkolla sillen nga Serbia, ndërsa ambasadori serb qysh atëher ka premtuar  ndërtimin e godinave të reja  shkollore.

Nga krejt ky aktivitet , dhe nga kjo që sot shkruhet dhe flitet në mediat serbe në Serbi është një  skenarë për serbizimin e gjithë asaj popullate -aq sa është e mundur, në fshatrat dhe trevat e Shqipërisë, prapa së cilës qëndron qeveria e Serbisë.

Duke e pasur parasyshë se “destabilizimi” dhe “kontrolli” i fuqisë në rajon bëhet edhe përmes mekanizmit minoritar, serbët këtë element e patën zyrtarizuar në Shqipëri qysh në qeverinë e majtë në krye me z. Fatos Nano si Kryeministër i vendit, por edhe tani më lehtë është fuqizimi i faktorit serb në Shqipëri përmes mekanizmit të plotësimit të krietereve për anëtarësim në BE, ku në njërën anë Greqia me minoritetin e saj grek dhe në anën tjetër Serbia me “minoritetin e saj serb” trumbeton dhe lobon në BE për plotësimin e kritereve të vendit duke i avansuar këto minoritete edhe me shumë brenda vendit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora