E premte, 19.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Një Veprim i Shëmtuar

E shtune, 17.08.2013, 05:41 PM


Një Veprim i Shëmtuar kundër të Drejtave dhe Lirive Fetare të Komunitetit Ortodoks

Nga Pirro Prifti

Veprimi turpshëm i Përmbaruresveme anë të nxjerrjes me dhunë jashtë të  Priftërinjve dhe objekteve kishtare ortodokse ka ndodhur    `pa pritur` dje në qytetin e Përmetit,  në Kishën Shën Maria. Kjo kishe është ndërtuar që në 1938, por Komunizmi ashtu sic ishte, një sistem dikatorial ndërtoi në tokën e Kishës një Pallat  Kulture, që për nostalgjikët e komunizmit nuk na qënka ndonjë shkelje kur preket prona e tjetrit dhe sot e kësaj dite edhe pas 52 vjetësh në Shqipërinë që aspiron të integohet në KE, ndodh një veprim i tillë i turpshëm mesjetar i nxjerrjes me forcë të prfitërinjve dhe të materialeve të shënjta të Kishës. Edhe turqit osmanllinj do t`I kishin zili këta xhahilë.

Ky veprim i dhunshëm aspak ligjor dhe plotësisht në kundërshtim me nenin 10 pika 5 dhe 6  të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë që thotë:

5.   Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave.  Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6.   Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

Këtu nuk është fjala që çdo kush mund të thotë në mënyrë naïve: ..përse nuk doni ju të zbatohet një vendim i Gjykatës, përse e kundërshtoni një vendim të tillë?

Arësyet që ky veprim kundërshtohet me force janë këto:

1.       Gjykata e ka marrë këtë vendim në mënyrë të paligjëshme dhe klienteliste bazuar në fjalët e disa nostalgjikëve të cilët e fshehin urrejtjen e tyre ndaj Komunitetit ortodoks, dhe ndaj feve në përgjithësi pas disa vendimeve të qeverisë komuniste të asaj kohe, qeveri e cila me anë të diktaturës së proletariatit 6 vite pas inagurimit të Pallatit të kulturës e shpalli Shqipërinë si vëndi i parë Ateist në botë.

2.      Ndryshimi i Sistemit dhe ardhja e shumë pritur e Demokracisë i dha shpresa të mëha komuniteteve fetare që të rehabilitonin objektet e tyre të kultit dhe të rigjalleronin verpimtarinë shpirtërore fetare e cila uu realizua, por pjesërisht, sepse ndërsa komuniteti Katolik, mysliman i mori dhe po vazhdon të rikuperojë me të drejtë pronat e veta, Komuniteti Ortodoks është gjëndur vazhdimisht nën presion dhe është nën repersion të heshtur nga individë të veshur me pushtet dhe nga qarqe të caktuara anti-ortodokse; për pasojë ky komunitet nuk i ka marrë pronat e veta dhe është gjëndur e vazhdon të gjëndet në presionin dhe dëmtimet e vazhdueshme si vjedhje objektesh kishëtare, shaktërrim vlerash kultorore dhe historiko-fetare madje edhe sot që po flasim

3.      Sulmet dhe mbajtja nën presion e Komunitetit Ortodoks është justifikuar me fobinë-greke, duke akuzuar K.O.A.SH. dhe Kryepeshkopin e nderuar dhe fort respektuar nga Komuniteti Ortodoks dhe ai mbarë ndërkombëtar, fobi që në fakt jo vetëm që është një artificë djallëzore politike, por që po konfliktuon në mënyrë të vazhdueshme tolerancën e shkëlqyer fetarre ndërmjet komuniteteve fetare dhe vetë popullit shqiptar që e ka patur traditë këtë tolerancë. Urrejtja  herë e fshehur dhe herë e hapur ndaj Greqisë  dhe ndaj Ortodoksisë, të qarqeve të caktuara brënda Shqipërisë ashtu dhe jashtë, saj mbahet gjallë nëpërmjet këtyre vendimeve absurde dhe keq-dashëse të ktij lloji që pamë sot, veprime të denja për vëndet e pa-civilizuara dhe jo si të atij vëndi si Shqipëria që dëshëron të integrohet në BE.

Në debatet me njerëz të të gjitha llojeve këtu në Shqipëri, kam vënë re se Kishës Ortodokse i atribuojnë veprime që nuk i ka bërë as K.O.A.SH., e as komuniteti Ortodoks, por gjithmnë i hidhen historisë për të justifikuar urrejtjen  e pabazë dhe patologjike e cila nxitet sigurisht siç e thashë më lart nga individë të veshur me pushtet brënda dhe jashtë vëndit,  të cilat duan një Shqipëri rrumpallë ateiste dhe radikaliste. Po këta njerëz, kur kam diskutuar me argument janë bindur dhe më kanë dhënë  të drejtë.

Fakti që Greqia ka reaguar ashpër nuk do të thotë që Greqia është e keqe sepse `ndërhykërka  në punët e brëndëshme të vendit tonë`(?!!) Shumë mirë ka bërë.

Po këtë veprim do ta bëjë pa dyshim dhe BE në të cilin do të integrohemi sepse:

- është një rast i pa-precedent veprimi i dhunshëm i policisë,

-sepse veprime të tilla na kujtojnë veprimet e ashpra anti-fetare të qeverisë komuniste të cilat shkatërruan dhe sekuestruan pronat e kishave dhe të xhamive. Po kjo e sotmja? A nuk është një reminishencë e së kaluarës?

-sepse është veprim i pa-precedent mos dhënia e pronave të kishës ortodokse në një kohë që këto prona duhej t`I ishin dhënë, sepse Shteti shqiptar ka trumbetuar me forcë se ne jemi një vënd i lirë dhe me ligje ku ka liri dhe të drejta fetare, etj,etj,

-sepse verprime të tilla kundër kishës ortodokse dhe pronave të saj nuk do të rrinë a marrë dënimin e merituar qoftë nga ana ligjore brënda vëndit qoftë nga ana ndërkombëtare,

-sepse politika hipokrite e realizuar nga elementë në drejtim, klientelistë, ateistë, e radikalistë, vazhdon ta mbajë larg Shqipërinë nga integrimi.

Pak Histori.

Personalisht jam në kundërshtim të hapur me shkrimin e botuar `Pse Janullatos nuk e respekton gjyqesorin` botuar tek ballkanëeb (arkivi por datën e kanë vënë gabim ashtu siç kanë bërë shkrimin gabim: të dt 11/tetor/2013, ?! http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046937503/titulli/Pse-Janullatos-nuk-e-respekton-gjyqesorin)

Historiku shkurtimisht është ky. Kisha  Shen Maria e Pazarit e qytetit të Përmetit që sot quhet Kisha e Shën Marisë, e cila sipas historianit Stilian Adhami u ngrit ne vitet 30 te shekullit XX, ndersa historiani Apostol Kotani thote se kjo kishe u ndertua ne vitin 1938 dhe ndertesa ishte e pasuvatuar kishte vetem disa ikona si dhe nje kambaneri. Gurët sipas historianit, themelite dhe vete ndertesa e Pallatit te Kultures Naim Frasheri nuk jane me gure te zinj (siç i ka kisha),  por me gure te bardhe marre ky kryesisht ne Gryken e Kelcyres dhe me pak ne Dervican te Gjirokastres. Kisha Shën Maria e Pazarit dhe trualli përreth saj sipas tapisë kap sipërfaqen prej 612 m2. Në vitin  1960, pra 7 vite para shkatërrimit të madh ateist, u vendos që të ngrihej nj Pallat Kulture në qytetin e Përmetit dhe u zgjodh pikërisht toka e kishës përfshi dhe kishën Shën Maria e Pazarit.  Pallati i Kultures u ngrit ne zbatim te Vendimit Nr. 69 date 11.08.1960 te Komitetit Ekzekutiv te rrethit Permet dhe nga e gjithe siperfaqja e truallit prej 584 m2 . Punimet filluan me 11 prill 1961. U perurua me 28 nentor 1962 ne Diten e Flamurit ne kuadrin e 50 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.

Ky Pallat Kulture u sanksionua me ligjet  dhe rregullat e asaj kohe,  dhe përfundimisht pas 1967, kur u shkatërruan kishat dhe xhamitë, askush nuk u kujtua për këtë kishë. Por kujtesa e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë nuk harron, që  aty ku është Pallati i Kulturës në qytetin e Përmetit ka qënë kisha e Shën Marisë së Pazarit, dhe bazuar në Kushtetutën e Shqpërisë kërkoi  pronat e veta të shkatrruara dhe me ndërrim destinacioni nga pushteti komunist.

Gjithsesi, lind një pyetje bazë: përse u insistua që kjo pronë vetëm 612 m2  (dhe jo  prona e vërtetë prej  4572 m2 me gjithë tokën përreth) e Kishës Shën Maria e Përmetit të mos i jepej Komunitetit Ortodoks  ashtu si u veprua menjëherë pas viteve 1992, kur të tëra komunitetet fetare muarën pronat e tyre? Menjëhere  brënda viteve 1992-1999 K.O.A.SH., rifilloi procedurat ligjore për ri-marrjen e pronës në Përmet.

Kërkesa e K.O.ASH.-it drejtuar Komisionit të kthimit të Pronave pati rezultaet e duhura në fillim dhe Komisioni i K.K të Pronave Përmet,  në bazë të ligjit Nr. 7698 datë 15.4.1993 “Për njohjen dhe kthimin e pronave ishpronarëve”, nëpërmjet vendimit Nr. 634 datë 26.5. 1997, vendosi njohjen dhe kthimin e kësaj Kishe Këshillit Kishtar Përmet, pasi ne t’i paguanim shtetit shumën prej 751. 264 lekë, që përfaqësonin punimet e kryera nga ana e shtetit, pagesë e cila u krye menjëherë nga ana e K.O.A.SH. K.O.A.SH, e kundërshtoi përsëri, sepse kërkoi që të i ktheheshin edhe toka përreth Kishës. Kështu Gjykata e rrethit Gjirokastër me vendimin Nr. 461 datë 10.10. 1997 vendosi pranimin e pjesshëm të padisë sonë duke  i kthyer K.O.A.SH.,kthyer edhe sipërfaqen prej 4572 m2 që është rreth godinës së Kishës, vendim i cili mori formë të prerë (!). Veprimet ligjore nuk u zbatuan, kështu

Në këto kushte K.O.A.SH., i U DREJTUA përsëri Gjykatës së Rrethit Përmet, duke paditur

Bashkinë e Qytetit si dhe Drejtorinë e Kulturës Përmet, me objekt lirim e dorëzim objekti dhe kjo Gjykatë me vendimin Nr 30, datë 4.2.1998, ka vendosur detyrimim e të paditurve për lirimin dhe dorëzimin e objektit të Kishës së Shën Marisë Kishës Orthodhokse Përmet. Këtë vendim e ka lënë në fuqi dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e saj Nr 99, dtë 15.7.1998, duke i dhënë kështu këtij vendimi formë të prerë. Edhe pas kësaj, organet që e përdorin këtë objekt rrefuzojmë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe objekti ngelet i pushtuar nga organe dhe persona jopronarë.

Ndaj këtyre vendimeve Bashkia dhe Drejtoria e Kulturës Përmet kanë ushtruar edhe rekurs në Gjykatën e Lartë Tiranë, e cila me vendimin e saj me Nr 245, datë 16.4 1999, dhe Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit. Po kështu Bashkia dhe Drejtoria e Kulturës Përmet, kanë ushtruar edhe rekurs në interes të ligjit dhe Kolegji seleksionues i Gjykatës së Lartë në datën 27.9.1999 ka vendosur mospranimin e tij. Për moszbatimin e këtyre vendimeve ne i jemi drejtuar dhe Presidentit të Republikës, Kryeministrit, si dhe Ministrit të drejtësisë. Në përgjigje të këtyre ankesave jemi njoftuar se, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar dy shkresa, me Nr.103, datë 18.5.1999 dhe me Nr.103/3 datë 3.8.1999, Zyrës së Përmbarimit Përmet, ku midis të tjerave thuhej: “Urdhëroheni nga ana jonë që të merrni masa të menjëhershme proceduriale për ekzekutimin e vendimit”.

Këto ngjarje u pasuan pa-pritur me  një rifillim të gjyqit  nga e para, dhe sipas variantit të Klientelistëve dhe nostalgjikëve të PPSH, të cilët drejtojnë akoma Përmetin është ky: Konflikti gjyqesor midis Qendres Kulturore te Bashkise Permet dhe Kishes Ortodokse Permet filloi me 25 shtator 1997 dhe perfundoi me 5 maj 2004. Te tria shkallet e gjyqesorit Shkalla i me vendimin Nr. 484 date 10.07.2001 Apeli me Vendimin Nr. 122 date 21.03.2002 dhe Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 1640 date 14.10.2003 vendosen qe Pallati i Kultures Naim Frasheri ngritur nga themelet nga shteti dhe peruruar me 1962 te mos tjetersohet e te kthehet ne kishe po te vazhdoje te ngelet e te lartesohet si tempull i kultures ne zemer te Permetit. Vendimet e te tri shkalleve te pushtetit gjyqesor te Shkalles i te Apelit e Gjykates se Larte u vleresuan te rregullta kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 66 date 05.05.2004.

Fund e krye një falsitet sepse duket sikur problem ka filluar më 1997, dhe se problemi qëndrokërka për `tapitë e dikujt që i janë marrë dikujt tjetër`- dhe fshihet fakti që këto prona kanë qënë të Komunitetit Ortodoks dhe jo të shtetit shqiptar dhe as të bashkisë së Përmetit, prona të cilat i janë rrëmbyer Kishës nga Komunizmi. Të mos harrojmë që Bashkia Përmet e pranon që toka ka qënë e Kishës por vetëm.. 25 m2?!?!

Kjo është esenca, dhe jo se në atë Pallat Kulture ka kënduar filani e ka studiuar filani……

Pronat e komuniteteve fetare u kthyen. A nuk u kthyen të gjitha pronat e  Komunitetit mysliman, komunitetit Katolik, dhe po vazhdojnë të kthehen dhe të rehabilitohen me të drejtë?

A nuk zbatohen Shqipëri ashtu si dhe në vëndet e tjera të civilizuara  ligjet ndërkombëtarë për liritë dhe të drejtat fetare?

A nuk duhen zbatuar Kushtetuta e Shqipërisë apo e kemi vetëm në letër?

Unë po ju jap një fakt të pastër. Për nevojat e ndërtimit të një Hoteli të madh në Tiranë siç është Hotel Trana ose 15 katëshi, PPSH, prishi dhe shkatërroi kishën e vlehëve në qëndër të këtij qyteti, dhe pas 1967, kisha, territory i saj u harrua dhe u quajt si e tjetërsuar që nuk do të kthehet më. Por ja që me rivendosjën e demokracisë me shumë mundime në vënd të atij territori të zënë nga Pallati i Kulturës në qënëdër të Tiranës, u dha një territor tjetër në qëndër të Tiranës në të cilën u ndërtua në mënyrë madhështore Katedralja madhështore sot pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Pra, shihet qartë presioni i  për mos dhënien e pronave -Kishës Ortodoksë por përkundrazi, edhe sot e kësaj dite, kur vëndet perëndimore dhe të civilizuara respektojnë objektet fetare, komunitetet fetare, pronat e tyre, në Shqipëri me  anë të artificave ligjore dhe urrejtjes patologjike ndaj komunitetit ortodoks vazhdon persekutimi  , persekutim i cili na kujton komunizmin.

Akoma edhe sot e kësaj dite në Shqipëri, e cila aspiron integrim në BE, nuk u jepet e drejta njërit nga komuniteteve fetare më të mëdha në vënd (pas komunitetit mysliman), duke ushtruar me mjete klientelite të veshura me pushtet- artifica ligjore, me qëllim që të mos u jepen pronat Kishës ortodokse.

Duket qartë se vendimi dhe veprimi ka një fije politike  e cila synon prishjen e tolerancës fetare, fije politike që ka për qëllim që të konfliktualizojë komunitetet fetare duke favorizuar njërin dhe persekutuar tjetrin, fije politike të cilat rrezikojnë vëndin nëse qeveria e re, BE, SHBA, nuk merr masat e duhura që jo vetëm të shkojë `haka tek i zoti`, por edhe të integrohemi sa më parë në BE.

priftipirro@hotmail.com



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora