E marte, 16.04.2024, 08:27 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Me diellin humbet në shteg!

E shtune, 17.08.2013, 04:24 PM


ME DIELLIN HUMBET NË SHTEG!

POEZI  NGA PËLLUMB GORICA

 

SIRTARI I KUJTIMEVE

 

I rëndë sirtari që mban kujtimet,

si në një tokë me labirinte gërmova,

pyes gurët e udhët mes lëndinave:

ku vallë fëmijërinë e mbulova?

 

Pse kaq i plumbtë e i rëndë ky mister?

Më trishton një ditë që iku pa kthim,

megjithatë prej saj diçka do të nxjerr,

një dëshirë që humb në amëshim.

 

 

ENIGMA

 

Ku nuk i kërkova

zogjtë e kujtimeve,

s’lashë vend… por, s’i gjeta dot...

dhe në majë të pemës…

Vallë, ku të ishin fshehur?

Enigma me mua lot…

 

 

JEHON JONI

 

E ngjyej penelin në ca rreze dielli,

përzier me motive të kaltra,

më buzëqesh shpesh qielli

e valles ja merr varka.

 

Dallgët shëndërrohen si muzikë,

pulëbardhat gërvishin si fëmijët fjalë,

deti sot për mua qenka si mozaik,

gravurë e gdhendur mbi koralë.

 

Kredhur në kaltërsinë mitike,

zemra ndjesi më pikturon.

Përmendem nga dehja kozmike,

më jehon deri larg deti Jon...

 

 

DËSHIRA TË PATHËNA

 

Në vezullime dëshirash të pathëna,

mbrëmjet kurrë s’më lënë të vdes,

rilindin me diellin ditëve të ëndërruara,

në shtigje kohe shpresën u ndez.

 

 

S’MUNDA TË SHKRUAJA PËR TY

 

S’munda të shkruaja për ty,

kur heshtja s’u fliste ëndërrimeve,

dhimbja netët m’i ndali aty,

në papiruset e kujtimeve.

 

Zjarret e shpirit u vetëshkruan,

aromave malli në ikje,

lotët e trëndafiltë ujëvarë u figuruan,

mbi një këngë me dhimbje.

 

 

ME DIELLIN HUMBET NË SHTEG!

 

Flatron me krahë zogu,

me retë nxitimthi së toku,

të bëhesh lot shiu në vesë…

Pse, s’më jep kohë as të përshëndes?!

Bëhesh gjymtyrë e Qiellit,

ndonjëherë e dashur e Diellit,

veç ca fjalëza më përcjell në vesh,

kode zemre midis nesh.

I sfilitur prapë të ndjek,

po ti me diellin humbet në shteg!

 

 

T’I S’ERDHE AS SOT

 

T’i s’erdhe as sot,

qielli keq u nxi,

vetmia sytë po m’i lot,

reja po ndjell shi.

 

Mbi gurin e një rruge

të pres, të pres ”butësisht”,

as sot t’i nuk erdhe…

qielli shira shkundte pafundësisht.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora